E enjte, 28.03.2024, 05:07 PM (GMT)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Zejnije & Zeqir Asllani, janë shembull

E premte, 17.06.2016, 06:13 PM


Zejnije & Zeqir Asllani, janë shembull  se si duhet të punojë mësuesi në mërgatën shqiptare!

Shkruar nga Ramiz DËRMAKU

Këtë shkrim  më shtyri t´a shkruaj dhe t´i falënderohem çiftit bashkëshortor, intelektualëve të denjë,gjuhëtarëve, veprimtarëve dhe mësuesve të shkollës shqipe në Shtutgard me rrethinë, në Gjermani, zonjës Zejnije dhe zotit Zeqir Asllani ( të dy profesorë të Gjuhës dhe Letërsisë shqipe).. Ky çift bashkëshortor me seriozitetin më të madh, pos punës dhe obligimeve ndaj familjes së tyre, ata me përkushtim dhe dashurinë e madhe që kanë ndaj shkollë shqipe me vullnet dhe dëshirë po mbajnë mësimin në shkollën plotësuese shqipe.., pra thotë zonja Zejnije.., ne këtë punë po e bëjmë me dëshirë  dhe vullnet për t´i mbrojtur fëmijët tanë nga asimilimi, që po na troket  në derë në çdo familje shqiptare këtu në mërgim.. Një shkrim të tillë këta dy intelektual e kanë merituar edhe më parë. Mirëpo, sot vendosa që këta rreshta t’ua kushtoj këtyre dy arsimdashësve . E di se një pjesë e vogël e mërgimtarëve tanë do të thonë.., po gazetari po shkruan për shokët e vetë.., por, vërtetë këta dy e meritojnë një shkrim të tillë... Një  shkrim  i tillë ka munguar deri më tani.., por, ja sot  vendosa që në emrin tim dhe të mërgimtarëve, të prindërve të nxënësve, dhe në emër të përfaqësuesit diplomatikë, të ish-Konsullit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart,tani në Mynih, pikërisht në emrin e z.Faket Kajtazi, do t´i shënoj këta rreshta. Prandaj, intelektualët, zonja Zejnije dhe zoti Zeqir, kur u treguam se do e bëjmë një shkrim për ju, disa minuta menduan e shikuan njëri tjetrin në sy dhe thanë: I nderuari zot. Ramiz Dermaku, ne jemi falënderues për punën tuaj që bëni në formë vullnetare, vetëm e vetëm, për të bërë vetëdijesimin e bashkatdhetarëve tanë, që ata të kuptojnë drejtë rolin dhe rëndësinë e shkollës shqipe, që fëmijët e tyre t´i regjistrojnë në shkollën shqipe e cila ka për qëllim: ruajtjen e gjuhës,kulturës dhe traditave tona Kombëtare!   Pra, punën që bëjnë këta dy intelektualë, është trashëgimi e përjetshme, e vlefshme, ndriçuese, magjepse, ajo lëshon rreze të ngrohta, të cilat rreze lëshojnë ngrohtësi, këta dy intelektual duke e dashur çështjen kombëtare më tepër se jetën dhe familjen e tyre, nuk u dhimbset asgjë për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi, si dhe shtimin  e dashurisë ndaj vendlindjes!  Detyra jonë, thotë: mësuesi z Zeqir Aslllani, është e vlefshme, ndriçuese, humane, si ndaj njeriut po ashtu edhe ndaj çështjes kombëtare. Roli i veçantë, i lartë dhe konstruktiv i librit në edukimin dhe përsosjen e individit dhe shoqërisë. Të gjitha kulturat fillojnë me libra, pjekurinë e arrijnë me to, dhe me anë të librave i transferojnë eksperiencat e tyre për gjeneratat e ardhshme, ose në studimin e historisë së kulturës së popujve. Prandaj, një rrugë të  tillë po e ndjekin edhe çifti bashkëshortorë Asllani, këta po e luajnë rolin e Rilindësve tanë këtu në mërgim!. Të shkruash për  veprimtarinë, punën, sjelljet e këtij çifti.., është shumë vështirë, sepse njeriu nuk di se ku t´ia filloj.., çka të shënojë.., dhe çka të largojë.

Regjimi kriminel serbo-çetnik bëri përpjekje titanike për t´a arrestuar mirëpo ky ishte informuar se çka po i përgatitet, prandaj për t´i shpëtuar më të keqes edhe ky si shumë intelektualë tjerë u detyrua të largohet nga Kosova me bashkëshorten. Të gjithë ata intelektualë, ata atdhetarë të cilët bënë orvatje t´i ndihmojnë Atdheut , i ndoqi politika hegjemoniste serbe. Të gjithë këta intelektualë të cilët orvateshin ti ndihmonin atdheut dhe çështjes kombëtare, u ndeshen me regjimin kriminel serbo-çetnikë. Regjimi kriminel serbo-çetnikë i ndoqi këmba këmbës këta dy intelektualë. Regjimi  barbarë serb- i angazhoi të gjitha forcat e tyre vetëm e vetëm    tek intelektualët tjerë të krijohet bindja se shkau nuk do t´u lë askund vend për të punuar në Kosovë. Të gjithë serbët bënë orvatje që sa më të ngushtë t´a kenë vendin e veprimit këta arsimdashës të përkushtuar, ndaj gjuhës, kulturës dhe flamurit Kombëtar!

Këta dy intelektual, janë mësuesit më të mirë që ka pasur ndonjëherë mërgata shqiptare, arsimdashës të përkushtuar në punë e tyre, për arsimimin e fëmijëve tanë që kanë lindur dhe po edukohen në kulturën e gjuhës së vendit ku jetojnë s´bashku me familjet e tyre. Këta dy mësimdhënës përveç se ju mësojnë fëmijëve gjuhën,kulturën,historinë e popullit shqiptar, gjeografinë dhe shtrirjen e trojeve shqiptare, ata janë edhe  organizator të shumë aktiviteteve sportive me nxënësit e tyre të cilët po shkëlqejnë dita-ditës në qytetin e Shtutgardit me rrethinë. Në Kampionatin e diturisë disa herë nxënësit e tyre kanë qenë pjesëmarrës dhe me paraqitjet e tyre kanë shkëlqyer.  Por, të jesh i pranishëm në festat tona Kombëtare dhe shtetërore ku i organizojnë këta dy edukator të fëmijëve tanë në shkollat shqipe të Shtutgardit me rrethinë, do të jesh mjaft i lumtur,do të ndihesh krenar, se këto recitime,vallëzime apo në aktrim, mendon se gjendesh diku në vendlindje si: në Tiranë, Shkup apo Prishtinë, me gjuhën dhe theksin që kanë nxënësit, për prezantimet e mrekullueshme të nxënësve,artistëve,valltarëve dhe këngëtarëve...

Recitalet e këtyre nxënësve janë të përzgjedhura nga mësuesit e tyre me temë patriotike dhe Kombëtare..Ku këndohet dhe recitohet për: Atdheun, Flamurin Kombëtar, Gjuhën e ëmbël Shqipe, Rilindësve, Dëshmorëve të Lirisë,Dheut të Kosovës, Nënës, Krujës së Skënderbeut,Vlorës së Ismail Qemailit, Prekazit të Adem Jasharit, Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Preshevës, Plavës e Gucisë,Çamërisë,Janinës,Dardanisë si dhe për “Sofra Shqiptare” me bukë e krip e zemër bujare!

Se sa punon me nxënës mësuesja Zejnije dhe mësuesi Zeqir, ju lexues të nderuar, mund të kontaktoni me nxënësit e tyre dhe të bindeni se si e flasin bukur dhe pastër gjuhën amtare. Për sa i përket aktiviteteve të lira, ky çift bashkëshortor ka arrit suksese shumë të mëdha. Unë nuk e di se sa kohë të lirë kanë ky çift bashkëshortor,për familjen e tyre..  por, t´iu them të vërteten se sa herë që i kërkoi në telefon,asnjëherë gjatë ditës nuk mundem të kontaktoi me t´a sepse nuk gjinden në shtëpi:. Unë do i pyesja  ? Pse njerëzit  nuk ndalen dhe të mendojnë pak çaste për kontributin që po japin këta dy intelektualë !!!

Pse institucionet tona nuk i përkrahin materialisht këta mësimdhënës që punojnë në formë vullnetare, sikur në vitet e 90-ta në Kosovë.. kur mësimi zhvillohej nëpër shtëpi private. Por, pikërisht këta dy pishtarë të shpërndarjes së diturisë për fëmijët tanë mërgimtarë, kanë punuar edhe në Kosovë pas viteve të 90-ta falas pa paga mujore, por ata shtojnë se: ishte kënaqësi të punosh në ato vite të rënda për arsimin shqip në Kosovë,kurse sot në shek. XXI-është dobësi për shtetin dhe institucionet tona...pra lexues të nderuar dhe shumë të respektuar, ju mundeni të vlerësoni drejtë se sa janë të përkushtuara institucionet tona,se sa po i kushtojnë rëndësi arsimimit të fëmijëve tanë, që gjenden në një fazë kritike , para mbylljes së tyre, sepse shkollat kështu nuk munden të funksionojnë në forma vullnetare si në kohën e “MIGJENIT”...

Unë mendoj se nuk mjafton vetëm të menduarit, por duhet edhe të veprohet në të mirën e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, sepse nesër do të jetë shumë vonë...

Janë disa njerëz që nxitojnë në të menduar, por vonohen në të vepruar, e disa veprojnë pa menduar fare, vetëm sa për të thënë diçka, se gjoja po punohet në këtë drejtim....

z.Zejnije & z.Zeqir Asllani filluan të kultivojnë kulturën e gjuhës shqipe në kohë të vështira, pra në kohë  kur për një fjalë goje të shkonte jeta. Kohë kur pushtuesi ushtronte dhunë shpirtërore, shkatërrim gjaku, gjenocid, masakër, shpërbërjen e njeriut, kombit, përpjekje pushtuesish t´na humbas traditat ,doke e zakone, shkatërrim arti, kulture, letërsie, mbjellje paditurie shumë e shumë poshtërime që na i bëri pushtuesi, janë tema qenësore të trajtimit dhe zbërthimit të materialit,të nxjerrë  nga dhembja e thellësisë së shpirtit,të intelektualit si:  z.Zejnije & z. Zeqir Asllani, janë si shumë të tjerë veprimtarë kanë lindur dhe janë rritur nën pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave. Por,këta me punë,  penë e mençuri ,aftësi organizative, vendosmëri , shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për mbrojtjen e fëmijëve nga asimilimi. Këta dy intelektuali, detyrën e mësuesit e kanë nisur qysh herët. Me guxim dhe përkushtim shtrydhte padrejtësitë e asaj kohe.

Të bëhesh mësues në mërgim, nuk është diçka e lehtë, duhesh të kesh ardhur në këtë botë me dhunti për të shkruar, me dhunti për kapjen e mendimeve të shpejta të tjerëve, për t´ua shprehur dhe për t´u thënë të tjerëve,atë që e ndjenë ndryshe nga ata.

Të dijesh të shkruash  vargje, do të thotë se magjia e fjalës të lëkund shpirtin, të zgjon ndjenjat dhe mendimet për të shprehur: gëzimet, hidhërimet , dashuritë, vuajtjet, të shtrydhësh të keqen nga vetja,për të luftuar të keqen e jetës tënde dhe të tjerëve,të protestosh kundër të keqes,të shëmtuarës, edhe pse fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekulli, po që nxitë dashuri, frymëzon njerëzit në atdhedashuri etj……Të jesh mësues duhesh të jesh atdhedashës dhe guximtarë, dhunti këto që mësuesit, Zejnije & Zeqir Asllani i kanë  pasur nga fëmijëria .Të flitet për jetën dhe veprimtarinë atdhetare, për përgatitjen teorike, aftësitë organizative, shëmbëlltyrën ,përkushtimin dhe guximin e këtyre arsimdashësve, do të duhej shumë kohë dhe hapësirë:  Çiftin bashkëshortor e falënderoj, i përgëzoi për kontributin që kanë dhënë deri më tani si arsimtar,  “Mos e lërë pas dore vendin ku krijon”,

Mos u kënaq menjëherë nga vetja. Murakami Haruki.

Prandaj, për mërgatën shqiptare kemi një porosi, që të kuptojnë drejtë rolin dhe rëndësinë e shkollës shqipe për fëmijët e tyre, sepse kjo është një vatër e diturisë ...

Institucionet tona të përkujdesen për fëmijët e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë dhe të Pavarur.

Këta dy mësues janë shembulli më i mirë për mërgatën shqiptare se si duhet atdheu,flamuri,kombi,gjuha, se si kryhen obligimet ndaj dëshmorëve të lirisë,se si përmbushën idealet e Rilindësve tanë, të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekes, si dhe të gjithë veprimtarë dhe ideologëve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës !

Këta mësues kanë:moral të fortë, ideal,identitet,dinjitet dhe personalitet. Vetëm të tillët e njohin Dardaninë si shkëmb i pamposhtur i gjallërisë së kombit, që dinë mes valëvitjes së fjalës që i vargojnë  lashtësisë sonë,martirëve të kombit filluar nga figura historike e Skënderbeut, Adem Jasharit ,Vëllezërit Gërvalla, Ali Hadri, Fazli Grajqevcit, Zahir Pajaziti dhe të gjithë pishtarëve të diturisë, që janë më meritorit për realizimin e Ëndrrës shekullore!

z.Zejnije & z.Zeqir Asllani, thonë:

--Të mos harrojmë të kaluarën e hidhur të popullit tonë të përvuajtur...

--Të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë, që janë ardhmëria e Kombit tonë..

--Por, duhet të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme të Kombit Shqiptar!

Një falënderim i posaçëm për Gazetarin z. Ramiz Dermakun, i cili vazhdimisht po ndjek punën tonë në shkollat shqipe të Shtutgartit me rrethinë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora