Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Histori: Goli i parë, pikët e para, fitorja e parë

| E diele, 19.06.2016, 10:11 PM |


Armando Sadiku më në fund i tha ''jo mallkimit'' dhe është shqiptari i parë që shënon për Shqipërinë në një europian.

Ermir Lenjani nuk deshi të hynte në histori pasi humbi një rast të pastër për shënim.

Fitorja historike e Kombëtares së Kombit Shqiptar, në fushë dhe jashtë saj, ishte e merituar.

Shqipëria përfundon në vendin e tretë në grupin A dhe ka shpresa për të vazhduar më tej. Rezultatet në grupet e tjera duhet të priten me emocion por në asnjë rast me dëshpërim.

Në dy ndeshjet e para Shqipërisë i kishte munguar goli por jo edhe shpirti luftarak sportiv.

Nga tranieri deri tek futbollisti që refuzon shkronjat ''B i rr a  P e j a'', ekipi ynë kombëtar dha maksimumin në të gjitha ndeshjet. Maksimumin dhanë dhe tifozët tanë, të jashtëzakonshëm, të cilët, bashkë me futbollistët, krijuan një imazh tjetër për Shqipërinë e vogël me probleme të mëdha.

Në fund të fundit futbolli është vetëm një lojë, por kjo lojë mund të shërbejë pozitivisht për të prezantuar një Shqipëri tjetër përpara botës: Shqipërinë e kronikave të bardha.

Zemra Shqiptare