E premte, 29.03.2024, 01:02 PM (GMT)

Kulturë

Akil Koci: Vibracione të shpirtit shqiptar

E diele, 17.08.2008, 05:27 PM


EKSKLUZIVE

Akil Koci

1

AKIL MARK KOCI

 

Vibracione të shpirtit shqiptar

 

Nga Kadri Mani

 

(vëllimi I)

Redaktimi dhe pasthënia:

KOPI KYÇYKU

LibrariumHaemus

Vibracione të shpirtit shqiptar

2

AKIL MARK KOCI

Vibracione të shpirtit shqiptar

Redaktimi dhe pasthënia: Kopi Kyçyku

Descrierea CIP a Bibliotecii Na?ionale a României

KOCI, AKIL MARK

Vibracione të shpirtit shqiptar / Akil Mark Koci ;

red., postf.: Kopi Kyçyku. - Bucure?ti : Librarium Haemus, 2008-

2 vol.

ISBN 978-973-88875-0-3

Vol. 1. - 2008. - Bibliogr. - ISBN 978-973-88875-4-1

I. Kyçyku, Kopi (red. ; postf.)

78(496.5)

Editura LibrariumHaemus

Ballina: K?design

Bukuresht, 2008

Akil Mark Koci

3

Përmbajtja

Parathënie ..............................................................................5

Besim Sahatçiu, korife i skenës teatrore dhe filmike në

Kosovë ..................................................................................17

Bardi i muzikës, kompozitori Çesk Zadeja ..........................25

Engjëll Berisha: Studime dhe vështrime për muzikën .........37

Lament për kompozitorin Esat Rizvanolli ...........................58

Fahri Beqiri, kompozitori profesionist me afinitet ndaj

amatorizmit...........................................................................60

Lorenc Antoni, ky bard i muzikës shqiptare dhe misioni i

tij...........................................................................................70

Mark Kaçinari, korifeu i muzikës shqiptare ........................87

Homazh për kompozitorin Musa Piperku.............................92

Ramadan Sokoli, kolos i etnomuzikologjisë shqiptare.........97

Ramiz Kelmendi - energji që nuk shteron...........................108

Qeveria dhe akademikët muzikalë të Kosovës ...................113

Kompozitori i harruar Rexho Mulliqi..................................117

Sabriu...............................................................................124

Oksidentalizmi në muzikën e Zeqirja Ballatës ...............128

Pasthënie .........................................................................147

Bibliografi e zgjedhur......................................................158

Jetëshkrim i autorit ..........................................................161

Vibracione të shpirtit shqiptar

4

Akil Mark Koci

5

Parathënie1

Për një krijues apo studiues të artit nuk është aspak e lehtë, madje përbën një sfidë të vërtetë, me shumë të panjohura, guximi për të shkruar rreth veprimtarisë krijuese të kompozitorëve shqiptarë të një periudhe të caktuar.

Thënë ndryshe, të flasësh dhe të hulumtosh veprat e personaliteteve që kanë bërë histori në lëmin e artit muzikor, do të thotë të jesh i ndërgjegjshëm për faktin që ata mishërojnë alfën dhe omegën në njërin prej lëmenjve artistikë, shkencorë dhe kulturorë, përderisa veprat e tyre, qofshin muzikore, apo etno-muzikologjike, kanë lënë gjurmë të thella në krejt krijimtarinë muzikore shqiptare.

Në ndërmarrjen e kësaj nisme, më ka nxitur e më ka dhënë zemër fisnikja Xhejlane Broqi.

Edhepse ka vite që ka ndrruar jetë, ngrohtësia e fjalës e jehonat e këshillave të saj më kumbojnë ende në vesh e në zemër. Kjo interpretuese e mirënjohur e këngës popullore, më pat ndenjur oreçast pranë, në ditë të mira e të vështira, jo vetëm si bashkëshorte shembullore, por edhe si kolege, si shoqe jete e devotshme dhe si burim i pashtershëm frymëzimi.

1 Në fakt, libri që po botojmë, përbën në vetvete “parathënien” e një serie punimesh shkencore kushtuar muzikës dhe atyre që e kanë lëvruar muzikën gjatë kohërave, në trevat shqiptare dhe jashtë tyre: personalitete të kulturës

sonë mbarëkombëtare, por edhe të vendeve e popujve të tjerë. Kjo nismë e kompozitorit, muzikologut, eseistit Akil Koci, figurë e mirënjohur e kulturës sonë, pa dyshim do të ndihmojë ndjeshëm në lartësimin e nivelit intelektual

të lexuesve tanë. Në paraqitjen e autorëve, të cilët i ka objekt shqyrtimi dhe analize, profesor Akil Koci ka përdorur kriterin alfabetik. (Shënim i Shtëpisë Botuese Librarium Haemus).

 

Vibracione të shpirtit shqiptar

6

Me të pohuar këto, në një farë mënyre seria e librave që po nis sot, përbën homazh për këtë zonjë, që muzikën në përgjithësi, dhe atë kombëtare në mënyrë të veçantë, e

pati ushqim shpirtëror. E shijoi vetë, por edhe e ndau me bujari me të gjithë dashamirët e panumurt të artit.

* * *

Po të këqyren nga pozitat e kodeve të mirëfilltë të kritikës dhe të estetikës muzikologjike, subjektet e veprave artistike të personaliteteve që po analizojmë, mbartin jo vetëm karakterin informues, por edhe struktura komplekse, pra përgjithësisht faktorë të rëndësishëm në historinë e muzikës sonë.

Nga ana tjetër, shtrirja kohore e krijimeve të tilla paraqet një vështirësi tjetër, ngaqë kritiku a muzikologu ndeshet me probleme të llojllojshme gjatë shqyrtimit të

tyre, nga njëra anë të natyrës teknike, siç është, bie fjala, sigurimi i literaturës përkatëse dhe, nga ana tjetër, me kërkesat e mëdha e shumëplanëshe që lyp zbërthimi i

thellë profesional i krijimeve të lartpërmendura. Madje, një gjë e tillë mund të bëhet shkak për një paraqitje më të thukët, sidomos kur intervali kohor nëmes krijuesit dhe

analistit të veprës së tij, ka shtrirje të gjerë. Veç sa sipër, krijimtaria e autorit që bëhet objekt studimi, mund të jetë e gjithanshme, sepse pos veprave muzikore të mirëfillta,

mund të na ketë lënë edhe shkrime muzikologjike, të cilat përfaqësojnë njëherazi lëndë të parë fort të çmueshme, por edhe brengë nga këndvështrimi i vështirësisë së

pasqyrimit të shkallës së ndihmesës së akcilit krijues, që mishëron një epokë më vete, siç është rasti me disa nga autorët tanë më në zë në fushën e muzikës.

Përvojën time në hulumtimet kritike, eseistike dhe publicistike në përgjithësi e quaj modeste, edhe pse me këto gjini merrem prej një kohe të gjatë: që nga shkrimi

Akil Mark Koci

7

im i parë, që daton në vitin e largët 1958, në faqet e “Rilindjes”, e vetmja gazetë shqipe që dilte dy herë në javë, të enjten e të shtunën.

Qysh atëhere e deri më sot kam shkruar pandërprerje: mbi 250 artikuj, kritika muzikore, ese, trajtesa, analiza, studime, punime shkencore, si dhe dy libra: Portrete të kompozitorëve shqiptarë në Jugosllavi, botim i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Edukatë muzikore për klasën VII dhe VIII, botim i Entit për Botimin e Librit të Kosovës. Në këtë listë përfshihet edhe punimi i Magjistraturës, një studim më i gjatë me titull Elemente të folklorit popullor shqiptar në veprat e kompozitorëve tanë dhe

të huaj, Nëntë simfonitë e Ludvig van Beethovenit, sidhe disa të tjera (në dorëshkrim).

Në punimet e lartpërmendura jam përpjekur të parashtroj jo vetëm qasje të mirëfillta muzikore mbështetur në kode muzikologjike, por edhe mbresat vetjake, të shoqëruara me mendimin estetik për koncerte të caktuar e, pse jo, edhe vlerësime shkencore për ndonjë

vepër muzikore apo etnomuzikologjike.

Në gjithçka që hedh në letër, prirem e synoj të mos jap shkas për debate pa bukë dhe nuk i ve vetes qëllimin të “zbuloj të metat” e veprës, ku janë e ku s'janë, por të nxjerr në pah anët më pozitive dhe më të spikatura të saj.

Në këtë aspekt kam mbajtur mirë parasysh që, në çdo notë muzikore është shkrirë djersa dhe angazhimi profesional i autorit, sepse çdo vepër e krijuar, përveç vlerave artistike dhe estetike, paraqet përvojën dhe ecurinë e autorit e të krijimtarisë së tij në tërësi.

Gjithmonë kam qënë e vazhdoj të jem i mendimit se respekti i vërtetë për punën e madhe të çdo autori dhe Vibracione të shpirtit shqiptar

8

vlerësimi real i veprave artistike sipas bindjeve profesionale përkatëse, arrihet vetëm duke u mbështetur me besnikëri dhe pa ngurrim në kodet e vërteta artistike dhe estetike, në shkencën muzikologjike.

Gjithashtu jam i vetëdijshëm se kanë mbetur ende shumë gjëra për t’u ndriçuar në universin artistik-estetik të hapësirës mbarëshqiptare, ku krijuesit e panumurt e

përherë e më cilësorë, po përpiqen me sukses që parimet universale e të gjithëpranuara ontologjike t'i veshin me “kostum kombëtar”, si parakusht për pasurimin e pentagramit muzikor botëror me nota shqiptare burimore, të kumtuara nga un-i individual, me nivel

profesional të lakmueshëm e në pajtim me kërkesat e kohës.

Për kësi lloj shkrimesh është me interes të ceken mendimet e shkrimtarit të madh francez Honoré de Balzak e të dramaturgut pa aq të shquar gjerman Berthold Breht. Ky i fundit vëren: ”Kritika është një armë që mund të shpartallojë edhe regjime, të rregullojë edhe nivelin e lumit, të mbjellë drufrutorët dhe njëharazi është model i artit “.

Bertold Brehti, si njohës i mirë i kritikës botërore, pohon e njëkohësisht shfaq shqetësimin për ndonjë mohim të mundshëm të meritave të veprës, varësisht se nga cili

këndvështrim shkruhet, analizohet, vlerësohet ose denigrohet. Pra, kritika duhet të ketë synim objektivitetin shkencor dhe artistik.

Le të kthehemi sërish tek Balzaku, i cili njihet si shkrimtar, që gjithnjë ka pasur vërejtje për kritikën e kohës. Në përgjigjje të një sulmi, që nuk linte gur pa lëvizur për t'ia përdhosur veprën, Balzaku shprehet: ”Ai që mezi flet gjuhën e tij, thotë se qënkam purist dhe mohon stilin, kur një libër ka një stil të bukur; mohon planin, kur ka Akil Mark Koci

9

një plan; mohon gjithçka që ka të mirë një vepër dhe lavdëron gjithçka që ajo nuk ka: kjo është metoda e tij. Vëzhgon ato anë që krijuesi ia del mbanë dhe kur ia ka njohur cilësitë reale, mbështet akuzat e veta duke deklaruar: kjo nuk është kështu”.

Ideja për t’i përmbledhur në një libër, që e kam titulluar Vibracione të shpirtit shqiptar, disa nga shkrimet e mia ( të rishikuara), kushtuar jetës dhe veprës së katërmbëdhjetë prej kompozitorëve e lëvruesve më të njohur shqiptarë, të botuara në gazetën “The Albanian”

të Londrës, në “Illyria” të Nju Jorkut, në shumë gazeta të tjera, si: “Fokus”, ”Koha ditore”, ”Zëri”, “Fjala” e ”Iliria Post” të Prishtinës, më pas në mjaft organe dhe faqe

virtuale të Internetit, është e kahershme dhe pa pretendime të mëdha.

Por, shndrrimin në vendim të idesë së sapopërmendur, po e kryej disi me vonesë, bash tani, në moshën e tretë të jetës, përmes hedhjes në letër të gjithçkaje që kam lexuar, jo vetëm ”si prirje e specifikës narrative, si mjeshtëri artistike”, por edhe me dëshirën

për të ndriçuar anë të ndryshme, për shumë aspekte me përmasa artistike dhe estetike, pa u mjaftuar vetëm me caqet e këndvështrimit thjesht vetjak.

Shtysa vjen natyrshëm, ngaqë kam pasur rastin fatlum të shoh, të dëgjoj e, brenda mundësive të mia, të përcaktoj vlerat e vërteta të krijimeve të kompozitorëve

shqiptarë. Këtë detyrë e kam përmbushur sidomos përmes ligjëratave të shumta që kam mbajtur para nxënësve të shkollës së mesme muzikore, studentëve të Fakultetit të Arteve që nga viti 1975, në kuadër të lëndës “Njohuri e literaturës muzikore”; referateve dhe

kumtesave që kam paraqitur në konferenca, simpoziume, kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare e sidomos në Vibracione të shpirtit shqiptar

10

auditoret e Akademisë së Arteve në Tiranë. Pra, mund të them se vështrimet e opsionet më kanë shërbyer si “nxitje e brendshme... për veprim”.

Siç e zura në gojë më sipër, kam botuar shumë për veprimtarinë e kolegëve dhe të personaliteteve të tjera të fushës së muzikës, por një drejtim tjetër i vëmendjes sime

ka qënë t'ia bëj të njohura, me mënyra e mjete të ndryshme, arritjet tona artistike në përgjithësi, opinionit të gjerë, kryesisht me shkrime, së pari në gazetën “Rilindja”, si gazeta e vetme shqipe, që nga viti 1958; pastaj në ”Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit, “Jeta e Re”, revistë letrare, “Zëri i Rinisë”, ”Përparimi” – revistë shkencore; “Zvuk” e ”Pro musica” - revista muzikore të ish-Jugosllavisë. Informimin e qytetarëve e kam kryer

edhe me cilësinë e redaktorit e të bashkëpunëtorit të Enciklopedive të ish-Jugosllavisë: kroate, sllovene dhe shqiptare, sidhe të shumë revistave e gazetave, jo vetëm në shqip, por edhe në disa gjuhë të tjera. Këtu hyjnë gjithashtu emisionet e panumurta në Radio-Prishtina, që i kam përgatitur për rubrikën “Takimi në orën 14:02” (në periudhën 1962-1975), për rubrikën ”Fjala dhe muzika” (në vitet 1970-1982), krahas vështrimeve dhe kritikave që transmetoheshin në ditar si emisione informative e deri te ato muzikore të mirëfillta, me komente, kritika dhe ese.

Këtë traditë e vazhdoj edhe sot e kësaj dite: kam emisione në faqet e internetit, përmes Podcast-it të parë në gjuhën shqipe, të cilat teknikisht realizohen nga im bir, Arbëri, i diplomuar për Filozofi dhe Shkencë në Economic School të Londrës, një nga dhjetë universitetet më të njohur të botës. Akil Mark Koci

11

Sidoqoftë, më duhet të pohoj se nuk kam shkruar aq sa duhet, ngaqë më kanë revoltuar debatet e shpeshta, të ushqyera jo nga procedimet artistike normale, por nga

prapaskenat e intrigat misterioze, krejtësisht të papërcaktuara, që, me dykuptimësitë e pashpjegueshme, jo rrallë kanë krijuar situata të zymta. Për këtë “sëmundje”, në “Kritika e dialektikës”, Teodor Adorno thotë me dëshpërim: ”Përse të shkruaj kur gjithçka rreth

meje është sklerotike dhe e dyshimtë?”.

Sa për vete, megjithë pengesat objektive dhe më fort subjektive, që kanë nxjerrë krye kurdoherë dhe nga s'ta pret mendja, gjithmonë kam qënë optimist, kam besuar jo

vetëm në përvojën time pozitive, por edhe në mendimet e njohura se “Arti i vërtetë përkryhet edhe me përplasje; në luftë mund të ketë edhe të mundur”, por “kjo nuk na pengon, - vëren Pol Elyari në Ese dhe shkrime të tjera kritike, - të kuptojmë se, duke u nisur nga ata, mund të nisë shpresa dhe të fillojë përsëri lufta”.

Këtu më duket se është me interes të preket edhe një çështje. Tek ne shkruajnë artikuj kritikë edhe ata, të cilët jo vetëm s’e kanë profesion muzikën, por kurrë nuk na i

ka zënë syri në mjedise muzikore. Le pastaj të ashtuquajturit “muzikologë”, të cilët, megjithse me vite të tëra nuk shkojnë në koncerte e as në ngjarje të tjera muzikore, i japin të drejtën vetes që, jo vetëm të shkruajnë, por edhe të kritikojnë ex catedra. Këtu duhen

përfshirë edhe disa të tjerë, të cilët ngrenë në qiell vepra të dobta nga çdo pikëpamje.

Kam shtruar shpesh herë pyetjen: Ku është këtu funksioni i kritikës së vërtetë, që ka qenë dhe mbetet zëri i ndërgjegjes?

 

Vibracione të shpirtit shqiptar

12

Por, me sa po shohim, në përgjithësi fjala është zhvlerësuar deri në atë shkallë, saqë nuk ia vlen barra qiranë të shkruhet, edhepse kritika duhet të lidhet me kërkesat pragmatike, pavarësisht nga lavdia, pompoziteti apo trivialiteti. Rrezikshmërinë dhe dëmin që u sjellin

paçavuret e të ashtuquajturve kritikë, në radhë të parë vetë autorëve të veprave muzikore, Balzaku e ka përshkruar në faqe të tëra në Iluzione të humbura, duke folur për faktin që “në të shumtën e rasteve kritika shitet dhe blihet”, ngaqë “gazetat e botuesit e tyre janë të molepsur nga korrupsioni”.

Kritika - ve në dukje Balzaku, - sot shërben vetëm për diçka: të mbajë gjallë kritikun”. Mllefin ndaj kësaj të ashtuquajture kritike, Balzaku e ka derdhur edhe në romanet Savarusi dhe Shkëlqimi e mjerimi i oborrtareve, duke i damkosur kritikët si të paaftë për të krijuar, njëlloj si “oborrtaret” (kurtizanet), të cilat kurrë nuk janë në gjendje

dashurojnë”.

Balzaku ka bërë shumë vërejtje për kritikët e dobët, për kritikët që nuk merren vesh se ç'thonë, që nuk kanë dinjitet, njohuri dhe as profesionalizëm. Ndërkohë tërheq

vëmendjen se kritikë duhet të shkruajë në radhë të parë krijuesi i mirëfilltë, i cili e njeh procesin krijues. Prandaj edhe shton: ”Një shkrimtar i zoti që është krijues dhe e njeh

procesin krijues, mund të shkruajë më së miri dhe të kritikojë, sepse e do artin”.

Mjerisht, tek ne, ashtu si në kohën kur ka jetuar e krijuar Balzaku, shkruajnë kritikë jo vetëm ata që s’e njohin dhe s'e dinë procesin krijues, por që s’e duan as artin. Ç'është më e keqja, këta palokritikë nuk e shohin të arsyeshme që, para se të shkruajnë për veprat e një Akil Mark Koci

13

autori, të zhvillojnë me këtë të fundit ose me ndokënd tjetër, qoftë edhe një bisedë të vetme dhe sidomos t’i kenë para vetes krijimet, për të cilat do të bëjnë fjalë.

Këtë e them nga përvoja ime e gjatë. Për shumë vepra muzikore të miat kanë shkruar “kritika” jo vetëm pa i dëgjuar e pa i parë veprat e mia, por edhe pa biseduar me mua.

Prandaj, në morinë e kritikave për krijimtarinë time, ka edhe të atilla që më bëjnë të skuqem sidoqë janë të mbushura me plot lavde. Ndër autorët e shkrimeve të kësaj kategorie, fatkeqësisht, prijnë “muzikologët e diplomuar”.

E, pra, kritika mund të jetë e shëndoshë, domethënëse, dobiprurëse dhe sidomos e paanshme, vetëm kur kritiku do të gjejë sa më shumë pika të përbashkëta me krijuesin e veprës muzikore, sepse është e domosdoshme që kritiku, para se ta zbërthejë e ta

analizojë veprën, të gjurmojë, të hulumtojë, të zhbirojë, sidhe të kërkojë e të dëgjojë me respekt mendimin e kompozitorit bash në valën e procesit krijues. Duhet të veprojë pikërisht kështu dhe jo ndryshe, sepse kjo është me përfitim jo vetëm për autorin e veprës, pra për kompozitorin, por, para së gjithash për vetë kritikun, sepse do të ketë rastin e mundësinë të hedhë në letër një shkrim apo ese të argumentuar, të besueshëm nga

lexuesit e të dobishëm për ecurinë e mëtejshme e për rritjen e autoritetit të kritikës artistike. Për fat të keq, një marrëdhënie e tillë, krijues-kritik, nuk ekziston. Këtu e

kanë burimin kritikat në hava, kritikat roma për toma, servile, denigruese, të cilave ka ardhur koha t'ua zenë vendin kritikat e pjekura, dashamirëse, nxitëse e Vibracione të shpirtit shqiptar

14

inkurajuese, të bazuara në kodet e shkencës muzikologjike dhe të estetikës. Vetëm kësisoj, e përsërisim, do të ngrihet rejtingu, jo vetëm i krijuesit, por edhe i kritikut.

Me këtë përmbledhje shkrimesh, të përfshira në librin Vibracione të shpirtit shqiptar, nuk pretendoj se opinionet që kam shprehur për katërmbëdhjetë nga krijuesit e lëvruesit e shquar të muzikës shqiptare dhe për veprat e tyre, janë fjala e fundit, të cilën nuk e luan as topi. Këto janë shkrime që pasqyrojnë mbresat e mia, ndjenjat vetjake, respektin ndaj krijuesit dhe punës së tij të madhe, pa kujtuar se po arrij majat e analizës shkencore. Ato kanë para së gjithash karakter njohës, informues për krijimtarinë dhe veprimtarinë dinjitoze të kolegëve të mi, që janë në mesin tonë ose në amshim. Nga ana tjetër nuk kam dashur që disa nga xhelozia e ulët profesionale të kryejnë eutanazinë mbi veprat e tyre.

Jam i vetëdijshëm për dobësitë e mundshme, për mangësitë dhe të metat e punës sime individuale. Por, në të njëjtën kohë, jam i bindur se këto që kam shkruar këtu do të ndikojnë sadopak që krijimtaria e kolegëve të mi të mos harrohet e të mos anashkalohet pa u vlerësuar, sepse ”arti - thonë filozofët - nuk është lojë, nuk është vetëm formë;

arti është ndjenjë dhe ide. Arti nuk ka qënë e nuk ka për të qenë kurrë mjet argëtimi për t'u harruar. Arti shtron probleme, nxitide, mendime. Mjet argëtimi i rëndomtë mund të jetë vetëm antiarti ”.

Duke u bazuar në thënien e filozofit të njohur Albert Rasell, i cili konstaton se ”krijuesit muzikorë janë të vetmuar në mes të botës, me gjuhën e tyre pak a shumë të

pakuptueshme”, u duhet dhënë krijuesve vendi i merituar, Akil Mark Koci

15

sepse me veprimtarinë që zhvillojnë e kanë pasuruar jo vetëm opusin e tyre, por edhe atë kombëtar e më tej.

Në këtë hulumtim, analizë dhe rrëfim në veten e parë për kolegët e mi, gjallon pa dyshim një arketip i diskursit komentues dhe i diskurseve muzikologjike.

Këtu mbështetet edhe koncepti themelor i shkrimeve të mia, të cilat synojnë të jenë shtjellime investiguese, me vlerësime artistike, pse jo edhe shkencore, dhe njëherazi

të kenë tiparet e studimeve kërkimore empirike të krijimtarisë artistike, në këtë rast të një periudhe me përmbajtje konsistente. Dihet se muzika nuk është art i heshtjes, siç është arti pamor, por është edhe “art, i cili sapo lind, menjëherë vdes, çka nuk ndodh me artin pamor”, na mëson Leonardo da Vinçi.

Besoj se mendimet e mia do t’u shërbejnë lexuesve të nderuar, madje edhe historianëve e muzikologëve, për të ofruar njohuri e informim më të gjithanshëm për këta krijues dhe për veprimtarinë e tyre si figura koherente që marrin kuptimin e një vlere kombëtare.

Duke i falenderuar paraprakisht lexuesit për shfletimin e librit tim modest, sërish shpreh besimin se këto faqe do të ngacmojnë sadopak kurreshtjen e lëvruesve dhe dashamirëve të muzikës dhe mbase do të shërbejnë si katalizator për ndërmarrje studimesh të tjera

në këtë fushë, sa të gjerë, aq edhe fisnike.

Në fund, u shpreh mirënjohjen shkrimtarit e drejtorit të gazetës “The Albanian”, Petrit Kuçana, në Londër, shkrimtarit Frrok Kristaj, redaktor në “Iliria Post” në Prishtinë, shkrimtarit Mehmet Kraja, redaktor në “Koha Ditore” në Prishtinë, shkrimtarit Ibrahim

Kadriu, redaktor në gazetën “Zëri,, në Prishtinë, Vibracione të shpirtit shqiptar

16

shkrimtarit Dalip Greca, redaktor i gazetës “Illyria” në Nju Jork dhe shumë të tjerëve, që m’i botuan këto punime, dhe në mënyrë të posaçme prozatorit, poetit, eseistit e kritikut Prend Buzhala, redaktor në të përjavshmën “Fokus” të Prishtinës, Shoqërisë Kulturore

Shqiptare Haemus të Bukureshtit, Shtëpisë së saj Botuese Librarium Haemus dhe drejtuesve të tyre, akademikut Kopi Kyçyku dhe shkrimtarit Ardian-Christian Kyçyku,

që mundësuan daljen e këtij libri dhe së bashku besoj se e pasuruam mendimin kritik për krijimtarinë muzikore shqipe në tërësi.

Profesor AKIL MARK KOCI

Londër, korrik 2008

Akil Mark Koci

17

Besim Sahatçiu, korife i skenës teatrore dhe filmike në Kosovë

 

Të jetosh do të thotë - fuqitë e errëta nga vetvetja t’ i dëbosh.

Të krijosh si poet - vetveten ta gjykosh.

Henrik Ibsen

 

Me qëllim e citova Ibsenin, sido që kjo sentencë nuk përkon aspak me vokacionin e personalitetit të shquar, por përputhet me artin, se poezia dhe filmi janë pjesë e

tij, kurse arti si njëmendësi vizionare e botës e futi nën “kthetrat” e veta edhe regjisorin, intelektualin e mirënjohur Besim Sahatçiu, prijësin e themelvënësin e kinematografisë në Kosovë, eruditin dhe, - çka është më qënësorja, - njeriun me virtyte të larta njerëzore, i

pakompromis në profesion kur ishte fjala për saktësinë e ideve dhe koncepteve të veta gjatë realizimeve të projekteve madhore të kinematografisë sonë.

Ndokush mund të bëjë pyetjen: Ku e gjen të drejtën Akil Koci të flasë me superlativa për një regjisor të shquar, të cilit arti i ka dhënë idetë estetike, mesazh e kulturë filozofike dhe, - më thelbësorja, - duke u nisur nga arti, Besim Sahatçiu ka zhvilluar mendimin teorik dhe estetik, duke e shprehur e duke e shoqëruar në veprat e veta artistike në një zhanër aktual, modern dhe pa dyshim më të vështirin nga të gjitha artet ekzistuese,

jo vetëm nga këndvështrimi i sotëm, por edhe i nesërm?”.

Vibracione të shpirtit shqiptar

18

Është e vërtetë se ka të drejtë të flasë ndër të parët ai që i ka përcjellë zhvillimet e kinematografisë kosovare dhe jo kush zotëron vetëm pak dijeni nga arti i shtatë,

sikurse quhet në gjuhën moderne kjo veprimtari artistike.

E, pra, kam besim të plotë se lexuesi do të pranojë të flas sapo të marrë vesh që unë, Akil Koci, megjithse jam kompozitor, jo kineast, kam qënë një nga kolegët më të afërt të Besim Sahatçiut, kam bashkëpunuar ngushtë me të në disa filma, duke kompozuar muzikë për ta, çka do ta cek më vonë.

Gjithashtu kemi punuar një kohë të gjatë së bashku në Radio Televizionin e Prishtinës, ku kam kompozuar, përzgjedhur, përshtatur muzikë për disa drama, të cilave

Besim Sahatçiu u ka bërë regjinë pranë Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës.

Fuqia e tij krijuese, un-i empirik i mirëdallueshëm, kanë krijuar antinominë e Orfeut me Prometeun si dy forca armiqësore, si synim për të shprehur në artin e vet, pra në film, unitetin e kundërthënieve në konceptet regjisoriale, gjë që nënkupton sferën e paarritur të idealit estetik, pse jo edhe artistik, edhe pse idealja në art është ngushtësisht e lidhur me këndin nga i cili vështrohet.

Diçka e ngjashme me atë që i ka ndodhur Besim Sahatçiut, pa dyshim nuk mund t'i ketë ndodhur asnjë regjisori në botën e qytetëruar.

Më shkoqur: Dihet se regjisori e ka për detyrë dhe të drejtë ekskluzive të bëjë zgjedhjen e aktorëve për rolet përkatës. Regjisori është ai “capo”, që vendos për të gjitha, duke filluar nga skenari, artistët, skenografi, autori i muzikës e shumë të tjera.

Akil Mark Koci

19

Por, thjesht për arsyen e rëndomtë që aksh person ishte autor i skenarit, financues apo drejtues i institucioneve kulturore dhe mediatike që siguronin bazën e nevojshme shumë modeste materiale për realizimin e filmave, guxonin t'i propozonin, madje edhe

ta detyronin Besim Sahatçiun që ndonjë pjesëtar nga familja apo nga rrethi i tyre shoqëror të luante aksh rol në dramë apo në film. Kjo, siç e theksuam pak më lart, përbën diçka krejtësisht të papranueshme për botën e qytetëruar.

Janë të panumurta takimet me Besimin, gjatë të cilave kemi biseduar dendur për artin dhe ecurinë e tij në Kosovë. Gjithmonë tregohej i pakënaqur nga niveli i arritur, gjithmonë gjente mungesa dhe vihej në kërkim të diçkaje më të mirë, me synim kapjen e së përkryerës.

Gjithmonë ishte i shqetësuar për të ardhmen e artit në Kosovë, i shtyrë jo thjesht nga kurreshtja, por nga thellësia spontane e mendimit artistik të tij, nga aftësia për të krijuar vizione të qarta. Jo rrallë përjetonte çaste zhgënjimi, ngaqë shumë nga planet që kish në kokë, nuk kishin shanse të zbatoheshin në praktikë, pasi në krye të institucioneve kulturore gjendeshin njerëz pa njohuritë e aftësitë e nevojshme për drejtimin e kulturës.

Mjerisht, edhe tani që e kemi fituar Pavarësinë, vazhdojmë të ndeshemi me të njëjtat probleme. Vetëm në dukje ka ndryshuar diçka, sidomos në emërtime: jo sekretar i BVI-së si dikur, por ministër i Kulturës e llojlloj salto morale të tjera. Në rast se nuk harrojmë që “kultura, si bazë e çdo doktrine - laike, fetare, filozofike, estetike, duhet të përbëjë një fushë të privilegjuar të pranisë dhe të angazhimit të saj në të gjitha sferat e jetës sonë si univers estetik”, nuk Vibracione të shpirtit shqiptar

20

duhet lejuar të krijojmë rrëmujë e amulli, për shkak të disa mbrapshtish që e kanë burimin në faktin se shpesh vritet mendja për t'i gjetur punë njeriut dhe jo punës njeriun e duhur. Në varësi të mënyrës se si procedojmë në kësi rastesh, kultura paraqet “Ferrin” ose “Parajsën” e Dantes.

Pra, artisti Besim Sahatçiu, që ishte i pakënaqur nga tërë ajo rrjedhë e ngjarjeve në kulturën e atëhershme kosovare, shkëlqente gjithmonë në veprimtarinë artistike.

Talenti i tij, shija e hollë, prirja për të shprehur vlerat e artit kinematografik, - pjesë e pandarë e universit të tij krijues, - ndonjëherë e bënin të ndihej në vështirësi, madje edhe në pozita qesharake, ngaqë nuk mund ta përballonte regresin, frenimin, mediokritetin. Prandaj e shprehte me zë të lartë e fuqishëm mllefin ndaj pengesave që i dilnin në rrugën e realizimit të ndonjë projekti, që ngërthente tërë imagjinatën e mjeshtërinë regjisoriale, si vlerat më të spikatura të artit të vërtetë.

Nga ky këndvështrim, nuk është për t'u habitur pse nuk ka bërë shumë regjisura filmash e dramash. Ai nuk i honepste ata që punonin sa për të kaluar radhën, siç ndodh ende në ditët tona, kur çdo javë dalin si kërpudhat pas shiut shtylysh seriale pa përmbajtje të shëndoshë dhe të zhveshur nga cilësia artistike.

Çdo vepër që ekranizohej apo ngjitej në skenë, sipas Besim Sahatçiut duhej të çelte horizonte të reja, të zbërthente nyje kryesore dhe gjithçka të shkrihej në vlera të pamohueshme artistike, si element i rëndësishëm i kulturës sonë shqiptare në përgjithësi dhe si pjesë përbërëse e krijimtarisë kinematografike botërore.

Akil Mark Koci

21

Nuhatja, talenti i lindur dhe dëshira për t'u bërë artist duke braktisur zejen e sahatçiut, që ishte sinonim familjar në Pejë, e nxiti të lartësojë nivelin e vet kulturor duke studiuar letërsinë botërore në Beograd në një kohë kur filmi në Kosovë përfaqësonte thjesht një nocion të zbrazët e të pavlerë. Ai merrte kuptimin e duhur dhe përbënte privilegj vetëm për qendrat e republikave të ish- Jugosllavisë, si dhe popujve të saj.

Sipas krerëve të Beogradit, ne, si komb, nuk duhej të kishim pretendime dhe as guxim për të realizuar me forcat tona ndonjë projekt në këtë fushë. Ata na dërgonin heraherës nga qendra ndonjë të ashtuquajtur “regjisor”, që ekranizonte filma me konotacione negative për popullin tonë. Ky ishte “shpërblimi” për të na “ngritur” kulturalisht, sepse ne paskëshim qënë për ta shipci dhe njerëz të dorës së dytë.

Më 1968 Besim Sahatçiu u regjistrua në degën e regjisurës në Akademinë e Teatrit e të Filmit në Zagreb dhe diplomën e mbrojti në vitin 1972 me shfaqjen në Teatrin Popullor Krahinor të komedisë Revizori të Nikolaj Gogolit.

Nga ky moment, Besim Sahatçiu bëhet regjisori i parë shqiptar i shkolluar dhe ngjit në skenë shumë shfaqje që dalloheshin si dita me natën nga inskenimet e “regjisorëve” të mëparshëm të antropomorfizuar, që nuk dinin as gjërat më elementare të skenës teatrore dhe nuk e njihnin botën e pasur shpirtërore shqiptare.

Me ardhjen e Besimit në Kosovë, ra në sy një refleks jo vetëm kuptimor, por edhe artistik, duke na prezantuar identitetin e vet regjisorial, me qasje dhe fuqi shprehëse

origjinale të artit dramatik. Vibracione të shpirtit shqiptar

22

Si artist me botëkuptim të përparuar e me horizont të gjerë kulturor, Besim Sahatçiu qëmtoi dhe realizoi drama me frymëmarrje të shëndetshme e me jetëgjatësi

për nga mesazhet gjithmonë aktuale, në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar. Ndër to, përmendim komeditë Tartufi dhe Mizantropi të dramaturgut të shquar francez Molier,

sidhe vepra skenike që mbartnin në vetvete tabanin kombëtar.

Duke vepruar kësisoj, Besim Sahatçiu u dha përkrahje dhe inkurajim konkret krijueve të rinj vendorë, si Ymer Shkrelit, duke ia ngjitur në të dy skenat e Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës pjesët Genci dhe Nëna shkon në Parajsë, ndërsa Shaip Grabovcit - dramën Ora etj.

Këto shfaqje shënuan progres në mjeshtërinë artistike të dramës dhe ndikuan jo pak në kultivimin e shijeve estetike dhe artistike në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Me themelimin e Radio Televizionit të Prishtinës në vitin 1974, zuri fill një fazë e re në jetën e Besim Sahatçiut si regjisor, sepse iu përvesh realizimit të një numri të

madh programesh, duke filluar nga emisionet për fëmijë e deri tek ato muzikore dhe të dramës.

Ndër veprat e para me vlera të spikatura tematike, profesionale dhe artistike, që realizoi në atë periudhë dhe që mbajnë vulën e metodës së vet krijuese të përparuar, veçojmë filmin Era dhe lisi. Problematika dhe fabula e kësaj vepre janë komplekse dhe disi të ndërlikuara meqënëse paraqitin jetën dhe fatin e shqiptarëve gjatë viteve të mundimshëm 1946-1966. Përveç subjektit interesant, në këtë film dallojmë edhe personazhe që

luajtën role antologjike, siç është, bie fjala, më i njohuri dhe më i madhi aktor i yni Abdurrahman, që u shpërblye Akil Mark Koci

23

me “Arenën e Argjendtë” në Festivalin e Pulës, Shala dhe Petrit Imami, që fitoi “Arenën e Argjendtë” për skenarin.

Pra, ky ishte edhe përfaqësimi me dinjitet në një festival me famë në ish-Jugosllavinë. Me lojën e tyre të nivelit të lartë, aty shkëlqyen një plejadë e tërë e artistëve tanë, si: Istref Begolli, Melihate Ajeti, Shani Pallaska, Hazir Myftari, Xhevat Qena dhe Xhevat Qorraj. Pas këtij suksesi u rreshtuan edhe shumë filma të tjerë, si dokumentari 117 i shpërblyer me “Grand Prix” (1978), filmat Bukë e kripë e zemër (1975), Pehlivanët (1975), Trimi

(1976), muzikën e të cilit kam pasur nderin ta shkruaj unë, Pasqyra (1977), Tre vetë kapërcejnë malin (1980) e, më tej, filmat televizivë Era dhe lisi e Përroi vërshues (1983).

Edhe muzikën e këtij të fundit e kam shkruar po unë.

Vargu i realizimeve të Besim Sahatçiut nuk ndalet këtu. Vlen të theksohet se gjithçka që nxori nga duart ky regjisor i madh, u paraqit e u çmua lart në shumë manifestime prestigjioze.

Çdo art ndërtohet mbi themelet e veta artistike, nuk lejon improvizime të pavend dhe, njëlloj si natyra, nuk duron mangësi apo difekte.

Për këto arsye, edhe në krijimtarinë filmike e skenike të Besim Sahatçiut hasim në unitet dhe profesionalizëm të skajshëm. Ritmi i ngjarjeve të ekranizuara apo të inskenuara pulson dhe lëviz në trajta të ndryshme duke na e paraqitur aksionin në një ecuri

vëllimore si vërtetësi të universit artistik dhe estetik.

Duke vepruar kësisoj, Besim Sahatçiu rikonfirmon se “Regjisori nuk është vetëm ekspert...., regjisori është mendimtar dhe poet i frymëzuar nga tingujt e ngjyrat e kohës

së tij, vëzhgues i mprehtë dhe i guximshëm, i cili në skenë i mbart temat e qënësishme që e rrethojnë, që e shqetësojnë dhe Vibracione të shpirtit shqiptar

24

pa të cilat nuk mund të depërtohet në të vërtetën e nuk mund të ketë progres”.

Dhe, më në fund, - nëse ka fund kjo jetë, në kuptim të figurshëm, - ngelen ende mjaft gjëra për të thënë, por shpresojmë se brezat e ardhshëm të studiuesve të dramaturgjisë dhe të kinematografisë kosovare do t'i kthehen e rikthehen veprimtarisë së frytshme të Besim Sahatçiut dhe do ta analizojnë përsëthelli, me përgjegjësi e në tërë kompleksitetin e saj krijimtarinë skenike dhe filmike të këtij pionieri të artit profesionist kosovar. Kjo

do të bëjë të mundur që përvoja e pasur dhe e vyer e tij të shërbejë edhe më tej për ecjen përpara të artit e të lëvruesve të tij në Kosovë.

Akil Mark Koci

25

Bardi i muzikës, kompozitori Çesk Zadeja

 

(Në 80-vjetorin e lindjes e 10-vjetorin e vdekjes) Kompozitori dhe profesori Çesk Zadeja është krijues që ka përfaqësuar dhe përfaqëson personalitetin më të shquar në universin tonë të gjithëmbarshëm muzikor kombëtar. Ai përfaqëson figurën krijuese të shndrruar në

emblemë e në mit.

Me potencialin e vet krijues, Çesk Zadeja na përshfaqet si një erudit i spikatur artistik, që me veprat e krijuara zë vend të konsiderueshëm e bindës në mbarë krijimtarinë bashkëkohore muzikore shqiptare, si dekan i saj.

Duke krijuar në pesëdhjetë vjetët e fundit të shekullit XX, Çesk Zadeja nuk ka qënë krijesë mistike, imagjinare e as profeci, por një homos ludens, poliedrik, njeri me shumë vlera.

Në krijimet e tij të shumta nuk hasim në efektet e zhurmës dhe të heshtjes, por në muzikë homotonike, që nxit konvencionin aq të fuqishëm e që simbolizon me veçoritë më të spikatura frymëzim lirik e dramatik, të shoqëruara harmonishëm.

 

Sfidues i realizmit socialist

 

Çesk Zadeja flet me gjuhën e vet muzikore, të dalë nga koka dhe shpirti i një artisti të madh, duke shprehur evoluim ndjenjash, për ta paraqitur sa më mirë koherencën e brendshme të fantazisë aq të bujshme, aq të begatshme dhe aq sfiduese, duke shpërfillur rregullat Vibracione të shpirtit shqiptar

26

skolastike. Të gjitha këto veçori stilistike e bëjnë muzikën e tij të pëlqyeshme: linja melodike, ritmi dhe harmonia mbartin në vete forcë të pashtershme artistike.

Nuk mund të themi se në veprat e tij nuk ka rregulla, por këto janë të sanksionuara brenda normave klasike, pa u bazuar në skolastikën e rreptë të teoricienëve abstraktë dhe as në produktet e avangardistëve. Nocionet e qarta, ndërthurrja dhe bashkëshoqërimi i fantastikes me realen, ndikojnë pozitivisht në ndërgjegjen tonë.

Çesk Zadeja ka qënë dhe me siguri do të mbetet kompozitori, mësimdhënësi, muzikologu dhe animatori më i respektuar nga të gjithë ne, falë dijeve e kulturës së gjerë muzikore, sensit pedagogjik dhe aftësive organizative.

Një figurë titanike që ia kushtoi tërë jetën muzikës, jetoi dhe veproi në kohën e një regjimi makabër, i cili nuk u lejoi qytetarëve të vet të zhvillojnë veprimtari artistike,

shkencore e pedagogjike siç ua ndjente shpirti, pra si krijues të lirë, por ishin të detyruar që krijimtarinë e tyre ta kanalizonin rrëpirave të ashpra të një muzike vulgare të realizmit socialist, e zyrtarizuar dhe e postuluar nga kreu i partisë-shtet, vetëm e vetëm për të krijuar, siç komandohej nga lart, “një kulturë të re, kulturë komuniste,, .

Kjo moto e shëmtuar nuk vinte njeriun në vend të parë, - siç trumbetohej me të madhe, - por diktatorin dhe lavdinë e tij plotësisht të pamerituar.

Pra, në atë kohë absurde, që ishte sinonim i trysnisë psikike e fizike, jetoi dhe veproi kompozitori Çesk Zadeja, tek i cili dallonim personalitetin e madh dhe Akil Mark Koci

27

shumëpërmasor, që mishëronte në mënyrë harmonike krijimtarinë artistike, pedagogjike, organizative dhe përfaqësonte mendimtarin erudit në kohën e sundimit absolut të metodës satanike të realizmit socialist.

Tiparet që i përmendëm më lart ishin të pranishme në novatorizmin e tij krijues, në antidogmatizmin dhe mishërimin e tragjizmit në epokën që përjetoi Çesk Zadeja dhe populli i tij.

Ishte vështirë të jetohej dhe të krijohej në Tiranën e zymtë, në rrugët e saj të shkreta, në errësirën e pasperdeve të hekurta, në kohën kur në çdo moment dëgjoje për burgosje, vrasje, përndjekje familjesh. Nga ana tjetër, - ironi e fatit, - pothuajse të gjithë krijuesit

bënin gara kush e kush të krijonte sa më shumë vepra për heronj komunistë, komisarë dhe palaço të tjerë, jo pse donin, por se kështu e lypte partia.

Pra, edhe te ky krijues gjejmë kompozime të kësaj natyre, por në një masë më të vogël: “Para stuhisë”, ”Nga ditari i partizanit”, ”Festë në fshatin socialist,, etj. Por, jo rrallë, Çesk Zadeja ka ditur t'i sfidojë kompozimet me tituj “evazivë” duke i emërtuar krijimet e reja me sintagma të tilla, si “Suita e Veriut”, ”Suitë korale”, ”Skica simfonike”, ”Poema vokale”, ”Romanca”, ”Simfoni”, ”Rapsodi për violinë” e të tjera.

Kur i bëja ndonjë pyetje që lidhej me atë dukuri, - entre nous, - gjithnjë më thoshte: ”Akil, mos u hy këtyre punëve”.

Edhe pse ne nuk ishim në një situatë më të mirë, gjithsesi më dhimbsej që një krijues i kalibrit të tij ishte i detyruar të kompozonte vepra me kësi lloj tematike, që të

Vibracione të shpirtit shqiptar

28

kujtonin thënien e Francis Bejkonit: ,,Në terr të gjitha ngjyrat duken si një e vetme”.

Çesk Zadeja, në atë terr kaloi një jetë prej asketi, por të ndershme, paçka se nuk ishin të paktë ata që mendonin se ishte i përkëdheluri i regjimit dhe i vetë diktatorit.

E vërteta ishte se, duke qënë i madh në krijimtari, gëzonte ca lehtësira të dukshme, por në fakt përgjohej e ndiqej pandërprerje dhe mezi prisnin të bënte ndonjë gabim, sado të vogël, që ta diskreditonin, sepse, veç të tjerash, pat qënë nxënës i një shkolle “të errët”, siç e quanin shkollën françeskane dhe mësuesit e saj, shumica priftërinj françeskanë, të cilët, me veprimtarinë e tyre shkencore dhe artistike, përbënin ajkën e kulturës e të

krijimtarisë në të gjitha fushat në Shqipërinë e atëhershme.

Mirëpo, sidoqë oreçast kishte mbi kokë shpatën e Damokleut dhe, siç thotë Kundera: ”...ishte i detyruar të jetonte në një regjim komunist, në një regjim degradimi vlerash

të njëmendta artistike”, Çesku ia dilte mbanë t’u bënte ballë rreziqeve e sfidave që e rrethonin çdo ditë, përfshi provokimet në orët e mësimit prej ca studentëve

militantë komunistë.

 

Krijimtari e pasur muzikore dhe pedagogjike

 

Çesk Zadeja ndrroi jetë në moshën shtatëdhjetëvjeçare, në kohën kur pritej të krijonte vepra dinjitoze me frymëmarrje të re në kohën e demokracisë.

Pra, pikërisht më 15 gusht 1997 muzika shqiptare humbi kompozitorin, pedagogun dhe përfaqësuesin më Akil Mark Koci

29

të shquar të krijimtarisë muzikore, njeriun i cili qysh për së gjalli u quajt monument i muzikës shqiptare.

Kompozitori Çesk Zadeja u lind më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, dhe vdiq me 15 gusht të vitit 1997 në Romë.

Mësimet e para i mori në vendlindje, në shkollën françeskane, ku, krahas arsimit të përgjithshëm, u mëkua me njohuritë e para të muzikës.

Ka qënë pjesëtar i korit të Kishës Françeskane, që drejtohej nga kompozitori i shquar Padër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazrreku e Prenk Jakova.

Që në vogëli, në qytetin e lindjes u përfshi në grupet artistike amatore dhe qysh herët shfaqi talent të rrallë.

Për këtë arsye, në moshën 14 -vjeçare shkoi për studime në Accademia di Santa Cecilia në Romë, te kompozitori Umberto Semproni.

Me ardhjen në fuqi të sistemit komunist, - që u vetëquajt dhe ende vazhdon të vetëquhet Çlirues i Shqipërisë, - në vitet 1946-1947 punoi në Radio Shkodra si përgjegjës i seksionit muzikor, kurse në vitet 1949-51 kreu shërbimin ushtarak si dirigjent pranë Ansamblit Artistik të Ushtrisë.

Moska atëbotë konsiderohej Roma komuniste e Bashkimit Sovjetik. Atje u dërgua edhe Çesku për studime, në Konservatorin “Pjotr Iliç Çajkovski”, dega e kompozicionit, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M. I. Cukalli, Bogatiriev dhe Çullaki.

Me të kryer studimet me rezultate të shkëlqyera, u kthye në Shqipëri dhe në vitin 1957 u emërua udhëheqës artistik i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar e ku Çesk Vibracione të shpirtit shqiptar

30

Zadeja, deri në vitin 1962, zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobegtë muzikore.

Çesk Zadeja bën pjesë ndër formuesit dhe drejtuesit e shumë instucioneve muzikore, përfshi Konservatorin (sot Akademia e Arteve), ku punoi tre vjet si pedagog, deri më 1962, kur u emërua udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit (deri në vitin 1966).

Në vitet 1966-1972 ka qënë kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Fill paskëtaj doli në profesion të lirë.

Në periudhën 1973-1979 u caktua sërish udhëheqës artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit, në vitet 1979-1990 u rikthye në profesion të lirë, për të shërbyer në vitet

1993-1994 si pedagog i kompozicionit dhe i muzikologjisë në Akademinë e Arteve.

Profesor Zadeja është kompozitor që paraqet në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese dhe kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, që hodhën themelet e muzikës klasike me përmasa të gjëra, si nga aspekti i trajtimit të lëndës

muzikore e të formës artistike, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit e stilit. Edhe si pedagog ka dhënë për vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm e tepër të çmuar.

Shumë programe të shkollave shqiptare të muzikës janë punuar, redaktuar apo bashkërenduar prej Çesk Zadejës. Dhe, nëse i hedhim një sy listës së krijuesve me

shkollë të lartë muzikore, do të konstatojmë se sot ajka e lëvruesve të kësaj fushe përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja (disa syresh nuk ndodhen

Akil Mark Koci

31

më midis nesh: Tonin Harapi dhe Kujtim Laro). Ndër të gjallët, përmendim Thoma Gaqin, Agim Krajkën, Limoz Dizdarin, Shpëtim Kushtën, Kozma Larën, Aleksandër

Peçin, Sokol Shupon, Ali Spahiun, Arian Avrazin, Ferikal Dajën, Vangjo Novën, Fatos Qerimajn, Ihsan Shehun e dhjetra të tjerë. Të gjithë këta luajnë rol të rëndësishëm në

jetën e sotme muzikore në Shqipëri.

Por le të kthehemi sërish te Çesk Zadeja. Kur dëgjojmë muzikën e tij, bindemi se kjo gjini është art, i cili varësisht prej qasjeve dhe ngritjes intelektuale, vepron në

kërkim të imazheve, tingullit, ritmit, fantazisë dhe misterit.

Theksojmë se, paralelisht, krijimtaria muzikore dhe pedagogjike e këtij kolosi është e gërshetuar me rolin e tij krejt të veçantë në organizimin e manifestimeve të ndryshme dhe të mbarë jetës muzikore shqiptare.

 

Simfonia e Zadejës - sintezë e mendimit muzikor estetik të popullit tonë

 

Sa herë përcjellim një vepër të Zadejës, përjetojmë kalimin drejt një qartësie brenda një universi trandës e të shfronëzuar, mbushur me dhembje, nostalgji, ndrojtje, por edhe me madhështi e hijeshi. E kjo na jep shpresë se me të vërtetë është bukur të jetohet edhe në këtë botë plot brenga e kundërthënie. Duke e vështruar veprimtarinë shumëplanëshe të Çesk Zadejës, në kushtet e rënda e plot privacione ideologjike e politike, i japim të drejtë

kompozitorit të njohur Thoma Gaqi, ish-student i Çesk Zadejës, kur e portretizon kështu mësuesin e vet: ”Emri dhe vepra e Zadejës bëjnë pjesë në pantetonin e kulturës

Vibracione të shpirtit shqiptar

32

shqiptare. Personalitete të tilla vijnë një herë dhe mbeten të përjetshëm”.

 

Çesk Zadeja dhe Kosova

 

Zadeja, përndryshe jo vetëm miku im i madh, por i të gjithë krijuesve shqiptarë, me simpati të veçantë ndaj nesh, krijuesve kosovarë, ka ditur me urtësinë e tij të na

afrojë, të kuvendojë, të na këshillojë dhe të na japë zemër në krijimtari. Aq më tepër kur dihet se, çdonjëri nga ne e kultivonte krijimtarinë muzikore në mënyrën e vet, por

krahasimet i bënte me çka krijohej ne Shqipëri, në kuadrin e trendeve të kohës.

Më kujtohën shumë takime me profesor Çeskun, por një pa dyshim më ka ngelur në kujtesë, si i paharraueshëm.

Ishte viti 1976, kur Zadeja, ose profesor Çesku, siç e thërrisnim me dashuri, kërkoi të dëgjonte disa nga veprat që i kisha kompozuar në vitet shtatëdhjetë të shekullit të

kaluar.

Pranova me kënaqësi e mirënjohje dhe të tre, - unë, profesor Çesku dhe kompozitori Shpëtim Kushta, - shkuam në njërën prej studiove të Radio Prishtinës. Atje dëgjuam disa nga veprat e mia dhe pikërisht “Filigranët II”, në interpretimin e Ansamblit “Sllavko Osterc” të Ljubljanës, me dirigjent Ivo Petriq, në Tribunën muzikore të Opatisë, në Bienalen e Parisit, të organizuar nën patronazhin e UNESKO-s, sidhe “Ab aeterno”,

interpretuar nga orkestra simfonike e Radio Ljubljanës, me dirigjent Samo Hubad. Pastaj dëgjuam edhe disa vepra të muzikës kamerale.

Akil Mark Koci

33

Mezi po prisja me interesim të madh e me gjak të ngrirë mendimin e tij.

Meqë ishin të pranishëm edhe krijues të tjerë, për arsye tashmë të njohura, profesor Çesku nuk desh të prononcohej. Mirëpo, kur dolëm më pëshpëriti në vesh:

“More Akil, çka të them, ne s’mund ta përfytyrojmë një muzikë të tillë”.

Pasi foli gjërë e gjatë për muzikën që kishte dëgjuar, m'u avit dhe shtoi: “Po si i ke mbërritur ato efekte në pjesën për klarinetë?”, që i kisha quajtur ”klarineta

fenomenale” e që ishin interpretuar prej njërit nga klarinetistët më të njohur jugosllavë, Milenko Stefanoviq.

Pra, pikërisht ajo vepër i la mbresa të thella, sepse krahas fakturave të tjera tingëllore që ishin risi, jo vetëm për krijimtarinë në Kosovë, por edhe më gjërë, nxirrja nota alikuot, që tingëllonin si një lloj akordi, i përdorur shpesh.

Është për të theksuar se, pas ca kohësh, për të njëjtin kompozim shfaqi interesim edhe kompozitori Shpëtim Kushta, duke më folur me simpati të hapur, por edhe me ndrojtje. Pra, krijuesit shqiptarë të anës tjetër të kufirit nuk mundnin jo më të shkruanin asi lloj muzike, por as të mendonin, sepse nuk kishin dhe nuk guxonin të kishin një qëndrim bashkëkohor në trajtimin e kësaj çështjeje.

Dirigjenti i njohur Eno Koço, në një shkrim për krijimtarinë time, nënvizon se ”(Akili) eksperimenton me kompozime në lëmin serial dhe aleatorik, çka në Shqipëri do të

ishte sakrilegj dhe krejt e dënueshme. Një klasifikim i tillë për një kompozitor të Shqipërisë do të ishte gjykimi më i rreptë, me ngarkesa të mëdha ideologjike, deri në asgjësim”.

Pra, këtu nuk ishte fjala se profesor Çesku nuk i ka ditur këto rryma të reja që praktikoheshin në tërë Vibracione të shpirtit shqiptar

34

rruzullin tokësor, por ngurronte dhe nuk guxonte t’i përdorte në krijimtarinë e vet.

Pavarësisht se Mëma Shqipëri në aspektin gjeografik nuk ishte e largët, marrëdhëniet, le t'i quajmë

të ngrira shtetërore me vendin amë, na bënin të besonim se thuajse po jetonim në dy planete të ndryshëm, pa asnjë lidhje me krijuesit e Shqipërisë dhe pa asnjë njohje të

ndërsjellë me zhvillimin kulturor në të dy vendet.

 

Ndikimi i madh i Zadejës te kompozitorët shqiptarë

 

Krijimtaria e këtij bardi muzikor është mjaft e begatshme. Numuri jashtëzakonisht i madh i veprave të krijuara prek të gjitha gjinitë, që nga këngët për fëmijë, këngët në frymën e muzikës popullore, veprat vokaleinstrumentalee deri te veprat skenike. Madje, disa prej

tyre paraqiten si vepra të para në historinë e muzikës shqiptare, edhe ashtu jo aq të pasur.

Nga shtypi periodik që na binte në dorë rrallë, kishim informata të pakta, por kur dëgjonim veprat e tij në Koncertet e Majit, shihnim që në to shprehej thellësia

dhe gjerësia e krijimtarisë së Zadejës. Gjithsesi, veprimtarinë e tij artistike nuk e kemi njohur në shkallën e duhur.

Ndikimi i krijimtarisë së Zadejës ishte i madh në një sërë krijuesish të tjerë, që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadejës në lëmin e kompozimit, në

tërësinë e saj, ka qënë mbizotëruese, e epërme dhe udhërrëfyese për brezat që e patën pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës.

Akil Mark Koci

35

Me vendosjen e regjimit demokratik në Shqipëri, vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas, na kanë sjellë të dhëna të bollshme për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadejës, por edhe të shumë kompozitorëve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar

ndonjëherë më parë. Këta ndikoheshin e vazhdojnë të ndikohen jo pak nga stili dhe përgjithësisht nga fryma e Zadejës.

Ndër veprat e shumta të Çesk Zadejës do të veçonim simfoninë e tij të parë, të kompozuar qysh më 1956, e cila fitoi Çmimin e Parë Kombëtar dhe, siç shprehen muzikologët e kohës, “është një monument madhështor, është vepra më madhore, jo vetëm në krijimtarinë e kompozitorit, por edhe në muzikën shqiptare”.

Duke e këqyrur me sytë e sotëm, ata venë në dukje se “Tingujt e simfonisë ishin tingujt e një muzike të re, - për atë kohë të zymtë -, jehona e së cilës është ndjerë në vite dhe

së bashku me korpusin e veprave të kompozitorit, krijojnë një traditë të re dhe të pasur, tek e cila merr jetë muzika shqiptare”, dhe në vazhdim konstatojnë se “ajo do të rrezatojë në jetën muzikore shqiptare, është ai burim tek i cili do të marrë jetë muzika jonë, është sinteza e mendimit muzikor estetik të popullit tonë, tek e cila motivet, intonacionët, vetë tingujt e jetës dhe të shpirtit të shqiptarit janë përgjithësuar me një mjeshtëri të madhe artistike, me gjithë larminë dhe thellësinë e tyre”.

Pra, këto vlerësime nuk janë fjalë miradije për një krijues vërtet të madh, as fronëzim a ngritje pa merita në pjedestal, por homazh për një kompozitor që ka pasur fuqi të madhe krijuese. Në veprat e tij hasim frymëzim e kthjelltësi mendimesh.

Vibracione të shpirtit shqiptar

36

Nga kritikët e kohës do të mund të citonim edhe shumëçka që është shqiptuar për krijimtarinë e Çesk Zadejës, por këtu nuk i kemi vënë vetes detyrë të bëjmë

analizë muzikologjike të formës dhe subjektit të kësaj vepre madhore, sepse vendi i kufizuar nuk na e lejon një ndërmarrje të tillë.

Akil Mark Koci

37

Engjëll Berisha: Studime dhe vështrime për muzikën

 

Si ligjërues e studiues i jetës dhe i ngjarjeve muzikore gjithëkombëtare shqiptare, Engjëll Berisha nyjëton një trajtim serioz dhe zhbirues, jo vetëm nga këndvështrimi i analizave muzikologjike, por edhe për nga mënyra e të shprehurit me një narracion dhe retorikë

të formësuar, ku përvijohet vizioni i qartë dhe ngjizet mendimi kritik dhe estetik sipas njohurive dhe mundësive intelektuale, si trajtë e të përsiaturit të Berishës, nëpërmjet një shtjellimi të veçantë në kërkim të artistikes.

Për këtë qëllim ai ve në punë kodin narrativ në veprimtarinë e krijuesve tanë dhe të huaj, duke shtresuar në hulumtimet e veta përfytyrimet autoriale, edhe pse disa çështje thjesht teorike, estetike dhe muzikologjie mund të kundrohen në rrafsh më të gjerë, universal.

Shpesh kemi lexuar e dëgjuar kritika të ashpra dhe të paargumentuara, zëra mohues, nihilistë, sipas të cilëve muzikologjia shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në

Shqipëri, - që e konsiderojmë pa të drejtë si Piemonti i kulturës, artit dhe shkencës shqiptare, - nuk paska shënuar rezultate të mëdha, por mëse modeste. E vërteta është se në këtë lëmë shumë deficitar për kulturën tonë të përgjithshme e veçmas për atë muzikore, duhej dhe mund të ishte bërë më shumë, por arritjet, sidoqoftë, janë

të pakundërshtueshme.

Shpesh kam shkruar dhe kam kritikuar muzikologët tanë, - e aty, bashkë me ta, e kam futur edhe veten, -përse nuk kemi punuar më shumë kur kemi pasur kushte për

Vibracione të shpirtit shqiptar

38

një qasje më serioze, për të ecur me hapa më të shpejtë e më me guxim në përgatitjen e ngritjen e nivelit profesional të kuadrove, deri në rangun e profesorit në Fakultetin e Arteve, çka mungon jo vetëm nëpër institucione, por edhe nëpër revista.

Kjo zbrazëti ka pasur si rrjedhojë lënien e vëzhgimeve dhe të kritikave në dorë të gazetarëve, të cilët, jo rrallë, nuk e njohin sa duhet as abc-në e publicistikës e jo më parimet e normat muzikologjike ose të paktën ato kritere të nevojshme artistike dhe estetike të një vepre, të një koncerti apo edhe të ndonjë ngjarjeje muzikore.

Meqënëse për ketë temë nuk është diskutuar asnjëherë aq sa duhet, - arsyen e kësaj nuk do ta gjykoj a apriori, - përshfaqet i domosdoshëm e i ngutshëm një vlerësim substancial i çështjeve të tilla, si me shkrime të specializuara, ashtu edhe me debate rreth tryezave të

rrumbullakta.

Vetëm duke i trajtuar e vlerësuar si probleme akute për jetën kulturore e për mbarë opinionin tonë kulturor, shkencor, estetik e filozofik, mund të projektohet një plan

serioz nga instancat më të larta të kulturës e të arsimit në kuadrin e procedeut kritik.

Duke e këqyrur jo vetëm si problem imanent, por edhe si dukuri që shtreson dilema, njëlloj si çdo ngjarje thelbësore, me përmasa e me rëndësinë që ka një ngjarje

historike në kuptimin e thellë e të gjithanshëm të fjalës, - dhe, si e tillë, lyp formulimin e një qëndrimi të matur e të argumentuar katërcipërisht, - nuk do ta zbërthej me këtë

rast. Por, nëse nuk hapet “procesi” brenda një kohe relativisht të shkurtër dhe nuk vështrohet si diçka Akil Mark Koci

39

esenciale nga organet përkatëse të kulturës, me siguri nuk do të hesht më tej për këtë realitet të vrazhdë e të zymtë, që po merr përmasa alarmuese, duke na çuar drejt

ballafaqimit me një situatë të tmerrshme.

Mjaft t'u hedhësh një sy të shpejtë shkrimeve pa fije profesionalizmi, që të bindesh se kjo dukuri po bëhet fatale për muzikën shqiptare.

Tanipërtani, objekt analize kam librin e Engjëll Berishës me titull Studime dhe vështrime për muzikën, që ka dalë në kuadrin e botimeve të veçanta të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Seksioni i Arteve, libri 6.

Ja, pra, më në fund, kemi në dorë një botim të institucionit më të lartë e më autoritar shkencor, artistik dhe kulturor, një vëllim me artikuj të përmbledhur që nga viti 1969, me të cilin Engjëll Berisha na prezantohet si një ndër kritikët seriozë duke dhënë ndihmesë të çmuar në ketë lëmë; si studiues, i cili, qoftë për nga përmbajtja dhe forma e të shprehurit artistik, ashtu edhe nga mënyra e shtrimit të problemeve, dëshmon se veprat e ngjarjet i ka analizuar nga shumë aspekte, duke nxjerrë në dukje vlerat e veprimtarisë krijuese dhe duke e pasuruar mendimin kritik përmes ndriçimit të mjaft aspekteve domethënëse.

Këtu është vendi të themi se, po të kish treguar kujdes më të madh, do të kishte mundur të bënte një përzgjedhje më të mirë, duke hequr ca artikuj që nuk kanë vlerën e të tjerëve, ose duke i përfshirë si kaptinë më vete.

Ndoshta shembujt që do të sjell mund të mos jenë të qëlluar, por nuk mund të anashkaloj e të qëndroj Vibracione të shpirtit shqiptar

40

shpërfillës ndaj teprimit në vlerësime, siç është, bie fjala, rasti i glorifikimit, himnizimit, hiperbolizimit të skajshëm që Engjëll Berisha i bën krijimtarisë së Gazmend Zajmit.

Ky teprim rëndohet edhe më shumë kur dihet se i sapopërmenduri nuk e ka pasur kompozicionin vokacion, as profesion e, ca më pak preokupim jetësor. Si i tillë, për mendimin tim nuk duhej ta kishte vendin në mesin e profesionistëve të plejadës sonë muzikore.

Duke qënë njëri ndër juristët më të dalluar në Kosovë dhe më gjerë, me të drejtë Engjëll Berisha konstaton në fillim të artikullit të vet me titull “Akademiku Gazmend Zajmi (1936-995)”: “Opinionii ynë i gjerë e ka njohur si shkencëtar të mirëfilltë në fushën e

drejtësisë, si politolog të zgjuar e kreativ, si aktivist i palodhur e fort i angazhuar për çështjen tonë të pazgjidhur kombëtare, si intelektual erudit”.

Në këtë kontekst, do të shtoja se Zajmi ka edhe merita të tjera si krijues, bartës dhe autor i Kushtetutës së Kaçanikut. Ama përsa i përket krijimtarisë muzikore, e kam futur ka qënë dhe ka ngelur amator me aktivitet të madh dhe ka kompozuar jo pak këngë për fëmijë, këngë në frymën e muzikës popullore dhe zbavitëse, si dhe një balet.

Por këto nuk mjaftojnë që ai të figurojë në kaptinën “Portrete të kompozitorëve shqiptarë”, me një tekst voluminoz, duke u rreshtuar krahas emrave më të njohur

të krijimtarisë muzikore shqiptare: Palok Kurti, Martin Gjoka, Fan S. Noli, Shime Deshpali, Kristo Kono, Lorenc Antoni, Prenk Jakova, Rexho Mulliqi, Çesk Zadeja, Tish

Daija.

E keqja është se teprimi i skajshëm nuk ka ndodhur vetëm me Gazmend Zajmin, por edhe me Halit Akil Mark Koci

41

Kasapollin, të cilit, po ashtu, i janë kushtuar hapësira të gjera shkrimore, duke anashkaluar kompozitorët që kanë peshë më të madhe se këta të fundit e sidomos se sa

Zajmi, me krijimtarinë e tyre të rëndësishme për kulturën shqiptare.

Po të mbajmë parasysh se dy emrat e lartpërmendur nuk i takojnë grupit të parë as me krijimtari e as si gjeneratë, shtrohet pyetja: Çfarë kritere e kanë shtyrë autorin e këtij libri t'i futë aty ku nuk duhet dhe t'u rezervojë vëmendje aq të madhe, për të mos thënë të

ekzagjeruar?

Duke lënë mënjanë këtë “incident”, autori Engjëll Berisha, me librin e botuar, shpalos jo vetëm njohuri, por edhe un-in krijues, individualitetin e vet si vrojtues, por edhe si dëgjues i përkushtuar.

Siç e kam theksuar tashmë, artikujt nga njëri-tjetri dallohen jo vetëm për nga trajtimi e cilësia, por edhe për nga distanca kohore e punimit dhe e botimit. Ato janë shkruar me gjuhë të rrjedhshme, por kjo e fundit veç nuk është e pasur në simbole dhe metafora të zgjedhura, siç praktikohet zakonisht në materialet për veprat artistike.

Shumë herë jam matur të shkruaj për këtë libër, në vrojtimet hyrëse të të cilit, autori e quan “përmbledhje punimesh”, “vepër”, “libër”, “vështrime”, “recensione”, “studime”, “kritika”, kurse në ballinë shkruan: Engjëll Berisha - Studime dhe vështrime për muzikën, si botim i veçantë i Seksionit të Arteve, si libër i gjashtë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Para se t'i hyja kësaj pune, u mendova gjatë, ngaqë nuk ka kaluar shumë kohë qyshse është zhvilluar një polemikë e ashpër mes meje nga njëra anë dhe autorit në

Vibracione të shpirtit shqiptar

42

fjalë e kolegut dhe nxënësit të dikurshëm të tij, R. Munishit, nga ana tjetër, në gazetën “Koha për kulturë”.

Aty nuk janë kursyer as fjalët banale, të cilat në një debat normal nuk duhej ta kishin vendin për të dyja palët, sepse krijuan një krizë substanciale të komunikimit e të

dialogut nëmes nesh me pasoja të rënda, jo vetëm gjatë daljes së replikave, por edhe pas tyre.

Fjala “krizë”, që e përdora më sipër, në gjuhën e shkruar kineze përbëhet nga dy simbole: njëri përfaqëson rrezikun, ndërsa tjetri mundësinë.

Pra, duke i ikur rrezikut, unë kam përqafuar të dytën, duke i dhënë mundësi vetes që librin e tij ta analizoj, por edhe t'i qasem me shumë seriozitet, edhe pse ndoshta një ind i subjektivitetit mund të mbizotërojë në shkrimin tim.

Gjithsesi do të mundohem të jem objektiv aq sa është e mundshme në kësi raste, pa e harruar thënien aq të njohur të Ezopit: “Plagët mund të falen dhe të shërohen, por jo të harrohen”.

Njëkohësisht, ky shkrim i imi nuk është bazuar në thënien latine “Mea culpa, mea culpa” (Për fajin tim, për më të madhin fajin tim), për të kërkuar ndjesë nga “dueti” Berisha - Munishi, por për të shfaqur mendime rreth një vëllimi që ka shumë gjëra, në të cilat spikasin ngjarjet, momentet, veprat dhe krijuesit më të shquar të

nënqiellit tonë muzikor gjithëkombëtar, aq të vobektë, por edhe aq të begatshëm në krahasim me mundësitë që na janë dhënë të krijojmë edhe pa atë më kryesoren, siç

thotë autori, se “kushti themelor për një art të mirëfilltë është LIRIA. Liri për këtë popull, i cili gjatë historisë gati nuk ka pasur ose ka pasur fare pak në faza të shkurtra kohore”.

Akil Mark Koci

43

Për të folur për librin e botuar dhe për të hyrë në thelbin e tij si vëllim i veçantë, duhet të shohim pak edhe curriculum vitae, rrugën e jetës, jetëshkrimin e autorit, me synim që lexuesi të bëjë lidhje ndërmjet biografisë së autorit dhe veprimtarisë së tij të gjithëmbarshme, të pasqyruar në librin e botuar, me materiale të bollshme.

Engjëll Berisha u lind më 24 gusht 1934 në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe shkollën e mesme muzikore; vazhdoi studimet në Akademinë Muzikore në Beograd,

është magjistër në muzikologji dhe ka pasur në Sarajevë udhëheqës diplome prof. dr. Zija Kuçukaliq. Engjëll Berisha ka qënë mësimdhënës në Shkollën e Muzikës, Shkollën Normale dhe Gjimnazin e Prizrenit, ndërsa më vonë edhe në SHLP të Prishtinës dhe profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku ka qenë zëvendësdekan dhe dekan. Ka marrë pjesë në sesione

shkencore me kumtesa e ligjerata në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Sarajevë, Novi Sad. Ka botuar artikuj, ese, recensione dhe studime për historinë e muzikës e muzikologjinë në “Studime” (ASHKA), në Leksikonin e Muzikës Jugosllave,1,2 (Zagreb), në Fjalorin

Enciklopedik Shqiptar (ribotim Tiranë).

Është autor edhe i një vargu vështrimesh në “Fjala”, “Shkëndija”, “Rilindja”, “Bota sot”, “Koha ditore”, “Pro musica” (Beograd), “Zvuk” (Sarajevë).

Ka hartuar monografinë “Zhvillimi i stileve në veprat e kompozitorëve të Kosovës” (“Libri shkollor”). Për shkolla të mesme ka botuar dy libra për kulturën muzikore,

ndërsa SHLP e Prishtinës i ka shtypur dispensën me titull “Historia e muzikës botërore”. Mban gradën e profesorit të rregullt dhe shumë tituj të tjerë. Duke filluar nga viti 2000

Vibracione të shpirtit shqiptar

44

është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Para se të flasim më gjerësisht për këtë libër voluminoz, duhet të theksojmë se shkrimet që janë përfshirë në të, përfaqësojnë vazhdimësinë e qasjes fenomenologjike dhe sëbashku krijojnë një metodë studimi të konceptuar drejt, të ndarë në nëntë grupime

ose kaptina, të strukturuara sipas temave dhe rëndësisë së tyre.

Pra, autori na bën me dije se nuk është vetëm regjistrues, por i ka paraqitur temat aktuale të kohës në muzikën tonë dhe njëkohësisht ka vënë caqe midis krijimeve të suksesshme dhe atyre më pak të suksesshme, si dëshmi e një studimi korrekt, e një vetëdijësimi të plotë të vështrimit ose më mirë të themi të një interpretimi jo vetëm të veprave tona bashkëkohore, por edhe më gjerë.

Në disa punime thellohet më shumë, kurse në disa të tjera na rreshton vetëm fakte, duke i bërë jehonë thënies: “Për atë që nuk është shkruar, nuk ka ekzistuar”.

Në kaptinën e parë, që titullohet “Vështrime e studime mbi historinë e muzikës artistike shqiptare”, nëse e analizojmë mirë, kemi dy tema jashtë kontekstit, të cilat nuk aspirojnë aspak të jenë në ketë grupim. Është fjala për “Roli i muzikës në jetë dhe shoqëri” dhe

“Kultura muzikore e shekullit XX”.

Tema e parë, që do ta konsiderojmë të suksesshme, ka mendime me mesazhe të qarta, siç është roli dhe forca e muzikës në edukim, ndikimi dhe roli i saj si fuqi magjepsëse dhe formuese.

Akil Mark Koci

45

Gjithashtu flitet gjerësisht edhe për mendimin e filozofëve të lashtë e sidomos të atyre klasikë grekë, Platoni dhe Aristoteli, që “shkojnë shumë larg në besimin e tyre për rolin e fuqisë së muzikës në edukimin e rinisë”.

Autori vëren se “Platoni, në veprën e tij Shteti, koncepton rregullimin e një shteti demokratik skllavopronar, në kuadër të të cilit e paraqit muzikën si pjesë përbërëse të

edukimit të rinisë së Athinës krahas mësimit të filozofisë dhe lëndëve të tjera”.

Më pas shtjellon edhe nocionin muzikë, ”që kishte kuptim më të gjerë se sa në kohët e mëvonshme”.

Përsa i përket ndarjes së shoqërive në klasa, ai thotë: “Edhe muzika si pjesë e jetës dhe e shoqërisë do të ketë karakter klasor “ dhe flet për rolin e saj në kuadrin e sistemit me

klasa. Gjejmë aty edhe elemente të vërtetë, por baraspeshën ia humbin ca mendime të tejkaluara, një pjesë e të cilave ndoshta kanë qënë aktuale për kohën e monizmit, por sot nuk qëndrojnë aspak, sidomos kur vihet në pikëpyetje muzika e shënjtë. Lidhur me këtë,

ndër të tjera, thotë: “Nga kjo muzikë kërkohet të luajë një rol të veçantë në mendjen e shpirtin e njerëzve që të jenë të devotshëm dhe të përvuajtur, t'u nënshtrohen hyjnive të

doktrinës kishtare si dhe atyre që predikojnë këtë doktrinë, do të thotë priftërinjve dhe kishës në përgjithësi. Në këtë mënyrë populli do të bëhet i dëgjueshëm jo vetëm ndaj perëndisë, por edhe ndaj pushtetit”.

Pra, ky shkrim jo vetëm që s'ka të bëjë me realitetin muzikor, por na sjell ndërmend ligjërimet e bashkëkombësve tanë matanë kufirit shqiptaro-shqiptar në kohën e realizmit socialist dhe të monizmit. Po qe se autori Engjëll Berisha do të kishte shfletuar botime të

Vibracione të shpirtit shqiptar

46

shteteve që nuk e kanë njohur atë regjim të përbindshëm, me siguri nuk do t'i kishte përfshirë në këtë artikull.

Më tej gjejmë edhe këto: “Rol të rëndësishëm do të luajë muzika edhe në luftën masave” dhe i referohet Revolucionit Borgjez Francez “kur u krijuan më se 2000 këngë, ndër to edhe Marsejeza e kompozuar nga Rozhe de Lil, e njohur për frymën e saj në veprat e kompozitorëve të famshëm Beethoven, Berlioz, List, Smetana, Lisinski etj”. Flitet për

ngjarjet e Komunës së Parisit, ku, sipas vargjeve të Ëzhen Poatje, kompozitori Pierr Dezhete kompozoi Internacionalen, pastaj përmenden këngët e krijuara gjatë

Revolucionit të Tetorit, këngët e Luftës Nacionalçlirimtare, roli i muzikës në shoqëritë totalitare, centraliste, jodemokratike ku, siç pohon autori, “Muzika artistike është programuar sipas nevojave propagandistike të ideologjive pushtetmbajtëse”.

Flet edhe për rolin e muzikës në edukimin estetik, për forcën e saj në jetën e njeriut, ku hasim edhe në konstatimin se “Muzika, me gjuhën e saj universale, ka hapësirë të gjerë që të komunikojë drejt mes njerëzve, të themi pa përkthyes”. Këtu del në pah ose mosnjohja e ligjësive të brendshme të artit, - gjë që nuk ma merr mendja, - ose

kemi të bëjmë me një mendim kuturu se vlerat e tij nuk i takokan universit artistik dhe estetik! Nëse muzika të emocionon dhe të fisnikëron, atëherë i duhet prezantuar

“konsumatorit” më qartë, por kurrsesi nuk i nevojitet e as i hyn në punë “përkthyesi” për ta kuptuar artin si krijim dhe rikrijim shpirtëror, përderisa ai zgjon ndjenjat dhe

emocionet tek çdo njeri. Ky i fundit e shijon në mënyrën e vet, varësisht nga disponimi momental, nga çasti i dëgjimit, nga shkalla e ngritjes intelektuale, nga njohuritë muzikore dhe shumë elemente të tjerë të nevojshëm.

Akil Mark Koci

47

Përndryshe, duhet pohuar se autori ligjëron bukur e kjo paraqet pjesë të predikatores individuale për aspektin e invencionit krijues, atë ideoestetik dhe qasjet origjinale,

duke rreshtuar një numur të madh kompozitorësh të shquar, pa kode.

Tema, e cila, sipas mendimit tim, gjithashtu, nuk duhej ta kishte vendin në këtë kaptinë, është “Kultura muzikore e shekullit XX”, sepse nuk përkon me temën kryesore. Megjithatë e ka shtjelluar hijshëm duke konstatuar se “arti muzikor i shekullit XX nuk është homogjen në pikëpamje të orientimeve stilistike”, sidhe shumë dukuri të tjera të rëndësishme për ketë shekull, siç janë bitonaliteti, dodekafonia, aleatorika, muzika

konkrete, muzika elektronike dhe përafërisht shumicën e risive të shekullit XX.

Por i kanë shpëtuar pa përmendur “Minimalizmi” i Filip Glassit, “Thjeshtësia e re” dhe shumë rryma të reja që janë pjesë e këtij shekulli.

Edhepse si muzikolog duhet t'i njohë mirë këto gjëra, për çudi nxjerr përfundime pak a shumë arbitrare dhe të papërfytyrueshme për një shkencëtar, sidomos kur deklaron: “Bëhen eksperimente të ndryshme, por ka edhe insistime që me çdo kusht të bëhen inovacione, kompozitori të bëhet ‘origjinal’ duke iu shmangur çfarëdo parimi estetik dhe

rregulle që e shpijnë muzikën në një gjendje kaotike”.

Për këto probleme mund të diskutohet edhe më gjerë, por meqë vendi nuk na lejon, po i kujtoj atë që ka thënë shkrimtari e dramaturgu gjerman Lesing: ”Kritiku i vërtetë nuk i nxjerr rregullat prej shijes së vet, por shijen e formon në varësi prej rregullave që i kërkon natyra e vërtetë e gjërave”.

Vibracione të shpirtit shqiptar

48

“Zhvillimi i muzikës shqiptare”, pjesë nga ligjërata e mbajtur në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huajt në Prishtinë, botuar në gazetën “Rilindja” të datës 11.09.1976, pas hyrjes që paraqet një histori të shkurtër, flet për begatinë e folklorit muzikor shqiptar, pasurinë e larminë e tij në aspektin melodik e ritmik. Pastaj për ndarjen e tij në muzikën e Veriut (Gegët) dhe të Jugut (Toskët), më tej mbi polifoninë dhe muzikën popullore të

fshatit (katundit), sidhe atë të qytetit.

Flet edhe për fondin mjaft të pasur të instrumentariumit(?). Mos ndoshta me këtë ka pasur

parasysh instrumentet muzikorë? Vazhdon të ndalet mëntutje edhe në muzikën e kultivuar, në hapat e para të saj e deri tek formimi i institucioneve më të rëndësishme

muzikore, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, si dhe të shkollave të muzikës.

Autori nuk rri pa folur edhe për krijimtarinë artistike në përgjithësi, duke zënë në gojë një plejadë krijuesish shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri, për të mos lënë mënjanë as veprat simfonike dhe skenike, si dhe dy opera, por harron të përmendë baletet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Megjithë vërejtjet e mësipërme, mund të pohojmë se kemi përpara një shtjellim të bukur për albanologët e huaj.

Sidoqoftë, përderisa vendosi që këtë temë ta botonte në kuadrin e kësaj përmbledhjeje, atëherë do të duhej ta zgjeronte dhe jo ta copëzonte në tema të tjera, siç janë në vazhdim: “Gjurmët e muzikës artistike shqiptare në Kosovë”, botuar në “Rilindja”, datë 1.05.1985, ”Shënime mbi zhvillimin e muzikës artistike në Kosovë” (shumë Akil Mark Koci

49

shkurt), ”Muzika në RP të Shqipërisë”, artikull i botuar në “Zvuk” të Sarajevës në gjuhën serbokroate në nr. 3/1975, ”Krijimtaria korale në Kosovë”, botuar në “Pro musica” të Beogradit nr. 66/1973.

Vështruar në tërësi, të gjitha këto janë një rimarrje e temave të botuara më herët dhe që do t'i ndeshim edhe më vonë. Mund të cilësohen shkrime me interes, por si atyre, ashtu edhe krejt librit, u mungon bibliografia, çka është e palejueshme për një studiues të njohur e sidomos për një institucion të lartë shkencor dhe artistik, siç është Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.

Më habit fakti që recenzentëve nuk u ka rënë në sy, jo vetëm kjo, por edhe shumë gabime të tjera.

Artikulli pasues, i titulluar “Temat e muzikës shqiptare në disa nga veprat e autorëve sllavë”, botuar në “Rilindja” më 10 dhjetor 1988, flet gjerësisht për ketë subjekt, kurse në materialin vijues shkruan për “Disa karakteristika te brezit të dytë të kompozitorëve

kosovarë”, botuar në “Rilindja” të datës 13.09.1986. “Ndikimi i stileve në veprat e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës” bën fjalë për stilin si kategori estetike, veçanërisht për stilin në artin muzikor, duke përmendur edhe emrat e kompozitorëve dhe të veprave

të autorëve shqiptarë.

Ky punim është botuar në “Studime”, nr. 2/1995 të ASHAK (Prishtinë) dhe meriton të lavdërohet, sepse trajton jo vetëm një temë interesante, por edhe sepse autori i referohet stilit të kompozitorëve shqiptarë duke nxjerrë në pah pluralitetin e shprehjeve individuale në veprat e autorëve, të krijuara në rrethana dhe kushte të caktuara. Kompleksiteti krijues i kompozitorëve është Vibracione të shpirtit shqiptar

50

konceptuar pa himnizime. Në këtë kontekst, është theksuar fakti që “arti si realizim shpirtëror është rezultat i punës individuale, por edhe aktivitet shoqëror”, jo vetëm në

retrospektivë, por edhe në perspektivë.

Punimi “Luftrat çlirimtare në veprat vokaleinstrumentale të autorëve kosovarë”, pas një hyrjeje të zakonshme, rreshton luftrat çlirimtare që nga Revolucioni Francez e deri te Lufta Nacionalçlirimtare, sidhe shumë kompozitorë, të cilët kanë krijuar vepra enkas për këto ngjarje, duke filluar nga Gosek, Gretey, Beethoven, Meuili, Lesiri, Kerubini, duke vazhduar me kompozitorët e ish - Bashkimit Sovjetik, si Mkjaskovski e duke ardhur deri te kompozitorët shqiptarë të Kosovës - pothuajse të gjithë kompozitorët e brezit të parë dhe të dytë, veprat e të cilëve na kujtojnë krijimet e realizmit socialist, por me ca mangësi thelbësore. Këtë e them sepse edhe unë jam njëri ndër kompozitorët që kam shkruar pjesë me të njëjtën tematikë.

Mirëpo Berisha, në një artikull të botuar në revistën “Fjala” qysh më 1.5.1985, përqëndrohet vetëm në disa vepra për të cilat mendon se kanë peshë më të madhe,

sidomos në 12 kantata dhe me vetëdijë i ka vënë qëllimin vetes të ndriçojë punën e madhe të autorëve, si: kantatën e Rexho Mulliqit ”Poema për ata”, “Rezistencë 1943” të

Esat Rizvanollit e kantatën “Ramiz, o vëlla” të Vinçenc Gjinit. Në këtë aspekt, më duket se ka të drejtë kur thotë: “Vlen për t’u theksuar se asnjë kantatë e kompozitorëve tanë

nuk është botuar. Pikërisht për ketë shkak nuk jemi në gjendje t’u bëjmë një analizë të thukët....”.

Megjithatë, në rastin e kantatës “Poema për ata”, ndodhemi përpara një analize tepër të mirë. Mjafton t'i Akil Mark Koci

51

referohemi frazës: “Kjo është poemë meditativo-elegjiake menjë atmosferë epiko-lirike”, si edhe shumë qëmtimeve të tjera të gjetura e të formuluara mirë.

Meqënëse këtë kantatë e kam kënduar shumë herë si pjesëtar i korit të Radio Prishtinës dhe e kam incizuar po me këtë kor në vitet 1958 e 1961, e kam ende të freskët

në kujtesë. Prandaj i tërheq vëmendjen kolegut Engjëll Berisha se në pjesën “Prej nesh ka me lindë liria” mund të jetë ndoshta ndonjë “fragment nga marrshi fashist për të

përkujtuar se ai ishte ende i pranishëm”. Por habitem se si po ai fragment qënka marrë edhe nga “Vëlltava” e kompozitorit çek Bedzhih Smetana. Sidoqoftë, është koha

ta themi të vërtetën, ashtu siç është, madje ish dashur të pranohej me kohë, sepse shumë prej nesh këtë gjë e kemi ditur.

Me rëndësi është fakti që Berisha u ka bërë analizë këtyre veprave për të zbërthyer vlerat artistike të kësaj gjinie, pavarësisht që, me dashje ose jo, janë të pranishme ca fragmente nga ndonjë vepër tjetër. Kjo ka ndodhur, madje mund të ndodhë edhe herë të tjera, se, sikurse ve në dukje violonçelisti i njohur Pablo Kazals: “Le të mos harrojmë që kompozitorët e mëdhenj kanë qënë gjithashtu vjedhësit më të mëdhenj “. Pra, një dukuri e tillë mund t'i ndodhë gjithkujt e jo vetëm kompozitorit tonë të nderuar, Rexho Mulliqit.

Me rastin e 530-vjetorit të lindjes së kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Berisha shkroi një artikull mjaft të mirë për këngët popullore dhe për këngët korale

a cappella, për muzikën orkestrale të frymëzuar nga jeta e Skënderbeut, për vepra skenike dhe për operat shqiptare me temë nga jeta e Skënderbeut. Ky artikull ka natyrë

Vibracione të shpirtit shqiptar

52

hulumtuese dhe janë shfrytëzuar materiale të shumta, që nga autorët e huaj e deri tek autorët shqiptarë. Duke u mbështetur në këto punime, është arritur që konceptimi i

lëndës të ketë një ecuri të mirë, normale në aspektin e analogjisë tipologjike.

Njëherazi, përmes degëzimit të kompleksitetit veprimor, është kaluar tek përqëndrimi në  kontekstin e ngjarjeve, që nga fillimet e muzikës artistike dhe tangencialisht është shqyrtuar jo vetëm muzika për bandë, por edhe ajo skenike: opereta dhe opera.

Më tej, mëton të hedhë dritë në një lidhshmëri funksionale nëmes këngës popullore dhe veprave artistike, duke ravijëzuar, karakterizuar dhe gërshetuar me mjaft imagjinatë e fantazi elemente të ndryshëm përbërës, si pjesë të së tërës.

Në kuadrin e këtij kreu kemi edhe punimin me titull “Zhvillimi i muzikës skenike shqiptare”, që përfshihet në procedeun studioz që ka në vetvete përmasat e peshën e

një vlere historike si metatekst i referimit në subjektin e krijimtarisë gjithëkombëtare. Nëse e kuptojmë që muzika është paradigmë dhe shtresojë e shumë nënshtresave në

të njëjtën shprehje, atëherë s'kemi se si të mos i cilësojmë e t'i këqyrim rrjedhat e saj si një porosi universale me vlera të qëndrueshme plot veçori.

Për këtë shkak edhe Berisha i është qasur kësaj teme me shumë seriozitet duke u përqendruar në strukturimin e ngjarjeve me një tekst narrativ, duke depërtuar në

thelbin e tyre dhe duke sublimuar jo vetëm realitetin muzikor, por edhe atë artistik dhe estetik.

Autori shpjegon kronologjikisht ecurinë e kësaj gjinie duke filluar që nga pjesët më të lehta e deri te

Akil Mark Koci

53

veprat skenike, - opera dhe baleti, - pra një qasje serioze në trajtimin e kësaj teme.

“Zhvillimi i muzikës kamerale shqiptare” dhe “Fillimet e muzikës kamerale në Kosovë”, janë dy artikuj mjaft të mirë, që i veçorizon vështrimi historik.

Përmenden Bahu, Hendeli e të tjerë, pa anashkaluar as autorët shqiptarë. Përmes penelatash të shkurtra, nxirret në pah cilësia e veprave të muzikës kamerale.

Aty ceken edhe disa anomali në procesin krijues, që nisin me kërkesat e kreut politik shqiptar, të programeve ideoestetike që kërkonin vepra “të kapshme për masat e

gjera popullore....” e që për kohën tonë tingëllojnë anakronike.

Para se të vazhdojmë me temat e tjera, duke filluar nga artikulli “Patriotizmi nëpërmjet këngëve”, - që do të zenë vend në vëllimin tim të dytë, - do ta përmbyllim pjesën e parë me ca përpjekje për të qatësuar disa synime të autorit Engjëll Berisha nga një këndvështrim më i gjerë.

Duhet theksuar se fenomeni që përshkon atë strukturë të domosdoshme gjatë analizës së një vepre, si akt sublim i identifikimit të autorit, duhet të nxjerrë si përfundim një mendim të formësuar, pa pasur asgjë të rastësishme, por të zbulojë barasvlerën që paraqet një element me rëndësi i determinizmit metaforik, si vizion i nënvetëdijës, që pranon diskursin e rrjedhave astrale në një vepër muzikore.

Mbi përmbajtjen e veprës duhet gjykuar jo vetëm nga analiza konkrete, të themi objektive e veprës, por edhe nga marrëdhëniet midis ca subjektesh të nevojshmëm nëmes autorit dhe kompleksitetit problemor

Vibracione të shpirtit shqiptar

54

si sistem jo vetëm vlerash individuale, por edhe vlerash të përgjithshme muzikore.

Sepse pa këto kritere nuk mund të formulosh asnjë segment historie të krijimtarisë muzikore, - siç edhe pretendon autori, - duke marrë parasysh edhe autorët dhe zhanret muzikore të cilat i trajton në kuadrin e një universi muzikor.

Vlerësimi ose vlerësimet do të ngelin procedime simpatike, por të zbrazëta nëse nuk merren parasysh edhe përjetimet estetike të veprave të dëgjuara dhe të analizuara, duke ditur se muzika si sistem individual vlerash, në krahasim me pikturën, poezinë, artin pamor, paraqet fshehtësi të papërfytyrueshme. Këtu duhet të shprehim rezerva ndaj një thënieje të Leonardo da Vinçit, ku piktura mbivlerësohet, ndërsa muzika nënvlerësohet.

“...Piktura ia kalon muzikës dhe e dominon atë, sepse nuk vdes menjëherë pas lindjes së vet, siç vdes e shkreta muzikë.....”. Në të vërtetë ajo vdes, veçse nuk vdes tërësisht, por në

mënyrë të pjesshme, sepse ringjallet, rimishërohet dhe, po nuk patëm edhe pak “dell”, siç thotë një fjalë e vjetër popullore: “Veshët dhe sytë mund të jenë dëshmitarë të rremë

po qe se niveli intelektual nuk është në lartësinë duhur”. Pra, sido që të jetë, Leonardo da Vinçi ka të drejtë vetëm pjesërisht.

Duke qëndruar në pozitat e hulumtuesit, mund të vërejmë se shumë më lehtë e kanë kritikët letrarë dhe ata të artit pamor që të bëjnë vrojtime të mprehta dhe, me

referime të qarta, të theksojnë thelbësoren në veprën e analizuar, sepse ekziston semiotika e nevojshme, jo me hieroglife, por me gërma dhe me fjalë si në “tepsi”e jo si

në muzikë.

Akil Mark Koci

55

Për atë që nuk e njeh mënyrën e të krijuarit, notat paraqesin hieroglife të vërteta, por të pakuptueshme. Prandaj muzikologët duhet të dëgjojnë dhe njëherazi ta kenë partiturën përpara gjatë gjithë kohës së analizës.

Përndryshe nuk mund të zbulojnë të fshehtat, misteret e shprehjes artistike brendapërbrenda shpirtit krijues e as imazhet që dalin nga ajo vepër muzikore.

Gjithaq e rëndësishme për muzikologët është të thellohen në kërkimet e në ligjërimet estetike të nevojshme dhe të domosdoshme për të aspiruar atë qasje të duhur, për t'i shpjeguar vlerat ose jovlerat e një vepre gjatë analizës jo vetëm muzikologjike, por edhe artistike, estetike dhe filozofike.

Sepse “Arti është plagjiaturë ose revolucion “ thotë Pol Gozhye, e kjo aty nuk bie në sy pa qënë në rrjedhat e tij, pa i njohur nocionet, veprimin krijues dhe jo nga këndvështrimi amator, por tejet profesional.

Duam - s'duam, na duhet të pranojmë se mjerisht në muzikë, më saktë në muzikologji, kemi pak kuadro që janë në gjendje t'u përgjigjen e t'i përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme, përfshi njohjen jo vetëm të rregullave të lojës, por edhe të përjashtimeve. Të marra sëbashku, këto përbëjnë një kusht sine qua non për ta çuar deri në fund detyrën e vlerësuesit të paanshëm e sa më bindës të krijimtarisë muzikore.

Pra, duke i pasur parasysh elementet që i cekëm më lart, mund të pohojmë se, duke filluar nga shkrimi i parë i tij i datës 20.07.1969, i botuar në revistën “Fjala”, me

titull “Vatrosllav Lisinski - themelues i operës kroate” dhe i ribotuar në këtë libër, ashtu si edhe shumë artikuj, punime, vështrime dhe shkrime me pretendime

Vibracione të shpirtit shqiptar

56

shkencore, autori nuk na paraqitet vetëm si regjistrues i thjeshtë i ngjarjeve muzikore, i interpretimit të veprave, por analizues e shtjellues serioz i të gjitha dukurive muzikore.

Kësaj ia arrin falë faktit se, si njeri dhe bashkëkohës, e ka përcjellë me vëmendjen e duhur krejt ecurinë dhe dinamikën e tyre. Këtë e ka bërë në vazhdimësi, me koherencë, duke shfaqur, në artikujt e botuar e të datuar, mendime të pjekura për aspekte të ndryshme të jetës komplekse muzikore, në periudha të caktuara.

E, pra, nëse e shqyrtojmë punën e Berishës me imtësi, do të shohim se ka trajtuar tema shumë interesante dhe në mënyrë eksplicite është shprehur për zhvillimin, gjurmët, krijimtarinë, ndikimin e stileve në zhvillimin e muzikës skenike, kamerale etj.

Përmes artikujve të Engjëll Berishës, kohë pas kohe dhe sistematikisht, lexuesi është informuar drejt e saktë për veprat e interpretuara. Ato kanë qënë mesazhe të rëndësishme të ngacmuara nga krijimet dhe ndodhitë reale të jetës sonë muzikore.

Analizat dhe diskursi ligjërues, si pjesë e predikimit objektiv për problemet e krijimtarisë, jetës dhe ngjarjeve muzikore gjithëkombëtare shqiptare, nuk paraqesin vetëm aspektin vëllimor e sasior, por, para së gjithash, atë cilësor.

Me vlerësimet kritike, Engjëll Berisha hedh dritë jo vetëm në problemet, por edhe në brendinë e veprave dhe të krijimtarisë muzikore në tërësi, sidhe gjurmon dhe

ofron nga shumë pikëpamje, ide të reja, origjinale, sidomos përsa i përket ecurisë zhvillimore të muzikës

Akil Mark Koci

57

artistike shqiptare si art, i cili, me fuqinë magjike, i jep jetës një kuptim të ri, duke hapur horizonte të reja. (vijon në vëllimin II)

Vibracione të shpirtit shqiptar

58

Lament për kompozitorin Esat Rizvanolli

 

Shpesh më ka ndodhur të shkruaj për ndonjë krijues, ngjarje apo diçka tjetër në lidhje me profesionin tim të muzikantit. Nuk dija nga t'ia filloja, sidomos kur më duhej të zgjidhja ndërmjet kolegëve tanë të vokacionit, që fizikisht nuk janë më në mesin tonë, me ne,

në takime, koncerte, biseda nga më të ndryshmet.

Gjatë të gjitha diskutimeve që kemi pasur në Shoqatën e Kompozitorëve (tash ajo shoqatë mjerisht nuk ekziston dhe lokalet ia kanë uzurpuar), në biseda të përditshme, kurrë nuk kam menduar se mund të vinte një ditë që nuk do ta shihja më Lorenc Antonin, Rexho

Mulliqin, Mark Kaçinarin, Musa Piperkun, Esat Rizvanollin...

Edhepse kam për të thënë shumë për të gjithë ata, të cilët i kam përkujtuar shpesh herë me shkrime për veprimtarinë e tyre muzikore, gjithsesi, për mikun, kolegun, bashkëpuntorin e ngushtë në Radio Prishtina, Esat Rizvanollin, nuk kam shkruar asgjë kohëve të fundit, përveç kur u diplomua. Me atë rast hodha në letër një vështrim mbi krijimtarinë e tij muzikore.

Këtë ai e ka merituar jo vetëm si koleg, por edhe si krijues: vepra e tij e rreshton ndër kompozitorët më të spikatur, në radhë të parë të mbarë muzikës shqiptare, por i jep edhe përmasa botërore.

Këtë e them sepse krijimet e tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, përmes materializimit të këngës e të krejt folkorit shqiptar, na bëjnë të njohim një shpirt të pastër, të denjë, që gjakon shqip nga tradita, nga larmia e melodisë dhe e ritmit e sidomos nga frymëzimi

Akil Mark Koci

59

prej eposit shqiptar. Mund të pohojmë pa ngurrim se ky i fundit ka qënë dhe do të jetë edhe në të ardhmen njëri prej elementeve parësorë të formësimit kombëtar.

Folklori në veprat e Rizvanollit nuk paraqitet, të themi, në mënyrë ,,naive,,, por shtjellohet e përdoret me mjeshtëri, si përbërës qëndror në krijimin e veprave të

reja muzikore, të cilat u përmbahen normave, rregullave, koncepteve, jo vetëm artistike, por edhe morale. I tillë është rasti për çdo krijues të afirmuar, të sotëm apo që do

të vijë.

Njëherazi me qëmtimin e zgjedhjen me kahe të veçantë dhe me kujdes, deri në përpikëri, me klasifikimin dhe përpunimin e materialit, të cilin më vonë e përdor në krijimin e veprave të reja muzikore, Rizvanolli ka mbajtur parasysh edhe mundësitë interpretuese dhe ka matur pulsin muzikor e, përmes tij, kërkon detaje specifike në tërësinë logjike të veprës.

Poetika e tij muzikore, krahas lirizmit, ka qenë gjithmonë në shërbim të të kërkuarit të kombinimeve tingëllore e këtë e hasim në “Suitën dasmore”, në valle dasme, në “Vallen e rëndë” dhe në disa kompozime të tjera, të krijuara me profesionalizëm të epërm.

Kur i dëgjojmë tingujt e këtyre veprave pas kaq kohe, na bëhet e qartë shprehja e stili i tij përmes jo vetëm individualitetit artistik, por edhe përmes përzgjedhjes së lëndës së parë që ka vënë në përdorim.

Kur themi këtë, gjithnjë kemi parasysh momentin e gjykimit se, për një vepër artistike, në dëgjimin me kujdes na paraqitet procesi i domosdoshëm i rinjohjes dhe i takimit me vlerat e qënësishme, që ngërthen e mbart, me shpërthimin e deshifrimin e ndjenave të botës së

Vibracione të shpirtit shqiptar

60

brendshme vetjake të autorit, që ka derdhur në të mund, aftësi, frymëzim e sidomos pasion.

Në dromcat folklorike, natyra shqiptare shpalos bukurinë e kozmosit tingëllor, me veçori të spikatura, përballë instinktit imagjinar që shpesh kalon edhe në magji muzikore, por gjithnjë bazuar në ndjenja që burojnë nga thellësia imagjinative e folklorit. Ashtu, e heshtur, por me plot entusiazëm e ngazëllim, ajo qëndron fort, me të dyja këmbët, në

truallin kombëtar, në hapësirën kohore, edhe ajo plot vorbullim.

Rizvanolli gjithmonë e ka përjetuar muzikën si mrekulli, si art përmasash të mëdha, plot subtilitet dhe më afër njeriut në krahasim me të gjitha artet e tjera ekzistuese.

Sytë dhe veshët ndonjëherë mund të jenë deshmitarë të këqij, nëse mendja nuk është e arsimuar, prandaj muzika e tij nuk është e një kompozitori intuitiv ose, - si kishin me thënë muzikologët tanë, - një shprehje tejet e zhvendosur në praktikën muzikologjikeautodidakt, por e një krijuesi homohabilis ose homo ludensa që paraqet njeriun me vlera të shumta.

Nuk duhet lenë jashtë vëmendjes edhe përdorimi me efekte tingëllore, që bëjnë bashkërendimin e mendimeve muzikore dhe ndikojnë qartazi në rrjedhën e

tyre të natyrshme.

Edhepse ka jetuar në një kohë të detronizuar kulturalisht, ai kurrë nuk e ka humbur besimin në vërtetësinë e artit si proces i domosdoshëm dhe gjithmonë e ka konsideruar

veten asgjë tjetër përveçse kompozitor.

Akil Mark Koci

61

Ai nuk e ka këqyrur muzikën thjesht si tingëllimë, por diçka hyjnore. Ky është shkaku që, edhe kur dëgjojmë veprat e tij, mund të hasim në krijime mjaft delikate, intime, sepse substanca e tyre nuk është hermetike, por e gjërë, e krijuar me dashuri dhe passion,

duke futur në artin e tij kompozimin si object. Megjithse këto nuk përkojnë me kërkesat e kohës sonë, prapëseprapë qëndrojnë fort si të pacënueshme.

Pra, ai kërkon që në krijimet e veta të jetë sa më origjinal. Kështu e ndjejmë praninë e krijimeve jo vetëm si lëndë muzikore, por edhe si një dukuri artistike, humane, madje edhe psikologjike.

Në veprat e tij nuk hasim asnjë element të muzikës avangardë ngaqë gjithçka është rrjedhojë e procedimit edukativ shkollor dhe e mësimeve që ka marrë nga profesorët e tij, si bie fjala Zhivkoviq e Josif. Këta kanë qënë kompozitorë dhe teoreticienë të shkëlqyeshëm. I kam njohur personalisht dhe më duhet të pohoj se kanë pasur qëndrim jo miratues ndaj rrjedhave të kohës, çka na e dëshmon mosprania e trendeve të reja ne veprat e tyre. Duke i mbetur besnikë deri në fund të ashtuquajturës “traditë muzikore”, tek ata nuk e hasim aspak lëvrimin e stilit të shekullit XX. Në këtë frymë i kanë përgatitur edhe studentët përkatës.

Me sa duket, edhe gjatë studimeve pasuniversitare në Konservatorin e Moskës (1983-1985), te profesori Semyonoviç-Lehman, Esat Rizvanolli nuk i është avitur rrymës avangardiste gjysmës së dytë të shekullit XX.

Sot, kur shohim opusin e tij krijues nga kjo distancë kohore, sidomos kur kemi parasysh veprat e tij kruciale, siç janë dy koncertet për violinë dhe orkestër, “Poemën

Vibracione të shpirtit shqiptar

62

simfonike”, “Simfoninë në dy blloqe”, bindemi se kemi të bëjmë me një krijues, i cili na ka lënë vepra dinjitoze.

Njëherazi me kënaqësinë që i ka falur procesi krijues i kompozimit, ai është munduar t'i zgjidhë problemet krijuese teknike latente. Kjo mënyrë të menduari e të vepruari nuk vërehet vetëm te Rizvanolli, por edhe te shumë krijues të tjerë të mirëfilltë, që kanë shënjuar epokën krijuese të një populli të tërë. Sidoqë thuhet se në kulturën muzikore, në krahasim me popujt të tjerë të Ballkanit e të Evropës, jemi “minorë”, prapëseprapë

mund te krenohemi që kemi nxjerrë nga gjiri një krijues si Esat Rizvanolli, i cili, me qëndrim e vet stoik në art e në krijimtarri, ka ditur t'i verë saktë pikat mbi “i”. Prandaj,

me të drejtë mund të themi se, ndoshta do të kalojë kohë e gjatë deri sa të formohet një krijues i përmasave të Esat Rizvanollit - përparësi dhe element i qënësishëm i

habitusit krijues.

Pra, duke e përkujtuar me këtë Lament, shpresojmë të jetë i pranishëm me muzikën që na e ka lënë si thesar të çmueshëm dhe njëkohësisht t'i shprehim mirënjohjen e thellë për kontributin e madh që ka dhënë në muzikën shqiptare, duke e pasuruar me vepra dinjitoze të cilësisë artistike më të epërme.

Akil Mark Koci

63

Fahri Beqiri, kompozitori profesionist me afinitet ndaj amatorizmit

 

Nocionin kompozitor profesionist, kompozitor i diplomuar dhe të prezantuar në aspektin social e profesional, për të parën herë e kam dëgjuar nga një koleg i imi, i cili në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar pat studiuar në degën e kompozicionit në Ljubljanë

(1967) dhe pat ardhur ne Kosovë.

Në bisedat me ne, në diskutimet në shoqatë, i përdorte këto emërtime pandërprerje. Ato tingëllonin disi të veçanta dhe të papranueshme. Me sintagmën kompozitor profesionist, ai orvatej ta dallonte e ta veçonte veten nga kompozitorët joprofesionistë, të cilët nuk e

kishin kryer degën e kompozicionit.

Unë, përkundrazi, mendoja se kjo nuk ishte diçka tragjike sepse nuk i pengonte kompozitorët e tjerë, të cilëve u mungonin këto kualifikime, që të kompozonin,

pra të krijonin vepra të reja dhe ta ushtronin mjeshtërinë e kompozitorit.

Përsëritja e njëpasënjëshme e këtyre termave filloi të bëhej , sa e bezdisshme, aq edhe banale.

Deri atëhere, këto terma a nocione, nuk m'i pat zënë veshi ndonjëherë, askund në qarqet muzikore, jo vetëm në Kosovë, por as edhe në Evropë.

Për këtë absurditet duhet t'i kujtoj kësaj kategorie kompozitorësh të diplomuar, se krijues të shquar, si Bahu, Moxarti, Beethoveni dhe shumë të tjerë, nuk e kanë mbaruar shkollën e lartë, por në asnjë rast e kurrkund nuk i emërtojnë si kompozitorë joprofesionistë ose

autodidaktë, siç veprojnë muzikologët tanë, të cilët me aq

Vibracione të shpirtit shqiptar

64

pompë i përdorin në artikujt e tyre këto terma, a thua se kanë zbuluar diç të re.

Është më se e qartë që botëkuptimi i tyre në lidhje me sa thamë më lart, është absurd, sepse nxjerr në pah mospërcjelljen, mospërfilljen e mungesën e informacionit

në këtë aspekt.

Pra, ose nuk lexojnë, apo nuk kanë dashur e nuk duan të dinë se procedime të tilla janë braktisur qëmoti. Në fakt, emërtimet kompozitor profesionist dhe autodidakt,

as që kanë ekzistuar ndonjëherë, sepse kompozitor ose je ose nuk je.

Kjo dukuri nuk haset as në fusha të tjera krijuese: në letërsi, në pikturë dhe në arte të tjera, sepse me kohë është bërë e qartë kush është dhe mund të jetë shkrimtar,

poet, piktor. Janë veprat ato që u japin këtë cilësi dhe jo gradat shkollore.

Kurrë nuk kam dëgjuar për Shekspirin apo Gëten të thuhet se nuk janë shkrimtarë profesionistë, por autodidaktë ngaqë nuk kanë kryer shtudimet e larta. E njëjta mund të thuhet edhe për Gojën dhe për piktorët e tjerë të shquar.

Këtë hyrje të gjatë e bëra vetëm e vetëm që të përgënjeshtroj thëniet e pseudomuzikologëve tanë, që bëjnë ndarje të panevojshme në kompozitor profesionist dhe autodidakt.

Edhe kompozitori i mirënjohur kosovar Fahri Beqiri, në portretizimin që i ka bërë Engjëll Berisha me rastin e 70-vjetorit të lindjes, në një arttikull në “Koha për kulturë”, botuar më 8 prill 2006, cilësohet si kompozitor profesionist, nisur nga fakti që e ka kryer degën e

kompozicionit, çka ishte rast i rallë. Të dy me të ndjerin

Akil Mark Koci

65

Esat Rizvanolli, ishin ndër parët të diplomuar në këtë fushë. Fahri Beqiri, krijues i spikatur, menjëherë pas kryerjes së Akademisë Muzikore në Beograd (1970), erdhi me disa vepra të suksesshme dhe të plota përsa i përket trajtimit muzikor e në veçanti për nga forma. Në to ndjehet lëvrimi i kujdesëshëm i gamës së folklorit tonë muzikor, deri në “provokim”, të pasuruar me elemente të rinj. Për atë kohë kjo nuk ka qënë një

çështje konvencionale, por pragmatike, për ta ruajtur substancën e formës klasike në të gjitha aspektet, në atë konglomerat stilesh që përbënte sadokudo një shpërputhje me trendet e reja në muzikën evropiane.

Me të dëgjuar veprat ,,Poema dramatike Skëndërbeu,,, ,,Sonata për klarinet dhe piano”, si dhe ,,Kuinteti frymor,,, të gjitha të ekzekutuara nga instrumentistët më të njohur beogradas, ndjeva kënaqësi që edhe një krijues i yni, me vepra që kishin tingëllimën

imagjinare dhe inteligjencën emocionale, ishte i vetmi zë autentik i pajisur me talent të mirëdallueshëm. Pra, Fahri Beqiri paralajmëronte një dritë në errësirën muzikore që zotëronte në ato vite në Kosovë. Me kompozimet e tij, ai mbante zgjuar kurreshtjen tonë

dhe ishim të vetëdijshëm se po të vazhdonte kështu, - dhe nuk kishte arsye që të mos vazhdonte - , do të depërtonte më gjerësisht në artin e kompozicionit, duke përcjellë dhe duke ndjekur rrjedhat krijuese në botë. Në këtë mënyrë, mendonim se do të realizonte bindjet e tij krijuese me një muzikë krejtësisht të re nga ajo e pararendësve të tij të pakët në Kosovë.

Vibracione të shpirtit shqiptar

66

Talenti, sidhe prania e ndihma që i dhanë profesorët Milenko Zhivkoviq dhe Enriko Josif, bënë që Beqiri, gjatë studimeve, të përparonte dhe të krijonte vepra dinjitoze, që edhe sot paraqesin alfën dhe omegën e krijimeve të tij. Utilitarizmi e kishte udhëhequr kompozitorin gjatë studimeve në degën e kompozicionit në realizimin e një sërë veprash muzikore.

Talenti i tij ia arriti qëllimit dhe mund të themi se temat që hodhi në pentagram, në atë kohë, për të cilën po flas, na sillnin informata të shumta krijuese, stilistike, kulturore dhe humane, që përbënin risi për atë kohë në qarqet tona kosovare.

Veprat shumëvlerëshe të Fahri Beqirit, që kemi pasur rastin t'i dëgjojmë jo vetëm përmes incizimeve të artistëve interpretues, por më vonë edhe nga orkestra dhe ansamble të ndryshme, na e kanë kënaqur veshin e shpirtin me tinguj plot hir.

Po ashtu, veprat solistike e sidomos kuinteti frymor na kanë shpalosur jo vetëm ndjeshmërinë e lartë estetike, por edhe përmasa të larmishme dhe kulturë të vërtetë

krijuese. Në raport me kohën ato përshfaqeshin si krijime të respektuara, të pranuara dhe të vlerësuara edhe nga kritika si vepra antologjike, që deri atëhere nuk ishin dëgjuar në Kosovë.

Mirëpo, kurrsesi nuk mund të pajtohemi me përmbajtjen e veprës ,,Poema dramatike,,, e cila në

observimin e parë përkonte qartë me stilin dhe gjuhën e autorit. Kurse shumë më vonë është emërtuar ,,Skënderbeu,, duke theksuar se shtjellimi i veprës ka të bëjë me jetën edhe luftrat e popullit shqiptar në shekullin

Akil Mark Koci

67

XV, të prirë nga Gjergj Kastrioti -Skënderbeu. Së pari ajo nuk ka program të tillë, sepse, para se të krijohej, në skicat fillestare duhej të figuronte një përshkrim i jetës dhe i luftrave të kryetrimit tonë. Nëse kjo është bërë më vonë, nuk ka se si të pretendojë se përshkruan luftën e kryetrimit tonë, me një muzikë të krijuar që më parë.

Kjo na sjell ndërmend veprat e realizmit socialist ku me emërtime të llojllojshme paraqiteshin përmbajtje të ndyshme, të ndikuara nga ideologjia dhe partishmëria.

Ato ishin të mbushura deng me sekretarë partie, komisarë, heronj të punës socialiste dhe me emërtime, sa makabre, aq dhe qesharake, ndërs muzika, as për nga larg, nuk përshkruante dhe nuk u përshtatej ngjarjeve të paravendosura. Nëse shtjellimi i temave dhe orkestrimi i takojnë periudhës së romantizmit të vonshëm evropian, i cili ka

kohë që nuk është më ,,trend i fundit,,, atëherë si mund ta pranojmë, me gjithë begatinë e frakturës tingëllore, si një vepër programore?

Gjithsesi, çka thamë më lart nuk mohon faktin se kemi të bëjmë me një kompozim të suksesshëm, me vlera artistike të ngritura e të qëndrueshme në kohë. Ka të ngjarë që autori ndryshimin dhe shtesën në titull ta ketë bërë për ta inkuadruar veprën në manifestimet e zhvilluara me rastin e përkujtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut, në vitin 1968.

Theksojmë se në atë periudhë Fahri Beqiri dallohej nga të gjithë ne. Me kalimin e kohës, sikur u shua dhe u zhduk ajo muzë krijuese, aq domethënëse për personalitetin e tij, jo vetëm të këtij autori, por edhe të shumë të tjerëve.

Vibracione të shpirtit shqiptar

68

Pavarësisht nga kjo, në rrafshin teknik dhe estetik, Fahri Beqiri, me ato pak vepra që realizoi gjatë studimeve, mbeti i paarritshëm, i pakapërcyeshëm, personalitet që bëri emër.

Pritëm me muaj e me vite me shpresë të dëgjonim sërish ndonjë vepër si ato që përmendëm më sipër, së paku për të mos e cënuar e për ta ruajtur imazhin e një

krijuesi të mirëfilltë, të cilin e kultivoi për vite me radhë, për ta ruajtur qëndrimin e tij si krijues në pjedestalin e krijimtarisë muzikore në Kosovë.

Por jo: kompozitori Beqiri e ktheu timonin e krijimtarisë drejt një lëmi tjetër, pra drejt amatorizmit, i cili në atë kohë ishte në një gjendje të mjerueshme.

Ai iu përkushtua kësaj veprimtarie me seriozitetin më të madh, duke e nuhatur se ajo kishte nevojë për një dorë profesioniste, të fuqishme. Kësaj kërkese të ngutshme mund t'i përgjigjej më së miri, meqënëse në këtë fushë kishte përvojë më të madhe se ne të tjerët,

ngaqë kishte punuar edhe më parë me grupet amatore. Riorganizoi dhe përtëriti me shpejtësi veprimtaritë e shoqërive amatore ,,Qëndresa,, të Mitrovicës, pastaj edhe

të SH.K.A ,,Ramiz Sadiku,, të studentëve të Universitetit të Prishtinës, kurse me ansamblin ,,Shota,, shënoi nivele artistike të papara deri atëherë.

Fahri Beqiri është themelvënësi i festivalit ,,Kosovarja këndon,, në Ferizaj, i cili vjet kremtoi një jubile të rallë, ndërsa dora e tij profiluese dhe profesionale përgatiti gjatë dhjetëvjetëshave këngëtarë po aq të suksesshëm, të cilët u matën me këngëtarët më të

njohur kosovarë.

Akil Mark Koci

69

Pra, siç duket, më mirë se të gjithë ne, ai e gjeti veten në mesin e amatorëve, duke lënë zejën e kompozitorit të muzikës klasike për të cilën pat kryer ndër të parët degën

e kompozicionit në një qendër shumë të njohur, siç ishte Beogradi.

Nisma dhe veprimi i Fahri Beqirit nuk ishin shkurajuese dhe as zhvlerësuese, sepse shoqëritë dhe grupet amatore i ngriti në nivelin më lartë profesional. Kjo ishte arsyeja që veprimtaria e tij prej kompozitori në mesin e amatorizmit kosovar u dallua dhe u shpërblye. Kompozoi këngë te reja, stilizoi, përpunoi dhe e kultivoi me zell këtë melos e, krahas kësaj, u çeli horizonte dhe perspektivë të shkëlqyer një numuri të madh

këngëtarësh, pasi i përgatiti me kujdes në shkollën e vet profesionale.

Për gjithsa thamë, Fahri Beqirin mund t'i ngjitim epitetin e çmuar, të lartë, human: Babai i amatorizmit muzikor në Kosovë.

Vibracione të shpirtit shqiptar

70

Lorenc Antoni, ky bard i muzikës shqiptare dhe misioni i tij reformues e krijues

 

Diskursi tingëllor në veprat e Lorenc Antonit

 

Janë duke u bërë përgatitjet që të kremtohet sa më mirë njëqindvjetori i lindjes të krijuesit të shquar, Lorenc Antonit. Etnomuzikolog, folklorist, pedagog, dirigjent, organizator i jetës muzikore dhe kompozitor për nga vokacioni, Lorenc Antoni është një ndër figurat më të njohura dhe më të shquara, që me të drejtë konsiderohet gjerësisht si pionier e themelues i shkollës sonë të parë muzikore.

Ai ka luajtur rol të madh në zhvillimin e muzikës së shqiptarëve të Kosovës, duke zënë një vend plotësisht të merituar në Panteonin e kulturës mbarëkombëtare.

Nëse ndjekim me kujdes veprimtarinë e gjithanshme dhe gjurmët jetësore të tij, do të shohim se ky krijues e mësimdhënës i muzikës, ka qënë udhëhapës i krijimit të një spektri veprimtarish për të cilat do të flasim më poshtë.

Roli i madh i tij si pedagog, etnomuzikolog, kompozitor, dirigjent dhe organizator i jetës muzikore duhet këqyrur në kontekstin e një kohe tejet të vështirë, kur populli ynë përballej me çështje ekzistenciale, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe shpirtëror.

Pikërisht në rrethana të tilla, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë muzikore, pjesë përbërëse e kulturës së gjithëmbarshme shqiptare.

Akil Mark Koci

71

Pra, kjo shumësi angazhimesh muzikore evolutive, në fakt është një password protected i jetës dhe i krijimtarisë së muzikës artistike. Por, mjerisht, deri tash nuk është studiuar dhe

analizuar sa duhet kjo figurë poliedrike. Madje mund të themi pa ngurruar se nuk janë bërë as përpjekjet minimale, që edhepse qyshse ka shkuar në botën e amëshuar kanë rrjedhur 17 vjet, nuk është shkruar qoftë edhe një ese për të hedhur dritë në paraqitjen e

krijimtarisë së tij, le pastaj për rëndësinë dhe ndikimin e tij përtëritës në zhvillimin e gjithëmbarshëm muzikor në Kosovë.

Në përgjithësi rrallë është shkruar për këtë udhërrëfyes, pos me rastin e ca përvjetorëve të tij. Ende më pak është folur kohët e fundit për veprat e tij në prag të njëqindvjetorit të lindjes, çka është më se e domosdoshme po qe se dëshirojmë ta shënojmë sa më mirë e në mënyrë sa më të denjë këtë jubile të rëndësishëm për kulturën muzikore në përgjithësi e

veçmas për kulturën tonë.

Ky është edhe një rast i mirë që të studiohet opusi i tij në bazë të kritereve muzikologjike duke nxjerrë në dritë imazhin e krijimtarisë së tij si subjekt artistik me vlera të pakontestueshme, bazuar jo vetëm në dijet e tij muzikore, por edhe në fluksin e krijimtarisë në një paraqitje sa më autentike, origjinale si vlera ekspresive, jo vetëm për ta rinjohur nga këndvështrimi i sotëm, por edhe për të riformuluar mendimet e vlerësimet për këtë krijues të vyer, të cilin ca muzikologë me aq mendjelehtësi e emërtojnë autodidakt, duke mos u bazuar në vlerat e veprave të tij, por në shkollimin e

Vibracione të shpirtit shqiptar

72

pamjaftueshëm profesional, sidoqë muzika e tij e bazuar në të shumtën e rasteve mbi gamën e muzikës popullore shqiptare, në larminë e tërësinë e saj na imponohet si një

vlerë e pamatë në universin muzikor kombëtar. Nuk më habitin gazetarët e shumtë që shkruajnë për të thjesht si për një autodidakt, por më çuditin muzikologët dhe etnomuzikologët tanë që po ashtu i mëshojnë epitetit “autodidakt”, duke e ditur fort mirë se ky emërtim në literaturën e vendeve të Evropës nuk praktikohet për asnjë krijues të nivelit të Lorenc Antonit, si në krijimtarinë e mirëfilltë, ashtu edhe në angazhimet e

tjera të panumurta. E theksojmë se krijimtarinë e tij të shumanshme ai e ka ndërtuar mbi subjektet e motivet e perlave të muzikës popullore, duke e shkrirë këtë në tërësinë e melodisë dhe të ritmit të saj, duke e trajtuar si shprehje artistike e duke zbuluar në gjuhën e saj idioma të pahulumtuara dhe të paprekura sa duhet, me të cilat vepra ndërlidhet

aktualisht me rrjedhat e muzikës artistike të kohës; duke spikatur vlerat e saj, vlerat universale, njëkohësisht edhe diversitetin e muzikës së moderuar klasike si shprehje e

shkarkim i ndjesive komplekse, duke pranuar sintagmën e konceptimit artistik dhe estetik. Përmes muzikës autoktone shqiptare, ai ka sensibilizuar figuracionet e rrjedhshme tingëllore bazuar në parametrat artistikë dhe estetikë, për të krijuar universin tingëllor vetjak, të pangatërrueshëm, si botë reale dhe e moderuar, larg abstraksionizmit e kështu me sukses ndërlidhet me transformime narrative si shpalosje e elementeve artistikë, estetikë dhe metafizikë.

Akil Mark Koci

73

Sidoqë kur i dëgjoja gjatë interpretimit, veprat e tij më janë dukur ndonjëherë si të çuditshme, për nga ngjizja e ideve dhe koherenca ato më ngrinin peshë me rrëfimet përkatëse e më flisnin në atë kohë për një univers të panjohur sa duhet përsa i përket vokacionit. Dhe kësisoj muzika e tij më ngjallte kënaqësi që ta përjetoja më vonë si një monument e shtysë të fuqishme për një fillim të mbarë në zhvillimin e artit muzikor, në

themel të të cilit vinte muzikën e bukur shqiptare. Në hapësirën gjithëshqiptare është ulur këmbëkryq një zakon i mbrapshtë: shkruhet për krijuesit e sotëm duke lënë mënjanë krijuesit e hershëm e duke mos përfillur ndihmesën e atyre, që kanë shërbyer si bazënisje

për krijimet e mëvonshme të autorëve të rij. Për këta të fundit, pra, flitet e shkruhet me pompozitet, megalomani e servilizëm. Nga ana tjetër mbizotëron nihilizmi, mohimi i veprave të mëdha, që duhen përjetuar si të tilla, pra si vlera të mëdha, pothuajse në të gjitha fushat e krijimtarisë artistike.

Prej kohësh kam qënë i mendimit se, përsa i takon një krijuesi të shquar si Lorenc Antoni, duhet ndërmarrë një studim monografik për jetën e krijimtarinë muzikore të këtij personaliteti poliedrik: njëherazi kompozitor, etnomuzikolog, pedagog, dirigjent e veprimtar i dalluar në sfera kulturore dhe shkencore.

Në këtë kontekst, pra, me interes nuk është vetëm aspekti i krijimtarisë muzikore, por edhe kontributi i ndjeshëm që ka dhënë në historinë e muzikës kombëtare e më gjerë.

Duke shkruar, gjurmuar e hulumtuar jo vetëm krijimtarinë e tij muzikore të mirëfilltë, por edhe

Vibracione të shpirtit shqiptar

74

përjetimet emotive, mund të ndriçojmë shumë gjëra, duke filluar nga gjendja politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore, në kuadrin e së cilës veproi Lorenc Antoni.

Në këtë drejtim, sikurse e theksova qysh në fillim, deri më sot nuk kemi ndonjë pasqyrë të plotë, gjithëpërfshirëse, por vetëm disa shkrime ambivalente, të cilat nuk ngrenë peshë në ndriçimin e aspekteve qëpërmendëm më lart. I vetëdijshëm se, edhe me hartimin e një studimi monografik, pa le pastaj me një shkrim të rëndomtë, nuk mund ta paraqesim të plotë kontributin e gjithanshëm të Lorenc Antonit, prapëseprapë mendoj se “dialogimi” im me veprat e tij, nëpërmjet referimeve, rrëfimit për jetën dhe veprimtarinë e tij, mund të jetë sadopak i dobishëm.

Ai do të shkallëzohet në shumë aspekte. Këtu dua të ve në dukje para së gjithash se, megjithë këmbënguljen e vazhdueshme që kam treguar, nuk kam mundur të vij te një pjesë e dokumentacionit të këtij krijuesi, pra nuk kam ndonjë qasje në materialin e lënë të

kompozitorit, i cili me aq pedantizëm, e ka klasifikuar.

Në këto rrethana, nuk më mbetet rrugë tjetër përveçse të mbështetem në shkrimet e mi dhe të kolegëve të mi, sidhe në një pjesë të partiturave të botuara, të cilat i posedoj e sidomos në incizimet që gjenden në fonotekën e Radio Kosovës.

Pra, shkrimi im në formë mikromonografie nuk ka për qëllim ta zhbirojë veprimtarinë e këtij krijuesi duke e analizuar në mënyrë stereotipe siç veprojnë disa kolegë të mi, që përdorin formula-stampë, si: “në tetë taktet e para melodia është në do-maxhore” etj, por do të Akil Mark Koci

75

përqëndrohem në aspektin artistik dhe estetik duke i dhënë lexuesit mundësinë për ta njohur më mirë Lorenc Antonin përmes muzikës dhe mënyrave të shprehjes së saj.

Pra, duke qënë se po i drejtohem një rrethi më të gjerë lexuesish, të të gjitha moshave, niveleve, shijeve dhe profesioneve, nuk bëhet kurrsesi fjalë për një zbërthim të veprave, ku do të përfshiheshin edhe resurset muzikologjike, çka do t'u shkonte për shtat

profesionistëve. Aq më tepër që këta i njohin këto vepra dhe s'kanë nevojë t'ua kujtoj përsëri. Duke zbatuar disa metoda të reja dhe të posaçme, që integrohen në tërësinë e këtij teksti, do të mundohem që, përmes tyre, të bëj edhe vlerësimin kritik shkencor të

opusit të tij muzikor me objektivitet. Në këtë drejtim shpresoj të më vijnë në ndihmë edhe

shkrimet e bisedat që kam zhvilluar me Lorenc Antonin për veprat e krijuara, sidhe për kalvarin që pat kaluar gjatë jetës së tij jo të shkurtër. Po e nis pra me fillimet e krijimtarisë së tij muzikore, për të dëgjuar jehonat që ajo ka edhe në të tashmen.

Krijimtaria muzikore shqiptare në tërësinë e saj ka njohur një zhvillim jashtëzakonisht të madh, veçanërisht që nga viti 1944, që përkon me hapat e para të saj.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Kosovën në një situatë tejet të vështirë, ndërsa sot mund të vërejmë pa vështirësi e me krenari praninë e një morie veprash të krijuara. Kompozitorët e shumtë, ansamblet dhe orkestrat, sidhe mjaft njësi muzikore të çdo lloji, duke nisur nga shkollat e ulëta e të mesme muzikore e deri në

Vibracione të shpirtit shqiptar

76

Fakultetin e Arteve, sidhe një varg institucionesh shkencore dhe kulturore, që kanë në gjirin e tyre edhe seksione muzikore, janë dëshmitare të vazhdimësisë së një veprimtarie, e cila, duke filluar nga vitet '60 të shekullit të kaluar, mori hov të ri. Duke i parë të gjitha

këto, me të drejtë shtrohet pyetja se sa dhe si është studiuar kjo dinamikë zhvillimore.

Përgjigjja është: nuk është bërë sa duhet. Prandaj, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që mund të na dalin përpara, mendoj se duhet t'i përvishemi punës për të realizuar një qasje serioze, në përputhje me normat e kriteret që parakupton një ndërmarrje e tillë thelbësore.

Rëndësi të posaçme merr objektiviteti, paanshmëria, lënia mënjanë e parapëlqimeve subjektive, pozitive dhe negative, për aksh autor a për aksh vepër muzikore.

Kur shtrojmë çështjen e paraqitjes së tërë këtij zhvillimi të hovshëm muzikor, nuk duhet të harrojmë se nuk është as vendi e as koha për sensacione dhe as për alarme. Vetëm duke u çliruar nga këto komplekse dhe nga të tjera të kësaj natyre, do të aftësohemi të kryejmë

një studim, ku të jenë të pranishëm edhe theksat atdhetarë, për këtë veprimtari kaq të rëndësishme për popullin tonë.

Po të ecet me ritmet e deritashme, ka rrezik që, nga moskokëçarja dhe nga pakujdesia, të anashkalohen elemente thelbësorë të objektit të studimit tonë. Është vendi të kujtojmë këtu dhe t'i përmbahemi proverbës: ,,Më parë duhet ta njohim sëmundjen në thelb,

pastaj të marrim masa që ta shërojmë ,,.

Nëse hedhim një vështrim sado të sipërfaqshëm, do të konstatojmë se në Kosovë për një gjë të tillë nuk kemi Akil Mark Koci

77

kuadro të mjaftueshme muzikologësh dhe etnomuzikologësh, për faj të mosangazhimit të

profesorëve të kësaj dege në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës, që, për vite të tëra punojnë dhe nuk kanë siguruar kuadrot e nevojshme. Prandaj gjendja

është kaotike. Mjafton të themi se për çështje vitale muzikore, në gazetat dhe revistat tona të shumta shkruajnë ,,kritikët,,,

që jo vetëm nuk kanë arsimin përkatës, aq të nevojshëm për një veprimtari të tillë, por, ç'është edhe më e rëndë, nuk njohin as elementet fillestarë për kritika të përditshme e të zakonshme muzikore për koncertet e shfaqura, le më pastaj për studime, ese dhe trajtesa të tjera të mirëfillta kërkimore e shkencore.

E, pra, ndihet mungesa e përkushtimit profesional dhe shpesh gjykimet, vlerësimet e mbivlerësimet janë mjaft relative dhe joprofesionale, madje deri në atë shkallë sa që më së shumti i sjellin më tepër dëm se sa ndihmë muzikës dhe krijimtarisë muzikore.

Kjo psikozë e krijuar për vite të tëra në shkrimet muzikore për veprat e krijuara dhe për muzikën në përgjithësi, shpesh shfaq edhe simptomat, të themi, të cilat në gjuhën e mjekësisë quhen sindroma patologjike, jo vetëm kur janë në pikëpyetje gjykimi i vlerave të sapokrijuara, por edhe kur ato shpalosin mosdijen dhe ndëshkojnë haptazi vlerat e vërteta, ndërkohë që himnizojnë shundin dhe kiçin, në emër të lidhjeve të miqësive të sëmura, apo të interesave private, thjeshtvetjake, zyrtare, apo sentimentale. Shpesh ka pasur kundërveprime ndaj këtyre shkrimeve të dëmshme, por, në fund të fundit, rezultati ka qënë baraz me zero.

Vibracione të shpirtit shqiptar

78

Në këto rrethana, pra, është e domosdoshme të qëmtohet ai që përfaqëson elementin parësor për ta prezantuar si duhet zhvillimin e muzikës sonë që nga fillimet e muzikës artistike shqiptare, qysh në pesëdhjetëvjetshin e parë të shekullit XX, kur mund të

themi pa ndrojtje, se nuk ka ekzistuar asnjë institucion apo shkollë muzikore, pos ca shoqatash që janë marrë me veprimtari amatore dhe që nuk mund të krahasohen as

për nga larg me jetën muzikore të vendeve fqinj. Këta të fundit, përveç aktiviteteve muzikore, kanë pasur edhe shumë shkolla, akademi dhe orkestra, duke nisur me ato kamerale e duke vazhduar me orkestrat simfonike, me filarmonitë dhe me trupa të baletit e të operës.

A ekzistojnë mundësitë për një zhvillim më të hovshëm në Kosovën tonë në prag të Pavarësisë dhe pas saj. Me siguri po!

Po ku qëndron problemi për një zhvillim më të madh?

Filozofi amerikan Branson Alkott me të drejtë thotë se ashtu siç është shtëpia, ashtu është edhe shteti. Aktualisht shtetit në Kosovë, nëse mund të shprehemi figurativisht, nuk i intereson aspak gjendja e mjerë e muzikës, sepse ata që duhet të merren me këtë punë, më

së shumti janë kapur nga llumi i korrupsionit dhe as që e çajnë kokën për gjendjen faktike, jo vetëm të muzikës, por edhe arteve të tjera, sidhe të ekonomisë, të

jurisprudencës e kështu me radhë. Gjatë fushatës së fundit parazgjedhore, asnjëri prej

kandidatëve që konkurronin për postet më të larta shtetërore, nuk premtoi së paku një sallë koncertale, aq e

Akil Mark Koci

79

nevojshme për qytetarët, jo vetëm të Prishtinës, por edhe të krejt Kosovës. Edhe njëri që e zuri në gojë një gjë të tillë, e shqiptoi gabimisht: koncentrale!

Komentet, pra, janë të tepërta. Aq më tepër që problemet e cekura pak më lart nuk përbëjnë objektin e shtjellimit tonë. Prandaj, le t'i kthehemi sërish muzikës dhe njeriut, i

cili konsiderohet si nismëtar dhe prijës i muzikës artistike në Kosovë.

Lorenc Antoni u lind në Shkup më 23 shtator të vitit 1909. Aktivitetin e vet muzikor e nisi në gji të familjes e pastaj në grupet e shoqëritë amatore ekzistuese asokohe

në Shkup.

I takon një familjeje qytetare të Shkupit, e cila tradicionalisht e ka kultivuar muzikën në përgjithësi, kurse muzika popullore ka qënë veçori dalluese e shijeve të prindërve të tij e sidomos të të atit, i cili jo vetëm që ka qënë këngëtar i mirë, por edhe instrumentist i dalluar në klarinetë dhe bënte pjesë në orkestrën amatore të atëhershme, që quhej ,,Zana e maleve,,.

Pra, muzika në familjen Antoni ishte e përditshme, e përmuajshme e përvitshme. Ky ishte një tregues kuptimplotë që vogëlushi Lorenc, ose Lanku, siç e quanin me përkëdhelje, të vazhdonte rrugën e t'et, por me një mision krejt tjetër, jo për të bërë ahengje e argëtime në

dasma dhe të kremte tradicionale, por si krijues, reformues i një zhanri të ri të muzikës për botën tonë shqiptare.

Atëkohë Lorenci krijoi veprat e para të muzikës klasike, muzikë e cila do ta përcjellë gjatë tërë jetës plot ngjarje, kujtime, zhgënjime, por edhe gëzime dhe

Vibracione të shpirtit shqiptar

80

suksese, pra e tëra ishte vazhdimësi e një jete plot aktivitete dhe arritje të shënuara.

Shkupi, si qëndër e inteligjencës së pakët shqiptare, sidomos asaj katolike, ishte vatër e diturisë, e kulturës, e ngjarjeve politike ngaqë atëhere banohej në masën mbi 80

për qind nga shqiptarë. Për fat të keq, një pjesë e tyre nuk e quanin veten shqiptarë, por turq elhamdyryla, sepse vetëdija kombëtare ishte aq e dobët, aq e pakultivuar, saqë edhe fshatarët me qylafë të bardhë, pa ditur as edhe një fjalë të vetme në gjuhën e osmanllinjve, vetëdeklaroheshin turq. Aty-këtu dilte ndonjë që këmbëngulte se ishte shqiptar, mbasi e dinte se emërtimi “arnaut” nga ana e osmanëve kishte konotacione zhvlerësuese dhe poshtëruese. Pra, kishim të bënim me një mjedis shumëkombësh,

multikulturor të deformuar, jo vetëm nga shtypja pesëshekullore e Perandorisë Otomane, por më vonë edhe nga qeveria shoviniste dhe ultranacionaliste sërbe. Pas kësaj paranteze disi të gjatë, por, sipas mendimit tim, të domosdoshme, në këto shënime do të përqëndrohem jo vetëm në trajtimin e krijimtarisë, fillimisht korale, por edhe në imazhin vetjak si krijues të Lorenc Antonit, sepse ai ka jetuar shpirtërisht me këtë muzikë popullore dhe e ka lëvruar me ndjesi të veçantë, duke dhënë kësisoj vlera artistike, aq sa mund të krijojë një i ri në fillimet e karrierës mjaft të begatshme që do të pasonte.

Nga gjithë informacionet që kemi, jo vetëm prej tij, derisa ishte gjallë, por edhe nga biseda të shumta, si dhe nga shkrimet e mia e të disa kolegëve, dëshmohet qartazi

një aktivitet, angazhim, qasje dhe shtresëzim artistik, pse

Akil Mark Koci

81

jo edhe historik, pa përmendur këtu krijimtarinë që ua la brezave të mëvonshëm si një pasuri për fondin krijues kombëtar.

Ardhja e Lorenc Antonit në Kosovë, së pari si mësues muzike në Ferizaj, pastaj në Prishtinë dhe Prizren, i dha dorë ta shtonte veprimtarinë edhe si dirigjent i korit pranë Katedrales së Kishës Katolike në Prizren, e cila do të shërbente më pas (në nëntor të vitit

1944) si bazë e Shoqërisë Kulturore-Artistike ,,Agimi,,.

Ajo do të paraqitej si datë historike e muzikës sonë serioze, sepse, me interpretimin e këngëve korale të përpunuara, sidhe të huazuara edhe nga literatura e përbotshme, Lorenc Antoni e zhvilloi dhe e afirmoi këtë zhanër të ri muzikor pikërisht në kohën më të vështirë.

Lorenci, pos të tjerash, ka merita të pakontestueshme jo vetëm për hapjen e shkollës së ulët muzikore e pastaj të së mesmes muzikore si institucion arsimor i parë i këtij lloji në Kosovë, por edhe për nxjerrjen e kuadrove të para mësimdhënëse të muzikës, të instrumentistëve dhe sidomos të krijuesve të parë muzikorë të shkolluar nën përkujdesjen e tij të vazhdueshme, në kushte dhe rrethana të vështira, gatigati të pamundura në shumë aspekte. Në njërën anë ishin pengesat që nxirrte regjimi në fuqi, ndërsa në anën tjetër

ishin vetë prindërit e fëmijëve, të cilët vërenin me skepticizëm se si trashëgimtarët e tyre po merrnin një zeje që nuk përkonte me mendësinë dhe psikologjinë shekullore kombëtare të njeriut tonë. Lorenc Antoni, ky dekan i muzikës sonë, krijues e pedagog i shquar, pionier i muzikës shqiptare në Kosovë, edhepse pa arsim të lartë në këtë fushë, na dha vepra të

Vibracione të shpirtit shqiptar

82

shumta, të cilat do të rrezatonin ide dhe prirje për të nxjerrë me çdo kusht në pah rëndësinë e frymës së melosit aq të pasur të muzikës burimore shqiptare.

Gërshetimet, përpunimet, citimet e motiveve dhe të këngëve në veprat e tij, nuk ishin vetëm një shpalosje e momenteve më të bukura që posedonte kënga jonë e bukur shqipe, por trajtonte me shumë sukses e me ndjeshmëri të lartë realitetin e prekshëm përmes

strukturës e melodisë, ritmit e gamës së gjerë të tij. Për këto arsye krijimet e tij muzikore dëgjohen me endje edhe tani. Qysh në rininë e hershme u mor edhe me mbledhjen e shënimin e këngëve popullore shqiptare, në Shkup. Pastaj e zgjeroi frymëmarrjen e veprimtarisë së tij me mbledhjen e këngëve popullore shqiptare të viseve shqiptare, duke filluar nga Kosova e duke vazhduar në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, gjithkund ku jetonin dhe jetojnë shqiptarë. Tuboi shumë këngë popullore, të cilat i botoi në punimin me titull Folklori muzikor shqiptar. Kështu, pra, karriera e tij zuri fill me muzikën popullore shumë cilësore, duke promovuar kryesisht veprat e tij të para të mbështetura në to, ndërsa aktiviteti pedagogjik i tij nis, siç e thamë, si arsimtar muzike, deri në çeljen e shkollës së parë muzikore në Prizren, ku shërbeu si drejtor i parë.

Muzika korale që ishte krijimtaria kryesore e Lorenc Antonit, si shprehje artistike, si vetëdijë e bazuar në tradicionalen, na vjen në atë kohë pa kohë si ndjeshmëri e

observimeve të shkruara në përvijim të kohës pak absurde, sepse çdo fillim e quan gati të pamundur përmbushjen e disa projekteve të menduara mirë për një zhvillim më të hovshëm dhe më të bollshëm muzikor.

Akil Mark Koci

83

Si krijues, si intelektual, si njeri “me një diskurs strategjik në realizimin e qëllimeve profesionale”, refleksionet shumëdimensionale të tij mund të përshkruhen edhe si fantazi e parealizuar, ngaqë intelektuali gjithnjë u ndesh në atë kohë me injorancën dhe injorantët që e rrethonin dhe që në çdo moment e pengonin në realizimin e qëllimeve fisnike, edhepse me këtë art të bukur synonte humanizmin e vërtetë njerëzor.

Në fillim të vitit 1946 në rrafshin kulturor dhe arsimor në Kosovë situata ishte tejet e rëndë dhe nuk do ta teproja nëse do të them se qëndrimi i njerëzve tanë ndaj muzikës asokohe ishte më tepër injorues dhe denigrues sidomos meqënëse menjëherë pas lufte

dukeshin prirjet e hakmarrjeve ndaj ,,armiqve të popullit,, dhe çdo përpjekje për të krijuar një atmosferë të kulturuar, në mbledhjet e Frontit Popullor damkosej si diçka armiqësore. Pra, në një atmosferë të atillë ishte vërtet vështirë të punohej e aq më pak të krijoheshin

kushte për një mjedis krijues të njerëzishëm, siç e lyp arti humanist. Zymtësinë e thellonin më tej forcat regresive të asaj kohe, të cilat atë lloj muzike e shihnin me dyshim,

me frikë dhe mosbesim, ashtu siç vepronin edhe ndaj këtij arti të bukur në përgjithësi.

Megjithë pengesat e panumërta që hasi, ky krijues erudit ia doli mbanë të organizonte një jetë modeste muzikore dhe pikërisht në atë kohë hodhi në pentagram kompozime pak më serioze nga ato të kohës rinore. Këto krijime kishin më shumë karakter lirik të pasur me një synim dhe shprehje të qartë në drejtim të përfshirjes sa më të madhe të melosit shqiptar. Ndër këngët e para që harmonizoi, ishin ,,Na ka dalë nusja e mirë,,, “Ani mori

Vibracione të shpirtit shqiptar

84

nuse,,, “Ani moj Hatixhe,,, “Kur më del në derë,,, “Çka po të lypka balli, moj,, e shumë të tjera, të cilat, po të shikohen me syrin e kritikut e të muzikologut, pasqyrojnë realitetin e vlerave si realizime modeste të shprehura me ndjenja dhe emocione krijuese, ndërsa

prania e vlerave artistike, në masë të madhe arsyeton pozitivisht krijimtarinë muzikore të këtij autori.

Këto stilizime, përpunime dhe harmonizime, kanë karakter të theksuar pragmatik, janë forma shprehëse pa pretendime të mëdha, sepse ndryshe do të paraqitnin vështirësi në interpretim për koret amatore. Sidoqoftë, bie në sy se, në aspektin melodik, ritmik dhe harmonik brenda këtyre këngëve, hasim edhe në disa zgjidhje, që i tejkalojnë konceptet e krijimeve amatoreske dhe marrin fizionominë e krijimeve të rëndësishme, që e pasurojnë

repertorin e muzikës korale ndër ne.

Këto këngë dhe shumë të tjera janë shkruar posaçërisht për korin e Sh.K. ,,Agimi,, të Prizrenit ose, siç është quajtur në fillim, ,,Kori i Komitetit Shqiptar,,, i cili i ka interpretuar me nivel artistik të lakmueshëm. Pos këtyre këngëve, Lorenc Antoni kompozoi edhe shumë të tjera, të cilat i përmblodhi në Koret Shqiptare, botim i veçantë dhe i pari i këtij lloji në Kosovë, në vitin 1958. Këto dallohen nga kompozimet e para të krijuara shumë kohë më parë po prej tij, sepse ndihet një tingull i ri, një mjeshtëri më e lartë në përpunim.

Tjetër veçori dalluese është se imazhet tingëllore njësohen plotësisht me rrjedhat e kohës, natyrisht jo me ato të avangardës e as me ato të ilaritetit folklorik. Me këto vepra Lorenc Antoni e shfaq veten si krijues i mirëfilltë, si artist i dorës së parë, realizues vlerash të

Akil Mark Koci

85

vërteta artistike, duke lënë gjurmë të thella në jetën dhe krijimtarinë muzikore që përbën një histori më vete.

Nga ky këndvështrim, në krijimtarisë muzikore korale të Lorenc Antonit, hasim në struktura të qarta të individualitetit krijues, të cilat, si kohë, i takojnë fillimshekullit XX, si subjekt artistik i së ashtuquajturës të bukur në artin muzikor. Shëmbuj të tillë janë të shpeshtë në kompozitorët e hershëm të shteteve të ish-Jugosllavisë, nga të cilët ka

huazuar për “Tubzat”, por me referime dhe tendenca të qarta të një përzgjedhjeje artistike nga mjedisi ynë artistik.

Përmbledhtas mund të konstatojmë se Lorenc Antoni, me krijimtarinë korale, me një gjuhë muzikore të rrjedhshme, me përkushtim jo vetëm emotiv, por edhe profesional, përvijoi një rrugë të qartë, një ndjeshmëri, me prirje për të kompozuar dhe për të krijuar me dinjitet në artin muzikor, një ndër artet më të vështira. Ndërkaq ai u vu në kërkim të shtigjeve dhe horizonteve të reja artistike, si univers i latentes dhe konkretes. Dhe kështu u çapit drejt qartësimit të cakut të skajshëm, që vepra të jetë pjesë e popullit dhe e dëgjuesit. Nuk mund të analizojmë me një vështrim tërë krijimtarinë e këtij bardi muzikor, por do të ndalemi në pesë këngët popullore për kor të përzier (mikst) dhe

orkestrinë, që janë dëshmi e një pune të çiltër. Ato shpalosin një botë të re, falë procedimit të folklorit muzikor, të shumtën e herës me karakter lirik, të pasur me shprehje dhe synim të qartë në drejtim të përfshirjes më të madhe të muzikës shqiptare. Me këtë “lëndë të parë”, ai ndërton një strukturë poetike muzikore duke

Vibracione të shpirtit shqiptar

86

ndjerë në të thellësinë dhe gjerësinë e gamës së pasur melodike e ritmike si qasje ambivalente e përjetimeve dhe refleksioneve artistike vetjake. Me punën e tij intensive në lëmin e muzikës, Kosova e veçmas folkori muzikor i kësaj treve, u bënë për të dhe

jo vetëm për të, por edhe për shumë krijues të tjerë shqiptarë dhe të huaj, burim i pashtershëm artistik muzikor.

Pra, këto pesë këngë janë dëshmi e një pune të zellshme e të ethshme dhe kanë një përmasë krejt tjetër, çka shpjegohet me mënyrën e re në përpunimin e këngëve popullore. Kemi të bëjmë pa dyshim me një procedim formal, ku me elementet e muzikës popullore,

krijon konstruktin për kompozime me vlera cilësore si proces i komunikimit artistik.

Po t'i dëgjojmë me kujdes, do të bindemi se çdo motiv, përfshi motivet e përdorur në pesë këngët e përpunuara, kanë mëvehtësi, si të veçanta në kuadrin e përgjithshëm. Por këtu vërejmë edhe qëndrimin e tij ndaj kësaj begatie folklorike, që kërkon një shqyrtim më

serioz, për ta paraqitur si formë të pastër burimore. Në momentin e caktuar, pra, kur janë përpunuar dhe transmetuar rregullisht në valët e Radio Prishtinës në vitin 1961, kanë pasur tingëllimë aktuale, kanë sjellë freski programore, prandaj kanë qenë të  irëseardhura.

Akil Mark Koci

87

Mark Kaçinari, korifeu i muzikës shqiptare

 

Më 20 janar të këtij viti u mbushën plot 73 vjet qyshse u lind kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i njohur Mark Kaçinari. Sot e përkujtojmë me nderim këtë figurë të shquar, për të cilin muzika ishte puna dhe vetë jeta.

Të flasësh sot për kolegët e vokacionit, sidomos për ata që ikën në heshtje nga ne, është jo vetëm një kujtesë e bukur, por edhe ekzaltuese, pra e dhimbshme. Kështu

është të flasësh edhe për Mark Kaçinarin, për gjithçka që ka bërë për ne, për kulturën tonë muzikore në veçanti dhe për kulturën në përgjithësi.

Në këtë shkrim do të flas në vetën e parë për pedagogun, kompozitorin, dirigjentin e mirënjohur, i cili me aftësitë e tij krijuese na la një varg veprash të larmishme dhe shumë cilësore. Pos të tjerash, Mark Kaçinari vuri dhe zhvilloi bazat e institucioneve muzikore, të cilat i formoi prej hiçit, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Për t'ia dhënë vendin e merituar në panteonin e krijimtarisë së muzikës artistike në Kosovë, duhen bërë më shumë se sa kërkime muzikologjie, sepse Mark Kaçinari është një figurë artistike e ndërlikuar dhe komplekse, zotërues i trinomit krijues - interpretues -

pedagog. Ndaj, me të drejtë mund të thuhet se ai ishte një erudit me orientime të Rilindjes.

Vibracione të shpirtit shqiptar

88

Themelues i korit “ Collegium Cantorum”

 

Pra, Mark Kaçinari ishte kompozitor, pedagog, dirigjent, hartues i teksteve shkollore dhe themelues i korit “Collegium Cantorum”, i cili në Langolen të Anglisë zuri vendin e tretë në botë. E kjo na obligon të bëjmë një studim serioz në aspektin profesional, duke hulumtuar gjurmët e shumta ndërdisiplinore dhe kështu të njihemi më nga afër me

natyrën e përmbajtjen e mjedisit kulturor të kohës në të cilën jetoi.

Me këto do të zbulonim fakte, por edhe atmosferën e kohës, sidhe periudhën në të cilën ka jetuar një personalitet siç ishte Mark Kaçinari. Megjithatë, duhet të konstatojmë me keqardhje se, pos një emisioni në TV Kosova dhe një shkrimi të Engjëll Berishës me rastin e 15–vjetorit të vdekjes së Mark Kaçinarit, nuk patëm ndonjë studim serioz për veprimtarinë e tij. Vetëkuptohet se kjo është e mjerueshme kur dihet se shkrime të tilla në

çdo kulturë përbëjnë humusin e çmueshëm të qenies nacionale artistike.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga vdekja e Mark Kaçinarit, ato nuk janë shumë nga aspekti historiografik, por as edhe pak nuk janë që të studiohet vepra e tij e shumëfishtë, aq më tepër që nuk kemi ndonjë studim të mirëfilltë për të dhe për shumë të tjerë. Duke theksuar këtë, bindemi se është fjala për një mospërfillje thjesht shqiptare ndaj ante-fakteve të trashëgimisë sonë artistike dhe kulturore.

Akil Mark Koci

89

Injorantët e shuan “Collegium Cantorum”

 

Mark Kaçinari më ka mbetur në kujtesë si njeri i shkathët, i vendosur, temperament i çiltër, i ndershëm, me shumë veti pozitive, por edhe që nuk ka përtuar t'ua thotë copë në sy mendimin e tij të prerë atyre që nuk kanë qënë të pastër, që u ka munguar dinjiteti, atyre që kanë kultivuar antiartin, sajuesve të të ashtuquajturave vlera pa kurrfarë domethënie, izomorfe. Në të njëjtën kohë, ai ka ditur të çmojë dhe të vlerësojë veprat me vlera të qënësishme, me dimensione historike dhe si të tilla i ka përfshirë në programin e në repertorin e korit “Collegium Cantorum”.

Është fakt se në rrethanat krejt të reja është shfronëzuar veprimtaria e tij, - sikurse edhe e jona, - të cilën me aq dashuri e ushtroi dhe e kultivoi. Themi “është shfronëzuar”, sepse nuk ekziston më kori “Collegium Cantorum”, aq i dashur e aq i njohur, të cilin e ngriti bashkë me ne, të paktë.

Pra ai, jo vetëm e kultivoi, por edhe e rriti dhe e afirmoi me aq zell e pasion të pashoq, saqë shpesh sakrifikoi edhe qetësinë familjare. Vetëm e vetëm që ai kor të gjallonte, të funksiononte si sahat zviceran e të sillte rezultate pas rezultatesh. E, pra, kori “Colegium Cantorum”, që dikur ishte mburrja e Kosovës, nuk ekziston më. Ky kor ia shtoi

famën jo vetëm muzikës shqiptare në Kosovë, por edhe Kosovën e bëri të njohur përmes aktivitetit muzikor e kulturor që zhvilloi pandërprere.

Ai kor u shua, sikurse u shua edhe shpirti i madh artistik i Mark Kaçinarit. Dihet se ai kor i famshëm u fik

Vibracione të shpirtit shqiptar

90

me qëllim e prapamendim nga disa uzurpatorë të kulturës, të cilët nuk lanë gur pa lëvizur kundër tij. Ata që e shuan korin “Collegium Cantorum” u nxitën nga pasionet e ulëta të xhelozisë e të smirës shtazarake profesionale. Fillimisht ia ndalën financimin e më vonë ia përvehtësuan lokalet. Emri “Collegium Cantorum” injorantëve ua vriste veshin, ashtu siç nuk duronin faktin që themelvënësi i tij past qënë i madhi Mark Kaçinari.

Megjithë përpjekjet e dëshpëruara që bëri pasardhësi, kompozitori Gjergj Kaçinari, për ta ringjallur atë kor, asgjë nuk u arrit, pasi injorantët nuk deshën të dëgjojnë më për “Collegium Cantorum” pikërisht ngaqë ishte afirmuar në arenën kombëtare dhe në atë

ndërkombëtare si kori më i suksesshëm në trojet shqiptare, madje edhe në ato evropiane.

Me përjashtim të SHKA “Agimi” në Prizren, - hiq atë të Filarmonisë, që është profesionist, - nuk ka kor tjetër në Kosovë. Pra, për kolegun Mark Kaçinari mbetet

të flasë e ardhmja.

Në këtë distancë kohore janë bërë shumë ndryshime, natyrisht negative, jo vetëm nga armiku ynë i përbetuar, por edhe nga vetë ne si shoqëri që rrënon jo vetëm muzikën shqiptare, por edhe kulturën në përgjithësi. Shëmbull tipik në këtë aspekt është qëndrimi

ndaj Mark Kaçinarit - sinonimi i njeriut tejet të kulturuar.

Akil Mark Koci

91

Të përtërihet emri i Mark Kaçinarit

 

Pastërtia dhe entusiazmi kreativ i Mark Kaçinarit dhe i yni për një të ardhme më të mirë të këtij arti, shpesh na ka ndarë në mendime. Ndonjëherë është vështirë, sidomos pas ikjes së Mark Kaçinarit, të pajtohemi me madhështinë e tij intelektuale, krijuese dhe artistike, e cila na çliron nga barra e shoqërimit të sinqertë me të. Mark Kaçinari, njeriu i cili ka bërë aq shumë për kulturën, ishte shtylla kryesore e muzikës, prandaj e meriton një falënderim nga të gjithë ne. Aq më tepër kur jemi të vetëdijshëm se veprën madhore ia kushtoi popullit të vet. Si i tillë do të mbetet i përjetshëm, jo vetëm në kujtesën tonë, por do të qëndrojë krenar në pjedestalin e panteonit tonë muzikor. Më në fund, shpresojmë se do të kujtohet ndonjë institucion që ta përtërijë emrin e tij, qoftë edhe pjesëtarët e korit “Collegium Cantorum”, që nuk ekziston më, ose qytetarët e vendlindjes së tij, të Prizrenit, së paku do të kujtohen për ta pagëzuar me emrin e Mark Kaçinarit

ndonjë institucion edukativ-arsimor, sidomos të fushës së muzikës apo ndonjë shesh a rrugë.

Vibracione të shpirtit shqiptar

92

Homazh për kompozitorin Musa Piperku

 

I devotshëm në krijimtari, i devotshëm në jetë dhe në marrëdhëniet me njerëzit, Musa Piperku la një trashëgimi muzikore të denjë për respekt.

Për një kohë të shkurtër ai ishte kompozitori ynë më i dalluar i këngës shqiptare dhe hyn në radhët e kompozitorëve të parë kosovarë. Shfaqja e tij në skenën tonë muzikore nga fillimi i viteve '70 të shekullit të kaluar, (krahas Severin Kajtazit, Tomor Berishës, Krist

Lekajt, Akil Kocit, Muharrem Qenës, Qazim Dushkut, Fahri Beqirit, Esat Rizvanollit, Gjergj Kaçinarit etj.), lidhet me punën që bëri si bashkëpunëtor dhe redaktor në Radio Prishtinën e atëhershme, për të ndjekur një rrugë e cila tashmë ishte përvijuar qartë nga një fond i konsiderueshëm i krijimeve muzikore në gjininë e muzikës zbavitëse te ne.

Ai u bashkangjit në këtë rrugë me plot sukses dhe shpejt u bë ndër më të dalluarit e kësaj fushe. Musa Piperku u lind më 1 gusht të vitit 1945 në Dibër, ku kreu shkollën fillore, për të vazhduar shkollën e mesme muzikore në Prizren e më pas edhe Akademinë

Muzikore në Beograd. Pas diplomimit u kthye në vendlindje, ku punoi si profesor në Gjimnazin e Dibrës dhe aty zhvilloi veprimtari të dendur. Ndër të tjera, menjëherë formoi

orkestrën e mandolinave dhe korin e shkollës. I gjerë ka qënë edhe aktiviteti që zhvilloi në gji të shoqërisë artistike ‘’Liman Kaba’’ të Dibrës.

Akil Mark Koci

93

Gjatë viteve 1971-1972 e shohim si bashkëpunëtor të muzikës në Radio Shkupi, kurse në vitin 1973 erdhi në Radio Prishtina.

Për disa vjet u mor me SHKA “Ramiz Sadiku” të këtij qyteti, si udhëheqës artistik i saj.

Musa Piperku ka marrë pjesë në shumë edicione të ‘’Akordeve muzikore të Kosovës’’ dhe ka fituar shtatë ,,Okarina,,, dy ,,Lyra të argjendta,, dhe dy “Plaketa të arta,,,, siç emërtoheshin atëhere çmimet e këtij festivali. Gjatë asaj periudhe mori pjesë edhe në mjaft festivale të tjera, siç ishin ato të Opatisë, Shkodrës, Prizrenit, Sarajevës, Tetovës e Gjakovës.

Ka lënë mbi 600 këngë të zhanreve të ndryshme dhe librin Tingujt gazmorë për shkollën fillore (në bashkëpunim me Gjorgje Smokvarskin). Musa Piperku u nda nga jeta më 14 qershor 2005.

 

Kënga si sintezë e frymëzim

 

Musa Piperku ishte njeri i përkushtuar, i qetë, i matur dhe i këndshëm, veti këto që e dallonin prej të gjithë kijuesve tanë. Por temperamenti i tij krijues gufonte me një dinamikë të brendshme, plot veçanti dhe energji krijuese. Brenda një kohe të shkurtër u bë kompozitori më i dalluar i këngës shqiptare në të tre zhanret: në këngën zbavitëse, në këngën me frymë popullore dhe në këngën për fëmijë. Sidoqë muzika argëtuese nuk konsiderohej ,,elitiste,,, Musa Piperku bëri që edhe ky lloj i muzikës të

Vibracione të shpirtit shqiptar

94

ngrihej në një shkallë më të lartë artistike dhe të respektohej njëlloj si të tjerët.

Me këngët që kompozoi, ai u bë aq popullor, saqë shumë këngëtarë, grupe dhe shoqëri, mezi prisnin t'i interpretonin me ëndje krijimet e tij. Këngët e Musait dhe tërë puna e tij krijuese paraqesin një sintezë të gjerë frymëzimi. Për dëgjuesin këngët e Musa Piperkut ishin melodi të freskëta, gjithnë të reja, sepse kompozoi me shije, duke integruar mjeshtërisht folklorin tonë të pasur. Kjo veçori e krijimeve të Musa Piperkut përbënte një

modus vivendi, ngaqë këngët e tij kanë qënë të kapshme, të ngrohta, realiste, me ideale të sinqerta dhe të një natyre të qetë e njëheresh të hareshme. Objekti i këngës së tij ka qënë gjithnjë në shërbim të së bukurës në art, i orientuar nga realiteti, pra pasqyronte me besnikëri jetën tonë të përditshme me të gjitha sfidat e saj. Një veçori e tillë i ofronte mundësi çdo këngëtari për interpretim, pasi gama melodike dhe ajo ritmike ishin

në shërbim të një natyre të qetë, siç ishte edhe ajo e autorit, në një kohë që, siç e vumë në dukje, mbështeteshin fort në tabanin kombëtar, në traditën tonë të pasur.

Opusi jashtëzakoniisht i pasur e i larmishëm i Musa Piperkut në muzikën argëtuese, popullore dhe për fëmijë, të cilave iu përkushtua tërë jetën, na bën ta quajmë me

plot të drejtë ,,Mohikan i fundit,, i një muzike ,,të perënduar,, që, mjerisht, tashmë shumë pak ose aspak kompozohet në Kosovë, duke u zëvendësuar me një

Akil Mark Koci

95

,,muzikë të re,,, që na vjen përmes mjeteve elektroakustike. Të vetëquajturit kompozitorë, pa ditur asnjë notë, sajojnë këngë “të reja”, duke përdorur blloqe të tëra ritmesh dhe orkestrimesh të llojllojshme, duke filluar që nga ritmet orientale e deri tek ato latino-amerikane, që nuk kanë asgjë të përbashkët me këngën e mirëfilltë, sikurse e pranojnë tani kritikët muzikorë. Pra, Musa Piperku ishte klasiku i fundit i një kënge që mbijetoi mbi 50 vjet në hapësirën tonë muzikore, duke u bërë ballë të gjitha sfidave që e kanë përcjellë gjatë tërë kohës këtë krijimtari.

Vërtet shumë prej nesh kemi kompozuar muzikë zbavitëse dhe kemi krijuar këngë të reja, por Musa Piperku na e ka kaluar të gjithëve, pa ndonjë pompozitet dhe zhurmë, siç ka ditur të bëjë shumëkush.

 

Figurë e kompletuar artistike

 

Musai ka krijuar rreth 600 këngë, por emblema e këngës zbavitëse shqipe pa dyshim është ,,Prandvera në Prishtinë,,, e cila tashmë ka hyrë në antologjinë e këngëve

argëtuese shqiptare të tipit klasik. Po e quaj ,,klasik,, sepse ky më duket se është cilësimi më i saktë i krijimtarisë së këtij kompozitori.

Ai ka qënë personalitet i formuar dhe i plotë në profesionin e tij. Sa më shumë i dëgjoj këngët e tij, me nostalgji i kujtoj ato ditë që i kemi kaluar së bashku në punë dhe në festivale dhe gjithnjë mendoj se sa humbje të madhe kemi përjetuar të gjithë me vdekjen e tij, sepse

Vibracione të shpirtit shqiptar

96

nuk kemi më në gjirin tonë një krijues të pazakontë, që aq shumë e donte dhe e ndjente muzikën shqiptare. Tani që ai nuk është më, e ndjejmë më shumë mungesën e tij, sepse mjedisi ynë muzikor dhe ai kulturor në përgjithësi, kishte nevojë të madhe për këtë

krijues dhe për krijimtarinë e tij, sidomos në këtë kohë, kur po kalojmë nëpër një krizë serioze të identitetit tonë kulturor, krizë të vlerave dhe një krizë shumë më të madhe pikërisht në atë fushë, që me aq përkushtim e lëvroi Musa Piperku.

Nuk është e rastit që shumë këngë të Musa Piperkut u mbijetuan të gjitha sfidave, zhbërjes dhe degradimit. Shëmbëlltyra e kompozitorit të shquar Musa Piperku tani

del në një dritë më të qartë, sepse bëhet fjalë për një figurë të kompletuar artistike në të gjitha aspektet e krijimtarisë muzikore.

Edhe ne, ish-kolegët e tij, sikundër mbarë Kosova, duhet të jemi krenarë që kemi pasur në mesin tonë një personalitet të tillë. Prandaj, mendoj se, në shënjë kujtimi dhe nderimi për ketë krijues të shquar, do të ishte mirë që komuna e vendlindjes, Dibra, sikundër edhe Prishtina, ku dha kontributin më të madh dhe kaloi vitet më të mira krijuese, të marrin vendim që emrin e Musa Piperkut ta mbajë ndonjë rrugë ose institucion, sepse ai e ka merituar plotësisht këtë.

Akil Mark Koci

97

Ramadan Sokoli, kolos i etnomuzikologjisë shqiptare

 

Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Ramadan Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personaliteti të shquar nga shumë aspekte, si fryt i punës kolosale shumëvjeçare befasuese, si njohje empirike, si arketip dhe prototip në eter, që sublimon jo vetëm parimet shkencore, artistike dhe estetike, por edhe vrojtimet fondamentale të moderuara filozofike?

Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht më 26 dhjetor të atij viti, në Tiranë.

Atëkohë, bashkë me kompozitorin e profesorin Lorenc Antoni, si përfaqësues të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, në kuadrin e marrëveshjes për shkëmbime të ndërsjella nëmes Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, patëm shkuar në Festivalin tradicional që organizohej çdo vit, - Kënga në Radio, - njëri prej aktiviteteve të shumtë ku i këndohej Partisë së Punës së Shqipërisë, kooperativistit, shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiakë.

Ai festival me vlera kombëtare në muzikën e lehtë shqiptare, krahas pasurimit për vite me radhë të fondit të kësaj gjinie, nxirrte në pah edhe krijime të tjera ,,me elemente të huaj,,, siç thoshin anëtarët e byrosë politike të ngarkuar me çështjet ideologjike në artin shqiptar dhe, fill pas mbarimit të edicioneve të festivalit, mbanin plenume dhe konferenca për të trajtuar “mangësitë ideologjike” të këngëve.

Vibracione të shpirtit shqiptar

98

Ende e kam të freskët Plenumin IV të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë, që u thirr menjëherë pas festivalit të XI, për të ndëshkuar, siç shpreheshin, frymën liberale që kishte nxjerrë krye në disa nga këngët dhe që përbënin “shfaqje të huaja,, për normat e shoqërisë socialiste.

Pra, sidoqë kanë kaluar shumë vite, më kujtohet si tani ai festival, se kam qënë i pranishëm dhe më befasoi me këngë të një stili të ri, stil që nuk ishim mësuar ta

dëgjojmë herë të tjera. Prandaj edhe debatet, autokritikat dhe kritikat ishin

të ashpra dhe në fund u shoqëruan me marrjen e masave drakoniane ndaj të gjithë atyre kompozitorëve dhe këngëtarëve, të cilët shprehnin ,,mani për të huajën,,.

Kështu doli edhe termi ksenomani, që u huazua nga fjalorët dhe u përdor nga propaganda dhe nga politika e diktaturës në lëmin e artit e të kulturës. Qëllimi ishte të bëheshin zap dëshirat e përpjekjet e shkrimtarëve dhe artistëve për t’u njohur e përfituar nga arti dhe kultura përparimtare botërore. Me këtë u hap “drita jeshile,, që të anatemohej, ndalohej dhe dënohej çdo lëvizje kulturore, e cila nuk përmbante të gjithë elementet përbërës të

realizmit socialist, duke u bërë sinonim i krimit. Ndëshkimi në kësi rastesh nuk kufizohej vetëm me burgim, por shkonte deri në asgjësim fizik. Meqë ishim mysafirë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, na pritën në lokalët e saj ku, pos shumë krijuesve, të cilët na i prezantuan me protokoll, ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët as që guxonin të na afroheshin pa lejën e funksionarëve partiakë.

Akil Mark Koci

99

Në mesin e tyre çuditërisht ishte edhe profesori Ramadan Sokoli. U habitëm paksa duke e ditur se në çfarë ferra kishte kaluar menjëherë pas ,,Çlirimit,, të vendit.

Nuk e kam pasë njohur më parë, por kisha lexuar mjaft prej veprave të tij shkencore, ndër të tjera edhe një botim voluminoz e një studim të thukët shkencor me titull Folklori muzikor shqiptar, (Morfologjia), dalë nga shtypi më 1965. Ishte ndër veprat e para shkencore të këtij autori, të cilën ma kishin dërguar vëllezërit dhe motrat e mia, që ishin asokohe në Shkodër. Ua kishte dhënë motra e profesorit, Safetja, me porosi që të ma

dërgonin në Kosovë. Ishte vërtet një kënaqësi që e njoha këtë artist dhe etnomuzikolog të shquar personalisht dhe me shumë lutje e bëmë sëbashku një fotografi me kolosin e krijuesin e doktrinës etnomuzikologjike shqiptare.

Po ta analizojmë atë fotografi me kujdes, do të vërejmë se, ndërsa në fytyrat tona shihet një lloj gëzimi për takimin tonë me të, në fytyrën e tij bie në sy njëfarë droje, ankthi, disponim i zymtë që merr përmasa të njeriut të frikësuar. Ndjenjë e natyrshme kjo për këtë intelektual të rrallë, që pat njohur izolimin shumëvjeçar nga diktatura, çka bëhej “në emër të popullit,,. Po në emër të tij, i dërgonin nëpër burgje dhe internime. Me siguri që nuk i kishte harruar bisedat paraprake dhe të shumta në zyrat e errëta të hetuesisë dhe të Sigurimit, që zhvilloheshin gjithnjë sipas një plani dhe programi, si reminishencë dhe retiçencë e dhunës, jo vetëm fizike, por sidomos psikike.

Vibracione të shpirtit shqiptar

100

Ishte shtatlartë, me pamje fisnike dhe gjatë bisedës shumë të shkurtër që zhvilluam me të, unë dhe profesor Lorenci u bindëm se ishte një njeri i predestinuar për shkencë, mendimtar që zotëronte prirjen për objektivitetin shkencor, për krijimtarinë e vërtetë

artistike, si veprime pragmatike me cilësi dhe përmbajtje humaniste, substancë intelektuale të rafinuar në kuptimin më pozitiv të kësaj stileme.

Sidoqë fjalët e tij ishin mbresëlënëse, i dilnin nga goja me një pianissimo, saqë mezi e dëgjoja. Si dukët frikohej sepse ,,Sigurimi, syri vigjilent i Partisë”, siç dëgjohej të thuhej shpesh e kudo, të bënte gjëmën. Pra, nuk kish çudi që t'i ndodhte edhe njëherë tragjedia që pat pësuar pa bërë asnjë faj. Prandaj ruhej se mos e ,,tepronte,,, sikurse thoshin pushtetarët për normat e ,,sjelljes,, së papërgjegjshme para të huajve e sidomos

para atyre që vinin nga shtetet revizioniste, siç emërtohej në radhë të parë ish-Jugosllavia.

Pavarësisht prej gjithë atij konstelacioni optik që zotëronte dhe atmosferës mikpritëse dhe solemne për nderin tonë, gjatë tërë kohës ndjehej edhe një lloj mjegullëze mikluese, intelektuale e artistike, që dukej qartazi se ishte farsë e ushtruar mirë nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si specifikë e diktaturës, edhe pse artificialisht bënin çmos ta mbulonin.

Akil Mark Koci

101

Ramadan Sokoli: E si mund të punosh kthjellët, kur mbizotëron parimi hegelian ,,gjithkush kundër të gjithëve,,?

 

Profesor Sokoli edhe në ato rrethana punoi pa pushim dhe me veprat e veta krijoi një logjikë jashtëzakonisht të fuqishme, një postulat, që nuk ka nevojë të vërtetohet.

Mendoj se, as sot e as nesër nuk mund të përfytyrohet shkenca e etnomuzikologjisë pa të, pa kontributin që ka dhënë qysh para shtatë dhjetëvjetëshash, sepse, pos brezit të parë që krijoi, siç thotë kompozitori dhe muzikologu prof. dr. .Sokol Shupo, ,,botimet e tij të

shumta influencuan dukshëm në rritjen e sensibilitetit të formimit të muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri. Ato ishin kthyer në një lloj Bible për këtë profesion ... në krijuesit shqiptarë, njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare krijoi një premisë reale për t'u shprehur me një gjuhë të pasur në elemente shqiptarë,,.

Prandaj universi estetik i etnomuzikologjisë shqiptare, pa Ramadan Sokolin në Shqipëri dhe pa Lorenc Antonin në Kosovë, të cilët filluan veprimtarinë e tyre kërkimore dhe artistike dhe vunë themelet e saj në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, nuk do ta kishte

këtë zhvillim dhe utilitarizëm muzikor si funksionalizëm estetik.

Do të përqëndrohemi posaçërisht në aktivitetin krijues të kompozitorit dhe të etnomuzikologut Ramadan Sokoli, jo vetëm për të kuptuar nervin e tij hulumtues, por edhe për ta njohur krijimtarinë që paraqet njëmetaforë artistike si pjesë përbërëse e kohës sonë, si sublimim i ndjenjave krijuese dhe i përjetimeve origjinale

Vibracione të shpirtit shqiptar

102

me qasje të duhura artistike. Me emrin e tij është e lidhur ngushtë etnomuzikologjia shqiptare, kjo degë e shkencës, historia dhe ecuria e saj në Shqipëri dhe më gjerë.

 

Etnomuzikologjia fillestare dhe pa traditë

 

Etnomuzikologjia nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe si shkencë në trojet tona, sikurse edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare. Në një të kaluar jo fort të largët, kemi pasur disa emra të nderuar, të cilët kanë qënë mbledhës të folklorit dhe ndonjëherë kanë mundur t'i deshifrojnë këngët që kanë mbledhur. Ndër ta duhet përmendur Gjon Kolë Kujxhija, që ka dhënë një ndihmesë të shquar me botimin e vëllimit të parë me

titull Valle kombëtare - Dasma Shkodrane, më 20 qershor 1943 në Firence, si dhe Pjetër Dungun me përmbledhjen e njohur Lyra shqiptare. Të dy këto punime mund të

konsiderohen në mos të parat, së paku ndër të parat botime të kësaj gjinie.

Ramadan Sokoli është studiues e hulumtues, i cili i shtrin problemet etnomuzikologjike në tema universale të kësaj shkence duke i prezantuar në referenca. Ai pikërisht është i pari që na solli brenda një harku kohor të shkurtër një varg studimesh dhe tekstesh

etnomuzikologjike me struktura komplekse, moderne, jo vetëm në aspektin e parimeve estetike, por edhe të qasjeve të tyre, duke u bazuar në diskurse që burojnë nga vetë gjenia krijuese e popullit. Kësaj të fundit i jep pa ngurrim përparësi, siç i ka hije një shkencëtari me bagazh të konsiderueshëm diturie dhe pa dilema, si përfaqësues i denjë dhe teoricien i parë i etnomuzikologjisë shqiptare.

Akil Mark Koci

103

Tek vepra e Ramadan Sokolit shquajmë një krijimtari të madhe dhe të gjerë, jo vetëm në

etnomuzikologji, por edhe në kompozicion. Nga ky këndvështrim, duke i shpalosur punimet e tij shkencore, me plot gojë mund të themi se kredoja e tij krijuese dhe hulumtuese bazohet në binomin artistshkencëtar, binom që shumë shpesh e hasim edhe te

krijues të tjerë, sepse koha ka qenë ajo që ua ka imponuar një realitet të tillë.

 

Shkodra, qytet i një kulture të madhe gjithëshqiptare

 

Shkodra ka qënë qyteti në të cilin u lind ky shkencëtar, që rrjedh nga një familje me tradita të hershme kombëtare, atdhetare e qytetare. Fisi i Sokolajve pat ardhur nga fshati Boja i Sumës i Malësisë së Madhe dhe ka nxjerrë shumë trima. Po të shfletojmë pak

historinë, do të na shfaqet përpara figura e Hodo Pashë Grudës, mbrojtësit legjendar të Hotit e të Grudës – dy treva shqiptare në Mal të Zi.

Ramadan Sokoli u lind pikërisht në Shkodër, më 19 qershor të vitit 1920. Aty filloi të mësojë muzikën artistike dhe në moshën 16-vjeçare kompozoi një sërë këngësh, si: ,,Turtulleshë,,, ,,Jelino,,, “Lulja me erë,, e shumë të tjera, që u përqafuan nga publiku dhe u bënë pjesë e shpirtit të tij.

Në vitet 1940-1944 vazhdoi studimet për flaut dhe kompozicion në Konservatorin e Muzikës ,,Luigi Cherubini,,, në Firence (Itali). Pas përfundimit të studimeve, duke grumbulluar tashmë dije të konsiderueshme, e ngriti nivelin jo vetëm

Vibracione të shpirtit shqiptar

104

të mësimdhënies së flautit, të teoretikës e të teorisë së kompozicionit, por u fut plot sukses në të fshehtat e në enigmat që mbante në gji ai kozmos muzikor, si katarsis

aristotelas. I gjithë ky proces nuk kish si të mos shoqërohej me ,,trandje,, shpirtërore. Rëndësi të posaçme i kushtoi përcjelljes e zbatimit të përvojës së fituar sakaq, si

mesazhe bindëse për krijimtarinë e tij jo vetëm në rrafsh teoriko-praktik, por edhe artistik. Njëkohësisht bëri hapa drejt sintetizimit të tyre në aspektin gnoseologjik.

Mjerisht, me kthimin në atdhe, fill pas mbarimit të studimeve, çka përkoi me kohën kur komunistët e ,,çliruan,, Shqipërinë, Ramadan Sokoli pësoi jo vetëm katarsis e tronditje të vërteta shpirtërore, por edhe tragjedi. Befas ,,çlirimtarët,, e burgosën bashkë me të dy

vëllezërit, Ibrahimin dhe Hodon, për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari nacionaliste dhe legaliste. Ky ishte “mëkati“ i tyre.

Pas shumë viteve, falë ndihmës së shokut të tij, shkrimtarit Llazar Siliqi, - që shfrytëzoi, siç thuhej, nevojën e regjimit për kuadro të afta në fushën e studimeve muzikore, - u lirua nga gulagu enverist. Por, pas vuajtjeve fizike, filluan vuajtjet, po aq të mëdha, shpirtërore, sepse e detyruan të krijonte si “anonim”, pa pasur të drejtë të vinte emrin në veprat e në shkrimet që botonte.

Me të dalë nga burgu, meqënëse ia kishin nevojën, donin s'donin e caktuan instruktor muzike në Ministrinë e Mbrojtjes, instruktor të korit shtetëror, përgjegjës të muzikës në Pallatin e Kulturës në Tiranë, ndërsa më 1967 e caktuan pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”,

Akil Mark Koci

105

nga ku e nxorën në pension në moshën 55-vjeçare, bash në kohën më të përshtatshme krijuese. Gjithnjë u është përmbajtur fjalëve “Chi va piano, va sano”, (Kush ec ngadalë, mbërrin shëndoshë e mirë). Me durim e këmbëngulje, me zell e përkushtim, botoi shumë

artikuj e studime shkencore dhe praktikisht u bë themelvënësi i muzikologjisë shqiptare, pastaj edhe modernizuesi i saj në tërësi, përmes zbatimit të diskurseve dhe referencave konkrete, të cilat u mishëruan e u materializuan në veprimtaritë e specializuara të fushës përkatëse. Paralelisht me këtë, i vuri vetes detyrë që të përgatiste kuadrot e nevojshëm, duke qënë i vetëdijshëm se në muzikologji mungesa e tyre ishte mjaft e theksuar.

 

Studim i shkëlqyer: “16 shekuj” - njih vetveten!

 

Lista e punimeve të tij do të ishte shumë e gjatë, por ne do të ndalemi vetëm në veprën 16 shekuj, ku çuditërisht as në koopertinë e as në brendinë e botimit nuk hasim as datën e botimit e as atë të krijimit, çka mund të konsiderohet si lajthitje teknike. Parathënia fillon me fjalët e së madhes Dora d'Istria (Elena Gjika): ,,Arbëria gjithmonë ka nxjerrë njerëz të

mëdhenj,,.

Qysh në rreshtin e parë të kësaj parathënieje lexojmë dy fjalë: ,,Njih vetveten,,, si lajtmotiv i krejt studimit, edhepse profesori i nderuar në të nëntë kaptinat nuk thotë as edhe një fjalë të vetme për veten, por ligjëron e shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë hulumtuar, që nuk është shkruar për ta, përfshi

Vibracione të shpirtit shqiptar

106

krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve, artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë. Pra, sintagma: ,,Njih vetveten!,, e përligj plotësisht e më së miri vënien në

ballë të parathënies, duke qënë se i sugjeron çdo krijuesi, duke filluar nga vetvetja, njohjen e modeleve që duhen ndjekur, nga të cilët duhet të mësojë secili. Në kreun e parë shpaloset veprimtaria e madhe e dijetarit dhe muzikantit Niketë Dardani ose Niketa i

Remesianës, për të cilin autori me të drejtë shprehet: ,,Niketë Dardani, i pajisur me prirje letrare e muzikore, përpilonte këngë dhe himne e ua mësonte besimtarëve që t'i

këndonin së bashku. Me sa duket ai ishte rritur në një mjedis ku muzika përfshihej në planin mësimor për edukimin e rinisë, si pjesë e lëndës së metrikës”.

Më tej, autori shton: “Pra, ky prelat i devotshëm, njeri i gjakut tonë, në moshë të re, 26-vjeçare, ishte në postin më të lartë në hierarkinë kishtare katolike, që i dha qytetërimit një opus të gjerë të kanonizuar, të pranuar si model, aktual dhe i përdorshëm edhe në ditët e sotme. Mjafton të përmendim Te Deum Laudamus, himn i cili njihet në literaturën e përbotshme dhe ka mbetur aktual që nga viti 525 pas Krishtit e ndodhet në Antifonarin e Bangorit të Irlandës, si dorëshkrim i kopjuar ndërmjet viteve 680-691, si relikë paleokristiane që të kujton disa skulptura arkaike plot patos në thjeshtësinë

tyre...,,.

Sa i përket natyrës së himnit të sipërpërmendur, profesor Ramadan Sokoli thotë se ,,....ky himn tradicionalisht shtjellohet lirshëm, duke u mbështetur në pikat parësore sipas stilit responsorial, domethënë duke gërshetuar zërin e solistit me zërat e grupit të këngëtarëve, që i përgjigjet verset pas verseti,,.

Akil Mark Koci

107

“Te Deum ,vazhdon autori, ,,...pa druajtje është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës,,.

Më tej, Ramadan Sokoli shpjegon edhe shumë elemente të tjerë dhe ve në dukje se “me të drejtë mund të konstatojmë se ky krijues sikur asgjë të mos kishte bërë, por vetëm këtë himn, do të kishte ngelur i njohur si autor me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijësuar dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinative në kontekstin jo vetëm spiritual, por më gjerë”. Në fund, autori konstaton: ,, ... kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit, por edhe për azhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë, duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë, si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliroarbërore-

shqiptare,,.

Meqënëse vendi në gazetë nuk na lejon të flasim për të gjithë kapitujt veç e veç gjerësisht, ne vetëm sa i përmendëm ato.

Vibracione të shpirtit shqiptar

108

Ramiz Kelmendi - energji që nuk shteron

 

Ramiz Kelmendi, shkrimtari, publicisti dhe pedagogu ynë i mirënjohur, ka një veprimtari të shquar në artin e kulturën tonë. Kontributi i tij në fushat e mësipërme është fort i ndjeshëm e i prekshëm.

Në veprat e Ramiz Kelmendit shprehet optimizmi në trajta dhe mënyra nga më të ndryshmet, por edhe dramaciteti e tragjizmi. Nga ana tjetër, tek ligjëron dhe komenton metatekstin e ngjarjeve, këto nuk i trajton si drama të pazgjidhshme, por si universe jetësore dhe krijuese, të ndërthurura si vrojtime rrëfimtare dhe si veçori artistike.

Megjithse nuk më takon ta vlerësoj si letrar, ngaqë vokacioni im është krijimtaria muzikore, po ia lejoj vetes të hedh në letër disa mendime duke u nisur nga fakti që

me Ramizin më lidhin shumë pika të përbashkëta, ngjarje, takime e biseda për artin e kulturën tonë në përgjithësi.

Ramizit ia kam lexuar shkrimet që kur ka qenë student në Beograd. Asokohe ishte njëri ndër themeluesit e redaktorët e revistës së parë të ilustruar në gjuhën shqipe, ”Zëri i rinisë”, bashkë me Masar Murtezajin, Gjon Shirokën, Rexhai Surroin etj. Reportazhet që botonte në ”Rilindja”, lexoheshin me ëndje. Për disa vjet me radhë ka qenë drejtor i Redaksisë së Botimeve të “Rilindjes”, drejtor i Teatrit Popullor Krahinor dhe zëvendësdrejtor e profesor i letërsisë shqiptare në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Më së fundi, para dhjetë vjetësh themeloi dhe drejton Fakultetin e Gazetarisë

“Faik Konica”, i pari institucion mësimor privat i këtij

Akil Mark Koci

109

lloji në të gjitha trojet shqiptare. Vetëkuptohet se pagëzimi i Fakultetit me emrin e shkrimtarit, gazetarit, poliglotit dhe princit të gjuhës e të letërsisë shqiptare, Faik Konica, nuk është aspak i rastit.

Ramiz Kelmendi njihet edhe si propagandues i kulturës shqiptare, sidomos të Shqipërisë. Si drejtor i Shtëpisë Botuese “Rilindja”, në kohët më të vështira, na sillte libra nga Shqipëria dhe botoi, për herë të parë, veprat e plota të Uilliam Shekspirit, Sterjo Spasses, Fan S.

Nolit, Jakov Xoxës, Ismail Kadaresë etj. Mund të merret lehtë me mend se sa probleme ka pasur nga organet e ndjekjes për shkak të botimit, shpërndarjes dhe shitjes në rrugë të librave nga Shqipëria.

Pos shkrimeve publicistike, më kanë lënë mbresë krijimet letrare të tij, si romanet: Heshtja e armëve, Kur kositen livadhet, me tematikë nga Rugova, prej nga e ka

zanafillën Ramizi. Kur po lexoja disa fragmente nga veprat e lartpërmendura, në përpjekje për të gjetur tema për një balet të ri, pas baletit Sokoli e Mirusha dhe Kënga e Rexhës, Ramizi, disi i habitur, priti që t'i thosha se si i kisha përjetuar romanet e tij. Iu përgjigja duke vënë në dukje se në to pata gjetur dhe isha përballuar me një kumtim

artistik të mirëfilltë, me imazhet, rrëfimet, përshkrimet e procedeun përbrenda kodit narrativ; me portretizime dhe skica jo të stisura, por reale. Pastaj shtova se natyra në

veprat e tij përshkruhet jo si simbolikë e përjetshme, por si një metafizikë dhe pasqyrim i mjedisit të Bjeshkëve të Rugovës, i mendësisë së trimit malësor, që na paraqitet si

një mit i magjishëm duke qitur në pah qëndresën epike,

Vibracione të shpirtit shqiptar

110

por edhe dhembjen, ligjërimin nostalgjik si lirikë, si kallzim dhe si interpretim estetik e artistik. Pasi dëgjoi përshtypjet e mia fill pas leximit të të dy romaneve, Ramizi u befasua dhe më tha: “Akil, këto që po më tregon për dy romanet e mi, kolegët jo vetëm që nuk i dinë, por as nuk janë gjendje t'i shprehin kaq bukur si ti”.

Ramizit ia di për nder faktin se askush nuk ka shkruar kritikë më reale dhe më të qëlluar se ai me rastin e vënies në skenë të baletit tonë të parë kosovar Sokoli e Mirusha, në ditën e kremtimit të 30-vjetorit të themelimit të Teatrit Popullor Krahinor. Pas titullit: “Sokoli e

Mirusha në shërbim të perëndeshës terpsihore”, Ramizi shkruante: “U tha edhe do thënë edhe më se shfaqja e baletit tonë të parë në Prishtinë, madje pikërisht në ditët solemne të

kremtimit të 30-vjetorit të themelimit të teatrit tonë profesionist, Sokoli e Mirusha, është jo vetëm një nga sukseset tona më të mëdha në jetën kulturore dhe artistike, por, - ende

më shumë, - një ditë me shumë interes dhe një datë dinjitoze e rritjes dhe e pjekurisë së kulturës sonë. Njësoj si opera, baleti qe ëndërr e jonë e kamotshme, lakmi që e menduam si iluzion të parealizueshëm, si një ëndërrallë”.

Sezonet teatrore të periudhës kur ishte drejtor i Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës, edhe sot mbahenmend. Me këtë kam parasysh jo vetëm skenën e madhe të teatrit, por edhe dy skena të vogla, - Teatrin e Poezisë “Sofra” dhe Kabarenë Satirike, - të cilat i themeloi dhe i realizoi Ramizi për të parën herë. Ramiz Kelmendi, sidomos me disa shkrime të tij satirike, si “Letra nga Ulqini” etj., ka dëshmuar guxim qytetar e profesional,

duke vënë “pikat mbi i”, siç thoshte ai, duke kritikuar e thumbuar fenomenet negative, injorantët, sahanlëpirësit e veprimet e tyre.

Akil Mark Koci

111

Në një nga takimet, që zakonisht i bënim në Kafe- Galerinë “Koha”, më tregoi për diçka që i kishte ndodhur me një shok. Të nesërmen, në rubrikën e vet “Çapitje mes rreshtave”, (”Rilindja” 12.1.1985), shkruante kështu, që në krye:

“Më tha një miku im: - Ore, ke mend të heqësh dorë nga gazetaria, apo, për Zotin, të zuri më e liga: do të mbesim pa ty! - “Po pse, ore”, ia ktheva me një të qeshur ca si të

thartë, sado që e dija se ai, gjithandej, ma shihte të madhe që, në vend të shkruaj tregime, të merresha me letërsi, unë, ja, po margjinosja e po qapisja, demek - po rrihja ujë

në havan.

S’do mend se e kishte me më të mirin qëllim. Pastaj vijoi: -Apo nuk e lexove se sipas anketës së madhe dhe të hollësishme të Lidhjës së Gazetarëve, qenkësh provuar

që, mesatarisht, gazetari jetoka vetëm 37 vjet e 8 muaj, ndërsa sipas statistikës së Kombeve të Bashkuara, jeta mesatare e gazetarit në mbarë botën qenka 41 vjet e 6

muaj!”

Eu, ç’më frikësove e më fute datën, or burrë! Qesha unë. Po unë paskam mbi dhjetë vjet që paskam vdekur!

Ta lemë shakanë mënjanë, po, vërtet, mos qofshim në lëkurën e gazetarit!” Ca si pak “stazh” jete na i paskësh caktuar natyra të gjorit. Po ta jetonin me nder, me fytyrë, hajde de! Mbase edhe s’janë pak. Nuk janë pak, nëqoftëse nesër, pas vdekjes së gazetarit, siç tha njëri syresh, ngrihen fëmijët e tij dhe, pasi të kenë lexuar ç’ka shkruar i ati, të thonë: ”Pa shih, pa shih ç’gënjeshtra paska shkruar babai ynë! Ç’pleh që paska qënë”. Për

Vibracione të shpirtit shqiptar

112

ndonjë të tillë edhe 37 vjet janë shumë...!” e përfundonte atë shkrim plot kripë Ramiz Kelmendi.

E citova dhe e riprodhova vetëm e vetëm për t ‘ia bërë me dije Ramizit se s’paskan qënë të sakta konstatimet e sipërme, ngase ai tashmë i mbushi të 77-tat. U bëftë 100 vjeç!

Akil Mark Koci

113

Qeveria dhe akademikët muzikalë të Kosovës

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së kompozitorit Rauf Dhomi

 

Është kënaqësi që në një koncert solemn të shohim një auditor kaq të zgjedhur sikur me këtë rast. Kishin ardhur shumë intelektualë të shquar, akademikë dhe anëtarë të qeverisë, deri te kryeministri.

Në të njejtën kohë është për të ardhur keq mungesa e kolegëve të vokacionit, sidomos e profesorëve të Fakultetit të Arteve, të cilët studentëve të tyre duhet t'u shërbejnë si model.

Rauf Dhomi është lindur në Gjakovë. Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, kurse studimet universitare dhe ato pasuniversitare i përfundoi në Sarajevë, në klasën e profesorit dhe kompozitorit Mirosllav Shpiler.

Punoi në fillim pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe themeloi Korin e Burrave të Gjakovës.

Tani mban postin e drejtorit të Filarmonisë e të Operës së Kosovës dhe është profesor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe

Arteve të Kosovës.

Ka kompozuar shumë vepra të gjinive të ndryshme me prirje të veçantë për muzikën vokale. Kompozitori Rauf Dhomi, me operat “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma arbëreshe”, cilësohet si krijuesi i parë i operës në Kosovë.

Është autor i baletit “E Bukura Moré” dhe i shumë veprave të tjera.

Vibracione të shpirtit shqiptar

114

Pra, Rauf Dhomi ka zënë qysh tash vend në Antologjinë e krijimtarisë muzikore tek ne, në periudhën kur ajo sa ka filluar të hedhë hapat e parë seriozë në muzikën klasike.

Kështu, pra, në mënyrë krejt të natyrshme, krejt angazhimi i tij rezultoi me një koncert plotësisht të merituar solemn, të cilin edhe TVK vendosi ta shpërblejë duke e transmetuar drejtpërdrejt më 4.12.2005 dhe të cilin e pashë me shumë interesim.

Në koncert u interpretuan krijime nga opusi i tij, duke filluar me operat “Goca e Kaçanikut”, ”Dasma arbëreshe” dhe disa këngë solo. Pasuan një pjesë “Rondo” për violonçel dhe “Impresionet dardane”, të cilat i interpretuan Antonio Gashi dhe Lule Elezi, duke lënë mbresa të fuqishme. U vërejt prania në numur të madh e solistëve vokalë

nga Shqipëria, duke përfshirë emra të tillë, si Kastriot Tusha, Suzana Frashëri, Ylber Gjini, Marina Lekaj e të tjerë, të gjithë të shkëlqyeshëm.

I erdhi radha më tej një grupi vajzash të korit të Operës së Kosovës. Të gjithë solistët i përcolli pianistja Lule Elezi me shumë ndjesi dhe profesionalizëm. Simpatik ishte edhe Okteti 8+1.

Mirëpo shtrohet pyetja: a thua kemi edhe ne në Kosovë solistë vokalë, të cilët do të ishte dashur të kishin marrë pjesë në këtë solemnitet, apo na duhet ende të ftojmë mysafirë? Çfarë bën Fakulteti i Arteve? A mos, vallë, problemi qëndron diku tjetër?

Megjithatë, them se e tërë kjo punë duhet të çmohet, por, nga ana tjetër, nuk mund të rri pa vërejtur se krejt krijimtaria e Rauf Dhomit vazhdon kryeneçësisht të

Akil Mark Koci

115

bazohet kryekëput në traditën e muzikës romantike. Dëshmi më e freskët për sa thashë, ishte edhe koncerti solemn, i cili, nga fillimi deri në fund u përshkua nga një atmosferë e tillë.

Të krijohet përshtypja se dikush nuk po dëshiron të përfillë trendet e muzikës bashkëkohore evropiane dhe botërore. Më shkoqur: nuk ra në sy as përpjekja më e

vogël që shprehja muzikore gjatë kësaj kohe të shndërrohet me tinguj bashkëkohorë, që duhet të jetë synim i çdo krijuesi progresiv.

Sido që të jetë, një koncert i tillë solemn duhet të përshëndetur sepse të tillë kemi pak. Veprimtaritë - homazh të kësaj natyre janë shumë të dobishme, jo vetëm se paraqitet vepra e krijuesit përkatës, por edhe kultura shpirtërore e popullit.

Këto veprimtari do të jenë të pazëvendësueshme për nga roli që luajnë, të paktën derisa institucionet tona do të vazhdojnë të mos kenë ndjeshmërinë e duhur ndaj organizimit të solemniteteve të ngjashme. Andaj u befasova për të mirë kur, përveç akademikëve, me kryetarin Rexhep Ismaili në ballë, erdhën edhe qeveritarë, në mesin e të cilëve bënin pjesë shumë ministra, përfshi ish-ministrin e Kulturës, bashkë

me të tashmin, të prirë nga kryeministri.

Vlen të përmendet se kohë më parë Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë pat organizuar një eveniment të ngjashëm, të quajtur “Portert kompozitori”, kushtuar, po ashtu, kompozitorit Rauf Dhomi.

Me atë rast prezantimin e bëri homologu i Rauf Dhomit, drejtori Zhani Ciko, i cili, pos të tjerash, tha:

Vibracione të shpirtit shqiptar

116

”...Kompozitorin Rauf Dhomi e konsideroj si një nga figurat më të rëndësishme të muzikës serioze shqiptare”. Ndërkaq, në solemnitetin e Prishtinës, në mungesë

të muzikologëve, për “denim” fjala iu dha kryeministrit, i cili u ndërthurr ngathët, gati si në politikë, për të mos thënë në qesëndisje...!? më falni, mendova: në qeverisje.

Akil Mark Koci

117

Kompozitori i harruar Rexho Mulliqi

 

Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë përbërësit e saj. Ai thoshte: ”Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lumenjve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës

dhe këngë e agimit të diellit…”.

Në fillim e thërrisnin Rexhep Mullaj, Rexho Mulliq, Rexhep Mulliqi, kurse ai vetë, në të shumtën e rasteve, ka nënshkruar si Rexhep Mullaj.

Megjithatë, ai mbeti i njohur te ne si Rexho Mulliqi, kompozitor, i cili, në njërën anë çmohej dhe respektohej për punën që bënte, kurse në anën tjetër (jo rrallë) u

anatemua dhe mbeti në harresë, për arsye që dikur nuk thuheshin, por që tani mund të thuhen dhe të shpjegohen më qartë.

Anatemimi i tij i parë ishte politik, sepse në vitin 1948, në kohën e Informbyrosë, u burgos dhe vuajti një dënim të rëndë në Goli Otokun famëkeq. Por anatemimi më i rëndë erdhi më pas, kur individë të caktuar të mjediseve kulturore të Prishtinës, të nxitur nga motive të ulëta smire profesionale, por edhe nga ndonjë arsye tjetër, ia mohonin përkatësinë kombëtare shqiptare. Dhe kjo ndodhte në një kohë që ai

vetë, pra Rexho Mulliqi, siç e theksuam më lart, kompozoi një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë komponentët e saj.

Vibracione të shpirtit shqiptar

118

Jeta dhe krijimtaria

 

Rexho Mulliqi u lind më 18 mars të vitit 1923 në Guci, në këtë trevë shqiptare në Mal të Zi, dhe vdiq më 10 shkurt të vitit 1982 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941.

Paskëtaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943). Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin, sikurse e përmendëm më sipër, në Goli Otok.

Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin).

Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni.

Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë.

Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe

Shqipërinë.

Vepra e tij e gjerë dhe e larmishme përfshin pothuaj të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën) dhe është ekzekutuar në veprimtari kryesore të jetës muzikore të

Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë.

Akil Mark Koci

119

Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë medalje dhe mirënjohje.

Veprat e tij skenike janë: “Nita” (1975), balet (i pambaruar) dhe “Legjenda mbi ngadhënjimin”, balet; pjesët “Vjeshta” (1958), për kor mikst (botim i LKSHM)

dhe për Collegium Cantorum, Prishtinë 1973); “Nji lule”, përpunim për kor mikst (në Collegium Cantorum, Prishtinë,1987), “Vendi im”, këngë masash, (në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1971) dhe në “Kënga Korale” (SHKK, Prishtinë, 1984).

Më tej: “Poema për ata”, kantatë për solist, recitues, kor e orkestër, me teskt të Fahredin Gungës, ”Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, për soprano, kor e orkestër, “Një lule që m'ka çelë tash”, për soprano, kor e orkestër, “Suita e vogël”, për soprano, kor e orkestër, ”Baresha”, për soprano e orkestër, sidhe më se 150 harmonizime dhe përpunime këngësh popullore.

Vazhdojnë këngët korale: ”Marrshi i Divizionit VI Shqiptar”, ”Demostrata”, “Mbajmë flamurin e lirisë”, ”Këngë për lirinë”, ”Marrshi i Brigadës së Parë sulmuese” dhe ”Vjeshta”. Muzikë kamerale: “Suitë” për piano dhe orkestër, “Elegji”, për violinë dhe piano(1955), ”Legjendë”, për violinë dhe piano (1956); veprat simfonike: “Fantazi”, për orkestër (1954), “Simfonia nr.1” (1955), ”Pastorale dhe loja”, për orkestër (1956),

“Akuarelet e Prizrenit”, suitë për orkestër harqesh (1958), “Simfonia kosovare nr.2” (1962) dhe “Suita simfonike”.

Mulliqi ka kompozuar edhe muzikë për filma artistikë: ”Uka i Bjeshkëvet të Namuna” (1968), ”Era dhe lisi” (1979), ”Kapiten Lleshi”, ”Qërim hesapesh”, muzikë për filmat dokumentarë ”Kokë më kokë”, ”Floriri i

Vibracione të shpirtit shqiptar

120

Kosovës” I, II, III , ”Tuneli 117”. Muzikë për teatër:

”Omeri e Merima”, ”Tri motrat”, “Tregimi i Irkutskut”, “Martesa”, ”Pelinova, ”Erveheja”, etj2.

 

Veprat e modeleve klasike

 

Sikundër shihet, veprimtaria e Rexho Mulliqit ka qënë mjaft e gjerë. Gjithsesi, vepra e tij më e rëndësishme, për të cilën do të bëjmë fjalë me këtë rast, është “Simfonia e dytë kosovare”.

Është theksuar tashmë dhe është pohuar edhe nga vetë Rexho Mulliqi, se opusi krijues i tij është i lidhur ngushtë me nënqiellin e Kosovës, me folklorin muzikor shqiptar, tek i cili e ka mbështetur shumicën e veprave të veta.

Nga ana tjetër, krijimtaria e Rexho Mulliqit ka qenë e bazuar në modelet klasike, si për nga forma, ashtu edhe për nga shprehja, mirëpo më vonë gjuha e tij muzikore bëhët gjithnjë më e pasur e më domethënëse, si në melodi e në harmoni, ashtu edhe në formë, orkestrime etj.

Vetëm vende-vende, në kompozimet e tij hasim edhe në elemente të rinj, të cilët në raport me kohën kanë qënë shumë larg, jo vetëm nga “ radikalët”, por edhe nga ata krijues që janë konsideruar si më “të përmbajtur”.

Duhet thënë se Mulliqi nuk ka shfaqur ndonjë interesim të veëantë që në kompozimet e veta të futë sadopak elemente të shprehjes më të avancuar. Nuk bëhet fjalë këtu për mosnjohje të trendeve të reja, as për

2 Shih Sokol Shupo, Biographical Dictionary of Balkan Composers, Asmus, 2005.

Akil Mark Koci

121

jetën e varfër muzikore të rrethit ku jetonte, por thjesht ishte mosinteresimi i tij për të bërë hapat e parë drejt një muzike të re, më të avancuar për kohën kur ai jetoi.

Ndër veprat e shumta që la ky krijues, s'ka dyshim që simfonia e dytë e quajtur “Kosovare” është vepra më madhore e tij. Këtë e themi sepse nuk takojmë në

krijimtarinë e tij ndonjë vepër tjetër kaq serioze dhe të kompozuar me kaq përkushtim. Ajo është hedhur në pentagram më 1972 dhe është incizuar nga Orkestra Simfonike e Radio Ljubljanës, por nuk dimë nëse është ekzekutuar ndonjëherë live. Titulli “Kosovare” na e kumton qartë se nga cili burim rrjedhin frymëzimet e veprës së tij muzikore, sepse në tërë tematikën përjetohet fuqia e muzikës shqiptare, edhe pse ngandonjëherë nxjerr kokë, madje mbizotëron, melosi i muzikës orientale.

 

Vend nderi në muzikën tonë

 

Rexho Mulliqi thoshte se zanafillën e kësaj vepre e

kishte menduar si koncert për piano dhe orkestër. Ky orientim ndihet edhe në vetë funksionin e pianos, që dominon gjatë tërë kohës dhe ngjyra e saj është ngushtësisht e lidhur me ngjyrën e melodisë folklorike, duke përkujtuar në një farë mase tingullin e çiftelisë dhe duke arritur kësisoj koloritin e ngjyrimin arkaik burimor, zanafillor të kësaj treve.

Koha e parë ka një hyrje të pianos, në formë të sonatës, jo edhe aq të qartë, bazuar në dy tema kontraste me elemente heroikë, ndërsa e dyta është lirike. Më vonë, me zgjerimin e përmbajtjes e të frymëmarrjes muzikore,

Vibracione të shpirtit shqiptar

122

fiton tingullin melodik të melosit malësor. Në fund të kohës së parë trumbeta dhe trombonët i rimarrin e i përsërisin në unison fragmentet e temës së parë. Koha e dytë veçorizohet nga një konstruksion më i lirë. Baza e saj pjesërisht është programore, e ndërtuar në frymën e melosit të këngës popullore “Kënga e Rexhës”. Zhvillimi i melodisë, në sekondat vazhduese, na sjell ndërmend ngjyrën impresioniste, sidoqë është veshur me të kënduarin arkaik, që na paraqitet nga tingujt lirikë të violinës. Finalja, në formë të rondos, le përshtypjen se ngjarjet e errëta dhe tragjike janë zhdukur, duke

paralajmëruar agimin e ngadhënjimit të jetës. Motivi i tij i parë tematik shquhet nga ritmi

vallëzim-dialog i pianos me orkestrën, i dyti me shprehje pastorale - flaut solo, ndërsa motivi i tretë - fuga e shkurtër, është e lidhur me motivin e parë tematik. Në këtë vepër autori shpalos tërë bagazhin e njohurive profesionale, në shumë aspekte, si në

instrumentim, ashtu edhe në kulturë të tingullit e në harmoni, ku gjen shprehje zotërimi i duhur i pianos, si instrument solistik. Me këtë vepër Rexho Mulliqi vihet në mesin e krijuesve më të shquar të krijimtarisë së kohës, në të cilën jetoi dhe veproi.

Dhe, në fund, duhet të shtojmë se, meqë vitin e ardhshëm mbushen plot 25 vjet nga vdekja e Rexho Mulliqit, do të ishte e udhës që udhëheqja e Filarmonisë së Kosovës të përgatisë një koncert me dy veprat e tij madhore, pra me simfoninë e parë dhe të dytë.

Do të ishte ky një homazh për këtë krijues, edhe ashtu të harruar, veçmas nga institucionet tona. Një veprim në shënjë respekti dhe kujtimi për një

Akil Mark Koci

123

kompozitor, i cili, me veprimtarinë e tij krijuese, la gjurmë të thella në mbarë jetën muzikore shqiptare.

Vibracione të shpirtit shqiptar

124

Sabriu

 

Gjatë një karriere gjysmëshekullore si krijues, mësimdhënës, organizator i jetës muzikore dhe i pjesëmarrës aktiv në veprimtari të tjera të panumërta, njeriu gjendet i befasuar, për të mirë, por ndonjëherë edhe për të keq, kur sheh në njërën anë rezultate pozitive dhe në anën tjetër dështime në punën shumëvjeçare.

Këtu nuk do të flas për punën krijuese, as për atë pedagogjike dhe organizative, por do të ndalem në një segment që e kam bërë zakon ta përdor si ballafaqim për t'ia qartësuar vetes dy kundëthënie. Sidoqë ndonjëherë nuk na arrijnë fjalët për ta shpjeguar këtë segment, madje na vjen për të qeshur. Por është një buzagazje krejt e ndryshme, sepse qeshim ngaqë nuk qajmë dot.

Pra, ai segment, ose ato segmente janë studentët e mi të shumtë, jo vetëm në Fakultetin e Arteve, por edhe në studion dyvjeçare të dramës pranë Teatrit Popullor Krahinor, sikurse quhej asikohe.

Termi segment në Fjalorin e fjalëve të huaja ka shumë kuptime, por unë do të zgjedh atë që e cilëson si “pjesë e një organi që dallohet nga të tjerat”, sepse edhe studentët e mi dallojnë nga njëri-tjetri për nga puna krijuese, organizative, paçka se edhe ata paraqesin pjesën e krijimtarisë pedagogjike në punën që kam zhvilluar me ta.

Sa më shumë kalon koha, aq më tepër më duket puna e tyre herë e suksesshme dhe herë e dyshimtë, sepse disa syresh janë bërë krijues të dalluar e disa të tjerë - artistë të njohur, jo vetëm në universin kombëtar të krijimtarisë dhe të kritikës muzikore, por edhe në atë të

Akil Mark Koci

125

teatrit. Madje ka edhe nga ata që ia kanë dalë mbanë të bëhen dekanë të teatrit e të muzikës. Me të tillët njeriu krenohet, kurse ca të tjerë janë bërë turpi i kulturës sonë.

Këta të fundit nuk do t'i përmend këtu, sepse, fatmirësisht, jo vetëm që janë të pakët, minorë, por edhe opinioni i gjerë ka dëgjuar e lexuar boll për ta, ashtu si edhe për të parët.

Përndryshe, do të ndalem në një personalitet, që ka arritur jo vetëm të bëhet dekan i muzikës përmes interpretimit të saj, por edhe figura më e spikatur e muzikës sonë të lehtë.

Merita e tij në artin e interpretimit është e jashtëzakonshme edhe në skenën e teatrit. Me punën e përkushtuar u bë simbol i këngës sonë argëtuese dhe është këngëtari më i dashur, më i respektuar dhe më i dëgjuar përmes valëve të radios e televizionit, kurse në skenë është një showman pa të dytë në qiellin e muzikës sonë të lehtë.

Punoja si redaktor në Radio Prishtinën e atëhershme dhe më kujtohet kur erdhi të bënte incizimet e para. Ishte djalosh me plot virtyte të pastra, i gjallë dhe jashtëzakonisht i talentuar. Vërtet e kishte zgjedhur tashmë profesionin, apo, siç thuhet ndryshe, vokacionin e artistit të teatrit, por edhe muzika ishte pjesë e jetës dhe e dhuntive të tij.

Kjo u duk qartë në vitet e mëvonshme, kur iu përkushtua tërësisht vetëm muzikës duke i lënë dërrasat e skenës teatrore, jo pse nuk ishte i talentuar, - rolet e realizuara prej tij mbahen mend edhe sot e kësaj dite, - por ngaqë muzika i shkoi më fort për shtat.

Vibracione të shpirtit shqiptar

126

Si artist i talentuar, me kahe dhe reacionalitet të stërholluar, ai mahniti çdo dëgjues e shikues me interpretimin e këngës, duke e trajtuar si lirikë frymëzuese dhe mishërim imagjinar. Duke pigmentuar momente kulmore nëpërmjet mjeshtërisë skenike të një

artisti të profilizuar dhe plot hir, e ka bërë gjithmonë për vete krejt publikun e kudondodhur.

Janë shumë faktorë që na bëjnë të flasim për këtë interpretues modern, në të gjitha aspektet e zhvillimit të këngës argëtuese tek ne e më gjërë. Ai përdor mjete shprehëse të freskëta e të larmishme me synimin që të ecë me kohën dhe t'i dëshmojë opinionit se edhe në moshën e tretë të jetës së vet ka mbetur aktual e inventiv duke i përkryer tiparet e këngës dhe vetë karakterin e saj. Në këtë drejtim, ai mban fort parasysh faktin se interpretimi elegant i një kënge nuk varet vetëm nga kompozimi i saj bukur e mjeshtërisht, por, gjithaq, edhe nga përkimi i logjikës krijuese me atë interpretuese. Po ashtu, prania ose mungesa e konseguencës dhe e koherencës mund ta lartësojë ose ta dëmtojë linjën melodike dhe këngën në tërësi.

Ky solist, edhe në zgjedhjen e këngëve ka pasur përherë nuhatje të mprehtë, sidoqë nuk ka kryer asnjë shkollë muzike.

Përveç sa thamë, imazhet që ka krijuar gjatë interpretimit të këngëve të autorëve tanë, kanë ndikuar fuqimisht që ato të tingëllojnë si himne e simbole. Për të ilustruar këtë ide do të mjaftonte të përmendim këngën e njohur të Musa Piperkut ,,Prandvera në Prishtinë,,.

Akil Mark Koci

127

Besoj se nuk e patët vështirë të kuptonit se deri tani bëmë fjalë për Sabri Fejzullahun, njëlloj i madh si këngëtar dhe si aktor.

Vibracione të shpirtit shqiptar

128

Oksidentalizmi në muzikën e Zeqirja Ballatës

 

Kompozimet e Ballatës me temë shpirtërore-begati e muzikës së shenjtë shqiptare

 

Zeqirja Ballata është pa dyshim njëri prej kompozitorëve më të njohur e më të kompletuar ndër krijuesit bashkëkohorë të muzikës shqiptare në Kosovë.

Me krijimtarinë e vet, ai është i pranishëm që nga vitet 1965 të shekullit të kaluar.

Veprat e këtij autori, i cili na solli në Kosovë ndër të parët frymën e muzikës bashkëkohore, janë ekzekutuar nga shumë qëndra të njohura muzikore evropiane dhe

botërore.

Muzika, si pjesë e arteve elitare, pos të tjerash sugjeron imazhin si veprim aludiv, si paraqitje të botës së brendshme. Për mendimin tim ajo duhet të jetë inkluzive e jo ekskluzive, pra eksplicite e jo implicite, sepse zotëron ritmin e brendshëm me një dendësi të narracionit epikolirik që nxjerr në pah përvoja krijuese e identitetit dhe e

personalitetit të krijuesit brenda së cilës kemi tinguj jo fort të nuancuar si simbol i një lloj rebelimi muzikor përmes fiksionit emotiv dhe imagjinativ, si refleks shtytës në formimin e një marrëdhënieje të re në shprehjen muzikore të Ballatës.

Për këtë arsye, ky autor paraqet një personalitet i cili me krijimtarinë e tij të gjithëmbarshme muzikore, me një univers të gjerë muzikor, imponohet me një larmi

veprash në të gjitha zhanret, përveç atyre skenike, krijues i veprave të perceptuara si vlera artistike dhe estetike dhe

Akil Mark Koci

129

ze vend të merituar në krijimtarinë brenda universit kombëtar mbarëshqiptar. Për të shkruar për personalitete të tilla poliedrike siç është Zeqirja Ballata, për kelegun e mikun tim, me të cilin kemi bashkëpunuar mbi 30 vjet për lartësimin jo vetëm të krijimtarisë muzikore, por edhe të asaj kulturore në përgjithësi, është mjaft vështirë, sepse që në start has në shumë të panjohura, si në aspektin krijues, ashtu edhe në aspektin e njohjes së veprimtarisë së tij të shumëfishtë si kompozitor, muzikolog, profesor shumëvjeçar në

Fakultetin e Arteve dhe profesor në shkollën e mesme muzikore në Maribor të Sllovenisë, ku e ushtron në vazhdimësi këtë detyrë, organizator i jetës muzikore dhe autor i disa librave muzikorë. E, pra, kjo përbën sfidë, sidomos për ata që për të parën herë takohen me të.

Megjithatë, brenda këtij koncepti është kënaqësi e veçantë të shkruhet për këtë krijues, i cili mbart në vetvete trinomin artistik, sepse kjo gjithanshmëri e në veçanti angazhimi i tij artistik, ravijëzon boshtin e shumëllojshëm të veprimtarisë së tij të gjerë.

Është kënaqësi dhe njëherazi detyrë qytetare, të dëshmosh për tërë këtë morì angazhimesh, e cila shfaqet edhe si strukturë dhe e shpalos paradigmën e njeriut,

krijuesit që qëndron jo vetëm në profesionalizmin e vërtetë, por edhe në konvergjencat si afrim, ecje drejt afrimit dhe afirmimit të krijimtarisë muzikore, pse jo, edhe të jetës muzikore, e cila ka qënë në kuptimin konvencional metaforë dhe pasqyrë e gjendjes së mjerë në trojet tona.

Si sot më kujtohet kur e kam shkruar artikullin e parë për këtë krijues gjatë një vizite në Ljubljanë dhe u

Vibracione të shpirtit shqiptar

130

botua në “Zërin e Rinisë” të datës 10 tetor 1967. Aty theksoja se “Zeqirja Ballata është autor i disa veprave muzikore, që kanë një të shprehur bashkëkohore, tipike, interesante dhe karakteristike”.

Ai, me krijimtarinë e vet dëshmoi se është krijues i spikatur dhe i përkushtuar me tërë qënien e tij duke na pasqyruar me veprat e veta një mjeshtëri krijuese përmes përvijimit të një shprehjeje me përkushtim dhe me një qasje në angazhimin e gjithanshëm që është qënësore jo vetëm për krijimtarinë e tij të bollshme, por edhe për potencën artistike, duke arritur të krijojë individualitetin krijues jo vetëm në muzikë, por edhe në fusha të

ndryshme të kulturës, artit dhe shkencës.

Logosi dhe tipari themelor i krijimtarisë së tij, janë qasjet e pandërprera në hulumtimin e tingullit të ri si procedim i dhuntisë, prirjeve, duke përftuar një muzikë të kohës siç ishte poetika muzikore e modernes dhe e pasmodernes. Në këtë mënyrë shprehu intonacione të

reja në veprat e veta, çka përbënte një metodë të pazakonshme në gjuhën muzikore e që në atë kohë po krijohej dhe kultivohej në Kosovë.

Zeqirja Ballata në fillim e me të edhe autori i këtyre rreshtave, të parët rrënuan konvencionet e muzikës tradicionaliste, e cila kultivohej nga ata pak kompozitorë

që jetonin dhe vepronin në Kosovë. Mirëpo shprehja e tij, e bazuar në arritje të shekullit të kaluar si avangardë, ishte para se gjithash mënyra jo vetëm e vrojtimit origjinal, por edhe shtjellim kuptimor në tërësinë e shprehjes muzikore që lëvrohej në atë kohë si tërësi

thelbësore, si element i sistemit mikro dhe makrostrukturor, si objekt estetik dhe artistik.

Akil Mark Koci

131

Po të shfletojmë partiturat e tij, në thelb të tyre do të vërejmë optikën e qartë të aftësisë krijuese, bukurinë, larminë dhe rëndësinë e strukturave që trajton, por jo me akorde dhe harmoni të bollshme si në të kaluarën dhe me vijimësinë estetike të tejkaluar, por në melodi, akorde, ritme domethënëse të një shprehjeje intensive, unikale, filigranike, si një metafizikë që nuk merret me realitete të shkëputura, por shndrrohet në një metafoni të

pëlqyeshme mbi bazën e perceptimeve të kompleksitetit modern si sintagma poetike muzikore.

Edhe në krijimtarinë e kritikës dhe eseistikes muzikore, në fokusin e observimeve të tij, Ballata ka shprehur identitetin e vet me një frazeologji të pasur muzikore si proces i komunikimit artistik, duke u paraqitur edhe si njohës i mirë i semantikës dhe i semiotikës muzikore si sistem dytësor, si themel i elementit parësor, jo vetëm i kësaj gjinie, por edhe i jetës muzikore në Kosovë.

Këto dukuri nuk paraqesin vetëm ndjenjën e tij, por edhe vlerësime profesionale përmes shkrimeve, me të cilët ka dhënë ndihmesë të çmuar në pasurimin e mendimit kritik.

Me gjuhën e rrjedhshme, ai i është bashkangjitur një grupi të vogël muzikologësh ndër ne, duke vlerësuar krijimtarinë dhe veprat e sivëllezërve të profesionit në mënyrë realiste, duke i analizuar ato në shumë aspekte, jo përmes një kritike gazetareske, por nëpërmjet

zbërthimeve muzikologjike, estetike, pse jo edhe filozofike, si paradigma shkencore, duke i bërë jehonë thënies aq të njohur se "arti shijohet me ndjenja dhe

perceptohet me shqisa".

Vibracione të shpirtit shqiptar

132

Mund të ekzistojnë shumë opinione për veprimtarinë e tij të gjerë, por të gjitha mbarojnë me një vlerësim të përbashkët, sipas të cilit kompozitori Ballata paraqet një individualitetit të veçantë krijues, që posedon erudicion të gjerë. Për t'i kuptuar këto marrëdhënie ambivalente duhet terminologjikisht të kuptohen premisat, pra parakushtet e veprimtarisë së tij madhore, sepse në strukturën artistike të krijimtarisë së tij hasim

një shtrirje të gjerë, duke filluar që nga ,,,Tradita,,, ,,Muzika e re,, ajo ,,Moderne,, dhe ,,Avantgarda,,, që shpalosin një veçori kuptimplote dhe një hulumtim specifik.

Pra, ky krijues i çmuar e solli muzikën e një fryme të re në një rreth kur muzika klasike ishte një fatamorganë, një nocion i pashkokluar, i padeshifruar, një emër kuptimi, një abstraksion, ku potenca kuptimore e saj ishte e huaj dhe një barrë e rëndë, e papërballueshme për mjedisin në të cilin u shfaq, për shkak të mendësisë së qëllimshme që ekzistonte në atë kohë si ,,dhuratë,, e sundimit pesëshekullor osman në një atmosferë të konformizmit fillestar muzikor, sidoqë ajo me magjinë e vet tingëllon dhe depërton jo vetëm në qënien tonë, por, me variacionet e saj të shumta, qofshin lirike, apo dramatike, krijon përfytyrime dhe imazhe të patjetërsueshme.

Muzika e tij, si diskurs përmbajtësor i veprave të shumta, erdhi si freski, këngëzim që u imponua në një univers kulturor të muzikës klasike, kryesisht i pangritur, si një kohezion emocional, si dritë shprese dhe kërkim shtigjesh artistike të pafundme e të pashkelura të artit në një ambient të zymtë kosovar, në mesin e një pjesë tejet të

Akil Mark Koci

133

vogël të krijuesve që vepronin dhe krijonin me një shprehje të tejkaluar narrative, jo vetëm për nga forma, por edhe për nga struktura kompozicionale, si dhe prirjeve e tendencave që ishin larg dhe jashtë trendeve muzikore.

Edhepse jetonim në gjysmën e dytë të shekullit XX, shekullin e iluminizmit shkencor, artistik, kulturor e qytetërues, shekull i arritjeve të shënuara në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, në të vërtetë në hapësirën e krijimtarisë muzikore në Kosovë e Metohi, siç quhej atëherë, niveli ishte i ulët dhe ajo ,,krijimtari,, ka qënë me tipare kryekëput provinciale, diletante, amatoreske, me të gjitha parametrat e të krijuarit naiv në

kompleksitetin e gjerë dhe pa kurrfarë kritere estetike dhe muzikologjike - dëshmi e ekzistencës së një province muzikore në një planèt të largët, krahas rrjedhave moderne dhe të një zhvillimi që ishte bërë realitet në trevat e tjera të ish-Jugosllavisë, pjesë përbërëse e së cilës ishim edhe ne.

Pra, në tërësi Kosova e atëhershme, përsa i përket krijimtarisë, jo vetëm asaj muzikore, por edhe në shkencë dhe arte të tjera, paraqitej si një arkipelag i një getoje kulturore, të cilën qëllimisht e kishin sajuar sllavët në ish- Jugosllavi, sepse shteti obskurantist komunist në të ashtuquajturën Jugosllavi jo vetëm që nuk përkrahte përparimin, por qëllimisht e me prapamendim e pengonte zhvillimin e saj në këtë pjesë të saj, dhe kështu

pengonte haptazi para syve të botës zhvillimin sadopak normal që është dashur ta praktikonte siç veproi me popujt e tjerë, të cilët, gjithashtu, jo fort herët patën qënë

Vibracione të shpirtit shqiptar

134

në të njëjtën gjendje. Këtu kemi parasysh Republikën e Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjë- Hercegovinës.

Jeta shkencore, kulturore dhe artistike në Kosovë kishte një rrjedhë krejt tjetër, vetëm e vetëm pse shteti i atëhershëm jugosllav nuk shkollonte kuadro të nevojshme qëllimisht, si domosdoshmëri për një ecuri sadopak normale, si popujt e tjerë të ,,vëllazëruar e të

bashkuar,,.

Pra, ardhja e disa krijuesve dhe sidomos e një krijuesi me potencë të madhe evolutive, siç ishte Zeqirja Ballata, kompozitor me vibrime të brendshme, me fuqi shprehëse të pasur në rezonanca të reja, por jo avangardiste dhe absurde, ,,hermetike dhe abstrakte”,

por të kuptueshme, me vizion dhe imazhe të identitetit hapësinor etnik shqiptar, të bazuara në arritjet më bashkëkohore, me vetëdijë të plotë dhe i formësuar me ndijime artistike, krijues i një shprehjeje universale, ia doli mbanë të ravijëzojë në mënyrë të përgjithshme dhe përmbledhëse, në teori dhe në praktikë, lidhje në ato hapësira të zbrazëta si sferë nëmes reales dhe abstraktes, si arketipe të soditjes përballë një anarkie të vrazhdë shtetërore që ishte e pranishme me zymtësi në qiellin muzikor kosovar.

Ky erudit, i cili me punë të palodhshme riformuloi idiomën muzikore në bazë të parimeve më bashkëkohore të muzikës evropiane, bëri përpjekje që t'i kapërcente këto pengesa dhe të hynte në hullinë e një jete artistike të mirëfilltë, në të njëjtin hap me kohën.

Zeqirja Ballata është krijues që një pjesë të jetës e kaloi në mërgim si student dhe hulumtues në një qendër jashtëzakonisht të pasur muzikore, siç ka është Ljubljana,

Akil Mark Koci

135

ku gjithnjë krijuesit sllovenë sjellin në trojet e ish-Jugosllavisë ndër të parët refleksionet e jehonat e artit muzikor modern dhe bashkëkohor. Edhe për Ballatën kjo përbënte një përparësi, që e realizoi duke mësuar nga profesorët, që kishin afinitet me një muzikë të tillë, fat ky që shumica e krijuesve tanë nuk e kanë pasur.

Në këto kushte dhe rrethana, falë dhuntisë e talentit, Ballata u pri të krijojë vepra në një stil me synime bashkëkohore dhe moderne dhe “të kyçet” me sukses në planetin universal të muzikës bashkëkohore, të cilën edhe na e solli në Kosovë, si ta quajmë: me një sentencë kishtare, si misionar i muzikës moderne shqiptare. Krijimtaria e tij nuk veçorizohet vetëm nga pedantizmi i pashoq, por edhe nga një mendim krijues i

përparuar e pragmatik, që e mban krijimtarinë muzikore në binarët e normales dhe kësisoj ai mishëron një hulumtues e krijues ndër më të suksesshmit, jo vetën të brezit të vet, por edhe më gjerë.

Muzika e shënjtë apo sakrale e Ballatës, për të cilën do të bëjmë fjalë më tej në këtë artikull, edhe pse nuk është voluminoze, brenda strukturës së saj shquajmë vlera të qëndrueshme të kompozuara me pasion e që shprehin kompleksitet përcaktues me devocion, si ndjenjë e pastër, nderim, dashuri e pakufishme ndaj dy personaliteteve shënjtore në dy kompozimet për të madhen “Nënës Terezë” (“Mater Teresia”) dhe në

kompozimin “Pro Memoria 1462”, sipas Formulës së Pagëzimit të Pal Engjëllit.

Kësaj here, ashtu si në rastin e kompozitorit Vinçenc Gjini, nuk kam pasur vështirësi të shkruaj, por në dallim nga Vinçenc Gjini, kolegu Ballata, siç e kam thënë, jo

Vibracione të shpirtit shqiptar

136

vetëm në krijimtari, por edhe në jetë, është tejet pedant dhe njeri i fjalës, sepse me kërkesën time m'i ka dërguar partiturat me tekst dhe përmbajtjen, si dhe shumë

shënime të nevojshme, që ma kanë lehtësuar së tepërmi detyrën që po i ve vetes.

Duhet të theksoj se këto kompozime asnjëherë nuk i kam dëgjuar, por falë teknikës së sotme digjitale dhe aparatit përkatës, kam krijuar njëfarë përshtypjeje rreth

tingëllimës së këtyre veprave, kurse në tekst, vendin e fjalëve e kanë zënë zanoret, pra vokalet. Prandaj do ta citoj në tërësi tekstin e dërguar duke e shoqëruar me ndonjë mendim për çdo kompozim. Kompozimi i parë është...

 

Lavdi Nënë Terezës

 

Kjo vepër e kompozitorit Ballata, më 12 janar 2001 është interpretuar në Sallën kamerale të Operës e Baletit në Maribor. Është fjala për veprën vokalo-instrumentale mbi këtë tekst (edhe latinisht) poetik (1997) :

Pikëllim ditëzezë. E premte – pesë shtator – nëntëdhjeteshtatë Për t'papërlyerën e shënjtë gjithënjerëzore Nënë Terezë alias Gonxhe Bojaxhiu Shqiptare Misonare e të sëmurëve pleq fëmijë bonjakë T'vetëm pashpresë.

Lavdi!

T'bekuarës Nënë

Uratë githmonë

- oj jetë e jetëve

Amen.

Veprën e mësipërme, të realizuar me sukses për herë të parë në tetorin e vitit 2000, për nder të lumturimit

Akil Mark Koci

137

të së madhes Nënë Terezë, e kanë interpretuar pjesëtarët e ansamblit “Contempora” (Slloveni) të përbërë nga:

Jolanda Korat-soprano, Dushan Kërnjak-bri anglez, Karmen Hlade-fizarmonikë, Zeqirja Ballata-piano dhe Martin Bajde-veglat me goditje.

Pra, kjo vepër që paraqet motivin e lartësisë humane si tërësi e mendimit filozofik, lidh atë transversale të nervit jo vetëm lirik por edhe dramatik. Pra, këtu hasim në një zhvillim evolutiv të brendshëm, falë poezisë, por edhe dhuntisë së Ballatës, duke na e sjellë dhe duke na e prezantuar e shpalosur madhërishëm fytyrën e shënjtores sonë, Misionares së të

sëmurëve - pleq e fëmijë bonjakë e të pa shpresë. Me tingullin më se të përshtatshëm, del në pah vitaliteti shpirtëror i kësaj figure të madhërishme e të shënjtë.

Në sajë të poezisë që ndez ndjenjat, kompozitori, me anë të tingujve, në mënyrë të drejtpërdrejtë konkretizon shqetësimet e botës së sotme si protestë, kritikë apo edhe

ligjërim individual.

Ja çfarë na thotë vetë autori për Veprën e dytë, “Don a n o b i s”, për kor katërzanor (kuartet) të të rinjve: flaut, glockenspiel, triangël e piano, të kompozuar mbi tekstin

e sipërshënuar të autorit, më 1997. Për nga tematika muzikore, ajo mbështetet mbi një melodi të hershme anonime, të cilën këtu autori e ka ndryshuar, përpunuar, mbarështruar në mënyrën e vet. Motivi bazë tematik muzikor është gjithnjë i pranishëm duke kaluar shpesh prej njërit zë në tjetrin, ndërkohë që zërat e tjerë mbajnë tinguj të gjatë ose kanë pushime të pjesshme. Kështu, vijat melodike të mbështetura fuqimisht në tekstin dhe

përmbajtjen e tij, dalin gjithnjë në pah. Korpusi

Vibracione të shpirtit shqiptar

138

katërzanor e ka mbështetjen e kohëpaskohshme edhe të flautit, dy veglave të tjera perkusive apo pianos paksa karakteristike (“pizzicato” dhe “glissando” në tela,

“clusters”). Partet (vijat) melodike të zërave koralë (përdoret edhe “parlando”-ja) anojnë nga një tonalitet i lirshëm, ndërsa pjesërisht “glockenspiel”-i dhe pianoja, por sidomos vija melodike e flautit, me laryshinë ritmike, praninë e disa “frullato”-ve, “glissando”-ve etj., ngërthen në vetvete më shumë elemente (motive) serialë me qëllim zgjerimin (pasurimin) e ngjyrave të partit koral.

 

Dona…

 

Dona nobis…

Dona nobis pacem

… Nobis pacem

… Pacem

… Nobis pacem

Dona nobis pacem

Dona nobis…

Dona…

Dona nobis…

Dona nobis pacem

… Nobis pacem

… Pacem

Amen

Lenart, dimër '93

Edhe për kompozimin tjetër kushtuar Nënës Terezë, po ia lemë fljalën vetë autorit.

Shënim: “Laudate Mater Theresia”, mbi tekstin latinisht për soprano e ansambël (coron, ing., guiro,

Akil Mark Koci

139

campane, tam-tam, triangël (trekëndësh), akordeon (fizarmonikë) e piano, e ka kompozuar autori në shtator 1997, me rastin e kalimit në përjetësi të së shënjtës

gjithënjerëzore shqiptare Nënë Terezë/alias Gonxhe Bojaxhiu. Zgjedhja e këtillë e solistes vokale dhe e instrumumentari(umi) tansamblor është bërë jo rastësisht. Sopranoja shpreh përmes përmbajtes doloroze dhembjen për Nënën Terezë (rrëshqitjet, elementet

deklamativë, lamentorialë edhe përmes përsëritjes së tingujve, kërcimeve të rënda, jo të jozakonshme, përzgjatjeve me “coron”); briri anglez i bashkangjitet me ngjyrimet mallëngjyese (vibrimet për një çerek tingulli “sopra e sotto”, tremolot, tingujt e mbajtur, frullatot, kërcimet në intervale të zvogëluara e të zmadhuara); gerrëza (popullore), që në disa vise shqiptare ka lajmëruar një ngjarje të hidhur; celesta, me tingullin e saj

(që konsiderohej dikur) qiellor; kambanat me domethënien dhe kumtimin e tyre të posaçëm; tam-tami, me kumbimin e tmerrshëm ogurzi; fizarmonika me disa

elemente teknikë efektivë (frullatot e posaçme, “frymëmarrjet” përmes rrëshqitjes së instrumentit); pianoja, me përdorim tingujsh të parapërgatitur, me “pizzicato” në tela, me klasterë (“clusters”) hijerëndë.

Njëherazi, autori në dy seksionet që e përthekojnë veprën, ka hequr dorë nga masat metrike (taktet) me qëllim shprehjen sa më të lirshme individuale, intime të solistes vokale, por edhe të secilit instrument veç e veç. Vepra është shfaqur me sukses në Slloveni.

 

Laudate Mater Theresia

 

Dies ater - et luctus

Vibracione të shpirtit shqiptar

140

Veneris die - quinto Septembris nonaginta septem Pro immaculata, sacra, humana

Matre Theresia alias Gonxhe Bojagjiu – Albanica Pro missionaria miserorum, liberorum, senum, aegrorum Gloria Matri benedictae Pro vita eius Aeterna oramus

A m e n.

Maribor, shtator 1997

Vepra tjetër e quajtur Pro Memoria, është po ashtu një krijim ku gjejnë shprehje imazhe interesante.

Prishtinë, 1987

Shënim: Ky tekst (i frymëzuar nga Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, si tekst i botuar i parë i zbuluar), ka parë dritën në gazetën “Rilindja« më 1987, kur edhe është interpretuar (dirigjent B. Jashari) për herë të parë vepra vokalo-instrumentale me të njëjtin titull për

recitues (H. Shehu), bariton (A. Derguti), kor dhe ansambël orkestral (Kori e Orkestra e Radio Televizionit të Prishtinës).

Pas ekzekutimit janë bërë vlerësime tejet pozitive, kurse autorit i është dhënë (për herë të dytë) Shpërblimi vjetor i ShKK – herën e parë i është akorduar më 1977 për veprën “Glissandi” për violinë e piano.

Në vepër, jo rastësisht, është “cunguar” korpusi orkestral me synimin që elementi përmbajtësor te vokalet, domethënë te recituesi deklamues (me vlera përherë të caktuara ritmike), te basi solistik (vlera të ndryshme ritmike, kërcime lart e poshtë intervalesh të

Akil Mark Koci

141

ndryshme, tingujt e mbajtur gjatë), tek i gjithë ansambli koral (vijat e ngjashme me modelet e vjetra, me këngët tona arkaike, lineariteti, linja të ngjashme me “iso”-t tona

të Jugut dhe me “rrëshqitje”, “sussurando”-t, linjat recitative-deklamative), të dalë në pah dhe të mos “mbulohet” nga orkestra, e cila këtu është kryesisht në shërbim të elementit vokal të veprës. Prandaj i gjithë ansambli orkestral: flautet e klarinetat (me tremolot,

trilerët, frullatot, grupnotat e përsëritura...), veglat perkusive me praninë e tyre të rëndësishme, violonçelët e kontrabasët me një trajtim paksa të pazakonshëm (“pizzicato”-t e theksuara, grupnota që përsëriten, flazholetë natyralë e artificialë...), si dhe dy pianot (tinguj të parapërgatitur, klasterë, grupnota që përsëriten, “glissando” në tela, goditje me shuplakë në tela...). Të gjithë këta elemente janë të pranishëm me finesa teknike dhe të trajtuar si të thuash solistikisht. Gjithashtu, në vepër, krahas teknikës dhe mundësive të përdorimit bashkëkohor, qoftë të solistëve, korit apo të ansamblit orkestral, është e pranishme edhe aleatorika e mbikëqyrur, pra edhe çlirimi nga metrika e ngurtë.

Vibracione të shpirtit shqiptar

142

P R O M E M O R I A 1462

(Sipas Formulës së Pagëzimit)

...

Un' ...

Përgëzonj...

P'r emënit Atit e t'Birit

Përgëzonj p'r emënit Atit e t'Birit e t'Trimit

Un' përgëzonj p'r emënit Atit e t'Birit e t'Trimit

t'Arbënit

Përgëzonj p'r emënit Atit e t'Birit e t'Trimit

P'r emënit Atit e t'Birit

Përgëzonj Shqip

Un' Pal Engjëlli

1462.

Prishtinë, 1987

Gani Spahiu:

Nënë Tereze bijë Shqiptare

 

Nënë Tereze bijë Shqiptare, zemërbardhë zemërbujareKudo që dielli lëshon rreze, është mirësi e Nënës Terezë Nënë Terezë bijë Shqiptare, zemërbardhë, zemërbujare Fjalëmbël, shpirtndritur, për gjithë njerëzit e sfilitur Dorëshpëtim për të varfër, t'pastrehuar, t'pavatër Nënë Tereze, Nënë Tereze, zemërbardhë që lëshon rreze Zemërngrohtë, zemërnur, për të mjerë, të sëmur Nënë Tereze t'i don bota, veprat tua, fjalët e ngrohta

Nënë tereze, nëna jonë, të rroft emri përgjithmonë Të rroftë emri deri n'amshim, bijë e shtrenjtë e popullit

tim.

Akil Mark Koci

143

Shënim: Mbi këtë poezi, është kompozuar kënga korale me të njëjtin titull për recituese dhe kor trezanor (trezërash) pionierësh ose femrash, e porositur nga ShKK dhe e realizuar (krahas këngëve të kompozitorëve tanë të tjerë) në koncertin e posaçëm më 1990, me rastin e 80- vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, për të cilin ka dhe vlerësime kritike.

Kënga fillon me recituesen, me vlera të përcaktuara ritmike (Nënë Terezë bijë Shqiptare zemërbardhë, zemërbujare). Vazhdohet me zërat e lartë, të mesëm e të ulët. Në vazhdim e sipër, këta përkëmbehen me njëritjetrin duke potencuar në vijat e tyre melodike sidomos

fjalët domethënëse (Kudo që dielli lëshon rreze, është mirësi e Nënës Tereze/Nëna Tereze bijë Shqiptare, zemërbardhë, zemërbujare/Fjalëmbël shpirtndritur, për gjithë njerëzit e sfilitur etj.). Ndërkohë, teksa zërat e mesëm mbajnë një “iso” të gjatë, ndërhyn recituesja me fjalët: Nënë Tereze, Nënë Tereze, zemërdritë që lëshon rreze.

Pas recitueses, sërish aktivizohen zërat njëri pas tjetrit: zërat e mesëm, të lartë, të ulët (Zemërngrohtë, zemërnur, për të mjerë, të sëmurë/ Nënë Tereze t'i don bota, veprat tua, fjalë të ngrohta/ Nënë Tereze, nëna jonë, të rroft emri përgjith'monë/Të rroftë emri deri n'amshim, bijë e shtrenjtë e popullit tim), pas të cilëve recituesje – ndërkohë që të gjithë zërat mbajnë një akord të gëzueshëm e optimist – përfundon kënga me fjalët e recitueses: Bijë e shtrenjtë e popullit tim.

Përgjatë këngës ndeshim vlera të ndryshme ritmike, po ashtu bien në sy edhe ndryshime masash metrike

Vibracione të shpirtit shqiptar

144

(3/4, 2/4), sikundër - natyrisht – edhe asosh dinamike

(("f", "mp", "mf", "ff").

Liri Loshi:

Nëna Terezë

 

Një copë bukë në dorë

Mori botën në sy

Kjo tokë e ka lindur

Si mua si ty

Bukën e kësaj toke

E ndanë në njëmijë pjesë

Siç ndan rrezet dielli

Mbi lulet plot vesë

Bota n'gojëjë të ujkut

Në gjumë ariu

Në skenë Nëna Terezë

Gonxhe Bojaxhiu

S'ma bën të njohur Tokën

Vetëm fjala Besë

Mbi botë tok me qiellin

Nxen Nëna Terezë

Ajo nuk është

Veç e këtij nënqielli

Është e të gjithëve

Siç është dhe dielli.

Shënim: Kjo këngë solo për soprano e piano, e kompozuar më 1990, në 80-vjetorin e Nënës Terezë, është interpretuar shumë herë nga këngëtare shqiptare e sllovene (të shoqëruara nga autori), në koncerte e

Akil Mark Koci

145

festivale në Kosovë, Kroaci, Shqipëri, Slloveni dhe i janë bërë vlerësime të shumta.

Parti i solistes është me kërkesa të larta teknike, intonative e intervalesh dhe karakterizohet nga përdorime sidomos kërcimesh të kuartave (perfekte e të zmadhuara), sidhe të septimave (madhore e minore), të tingujve të mbajtur gjatë, pak a shumë të tipit “iso”, disa “corona”; më pas, të vlerave nga më të ndryshmet ritmike: grupnota vlerash 16-tëshe, 8-she, triola, sekstola, septola etj. Kjo vlen edhe për partin e pianos, i cili

përfshin edhe disa veçori të tjera që autori ika përdorur këtu e disa dhjetëvjetsha më parë, siç janë: “pizzicato”-t në tela të pianos, gruptingujt e ndryshëm të tipit “cluster” , “arpeggio”, sidhe akorde nga më të larmishmit.

Ndërsa, një tjetër tipar i përbashkët i krejt veprës është se autori këtu, si edhe në vepra të mëparshme, jo rastësisht është çliruar plotësisht nga përdorimi i masës (masave) metrike. Këtë e ka bërë me qëllim që vija tejet ekspresive melodike e sopranos të jetë sa më e lirshme dhe të shprehë në mënyrë sa më bindëse përmbajtjen e ndjeshme, të hollë (tempi i veprës: Sentito) poetike, pra edhe muzikore të kësaj vepre. Gjithë kësaj i vijnë në

ndihmë edhe shënjat agogjike, përkatësisht të artikulimit dhe larmia dinamike: “p”, “mf”, “f”, “mp”, “pp”, “ppp” etj.

Pra, të gjitha këto kompozime, për të cilat bëmë fjalë më sipër, paraqesin në hapësirën mbarëshqiptare pasuri të muzikës së shënjtë, si shprehje artistike që nxjerr në pah preokupimet e kompozitorit bazuar në tekstet e poetëve tanë dhe të tjera, ku Ballata gjeti frymëzim për të

Vibracione të shpirtit shqiptar

146

portretizuar dy figura historike, duke i poetizuar me imazhe të qarta të shpirtit lirik.

Me këto kompozime, ai e ka identifikuar veten si një krijues me qasje të re në krijimtarinë tonë muzikore, me gjuhë bashkëkohore për Nënën Terezë ose siç e ka

quajtur Klajd Kapinova në monografinë e vet “Engjëll vuajtjeje dhe shprese”, këtë shënjtore shqiptare.

Në mbyllje të këtyre shënimeve, dëshiroj të theksoj se, krahas vlerave artistike dhe estetike, këto vepra të kompozitorit Zeqirja Ballata mbartin e kumtojnë edhe

sublimimin filozofik.

Akil Mark Koci

147

Pasthënie

 

Kur, dy shekuj të shkuar, Hegeli pat ndërtuar sistemin e vet filozofik, e vuri tullën e fundit konceptuale në një ngrehinë me përmasa vigane. Madhështia e ngrehinës në fjalë ishte kënga e mjellmës e filozofisë soditëse dhe deridiku abstrakte. Më vonë, filozofia filloi të kridhej më fort e me përparësi në botën objektive, në natyrë dhe në shoqëri.

Duke e lexuar me vëmendjen që meriton, të krijohet përshtypja se libri i profesor Akil Kocit Vibracione të shpirtit shqiptar (vëllimi I) i bashkëlidh të dyja prirjet e mësipërme, duke pasqyruar ecurinë e mendimit filozofik modern e bashkëkohor, nga pozitivizmi, deri në pragmatizëm. Vlen të vemë në dukje se edhe idealizmi i sotëm është i përshkuar nga nostalgjia për konkreten, nga joshja për të përqafuar realen. Si rrjedhojë e hulumtimeve të ndërmarra, vitet e fundit në trevat shqiptare kanë dalë, për fusha të ndryshme, shumë monografi, studime, ese, tekste dhe traktate, që sjellin ndihmesë të ndjeshme në rrahjen e

problemeve të ontologjisë, epistemologjisë, etikës, estetikës etj. Falë një pune këmbëngulëse në rivlerësimin kritik të trashëgimisë kulturore shqiptare, kemi sot një

paraqitje e shtjellim më të saktë dhe më të nuancuar të traditave përparimtare dhe përgjithësisht të së kaluarës sonë.

Duke përjetuar një klimë të përshtatshme për zhvillimin e mendimit krijues, të patrysnuar e të patkurrur nga ideologjira, paragjykime e tabù, por të

Vibracione të shpirtit shqiptar

148

udhuar vetëm nga shtysa e dijeve, e zbulimit të së vërtetës, personalitete shqiptare të sferave të ndryshme të veprimtarisë, duke pasqyruar vlerat tona kombëtare, në një farë mënyre janë përfshirë në një “dialog konkurrencial” me arritjet e vendeve të tjera. Nga ana tjetër, shpërthimi informacional në ditët tona jep lëndë të parë të bollshme për një meditim e përsiatje më të thelluar rreth marrëdhënieve ndërnjerëzore në kontekstin

e lëvrimit të arteve etj.

Kur zura në gojë pak më lart përparimet që janë shënuar tek ne, nuk desha të them kurrsesi se gjithçka shkon si në vaj. Një shqyrtim i kujdesshëm kritik në këtë aspekt do të ishte në gjendje të nxirrte në pah disnivele të shumta vlerash në prodhimtarinë botuese për artin në përgjithësi e për muzikën në veçanti. Bie fjala, ende nuk është mënjanuar plotësisht karakteri spekulues i disa punimeve, ndërkohë që prirjet tekniciste dhe

deskriptiviste nuk përfaqësojnë përveçse mangësi thelbësore.

Në sferën e kërkimeve në muzikë ka jo pak raste kur hulumtimi bëhet në mënyrë të sipërfaqshme, pa frymëzim e pa guxim krijues. Gjithashtu kanë mbetur zona të gjera të pacekura, madje të virgjëra. Mendoj se e vetmja mundësi për të thënë diçka të re, lidhet ngushtë me aftësinë për të hyrë sa më thellë në rrugën e kuptimit të dukurive të botës e posaçërishht të universit artistik, në të cilin jetojmë si qënie që konsumojnë jo vetëm

ushqim për stomakun, por edhe ushqim për zemrën e shpirtin. Pikërisht falë aftësisë për të depërtuar në ujërat e kthjelltë e të pafundme të detit - muzikë, profesori Akil

Akil Mark Koci

149

Koci ia ka dalë mbanë të na kumtojë mesazhe të freskëta e plot brumë për krijimtarinë e kolegëve të vet. Përveç vlerave të larta profesionale, që burojnë nga njohja me themel e muzikologjisë, pra edhe e tematikës që trajton, bie në sy një virtyt, i cili, sa më shumë kohë kalon, aq më pak i pranishëm është në jetën tonë të përditshme e sidomos në mjediset artistike. Fjala është për dashamirësinë. Në ditët tona, vendin e saj, fatkeqësisht, e ka uzurpuar me brutalitet smira. E, pra, këtë të fundit kompozitori i shquar, eseisti dhe publicisti Akil Koci, jo vetëm që nuk e njeh, por toleranca dhe shpirtgjerësia që tregon, jo vetëm me gojë, - në biseda e tubime gjithfarësh, ku mblidhen dashamirësit e këngës e

të valles, - por edhe me shkrim, na bën ta marrim si shembull në punë e në jetë. Në një frymë të ngrohtë kolegjialiteti dhe nderimi për punën e të tjerëve, - përfshi këtu edhe ata që e kanë sulmuar ose janë përpjekur ta denigrojnë, - Akil Koci grish cilindo krijues të përqafojë nocionin e respektit të ndërsjellë dhe debatet të shndërrohen në kripën, pra në shijen, që lezeton mirëkuptimin e gjetjen e rrugëzgjidhjeve të përshtatshme për të ecur më përpara, edhepse debatet ngandonjëherë mund të zgjatin pafund, mund të jenë të ndezura, plot kundërthënie dhe acarime. Kryesorja është që përplasjet e opinioneve të mos nxiten nga keqdashja dhe smira, se këto kanë prishur e do të vazhdonin ta prishnin më tej jo

vetëm harmoninë në gjirin e krijuesve, por do t'i shkaktonin dëme të pallogaritshme edhe vetë krijimtarisë muzikore.

Këto mesazhe humane dhe ngazëllyese, bashkë me thekset e fuqishëm të tdhetadashurisë e të shqiptarizmit

Vibracione të shpirtit shqiptar

150

të ndjeshëm deri në dhembje, Akil Koci na i sjell me një elegancë pa të dytë, ngaqë është i zoti që gjërat e mëdha e jo njëlloj të thithshme nga të gjithë, t'i hedhë në letër me stil të rrjedhshëm e me gjuhë të kapshme.

Në faqet e këtij vëllimi, Akil Koci gjen rastin që, jo një herë, t'u shprehë mirënjohjen të gjithë atyre që ia kanë dashur të mirën ose që e kanë ndihmuar në punë e në jetë.

Duhet vënë në dukje edhe një përbërës me rëndësi të veçantë i shkrimeve të Akil Kocit dhe pikërisht fakti që, krahas përgëzimeve që bën për veprat në përgjithësi e në veçanti, nuk ngurron që, përmes argumenteve të bazuara fort në një logjikë të shëndoshë, t'i tërheqë aksh autori vëmendjen për të meta apo mangësi të ndryshme, por gjithmonë me takt e duke parashtruar apo sugjeruar rrugët përkatëse, të cilat ai mendon se mund të

ndihmonin në kapërcimin e mangësive dhe në përmirësimin e veprës që merr në analizë.

Akil Koci ka mbajtur mirë parasysh të vërtetën, sipas së cilës çdo personalitet ka “ekuacionin” e vet, që e dallon nga të tjerët dhe përfaqëson, - që të huazojmë gjuhën e matematikës, - një formulë të energjisë së tij.

Personalitetin krijues e shquan shqetësimi i përhershëm, vrrulli i pandërprerë, lufta e parreshtur dhe e paepur me vetveten3. Nga kjo pikëpamje personaliteti është entitet

polemik. Jokonformizmi përbën mënyrën për të ekzistuar të personalitetit dhe, njëherazi, shprehjen e përputhjes së tij me vetveten. Pra, ky është dhe autenticiteti i

3 Cituar sipas Virgil Sorin, Personalitate de succes (Personalitet i suksesshëm),

Shtëpia Botuese Albatros, Bukuresht, 1987, f. 16.

Akil Mark Koci

151

personalitetit. Ngadhnjimi në thelb është krijimtaria, vepra, ajo pjesë e pangatërrueshme e aksionit të personalitetit.

Shtrohet natyrshëm pyetja: Çfarë kuptojmë me “vepër artistike”? Në çdo fushë të jetës kuotat më të larta cilësore mund të arrihen vetëm me përpjekje krijuese, novatore. Personaliteti i vërtetë krijues zotëron dhe ushtron në mënyrë të natyrshme e me lirshmëri forcën mahnitëse për të mposhtur vështirësitë, të cilat të tjerëve u duken të  papërballueshme.

Vepra artistike është produkt i shpirtit, që shpërfill gjërat e thëna e të stërthëna, anashkalon rrugëzgjidhjet e gjetura më parë nga të tjerët, apo modelet që janë shndërruar në klishé. Pra, që bëmat e një njeriu, e një personaliteti, të cilësohen “vepër”, lipset të kapin maja cilësore, të shprehen me origjinalitet, frytshmëri dhe hijeshi e, - nuk është pa rëndësi, - të kenë etikë. Kësisoj bëmat marrin tiparet edhe të një shembulli në shoqëri.

Më tej akoma: shëmbëllore mund të jetë jo vetëm një vepër artistike, por edhe një karrierë. Karriera e një jete është vepra e asaj jete. Kuptohet se një karrierë autentike

nuk mund të përfytyrohet pa vokacion autentik. Në këtë vështrim, vepra e një ersonaliteti përbën tërësinë e ndikimeve që ky ushtron, përmes veprave të tij, përmes mënyrës së të menduarit, përmes krejt mënyrës se si sillet në jetë, mbi bashkësinë në gjirin e së cilës jeton e krijon, mbi brezat që do të vijnë. Nga kjo pikëpamje, mund të pohojmë se bashkësia njerëzore “modelohet” nga personalitetet e shquara, sepse këta krijojnë trajta të reja të menduari, që paraprijnë zhvillimet e nesërme. Madje edhe ky “nesër”, për shkak të veprimtarisë së

Vibracione të shpirtit shqiptar

152

pandërprerë krijuese të personaliteteve, bëhet shpejt “dje”. E kështu më tej, në një zinxhir të pafund brezash krijues.

Kur themi që personaliteti krijues është pjella e epokës së vet, nuk kemi thënë përveçse një pjesë të së vërtetës, sepse realiteti është shumë më i pasur. Mund ta përfytyrojmë personalitetin si një drufrutor të madhërishëm, me rrënjë të ngulura thellë në traditë, në

histori, në mite dhe arketipa. Kurora e gjelbër e kësaj peme përfaqëson vetë pasurinë e gjallë, në lulëzim e përtëritje të pandërprerë të personalitetit. Do të ishte paragjykim po të mendonim se nën hijen e drufrutorit madhështor nuk mund të hedhin shtat e të zhvillohen të tjera pemë të bëshme e të shëndetshme. Sepse, nga ana e tyre, personalitetet lindin personalitete. Ata përfaqësojnë vatra të fuqishme energjie humane, që janë në gjendje të

krijojnë klimën e përshtatshme sociale për krijimtari e progres. Personalitetet janë pionierë në fushën përkatëse dhe, si të tillë, bëhen katalizatorë dhe udhërrëfyes për

brezin e tyre dhe model për brezat pasardhës. Thjesht vetë ekzistenca e një personaliteti të fuqishëm ka dhuntinë ta dinamizojë mjedisin njerëzor; rrezaton hir e magji, freski dhe risi, si një magnet me fuqi tërheqëse të pashtershme, duke lënë “gjurmë” të pashlyeshme.

Madje, jo vetëm me veprën, por edhe me mëdyshjet, ngurrimet, stepjet, telashet nëpër të cilat kanë kaluar në jetë, personalitetet mund të bëhen domethënës për të tjerët4. Gjithsa parashtruam më lart, në librin e Akil Kocit

4 Kopi Kyçyku, O istorie e teatrului universal (Një histori e teatrit botëror),

tekst universitar, Shtëpia Botuese E.R.A. , Bukuresht, 2008, f. 378.

Akil Mark Koci

153

ilustrohet gjerësisht përmes evokimit të katërmbëdhjetë figurash të shquara të muzikës shqiptare.

* * *

Të lexosh termometrin nuk është njëlloj si të ndjesh dridhmat që të shkakton të ftohtit. Ky konstatim, i cili në termat e të folurit të përditshëm shtron një problem teorik themelor, më duket se shënon, mutatis mutandis, vijën ndarëse ndërmjet njohjes shkencore dhe artit në marrëdhëniet e tyre me realitetin. Në një kohë që shkenca e “lexon” termometrin, arti synon të marrë vesh çfarë do të thotë “të dridhesh nga të ftohtit”. Ndërkohë që në shkencë ideali i njohjes synon mënjanimin ose zhdukjen e subjektivizmit në marrëdhëniet në shoqëri, arti synon të kapë pikërisht subjektiven në këto marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë që ndërmjet artit dhe realitetit ka ndonjë të çarë, apo që midis artit dhe shkencës kundërvënia është e pandreqshme. Historia e artit e sidomos vlerat autentike të artit, të cilat përbëjnë brumin e kësaj historie, - që nga Eskili e Sofokliu, deri te Shekspiri apo O'Neil, nga Pindari e Petrarka, deri te Molieri apo Montale, nga Apuleius e Bokaçio, deri te Dostojevski e Th. Mann, nga Fidias deri tek Brankushi, - janë dëshmi se ndërmjet artit

dhe realitetit ka ekzistuar gjithmonë një marrëdhënie e ngushtë, madje, si rregull, arti ka qënë një pasqyrim sui generis i realitetit.

Po për cilin realitet dhe për cilin pasqyrim është fjala? Përgjigjen na e jep më së miri, - duke lexuar edhe midis rreshtave, - libri i profesor Akil Kocit.

Vibracione të shpirtit shqiptar

154

Së pari, në qëndër të shtjellimit e të analizës së këtij autori është njeriu, në rastin konkret krijuesi në fushën e muzikës. Krijuesi, me ndjeshmërinë dhe me ndërgjegjen e vet, ballëpërballë me botën që e rrethon, me shoqërinë e me vetveten. Paraqitja e personalitetit krijues në këto marrëdhënie përbën objektin e studimit të Akil Kocit,

ngaqë e ka kuptuar mirë se heqja dorë nga ky pikësynim, do ta hidhte në krahët e artit për art. Përshkrimi i rrënjës, i kërcellit dhe i luleve është objekt i botanikës, ndërsa zbulimi e shpalosja e ndjeshmërisë dhe e mendimeve të njeriut ndaj luleve, përbën objektin e artit. Thënë ndryshe: asgjë nga çka është njerëzore, nuk mund të jetë e huaj për artin, ose, siç na jep të kuptojmë Akil Koci, nuk duhet të jetë e huaj. Së dyti, duke i këqyrur gjërat jo vetëm nga këndi i një përvoje thjesht vetjake, por nga ai i një përvoje artistike gjithëpërfshirëse, Akil Koci konstaton se arti muzikor, duke ndjekur pikësynimin e përshfaqjes së njeriut në marrëdhëniet ballafaquese me shoqërinë dhe me botën e vet të brendshme shpirtërore, është ipso facto jo një lulëzim në hava, por “njohje dhe vetënjohje”, që të përdorim një shprehje të Th. Gotjesë.

Së treti, veprën e Akil Kocit e përçon një fill i kuq, sipas të cilit arti muzikor nuk është pasqyrim pasiv dhe fotografik i realitetit dhe as produkt ekskluziv i vrojtimit.

Mekanizmat e pasqyrimit në art janë pafundësisht më komplekse se mjetet artistike dhe kanë karakter krejt të veçantë. Nga kjo pikëpamje, marrëdhëniet ndërmjet imazhit artistik dhe reales janë rrënjësisht të ndryshme. Në fund të fundit, janë pikërisht simboli, metafora, miti

Akil Mark Koci

155

apo elemente të tjerë, ata i japin tonin e fizionominë veprës muzikore.

Së katërti, realiteti i artit nuk duhet ngatërruar me realen e inkorporuar në të. Gjithashtu, arti nuk mund të reduktohet kurrsesi vetëm në njohje. Ai është para së gjithash krijimtari. Duke inkorporuar në veprën muzikore lëndën e realitetit përmes filtrit të subjektivizmit, njeriu, - në këtë rast kompozitori apo muzikologu, - krijon një realitet të ri, realitetin artistik, që është krejt tjetër nga realiteti i mirëfilltë. E, pra, një tjetër mësim që del nga analizat e Akil Kocit, është se, në varësi të koncepteve dhe prirjeve të secilit krijues, mund të kemi të bëjmë edhe me shndrrimin e autonomisë relative të artit, në autonomi absolute, apo në pavarësi të plotë.

Tjetër përfundim, tek i cili na çon sërish zbërthimi analitik i Akil Kocit, është se një art i asgjësë, nuk mund të jetë më shumë se asgjë. Përjetësia e artit të vërtetë rrjedh nga vetë natyra e tij e hapur, nga fakti që ai nuk i ka shterur mundësitë për t'u përkryer parreshtur, duke u çapitur në një hap me gjithçka përparimtare, të kohës.

Një gjë është e pamohueshme: për aq kohë sa do të ekzistojnë njerëz, pra konsumatorë të artit, ka për të ekzistuar edhe arti, bashkë me historinë e vet. Si ka për të ecur, çfarë ndryshime e pasurime do të pësojnë mënyrat konkrete dhe format e ardhshme shprehëse në art e veçanërisht në muzikë, nuk kemi mundësi të bëjmë parashikime.

Tek lexojmë Eskilin, Sofokliun apo Euripidin, Platonin apo Aristotelin, Virgjilin apo Ovidin, Iliadën apo Odisenë e Homerit, futemi në një botë të zhdukur dhe

Vibracione të shpirtit shqiptar

156

njëherazi të pranishme, të prekshme, të bukur dhe edukuese. Të njëjtën ndjesi përjetojmë edhe kur këqyrim partiturat e dëgjojmë tingujt e Verdit, Beethovenit, Vagnerit, Moxartit, Shubertit, Listit apo Kukuzelit. Këta fizikisht nuk gjallojnë më, por drithmat e zemrave të tyre rrahin papushim me ëmbëlsinë e kordave të violinës së Stradivariusit. Ars longa...

Në mbyllje të këtyre shënimeve dëshiroj të theksoj se kopertina e librit mishëron përputjen e plotë të personalitetit të autorit me përmbajtjen e mesazhin që kumton. Ngjyra e bardhë “lan” me argjend emrin e jetëshkrimin e profesor Akil Kocit e në mënyrë të veçantë lirën apo çiftelinë, së cilës i bie jo me hark të zakonshëm, por me penë. Kjo e fundit derdh në letër njëherazi nota (në veprat muzikore) dhe gërma (në veprat letrare e

publicistike). Gjithashtu, nuk është rastësi që ngjyra e notave në pentagram nuk është e zezë, si zakonisht, por e kuqe. Shpjegimi është se, krahas lirizmit të lirës, notat

mbartin epikën tonë legjendare, të shkruar me lumenj gjaku gjatë shekujve. Nga ana tjetër, e kuqja dhe e zeza e kanë “hak” ta pushtojnë mbulesën e parme dhe të pasme

të librit, ngaqë betimi më i shënjtë i shqiptarit është bërë e do të vazhdojë të bëhet jetemot mbi Flamurin Kuqezi!

Konceptuesi dhe realizuesi i kopertinës i ka mbajtur fort parasysh këto gjëra, në kontekstin që, Akil Koci, përpara se të jetë kompozitor e artist i madh, është shqiptar i madh! Si i tillë, i ka hije të jetë i qarkuar nga kaq ngarkesë emocionale: e bardha, e kuqja dhe e zeza ngjizin sëbashku një “trio” që rrezaton tinguj e jehona të Akil Mark Koci

157

fuqishme, në një atmosferë të shëndetshme mëmëdhetare-mbarëkombëtare.

 

Akademik Kopi Kyçyku

Bukuresht, korrik 2008

 

P.S. Nuk jam muzikant dhe prej kohësh e kam nuhatur se nuk mund të bëhesha i tillë, paçka se kam pasur veshë, sikurse thuhet. Në rininë e hershme pata ndjekur disa vjet me radhë një kurs për violinë.

Rezultati : sa herë interpretoja ndonjë motiv, të pranishmit, në rast se dëshironin të duronin deri në fund, duhej t'i taposnin veshët me dyllë, jo me pambuk!

Sidoqoftë, muzikën e kuptoj dhe e shijoj, qoftë popullore, e lehtë e sidomos klasike. E, pra, mendimet që kam shfaqur në pasthënien për librin e profesor Akil Kocit, janë thjesht të një dashamirësi të

muzikës.

Vibracione të shpirtit shqiptar

158

Bibliografi e zgjedhur

 

1. Akil Mark Koci, 1. Pa titull, 2. Filigranët I, 3. Filigranët II, 4. Superstrukturë, Croatia records, P 1975 I C 2005.

2. A. APIA, Opera de art? vie (Vepra e artit të gjallë) , Shtëpia Botuese Unitext, Bukuresht, 2000.

3. A. APIA, La Musique et la mise en scène, Theater-Kultur Verlag, Berna 1963 4. Charles ROSEN, Sonata forms, W.W. Norton Company Inc., New York, London, 1988

5. Charles ROSEN, The Classical Style : Haydn, Mozart, Beethoven, W.W. Norton Company Inc., New York, London,

1997.

6. Curs de folclor (Kurs folklori), Shtëpia Botuese Muzikore, Bukuresht, 2002.

7. Dan VOICULESCU Fuga în crea?ia lui J. S. Bach (Fuga në krijimtarinë e J. S. Bahut), Shtëpia Botuese Muzikore, Bukuresht,

2000.

8. Dan VOICULESCU, Polifonia secolului XX (Polifonia e shekullit XX), Shtëpia Botuese Muzikore, Bukuresht, 2005.

9. Ed. HANSLICK, Vom musikalisch Schönen. Ein Beitrag zur Revision der Ästhetik der Tonkunst, Wiesbaden 1989.

10. Ede TERENYI, Armonia muzicii moderne 1900 – 1955 (Harmonia e muzikës moderne 1900-1955), Shtëpia BotueseMediaMusica, Kluzh- Napoka, 2003.

11. Encyclopédie de la Musique Fasquelle, vol I-III.

12. Encyclopédie de la Musique, Larousse, vol I-II.

13. Engjëll BERISHA, Studime dhe vështrime për muzikën,Prishtinë 2004.

14. Eno KOÇO, Kënga lirike qytetare shqiptare në vitet 1930, Tiranë, 2002.

15. S.Kalemi-S.Çefa, Histori e muzikës shqiptare, 1979. Akil Mark Koci

159

16. Hans Peter TÜRK, Armonia tonal-func?ional? (Harmonia tonale-funksionale), vol. I. Shtëpia Botuese e Universitetit Emanuel të qytetit rumun Oradea, 2002.

17. Hans Peter TÜRK, Armonia tonal-func?ional? (Harmonia tonale-funksionale), vol. II. Shtëpia Botuese e Universitetit Emanuel të qytetit rumun Oradea, 2002.

18. Il. SZENIK, Structura ritmic? în cântecul de stil modern ?i nou (Struktura ritmike në këngën e stilit modern e të ri), në: Lucr?ri de Muzicologie Botime Muzikologjie), vol. 6, Kluzh- Napoka,

1970.

19. Klement TOLE, Simfonizmi në muzikën e Çesk Zadesë, Macmillan, Londër 2001.

20. Lorenc ANTONI, Folklori muzikor shqiptar, “Rilindja”, Prishtinë (7 blene të botuara në vitet 1960-1977).

21. Lorenc ANTONI, Veçoritë bazë të muzikës shqiptare të Kosovë e Metohi (punim për Kongresin e Folkoristëve), Prizren

1967.

22. Manfred BUKOFZER, Music in the Baroc Era, New York: Norton, 1947

23. Musik in Geschichte und Gegenwart.

24. N. GORCEAKOV, Lec?iile de regie ale lui Stanislavski (Leksionet e regjisë të Stanislavskit), ESPLA, Bukuresht, 1955.

25. P. BRUNEL, St. WOLF, L’Opéra, Shtëpia Botuese Bordas, Paris, 1980. 26. R. HUSSON, Vocea cântat? (Zëri i kënduar), Shtëpia Botuese Muzikore, Bukuresht, 1968,

27. Gjon Kolë Kujxhia, Dasma Shkodrane , Firence 1943. 28. Ramadan SOKOLI, Folklor muzikor shqiptar, Tiranë

1964.

29. Ramazan BOGDANI (me bashkautor), Valle trimërie me motive kosovare (Skenë koreografike), Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, muzika përpunuar nga Aleksandër Peçi,

Tiranë, 1981.

Vibracione të shpirtit shqiptar

160

30. Ramazan BOGDANI, Në bjeshkët e Rugovës (Imazh koreografik), Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, Tiranë, 1983 (Muzika përpunuar nga Aleksandër Peçi).

31. Sigismund TODU?A, Formele Barocului muzical în operele lui J. S. Bach (Format e barokut muzikor në veprat e J. S. Bahut), vol. I , Shtëpia Botuese Muzikore, Bukuresht, 1969.

32. Sokol SHUPO, Biographical Dictionary of Balkan Composers, Asmus 2005

33. Sokol SHUPO, Enciklopedia e muzikës shqiptare, vëllimi i parë, 2003.

34. Spiro KALEMI, Histori e muzikës shqiptare (bashkëkohore), 1983.

35. ?tefan ANGI, Prelegeri de estetic? muzical? (Leksione në estetikën muzikore), Vol I-II [Tom I-IV] Shtëpia Botuese e

Universitetit të qytetit rumun, 2004.

36. Th. W. ADORNO, Teoria estetic? (Teoria e estetikës), Shtëpia Botuese Paralela 45, Pitesht, 2005, vol II, Shtëpia Botuese Muzikore, Bukuresht, 1973.

37. The New Grove Dictionary of Music and Musicians.

38. Tr. MÂRZA, I. NICOLA, Curs de folclor muzical I, (Kurs

I folklorit muzikor, I), Shtëpia Botuese Didaktike dhe Pedagogjike, Bukuresht, 1963.

39. Tr. MÂRZA, Il. SZENIK, Curs de folclor muzical II (Kurs II i folklorit muzikor), Konservatori i Muzikës Gh. Dima, Kluzh Napoka, 1969.

40. Wl. TATARKIEWICZ, Istoria celor ?ase no?iuni (Historia e gjashtë nocioneve), Shtëpia Botuese Meridiana, Bukuresht, 1979.

Akil Mark Koci

161

Jetëshkrim i autorit

 

Kompozitori, pedagogu, publicisti dhe organizatori i jetës muzikore në Kosovë, tash e pesëdhjetë vjet, AKIL MARK KOCI, është lindur në Prizren më 1 shtator 1936, ku ka kryer shkollën fillore dhe atë të mesme muzikore gjatë viteve 1954-57.

Në vitet 1957-1958 ka qënë arsimtar në Shkollën Normale të Prishtinës, kurse në vitin 1958 u regjistrua në Akademinë Muzikore të Sarajevës dhe e përfundoi më

1962.

U emërua kryeredaktor i programit muzikor në Radio- Prishtina dhe ndoqi një varg specializimesh profesionale, ndërsa në vitin 1972 u regjistrua në Akademinë Muzikore

të Shkupit, dega e kompozicionit, tek kompozitori Prof.

Dr. Toma Proshev.

Më tutje shkollimin dhe specializimin e vazhdoi në Konseravatorin e Këlnit me kompozitorin K. Shtockhauzen për muzikë elektronike dhe me Prof. Karkoschka, ndërsa në Nyremberg tek profesori Baumgartner.

Fitoi bursën shtetërore gjermane DAAD dhe vazhdoi studimet dyvjeçare tek profesori dhe kompozitori i njohur kroat Milko Kelemen në Shtutgart (Gjermani) në Staatliche Hochschule für Music.

Akil Koci i përfundoi studimet pasuniversitare për muzikologji në Akademinë Muzikore të Sarajevës më 1981 tek Prof. Dr. Zija Kuçukaliq.

Në vitin 1975 u pranua në Fakultetin e Arteve të Prishtinës e, pas përfundimit të studimeve, u caktua

Vibracione të shpirtit shqiptar

162

docent e profesor i rregullt i lëndës Njohuri të Literaturës Muzikore. Dy herë ka qënë zëvendësdekan. Në vitet ‘60-’90 të shekullit të kaluar, Akil Koci mori pjesë

në shumë konferenca, simpoziume dhe kongrese ndërkombëtare, ku është paraqitur me punimet e veta shkencore: Ka shkruar mbi 250 artikuj, kritika, ese dhe studime shkencore, që janë botuar në gazeta dhe revista kombëtare e ndërkombëtare.

Është anëtar i shumë shoqatave profesionale të kompozitorëve, si Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës, Shoqata e Kompozitorëve të Kroacisë, Shoqata e

Kompozitorëve të Britanisë së Madhe, Qendra e Informacionit Muzikor të Britanisë, Akademia e Kompozitorëve të Britanisë së Madhe, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, Shoqëria Kulturore Shqiptare “Haemus” etj.

Akil Koci ka qënë promotor i jetës muzikore në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, një ndër themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve, Pedagogëve dhe Artistëve Muzikorë të

Kosovës, kryetar i Rinisë Muzikore të Kosovës, sekretar, nënkryetar dhe kryetar i Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, nënkryetar dhe kryetar i Shoqatës së

Kompozitorëve të Jugosllavisë.

Ai njihet si themelues dhe bashkëthemelues i shumë manifestimeve muzikore, si Akordet e Kosovës, Skena Muzikore, Ditët e Muzikës Kosovare dhe një ndër bashkëthemeluesit e Festivalit të Muzikës së Re në Tiranë.

Veprat e Akil Kocit, autor i të parit balet kosovar (“Sokoli e Mirusha”), janë ekzekutuar në mbi 70 shtete të botës. Ato përshkohen tejembanë nga fryma kombëtare. Në to

Akil Mark Koci

163

ndjehet krenaria e të qenit shqiptar e atdhedashuria e pakufishme. Në kohën e regjimit komunist, një vëlla i Akilit, me banim në Shkodër, vuajti shtatë vjet burg politik, ndërsa familja dhe të afërmit e tij u përndoqën e u keqtrajtuan në mënyrë sistematike.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora