Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristaq Turtulli: Nëse...

| E enjte, 23.06.2016, 07:20 PM |


Kristaq Turtulli

 

Nëse...

 

Nëse dëgjon nanurisjen e lashtë, të ujërave të qeta,

Llapashitjen e butë të lopatave.

Përplasjen e krahëve të zogjve shtegtarë,

Këngën e zvargur të peshkatarëve...

Ajsbergun që lundron ngadalë dhe është në shkrirje,

Ndjen në koçka mjegullën e përhimë.

Dhe përsipër si medaljon një hënë të zbehtë.

Thuaj pa ndrojtje: dëgjoj dhe përjetoj më shumë nga ç' janë....

Por s’di sa larg gjendet bulëza e parë e pavdekësisë...

Po ti, më lër të mbyll sytë dhe thuaj i dua shumë.

Mua kete moment më miklon yti gji,

Atje të çlodhem dhe sisë te pi...

Sepse kudo je ti...