E enjte, 28.03.2024, 09:52 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Tefik Selimi: “Beqir Musliu” per poetin Shaip Beqiri

E hene, 27.06.2016, 05:17 PM


Poetit Shaip Beqirit iu nda çmimi letrar “Beqir Musliu” ...

Nga Tefik Selimi

Dje, në një solemnitet rasti, i cili është mbajtur në Sallën e re të Kuvendit të Komunës të Gjilanit, pikërisht në datën kur poeti gjilanas Beqir Musliu ka mbushur njëzet vjet nga shkuarja e tij në amshim, që njihet ndryshe edhe si “Mbreti i metaforës”, çmimi letrar “Beqir Musliu” iu nda poetit dhe publicistit të shquar, Shaip Beqirit.

Me këtë rast, i pari i komunës së Gjilanit, z.Lufti Haziri tha se, sot jam i nderuar në këtë mandat të jem pjesëmarrës i këtyre “ngjarjeve” kulturore, për faktin se, Beqa la pas vete një veprimtari të madhe letrare, e cila është e lidhur me qytetin tij e tonin, Gjilanin. “Unë kam pasur “hise” të rritem përskej tij dhe  përskejt disa krijuesve apo veprimtarëve të një kohe, si të Hasan Bunakut, Beqir Musliut, Sabit Rrustetmi e disa të tjerë, të cilët kanë qenë bartës kryesor të kulturës dhe të rezistencës në qytetin tonë. Beqa ka mbetur edhe më tutje i pavlerësuar në nivel që ne e presim. Këtë çmim dhe këtë titull që po ia japim do të vazhdojmë edhe pas 20 vjetësh të shkuarjes së tij në amshim. Ai (Beqa) ka mbetur i pavdekshëm me veprat që na ka lënë pas. Edhe sot e kësaj dite, ne vazhdojmë të frymojmë dhe të besosjmë në mesazhet dhe  me filozofine e veprave të tij letare. Uroj fituesit këtë çmim nga qyteti ynë, Gjilani”.

Nexhat Rexha, kryetar jurisë, shpalosi disa fjalë për vlerësimin e dhënies së çmimit në fjalë dhe tha se, po e shfrytëzoj këtë rast që t’i them disa fjalë për fituesin e çmimit letrar “Beqir “Musliu”, poetin kosovar, Shaip Beqirin. Ai foli edhe për veprimtarinë letrare të Shaip Beqirit. “Shaip Beqiri është njëri nga poetët e shquar të letrave tona. Ai ka filluar të shkruajë poezi nga vitet ‘70-ta, kur ishte njëri nga krijuesit e dëshmuar të vargut poetik. Është njëjri nga poetët e  merituar dhe njëri nga kulmet e poezisë shqiptare.

Ndërsa, Akademik Ali Aliu foli më gjerësisht për opusin poetik të këtij poeti të rrallë në letrat shqipe. Ai tha se, “Shaip Beqiri është i veçantë si natyrë, por edhe si krijues arti. Kjo veçanti e tij dallohet për faktin se, ai krijon “zhurmë” në poezi, por arti i tij është me vlera se posedon talent. Shaip Beqiri, gati në çdo dy vjet ka botuar vepra poetike,  që për mua, ky krijues yni është në kulmet e poezisë shqipe. Ai jeton me atë pjesë të talentit të tij krijues. Jeton me ato vlera dhe nuk lakmon në “zhurma” tjera. Dhe, më kryesore, ai ka përgjegjësinë krijuese. Poezia e tij është një dhembje e gatshme dhe e përgjitshme. Është poezi pa ngjyrosje. Gjuha në poezinë e tij është gjuhë e gjallë, gjuhë gjallërie, që i shërben poetit që i vie në shërbim kësaj nostalgjie. Shaip Beqiri është poet rebelues.

Tek ky poet është e veçantë motivi patriotik, Ai shkruan apo këndon për Kosovën, Shqipërinë etj., që është njëri nga poetët mjaft karakterisitk dhe të veçantë. Ky është poet rebelues, që rebelohet apo shpërthen për dalje nga fuqia e artit. Ky shpërthim i tij është i mbrendshëm. Këtu është imazhi i tij me realitetin e kohës”.

E në fund, Shaip Beqirit, poeti fitues të çmimit letrar, pos tjerash, tha se është tejet i nderuar nga kryetari Haziri, por edhe nga familja e Beqir Musliut. “Për këto momente, sa zgjati ky evenment kulturor, e ndjeva vetën krejt tjetër dhe ju falenderoj nga zemra për këtë mirënjohje dhe respekt. Këtu ndëgjova fjalë të ngrohta, të një vrojtimi të thuktë qw folwn për veprën time. Ishte ky një vlerësim me pasison për vlerat e letërsisë sonë”.

Edhe deklamimet e aktorëve e hijeshuan këtë ngjarje letrare me ato fjalë të bukura dhe tejet joshëse. Do të ishte mirë që veprat e Beqës të botohen si e tëra, të cilat nuk duhet të mbesin në harresë, por meritojnë të dalin në dritë se i ndjeri (Beqa) ishte i madh në letrat tona të shkruara. Ju falemnderit!”  Në këtë “evenimet” kulturor nuk munguan as deklamimet nga aktorët tanë nga Gjilani e Podujeva, të cilët lexuan poezi të Beqir Musliut, poet gjilanas i ndjerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora