E shtune, 20.04.2024, 03:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Të ecësh në historinë e dasmave

E diele, 17.08.2008, 05:40 PM


Fjodor Zotaj

Të gjithëve na ka rënë rasti të jemi të ftuar në një dasmë ose të asistojmë në ceremoninë martesore të shoqeve dhe njerëzve tanë të afërt. Secili kur lë derën e lokalit ku realizohet dasma del me një përshtypje X si për qiftin edhe për realizimin e ceremonisë festive. Kështu që për të dhënë një panoramë ndër vite po sjellim në kujtesë vitet 20- 30 duke ju referuar një dokumentari italian "Luce" ku përmes këtyre pamjeve dasma jepet shumë e koncentruar dhe femra mjaft e robëruar. Një lëvizje me plus minuset e saj është në periudhën e komunizmit....ndërsa në ditët e sotme këndi ka ndryshuar thuajse me 300 gradë.Përshkrimi i rrugës së ceremoniali martesore në shekuj ka pësuar ndryshime të dukshme, madje vëmë re që, tiparet janë tjetërsuar.Nëse në vitet 30-40 dasma ishte shumë e kornizuar brenda kontureve të traditës së krahinës përkatëse të qiftit. Në kohët moderne, pra në ditët që ne po jetojmë vëmë re një unifikim dhe përshtatje me kulturën europiane.Në vitet 40-30 Nusja është e mbuluar dhe e veshur me kostumin popullor të zonës, ndërsa dhëndri po ashtu mban një veshje kombëtare të zgjedhur. Pak çaste përpara se të futen në shtëpi, ajo pozon përpara gjithë dasmorëve,në krah të dhëndrit.Është vjehrra që, e para përmes xhirimeve të shpejta të dokumentarit të kohës,e merr dhe ia vendos gishtat në derën e shtëpisë. Kjo është shenja e besimit, e cila përsëritet, pak a shumë në të njëjtën mënyrë në të gjitha vendet, kështu zhvillohej ceremoniali martesor në vitet 40 në Shqipëri, sipas dokumentarit italian "Luce". Ndryshimi i vetëm brenda trevave kishte lidhje me ndryshimin e besimeve fetare.Besime të ndryshme aplikonin zakone të ndryshme. Ndërkohë,në zonat më pak të urbanizuara respektohej elementi i rrëmbimit (madje veprimi quhej si një zotësi e dhëndrit), kurse në disa zona malore nuk u harrua deri vonë elementi i blerjes së nuses. Nusja zgjidhej në bazë të shumës së parave. Martesat në atë kohë bëheshin me mblesëri. Një element tjetër ishte edhe dera nga vinte, këtu është fjala e pozitës familjare. Kuptohet, në pak familje, u shfrytëzua edhe lidhjet martesore për forcimin ekonomik dhe për aleanca të ndryshme mes tyre. E rëndë vazhdoi të paraqitej për femrën shqiptare gjendja e saj në zonat rurale dhe, ca më shumë, në zonat që ishin larg qendrave urbane, deri në mesin e shekullit të kaluar. Femra në këtë periudhë trajtohej si skllave dhe e ndiente veten shumë të robëruar.Gjë që shpesh martesa për to ishte jo si një moment kënaqësie jetësore për të filluar një jetë të lumtur dhe krijim i një familje,por si robërim, pasi femra nuk përfshihej asnjëherë në vendim marrje. Ceremoniali martesor ishte thuajse i njëjtë. Preferohej lidhja martesore pranë autoriteteve fetare. Muzika zgjidhej nga vendi, origjina e të cilit ishte edhe origjina e çiftit martesor.Paja e nuses do të përcaktohej nga mundësia e familjes apo nga marrëveshja që ishte bërë gati matematikisht, në mes përfaqësuesve të të dyja palëve.

MARTESAT NË PERIUDHËN E KOMUNIZMIT

Edhe në këtë periudhë dasmat zhvilloheshin thuajse me një format të përcaktuar. Regjimi komunist zbehi disi zakonet strikte si martesat me mblesëri, por shpesh të rinjtë njiheshin në aksione dhe në këtë kohë linden martesat me dashuri. Por duke ju përmbajtur vijës së Partisë. Si dhe cenet në biografi dhe ndarja e klasës borgjeze dhe klasës punëtore është pikërisht konteksti i këtij regjimi. Ceremonia në tersi është e njëjtë me diferencë që nusja fillon të aplikoj velin dhe jo më kostumet tradicionale kombëtare.Në dasëm krahas këngëve të posaçme të kësaj dite patjetër i këndohej edhe vijës së Partisë.Ceremonitë fetare të vendosjes së kurorës në kishë u anuluan.Çifti, si muaj mjalti, duhej të shkonin në një nga kampet e pushimit, ndërsa çiftet në fshat ishin më të privuar, falë gjendjes së mjeruar ekonomike. Ndërsa,për sa u përket pushimeve, ato duhej të kishin kujdes që të mos tejkaloheshin jashtë ditëve që përcaktoheshin me ligj.

ZAKONI QË I QËNDROJ ÇDO KOHE... 

Shkesa, apo mblesëria ky zakon është mjaft aktual edhe në ditët e sotme, ku daja mendon të fejojë nipin apo mbesën me një njeri që i pëlqen. Apo emigrantët që vijnë nga vend të ndryshme të Europës ku jetojnë dhe punojnë dhe kërkojnë të martohen me një vajzë shqiptare. Të cilën e kërkojnë thuajse me katalog... Madje sot kanë dalë në modë edhe martesat me pagesë që i aplikojnë përmes sekserit. Ai dëgjon djalin si e kërkon nusen me kritere dhe ai ja gjen. Këto raste na bëjnë të kthejmë kokën pas në të kaluarën.
Megjithëse themi ka ndryshuar forma e njohjes... përsëri duhet të jemi skeptik, sepse shembuj të tillë na thonë kujdes se nuk jemi dhe aq modern sa hiqemi.

DASMAT POST KOMUNISTE

Tradita e dasmave pas viteve 90-të pësoj një ndryshim të dukshëm jo vetëm si koncept, por edhe realizim i ceremonisë. Fillimisht njerëzit përpiqeshin të ruanin traditat e krahinës së tyre, por me dyndjen e popullsisë rurale drejt asaj urbane gjërat filluan të ndryshojnë dukshëm. Pasi të ardhurit nga zona të ndryshme filluan të zbehnin zakonet e tyre që ngjanin të prapambetura në sytë e masës dhe ato detyrimisht u asimiluan me doket dhe zakonet e vendasve. Dasmat shqiptare sot janë më afër traditës evropiane.Kjo ditë ngjanë më shumë si një shfaqje argëtuese se kush kërcen më bukur, krekoset më shumë, apo derdh para më tepër. Jo vetëm ceremonia që ka përparuar shumë ku çiftit i kërkohet në momentin e prerjes së tortës puthje puthje jo në shqip por (baci baci apo kiss...) . Kjo formë festive është mbartur nga bota perëndimore dhe ka shtegtuar te ne, përmes emigrantëve tanë. Nëse shumë shekuj më parë luksi më i madh ishte fiksimit i momentit të ditës më të lumtur përmes një fotoje si kujtim, sot çdo moment xhirohet nga kamera dhe fiksohen qindra shkrepje nga aparate fotografike dhe celularë të sofistikuarit.Momenti i marrjes së nuses është një show më vete. Ku karvani i makinave duhet ti kalojë patjetër numrin 15 dhe të jenë tepër luksoze, i pate apo jo mundësitë duhet ti bësh të tuat ato makina të paktën për atë ditë. E aq më tepër ku borit duhet të "gjëmojnë"që ta marrin vesh mileti se 2 veta po martohen dhe 1000 sigurisht duhen të tërbohen. Megjithatë asnjë fenomen nuk ka vetëm një anë ka dhe dasma disi më të sofistikuara dhe që janë më intime dhe jo aq kolektive. Të ashtu quajtura dasma VIP. Ku personat e njohur kujdesen në çdo detaj për mirëvajtjen e ecurisë së ceremonisë. Si dhe për zgjedhjen e veshjes sa më moderne dhe kurimin e look-ut të tyre në tersi dhe sigurisht që të ftuarit duhet të jenë detyrimisht të veshur dhe të ngjeshur. Megjithëse vetë pjesëmarrësit thonë se jo gjithçka është perfektë edhe në këto dasma, pasi ka falsitet pa fund.

AROMË DASME

Fustani, look-u dhe detajet për ditën tuaj të nusërisë

E ku ka më bukur sesa të festosh në një dasmë. Ajo ditë është e shënuar për çiftin e ri që mbledh rreth vetës miq dhe të afërm. Pikërisht, dasma është dita e tyre që shënohet në memorien e tyre dhe në celuloidin e aparateve të ndryshme që klikohen. Çifti duhet të jetë i qeshur, i natyrshëm dhe, mbi të gjitha, të kenë hije. Për të realizuar me mjeshtëri këtë gjë, ne po ju parashtrojmë një guitë mjaft interesante për kurimin e çdo detaji të look-ut tuaj, si dhe organizimit të ceremonisë. Nëse i zbatoni me përpikëri këto këshilla,
pa diskutim që çdo gjë do ju shkoj ashtu si ju dëshironi.

Në të gjitha pasarelat e ndryshme të botës vihet re se pikërisht në sezonin para verës bëhen sfilatat e veshjeve të nuseve. Fustani i nusërisë nuk shihet më si veshje tradicionale ceremoniale, por evoluon në forma të ndryshme,si "hot cuture". Fustani i nusërisë është i lidhur tashmë pashmangshmërisht nga tendencat e modës. Që këtu duhet të fillojë ndryshimi dhe koncepti se të gjithë që janë të interesuar për këto lloj fustanesh, në pamundësi të qepjeve me porosi që funksionon në botën perëndimore. Tashmë ka një larmi zgjedhjesh në dyqane të ndryshme që ofrojnë këto lloj shërbimesh. Ka dyqane prestigjioze, që diktojnë edhe tendencat e fundit të modës,përmes pasarelës, siç funksionon në tërë botën perëndimore. Edhe këto dyqane çdo vit e ndërrojnë gardërobën e tyre dhe gjithnjë sjellin risi të reja. Fjala kyç është që fustani i nuseve duhet të jetë aktual, sipas nuhatjes së fundit të modës, nuk mund të shihet më thjesht si një fustan tradicional dhe si një konvencion për dasmën.Një element i domosdoshëm dhe që nuk duhet të harruar nga asnjë vajzë është përputhja e fustanit me karakterin e saj. Realisht, është shumë e vështirë zgjedhja, por me pak mendim dhe sugjerim nga ana jonë do dini të bëni zgjedhjen e duhur.Mendimi i specialistëve të modës dhe atyre që kanë vite që disponojnë dyqane të tilla është i vlefshëm. Pasi ato janë në kontakt të përhershëm me tipa dhe karaktere të ndryshme, kështu që e kanë krijuar përshtypjen dhe përshtatshmërinë e fustanit. Fustani do vëmendje, pasi mbahet gjatë në trup, por për asnjë moment nuk duhet të bëhet i bezdisshëm dhe lodhës për syrin e kundruesve.Mundësia më e mirë për të shmangur lodhjen është opsioni i zgjedhjes së dy fustaneve që qëndrojnë në po atë karakter.

NGJYRAT NË MODË

Një armë shumë e fortë për t'u kombinuar me lëkurën, dhe tiparet pa diskutim që është ngjyra e fustanit, ndaj stilistët sivjet kanë propozuar disa ngjyra: shampanja, pana, roza pastel,grija në glak, e kuqja dhe e bardha, bojë qielli e lehtë. Të gjitha këto ngjyra rrinë mjaft mirë me ngjyrën e lëkurës së trupit.Ngjyra është gjithnjë e lidhur në përshtatje me lëkurën, ndërsa modeli në përshtatje me karakterin dhe natyrën e femrës.

AKSESORËT, RËNDËSI MË VETE

Megjithëse teprimi në aksesor nuk përbën tendencat e modës së sivjetshme, vathët janë elemente që nuk janë zhdukur dhe ngelen gjatë në kohë.

FLOKËT, GJYSMA E BUKURISË

Stili duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe i lexueshëm, pasi kemi të bëjmë me një fustan butaforik.

GRIMI 

Sa më i thjeshtë dhe natyral,pasi kemi të bëjmë me fustane në ngjyrë pastel, janë të papranueshme ngjyrat e rënda në grim. Ato duan një sfumim në grim, që të lexohen dhe të rrinë ashtu siç duhet, pa krijuar kontraste të forta, sepse nuk janë në linjë të tillë. Një grim i fortë mund të aplikohet vetëm në rastin e veshjes së një fustani të bardhë.

FEMRA, VËMENDJE MË E MADHE, MASHKULLI DISI I SFUMUAR

E rëndësishme është që të quhet dita e çiftit, e jo dita e nuses, pasi realisht të dyja palët duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Edhe te dyqanet që servirin veshje dhe aksesorë për nuse dhe dhëndurë vihet re se këto të fundit i lënë disi pas dore dhe më të limituar në zgjedhje, si në kolore dhe aksesor. Me të vërtetë, mashkulli e ka zgjedhjen disi të thjeshtë e të kornizuar në një kostum, që maksimumi do të shkojë deri te fraku. I rëndësishëm është fakti që edhe kostumi të jetë aktual, të ketë një copë me ndriçim, që e dallon nga një kostum i përditshëm.

NJË MASHKULL BIOND

Sugjeroj që copa e kostumit të jetë e shndritshme, ngjyrë gri në glak ose ngjyrën blu në bojë qiell. KËMISHA absolutisht e bardhë, por një zgjedhje e bukur është dhe roza pastel ose bojë qiell pastel.

KRAVATA të flaket, pasi kohët e fundit është një detaj që nuk është pëlqyer edhe nga stilistët më në zë botërorë.
Kollaret janë zëvendësuar natyrshëm me një shall të lidhur në mënyrë të çuditshme, por që rri natyrshëm për ditën e dasmës.

KËMISHA duhet të jetë pa diskutim seta, që vë vijën ndarëse mes një këmishe të zakonshme, që është pambuk.

AKSESORËT duhet të kenë pa diskutim një vlerë të caktuar;butonat e këmishës, të jenë, të paktën të larë në flori. Kapësja e shallit në këtë rast duhet të jetë e veçantë dhe interesante.

NJË MASHKULL BRUN

Ngjyra shampanjë e kostumit do ta bëjë t'i nxjerrë në pah më shumë tiparet e tij të theksuara.
E zeza është një ngjyrë që i përshtatet shumë, pasi është ngjyrë mesdhetare, si edhe ky tip mashkulli.
Këmisha edhe e bardha klasike i rri mjaft mirë, por do t'i sugjeroja edhe një rozë pastel dhe violë, që të krijojë një lloj kontrasti, pasi sot janë mjaft të aplikueshme edhe ngjyrat. 

NJË FEMËR BIONDE

E bardha një biondeje i rri mjaft mirë, ndryshe nga brunet, pasi krijon një kontrast shumë të fortë me lëkurën. Ngjyra të tjera të preferuara për vajzat bionde janë roza dhe e kuqja.

PËR NJË FEMËR BRUNE

Ngjyrë shumë perfekt është shampanja, grija-glak; kjo e fundit i rri edhe karakterit biond.Ndërkohë që një ngjyrë shumë e gjetur për brunet është edhe shampanja.

NDËRSA, NË BAZË TË LINJAVE, DUHET BËRË ZGJEDHJA

Nëse mbartni një trup elegant e të gjatë, prerja e fustanit duhet të jetë sa më e hollë dhe elegante,pasi do t'ju ndihmojë të nxirrni në pah linjat perfekt. E rëndësishme është që, nëse keni zgjedhë dy veshje, ajo e kishës të jetë voluminoze, tipike ceremoniale.
Ndërsa fustani që aplikohet në ceremoninë e dasmës, si koktej ose darkë, fustani duhet të jetë më afër një fustani mbrëmjeje sesa një fustani nuseje.
BUSTET kanë qenë një risi shumë theksuar e viteve të fundit dhe sivjet janë mbizotëruese.Aksesorët dekorues brenda fustanit janë më tepër gurët e zvarowskit dhe përlinat

VELLOJA

Është një aksesor që bota i jep shumë rëndësi, ndërsa te ne pak aplikohet. Mos e neglizhoni, se do t'ju japë shumë nur. Në rastin e një trupi të gjatë, floku po të gjatë dhe një fytyre klasike, do shkonte më së miri një vello klasike. Ndërsa, nëse nusja është tipike moderne ose trendy, do i rrijë shumë bukur edhe një vello e shkurtër e viteve 35-40.

SHOQËRUESET E NUSEVE

Akoma nuk kanë filluar të shihen si një traditë te ne, megjithëse është një traditë mjaft interesante dhe që bota ka shekuj që e aplikon. Nuk është një gjë e paarritshme që tri vajza të shoqërojnë nusen, pasi ato do të shërbejnë si kompletim i sfondit ose dekorit, dhe aroma e dasmës do të ndihet më mirë.Ngjyrat e fustaneve të shoqërueseve të nuseve janë rozë,bojë qiell dhe gri, lejla dhe violë. 

DASMAT VIP NË SHQIPËRI

Ajo që spikat më fort është pikërisht kurimi në detaj i look-ut të tyre dhe paraqitjes,ndërsa organizimi i ceremonisë nuk ka qenë në maksimum, si dekori, ambienti i zbukuruar në varësi të hapësirës. Nëse në botë një vëmendje maksimale i kushtohet ceremonisë, dekorit dhe komponentëve mbështetës,te ne akoma kjo frymë nuk është mbizotëruese, megjithëse ka dasma të personave VIP që kanë filluar ta aplikojnë këtë gjë. Dhe kjo është për tÊu përshëndetur dhe komplimentuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora