E enjte, 25.04.2024, 08:28 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Autopsia e krimit të organizuem

E diele, 26.06.2016, 05:15 PM


HAPJA  E  DOSJEVE    SIGURIMIT    SHTETIT

ASHT  AUTOPSIA  E  KRIMIT    ORGANIZUEM

Nga Fritz RADOVANI

HAPNI DOSJEN: “SHOKËT DUSHAN MUGOSHA, ENVER HOXHA...”!

?Filloni me dokumentin e Josif Broz TITO: “...Josif Bros Tito që në 1939 ja pati dhënë si detyrë Miladin Popoviçit kujdesin dhe ndihmën për lëvizjen komuniste shqiptare. Pëlqimi dhe plani i tij për ta mobilizuar vartësin partiak në këtë punë qe sepse ai përfaqësonte Komitetin Krahinor për Kosovën. Kryebolsheviku jugosllav gjykonte se vetëm nëpërmjet shqiptarëve të Kosovës do të mund të depërtonte më lirisht, për të ndikuar, tek shqiptarët e Shqipërisë. Në të vërtetë të njëjtën gjë bënë edhe tre grupet kryesore komuniste shqiptare të parathemelimit, të cilët zgjodhën degën bolshevike të Kosovës për të shkuar deri në Partia Komuniste Jugosllave dhe prej andej në Moskë e Komintern, ku do të merrnin lejen për ta formuar dhe të drejtën e anëtarësimit pas formimit të PKSH-së.” E shka pritet nga këta terroristë?

?Vazhdon Enver HOXHA: Edhe pse e mohueme për dekada të tana, do ta pranonte në plenumin e Beratit, në tetor 1944: “Kur u formua partia besimi im për ata dy shokë, Miladinin dhe Dushanin, qe i madh, por unë qeshë pa eksperiencë dhe pa pikëpamje organizative e politike të qarta...Që nga ajo kohë lindi jo një simpati, por një dashuri për Aliun (D.Mugosha) dhe çdo gjë që thoshte Aliu për mua qe një gjë e mirë, e mbaruar”.

?20 Mars 1943 u formue Sigurimi i shtetit, mjeti që krimineli Enver Hoxha perdori me eleminue fraksionet, grupet e ndryshme në PKSh, opoziten dhe kryesisht rivalët e tij per karrigen e drejtimit të PKSh, që ma vonë ishin subjekti i vetem per ruejtjen e kolltukut.

Motivacioni asht i perbashkët: Edhe një “reaksionar më shumë”! Vrasjet vazhdonin!

?Sllavokomunizmi ndoshta, asht i pari që ka zbulue “DNA” dhe e ka zbatue nder Dosje të Sigurimit të shtetit me agjentët e kudondodhun “kryetarët e lagjeve dhe këshillave të fshatrave”, tue plotsue Dosjet personale dhe familjare të sejcilit person të dyshuem ose të arrestuem nga Sigurimi i shtetit. Dosjet ishin të shperndame nder disa drejtime që sot bahet sikur janë “harrue ose zhdukë”... Kjo nuk asht e vertetë, mbasi veteranët vrasës nuk do të kishin asnjë mundësi me vertetue krimet e veta 47 vjeçare, per të cilat edhe sot paguhen, shperblehen dhe dekorohen, ndersa pasardhësit vazhdojnë rrugen e tyne!

?Sot nder Dosje shenohet gjaku i pistë i baballarëve të tyne nga stergjyshat, dhe lidhja e atij gjaku të ndytë me një tjeter edhe ma të ndytë që trashigojnë vrasësit hajdutë sot.

?Flitet se gjoja “dikush” mendon që në të ardhmen “kandidatët e rinjë” të kenë si kusht të domosdoshem “mosqenjen e tyre në organet e dhunës”... Një përrallë 25 vjeçare...

E kam thanë dhe po e persëris prap: “Krimet e komunizmit kunder njerzimit që janë ba në Shqipni, asnjëherë nuk parashkruhen!” Madje, unë, as nuk pajtohem me injorantët që drejtojnë shoqatat e të perndjekunëve politik, as me qendrimin e drejtuesëve të Fesë në Shqipni, që vazhdojnë “heshtjen” vetem per një arsye: “Mue nuk më ka vra asnjënjeri Gjenocidi i bamë kunder Klerit Katolik Shqiptar, nga tiranët E. Hoxha e Ramiz Alia!”

?Kjo asht e pafalshme dhe e pajustifikueshme per Ata që per trup kanë veladon e zhgun!

?Kohen e fundit disa nga “hamajt” e titujve “demokratë apo pushtetarë”, kanë shprehë frikë të “hapjes” së Dosjeve, gjoja “kjo reformë, e futur në Parlament, sjell luftë civile!” dhe, fatkeqsisht, disa nga të perndjekunit politik deklarojnë: “Ne do vazhdojmë për të bërë propagandë per PD...!” Një shterrje truni e pafalshme! Njëditë do të Ju dalin në shesh fëtyra e vertetë! Mos kujtoni se koha shlynë krimet!

?Rruga e shtetit Shqiptar asht rruga e krimit t’ organizuem dhe korrupsionit në shkallen ma të naltë. Ajo rrugë përditë rremben jetë njerzish. Por, asgja nuk asht rastësi. Ajo sot tregon saktësisht kush janë ideatorët dhe zbatuesit e vrasjeve të djeshme dhe të sotme!

?Nëse Populli Shqiptar nuk do të kerkojë Rrugë të Re, Ai do të vazhdojë robninë që e ka fillue në diten e zezë të 8 nëntorit 1941... Po, në Tiranen e tiranëve Mugosha e Hoxha!

?Hiqni dorë njëherë e pergjithmonë nga filialet e PPSh, nga partitë PS dhe PD, do të keni vetem fukarallek dhe vuejtje, mbasi mbi të tilla thëmele janë krijue në Venecia, kur në tavolinen e turpit kanë nenshkrue Fatos Nano dhe Sali Berisha deklaraten e tyne të vazhdimsisë së rrugës PPSh së diktueme nga Ramiz Alia, në praninë e Mentor Qokut.

?Prania e Mentor Qokut aty në 1990, perforcon idenë e Ambasadorit Amerikan Rajerson, që ka shpreh pak ditë perpara në Gazeten Dielli: “Pikë së pari i uroj paqë dhe ju lutem largoni prapambetjet e perandorisë osmane, zakonet një shekullore që u përforcuan edhe nga qeveria komuniste, favoritizmat dhe korrupsionin.”



(Vota: 6 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora