E marte, 23.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Rrushaj: At Gjergj Fishta: Kufijtë e Thrako-Yllirrisë

E diele, 17.08.2008, 07:29 PM


Qazim Rrushaj
At Gjergj Fishta: Kufijtë e Thrako-Yllirrisë

Sa bukur e âmbël e pa të meta burimore historike, At Gjergj Fishta, përshkruen rrjedhshëm, artistikisht e letrarisht territorinë e paraardhsëve të shqyptarëve, që edhe kësaj dite pasardhësit e tij përpiqen që të gjejnë formulën e sakt kombëtare shqyptare, që do të kulmojë historinë e lavdishme ndër shekujt lavdiplotë të origjinës së shtërgjyshve tanë, që do të bëhet imun në shpirtin dhe në trupin e shqiptarit bashkëkohor, tue u njoftë me rrânjët e veta të kahmotëshme të historisë kombëtare.

Nga Qazim RRUSHAJ

Tekstin e plotë “Kufijtë e Thrako-Illyrrisë të At Gjergj Fishtës” do t’a shtrojmë në vazhdim të artikullit, që e gjejmë në librin e Tahir Zajmit “Tallazet e Jetës dhe Lotët e Zêmrës”; botuem 1970 në Bruksel [Belgjikë].
<< … Prej Brigjeve gjimuese të Euksinit [Ujë Nxinit–Detit të Zi] e me borë t’amnueshme të Alpeve Julje; Alpeve të Yllt; prej bigave bumbulluese të Akroneraunve e me karma të thepisuna të Karpave, ende të rijme me gjak njerit, n’ato kavaljetet [epokat] e kalueme të vjetra, banonte ajo familja e madhe Trako–Yllirrike, me namë e në zâ të Historisë së fisve e të kombeve.
Sot kjo familje âsht shue. Mârrë për brie prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo edhe u zhduk përmbrenda gërmazave të pangieshëm të gjireve të motit, e as s’mujti mâ, ç’me dit qi Genti, mbreti i mbramë i Hyllirrëve kah ndriti në vitin 168 para Krishtit, triumfin e Lucë Pal Emilit [Ëmëlit] me pa Diellin e Majës së lumnisë së vet të hershme. Ku u shue shqimit, ku shkrie e shartue me familje të tjera, ajo sot nuk ka mâ një fizonomi individuale të veten në shtillë të punëve njerëzore.
Por, të thuesh, si nji shkatrrinë e dhimbshme, si n’anijet e mbytuna në det, prej të humbunit të kësaj familje thrako–illyrike, atje ndërmjet Thesalisë e Malit të Zi, brigjeve lindore të Adriatikut e më stom të Vardarit, pështoj gjallë nji grusht njerëzish, qi zânë vend mbas murojeve të do maleve titanike; nën hijet e kandshme të disa fushave gratshore e të kërthnesta, bane e përmallëshme e hyjve të moshës përrallëzore – u banë ballë me fuqi dhe kurr të përkulun të shpirtit të vet bujar e thellimeve të kavaljeteve [nga valët e jetës] të padrejtësisë e të hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë qindrese të jashtzakonshme, ende e ruejn të pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet, e sot punojnë e shijnë njat tokë qi punuen të parët e tyne parahistorik.
E pra, sa kavaljete [valë jete] nuk gjimuen mbi krye të tyne!
Sa ndodhje e ndeshtrasha nuk u shref mbi shpinë të tyne!
Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë romake; mbi ta, po, u lëshue e irun nga mënija e gjithmonë e pabesë e sfinksave sllave; rresht për katër kavaljete [kah valët e jetës] të gjata i ra sypri boena e barbarësisë aziatike; por me gjithë këta ata nuk e duerën njinjën [ndnjenjën] e vet kombëtare, e as s’lishuen doket e idealet e veta. Po; ky popull i papërkulun kurr ende gjindet atje mbi ato maje të thepisuna, mbi ato zallie të plleshme, ku të parët e tij i prefshin rrasat për të ça me to rrashtat e anmiqvet, e u epshin ujë pallave të hekurta, për me shtrue me to mbarë botën nën kamë të Lekës së Madh, kur mos t’ishte qi me bâ me kja me to dhimbshëm vashat e Romës para nji Burri të Epirit.
E mirë, pra, Zotnijë të mij, ky popull âsht njaj populli i vogël shqyptar, aq pak i njoftun e aq zi i gjykuem n’Europë. I vjetër sa fosilet, sa stallagtitët e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, trimënore, e lé, të thuesh, prej vetë bueceve të Shqypënisë, ai âsht sot zot autokton [uji e toka tonë], e i pa kundërshtim i tokave të veta. – Ende Sllavi s’kishte dalë prej breshteve t’Uralit, e ende s’kje njeshë e sodmja frotë laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte mi zagna të Ballkanit, edhe e kishte mbyllë nji periudhë të gjatë të Historisë së vet në moshë të rruzullimi”.
Dëshiroj të përpjestoj diç me të Madhin At Gjergj Fishtën, i cili përshkruen një histori të rrallë shqyptarizmi, që atë botë ka gjallnue e jetue në botën virane, europiane para europianëve të rij, njerzëve të tjerë të Europës, të cilët filluan të zbrazen në kohë të vonëshme të historisë njerëzore, që njohim na.
At Fishta siç duket se ka pasë kulturë të mjaftueshme mbi Thrako-Yllirrët, që njihen nga shumë historianë të Europës dhe botënor. Shpresoj, se ndoshta ai ka lanë dokumentar të kushtueshëm për Ylliro-thrakët e lashtë të historisë tonë.
Për të përforcue mendimin e kthjelltë të At Fishtës, se Shqyptarët janë zotnitë e parë të Europës dhe Ballkanit, kam boll dëshmi që rrëfejnë se Shypet e At Gjergj Fishtës do të jenë të parët e kësaj Europe, të këtij Ballkani duke marrë si gurrë të pashtershëm gjuhën e tyne, që kanë ardhë me gjuhë

At Gjergj Fishta
që flasin sot; një krahasim ndërmjet gjuhëve të sotme të Europës së ndryshueme por jo gjuha e parë, nâna gjuhë e tyne të parë që kurr se ndryshuen, dhe të tjerët mund të quhen popull skythian sepse edhe gjuhët e tyne tashmë nuk e posedojnë gjuhën e pastër shqype, por disi të pakjartë, dhe jo origjinale. Gjuha e lashtësisë të indo-europianëve filloi të asgjësohent mun aty kur dikur ishte krijue gjuha e parë në Azinë Qëndrore, ku shqiptarët kanë qenë të parët që kanë lanë vendbanimet e tyne të para në 12.000 vjeçarin të epokës së lashtë parahistorike.
Dhe ata erdhën në Ballkan me gjuhën që flasin sot, të cilën e kanë ruejtë pikë për pikë, në trullin që kanë shkelë. Në kohët kur Yllirrët u zhvendosën në Europë e Ballkan, at botë nuk egzistonte shkrim e shenja për të regjistrue gjuhën dhe rrjedhat nëpër kavaljete [kah valët e jetës]; alfabetë e shkrime lindën në kohë më të vonshme, që sot gjuhën shqype [Shqypja Trimënore] është regjistrue dhe âsht bâ gjuhë letrare në Mesobotami, Anadollinë Qendrore e Lindore në vitet 2000 apo 3000 p.e.sonë.
Në Ballkan, kemi shënime të shkurta, në Greqinë e sotme âsht shkrue nji shqype e Fishtës me alfabetin drejtvizor; së pari âsht krijue në Hindinë veriperendimore, përcaktësisht në Pakistanin apo Belluxhistanin bashkëkohor, mâ vonë po i njâjti shkrim duket në Ujdhesat e Greqisë, të shkrueme krejtësisht me një shqype të Fishtës së Madh.
Sidoqë të ketë ndodh në Greqi janë gjetë pak pllaka apo mbishkrime, ndërsa me shkrimin kunjor që njihet si mâ i moçëm në letërsinë e historisë së shqypes, janë shkruem jo vetëm mbishkrime të shkurtëna, por edhe libra të tânë, vepra me përmasa historike e letrare.
Letrarishten e shqypes e gjenë në Azinë e Vogël, dhe filozofishten letrare me gjuhën shqype që âsht kryem me shkrimin Sanskrit në Hindinë veriperendimore. At Fishta shumë mirë e kupton se shqyptari do të ketë qenë qenja, krijesa e parë në Europë e Ballkan; dhe në mos gabohem krijesa e parë që popullzojë Europën dhe Ballkanin bashkëkohor. Ai shumë bukur do t’a ketë studjue historinë e Shqyptarit, prandaj edhe shkruejti aq shumë, që mori përsipër të mbedhë folklorën popullore, epikën si gjini letrare të Malësive Shqyptare. Ai e ka kuptue tejet bukur “Shqyptarin” e parë që kishte kurdisun “banet” shtëpitë e para që quheshin “gardhe” qytete, që edhe Shqypënia e ka mbajtë atë emën [gardhan apo dardan], që kanë nji kuptim; arban e arbër, që quenin kopshtijet, tokën që e kishin kultivuem e zbukuruem me bimë e lulishte në trojet ku banonin, se çdo vendbanim në Ballkan, Europë dhe Azi, posedojnë etimologjinë shq! ype të At Gjergj Fishtës; dhe shqypja ishte një gjuhë e gjithësisë, që sot njihet “gjuhë universale” në mbarë botën e modernizueme.
Due të theksoj, se At Gjergj Fishta, saktësisht âsht i njoftun me paradhjen sllave, dmth nga Uralet por në kohë të vona. Baba i historisë njerëzore, Herodoti thellësisht n’a i përshkruen “skythët”, si nji ndër Kombet mâ të reja të botës. Dhe ai e përcakton se nga kanë ardhë, kurse Fishta cakton Uralin.
Herodoti, Skithët apo skuthët [tinëzar] kanë luftuem kundër qenjës së parë, të cilët ishin mjaftë të qytetënuem të ashtuqujtun Cimerian, në Bibël Gomer, dhe në Babiloni si popull i parë që shkeli tokën e Mesobotanisë, Sumerian. Ky popull i hershëm që zhvilloi, ndërtoi kështjella e kulla atë kohë njifen popull i kulturuem. Me ardhjen e Skithëve, që kuptohet “shkitëve”; njerëz që u shkitën nga Uralet dhe tashmë i afroheshin Kaukazit dhe Turqisë dhe në kohë të reja, 1000 të mbas Krishtit u vendosën përfundimisht në Ballkanin, në tokën e Yllirrëve dhe të Thurakëve, thrakasve.
Herodoti, skithët [shkitët] që u shkëputën nga vendbanimet e para, i quen “skaloti”. Skaloti: shkulësit” endacakë, nomadë. Sumer, cimmer, gomer kanë një kuptim. Çonja njer; u çue njeri, dmth qenja [qenia] qenjë [gjallesë] e parë që njifet në histori, dhe ky popull, dikur erdh pa emën e u zbrazë në Alpet Julike, Fushat e plleshme të Panonisë, dhe u quajtë Yllirria [atje ku rri Ylli [Dielli] që sot e quejmë perendim.
Herodoti, ka argumente të mjaftueshme mbi të kaluemen e skithëve [skuthëve]. Luftat e gjata kundra rracës së parë “çonja njeri – u çue njer kanë luftue rrebtë bile edhe puntorët, argatët që punojshin tokat e tyne, dhe bylmetin. Simbas Herodotit, Skythët [Skuthët] thuhet se e zhdukën popullatën e parë sumeriane, që sot vorret e tyne ende kanë shenja që dikur Skythët i kishin groposun në vorre të përbashkëta.
Edhe një episodë rrënqethëse, se kur skythët erdhën në shtëpi si ngadhimtar, gratë e skythëve ishin martuem me argatët, bujqrobët. Tashmë, argatët i verbuan gati të gjithë tue u hedhë qumësht mbi sytë e tyne. Herodoti qumshtin e quen ‘kjumësht” ashtu siç e shqypton edhe Fishta. Kështu, tek skythët [skuthët] në kohë të vona fillon një tjetërsim i gjuhës, që ma vonë e ndryshuen mjaftë, nga origjina e cimeranëve, simeranëve; por në fillim ata kanë mësuem shqypen e Fishtës, pastaj ….
Kështu Herodoti i përshkruen skythët [skuthët] si tinëzar, njerëz të pabesë. Shpesh kam ndëgjuem nga shkrimtarë e intelektual, sidomos nga komunistët se At Fishta ka qenë një shovenist, nji nacionalist i pa epun e si nji antisllav i tërbuem. S’âsht e vërtetë, por nga ana tjetër At Fishta meqenëse ka studjuem në Sarajevë, ma mirë se Fishta askush si ka njoftun sllavët; vërtet ata kanë qenë hileqar, skuthë, tinëzar, që edhe shqyptarët e kohëve tona, në ditët e sotme, karakterin e nji skuthi, e nji shkulsi, që gati ishte tue zhdukun shqyptarin në viset e para, që njifen në historinë e rrallë njerëzore.
Me ngjarjet e fundit të Ballkanit; lufta e fundit e shekullit njëzet, u rizbuluen “shkjetë – skithët - skuthët” shkelsit e Herodotit; barbarët e shekullit.
Nga rracë e parë siç e thekson At Fiashta mbetën pak e përmallë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora