E marte, 16.04.2024, 08:35 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ndërroi jetë Prof. Shaqir Shala

E enjte, 23.06.2016, 08:10 PM


Sot, në moshën 80-vjeçare

KA VDEKUR SHAQIR SHALA GJURMUES I PALODHUR I ETNOKLUTURËS SHQIPTARE

Në Rogovë të Hasit, sot, në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë prof. Shaqir Shala, gjurmues i palodhur i etnokulturës shqiptare. Shaqir Shala u lind në fshatin Rogovë e Hasit më 19 mars 1936. Ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik (tash Filologjik) të Universitetit të Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet pasdiplomike. Para dhe pas përfundimit të studimeve dhe deri në pensionim ka punuar profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në fshatrat e Hasit, në Rahovec, në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, në Shkollën e mesme të ulët “Haxhi Hoti” të Rogovës, ku edhe është pensionuar në vitin 2001.

Shaqir Shala që nga koha e studimeve, në mënyrë të vazhdueshme është marrë me shkrime letrare, etnografike, etnologjike dhe publicistike, të cilin pasion të cilin e ka kurorëzuar me botimin e shumë shkrimeve nga këto fusha në gazeta dhe revista të cilat janë botuar në Kosovë dhe jashtë saj, ndërkaq në vitin 2004 ai ka botuar librin monografik “Kronika e Rogovës së Hasit”, një libër i sajuar nga shkrime dhe studime mbi fshatin Rogovë, si një ndër lokalitetet shumë të rëndësishme jo vetëm të trevës së Hasit, por edhe më gjerë.

Lista e shkrimeve të profesor Shaqir Shalës, këtij punëtori të palodhur të etnokulturës, është mjaft e gjatë dhe paraqet vlera të mirëfillta shkencore e publicistike. Ndër këto shkrime do veçuar: 2. “Një zbulim i rëndësishëm historik në Rogovë të Hasit”,  “Toponimia e Rogovës së Hasit”,.“Historiku dhe zhvillimi i arsimit në Rogovë të Hasit”.

Shaqir Shala ishte edhe mbledhës i folklorit dhe i traditave të vendlindjes së tij dhe më gjerë. Disa nga këto materiale i ka botuar gjatë viteve, ndërsa disa të tjera i ka arkivuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Libri i tij i fundit ishte ai me titull “Rogova e Hasit neper shekuj- fakte dhe dëshmi”, i botuar në fund të vitit 2015.

Varrimi i tij do të bëhet sot në fshatin e tij të lindjes në ora 13:00.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora