E diele, 27.11.2022, 02:43 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E shtune, 18.06.2016, 06:05 PM


Dibran Demaku

 

CIKËL POETIK

 

NJË EMËR NË MES
(Profesor Hasan Mekulit)

 

Ëndërr e shpresë
një emër në mes

Peng të mos mbes
një emër në mes

Në shi e në vesë
një emër në mes

Për fjalë e besë
një emër në mes

Në çdo gjeneratë e brez
një emër në mes

Nami të mos i vdes
një emër në mes...

 

NË GJUHËN E NËNËS
(Esad Mekulit)...

 

Nën re të errëta qielli
rreze dielli e mbuluar
lule e mbirë prilli
nga ngricë e shkrumuar

Nën dritën e hënës
në netët pa gjumë
në gjuhën e nënës
një rrjedhë në lumë

Germat e abetares
shkrirë në "Jetën e re"
një krah të dritares
e hape për ne

Dhe u derdhën shkronjat
dhe u formuan rimat
drejt diellit shqiponjat

i ftuan edhe trimat...



MOS I FIKNI DRITAT
(Vehbi Kikajt)

 

Mos i fikni dritat
sonte vjen poeti
që zemrën e kishte
sa një syprinë deti

Ai po vjen i qeshur
siç ishte në jetë
qiellit të atdheut
ndriqon si kometë

Gjithmonë do jetë këtu
nuk mund të rrijë larg
në mollë dardhë e ftua
në çdo rimë e varg...

 

EMBLEMË DRITE NË KRAHËROR
(Fazli Greiçevcit)


Rënë kishte për këtë dhe
rënë kishte për këta gurë
ëndrrën ruajtur kish për ne
tek shpaloste një flamur

Me shqiponjën dykrenare
krenarisht ruajtur në gji
vizatuar në abetare
në gjakimin për liri

Në telin e qiftelisë
të këngëtarit popullor
ndizte zemrat e rinisë
emblemë drite në krahëror...

 

PUHI E LEHTË DETI
(Odhise Grillos)

 

Gjeografi kombëtare
me kufij e prita
dhëmbje krenare
s`na bashkonte dita

Na bashkonte lumi
na bashkonte kënga
na bashkonte gjumi
na bashkonte ëndrra

Puhi e lehtë deti
erë e ngrohtë për ne
rrugën e shpresës gjeti
xhaxhi Odhise

Me poezi e rima
në libra e fletore
pa zhurmë e pa britma
na mori për dore

Ëndrrën e bashkimit
e ndërtoi kat-kat
burim e rrjedhë e Drinit
të ndriste një fat...

 

CICËRIMË ZUGU
(Rifat Kukajt)...

 

Në cicërimë zogu
në lule trëndafili
në lojën tek logu
në një këngë bilbili

Në një rreze dielli
në një cep fushe
në kaltërsi qielli
në një vrap drenushe

Në një buzëqeshje
në një ëndërr ë bardhë
Ti vjen si reshje
Ti vjen si ujëvarë

Si puhi e lehtë
e ditëve verore
zbret si me raketë
në libra e fletore

Në gjethe të plepit
me ënderr në zemër
foshnjave të djepit
sërish u vë emër...

 

EU,YMER ELSHANI
(Poetit të martirizuar për liri)

 

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë nipit
për zogun e plagosur
në majë të pipit?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mbesës
për këngën e pakënduar
dhe mitin e qëndresës?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë plakut
për plisin e shpuar
dhe pikat e gjakut?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë nënës
për rrezet e diellit
dhe dritën e hënës?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them Teutës
për lotin e syrit
për petkun e futës?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë mikut
për pragun e mbrojtur
ballë për ballë armikut?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them Tregimit
strofës së mbetur në gjysmë
she vargut të pikëllimit?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë gurit
për shqipen e qëndisur
në palë të flamurit?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them unë fisit
për yllin e ndritur
për rrënjën e Lisit?!

Eu,Ymer Elshani
çfarë t`i them lirisë
për ëndrrat e tua
n`panteonin e pavdekësisë?!...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora