E shtune, 20.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Dhimitri Pojanaku: Romancat dhe pikëllimet

E enjte, 16.06.2016, 07:44 PM


Dhimitri Pojanaku

Romancat dhe pikëllimet e një dyqani lulesh në Melburn

(ligjërim mbi rrëfimet e Oli Stikos)

Udhëtojnë pa zbardhur dita.Ndoshta përkrah karrove apo trenave me fruta-perime,mish,peshk,të gjitha drejt zemres së qytetit.Në dyqan i presin për tjetër udhë.Gati janë gërshërët,letrat mbështjellëse,fjongot,makineria e vogël e tyre kur blerësit i duan  fije-fije apo, krela krela.Edhe pusullat e përkushtimit,afër një vazo qelqi ku stololapsit kanë çfarë ngjyre të duash.Ka raste,Oli këtu flet plot gjallëri, kur romancat në dyqanin e luleve  zgjatin me ditë e net,pa ndërpreje.  Australia ka shumë lule,por vijnë edhe trëndafilat e kuq të Kenias,orkidet e Singaporit.Në mëngjes,lulet më  vijnë  zakonisht që herët,ende vesa nuk u është shkrirë.Duket sikur m`i njohin duart kur i bëj tufë për të dashuruarit,për përvjetore martesash,për dashurish të fshehta.Sejcila nxiton të më dalë përpara,sikur përkëdhelen,sikur miklohen.Ato që nuk mund të bëhen pjesë e tufës,mërziten ,vesa u shkrin në fytyrë  e ngjan sikur lotojnë.

xxx

Por romanca nuk zgjat.Teksa një i dashuruar zgjedh lulen për të dashurën që ka e pranë dhe ëndërrojnë qiellin e shtatë,vjen papritur një grua e re.Shpirtkë,përgjërohet,ai është rëndë,shumë rëndë,dhe është aq i ri….I do shumë zambakët e kuq,më zgjidh njëzet,aq e ka moshën,jo thotë pastaj,40,mbase 80,mbase 100,një për çdo vit që do doja të rronte….xhankë,mos më vono…nuk di në do e gjej ende më frymë….jo nuk dua pusullë,se sheh si më dridhen duart…s`dëgjon si zemra më ka dalë dhe rreh  jashtë meje?!

Qëllon,aty për aty,të vijnë burra që qajnë kaluar fëmijëve ,u ka ikur nga kjo botë e dashura,gruaja,madje edhe fëmija….dikush merret me lulet e të dashuruarve,përvjetorëve të gëzuara,por kurorat  e  ndonjë funerali,ka raste edhe dy-tri në ditë,nuk ka se si të mos përhapen si mjergull mbi krejt lulet,mbi krejt dyqanin…mbi krejt punonjëset…

Mbi një tavolinë si prej studentësh,qëllon që njëhersh të shkruhen pusullat,…Aty,krah për krah çdonjërit, përplaset jeta si askund tjetër.

“”Do të pres derisa të thahen lulet,mos u`a zgjat jetën me zor”,  “Di ku të më gjesh nëse do”…ose” po të nis të njëtjtën orkide rozë, si ahere… ose”kurrë mos paçi vdekje kaq tinzare”,ose” ndalu o dritë e syve të mij,mos ik kaq shpejt…dikush I thotë luleshitëses, me shkruaj dy llafka,duket nga fytyra që e ke shkrimin e bukur,e shoh, cfarë t`i shkruaj,po ujdise vetë,ja,zëre sikur të braktisi i dashuri,si do ndjeheshe,ose sikur….epo kjo?të vjen t`i shtiesh pak piper në gjuhë,por jo,klienti  është mbret,pastaj dhimbja e thellë  ku nuk të çon,pastaj ,kur mundesh,kur ke dhunti, përse mos u vish në ndihmë?!

Kjo është jeta ime në dyqan,thotë Oli.Dyqani  nuk mund të jetoje vetëm me romancën pa pikëllimin që shpesh e shoqëron për beli si fjongot këto lule.

xxx

E kuptoj, e ndiej ,i them,por ja se çfarë më çudit:

A nuk i kemi dhënë dhe po i japim vdekjes,ne vetë,po,po,ne ,pra a nuk po i japim  disa rite të jetës sonë ?!,A nuk ja kemi rritur ca si shumë bishtin?!Për shëmbuj,në vdekje,duam të vinë njerëz,thua ndajmë dhimbjen në copka të vogla si naforat,pastaj gatuajmë,shkojmë në restorat,a nuk ngjan kjo si edhe festat familjare?Pastaj në drekat e te ndjerëve,a nuk kemi pjatë të parë,të dytë,madje edhe ëmbëlsira?! A nuk kemi edhe pijet,ashtu si në dasma?!Mos u çudit.Ndaj  them  se edhe pikëllimet në dyaqnine luleve janë te natyrshme,bilës edhe kur vdekja vjen aksidentale,se asaj i pëlqen fort të thyejë zinxhirin normal të jetës,ta këpute si i do qejfi, ose në rruazat e para,ose në mes,kur si rregull duhet në fund… Më tregonte  një shoqja ime që gjyshe,s vdekja ja këputi hallkën gati në fund të zinxhirit,dhe kur u shtrua dreka,dallimin nga dasma e bënte vetëm mungesa e këngës, por edhe kënga,edhe pse nuk dukej sheshit,ajo thua ishte gati, gati e pranishme në bisedat që nuk kishin asnjë lidhje me vdekjen qoftë edhe indirekte,në zërat e larta të kuvendimit,në të qeshurat….Më thua se lulet fshihen kur vdekja rrëmben yje të vegjël,që ndoshta sap  i kanë dhënë qiejve drtitën e parë?Mos po më përmbys një poezinë timen “ lulet dhe plakat”?!Nuk po ta them të vargëzuar por si prozë.Plakat shkojnë në lulishtë,me rroba të zeza ,duken si zogj të  zinj mbi degët e dy –tri pemëve të zhveshura.Lulet i pyesin që nëse vinë t`i marrin e t`i venë në qivuret e ndonjë plaku do vijnë pa dëshirë,por nëse vijnë për ndonjë trim të ri,do shkojnë me qejf të “flenë tok në krevatin makabër”.Madje,lulet,nuk i thërasin me plaka,por”të mirka vasha”.Oli me sheh gati si në nemitje.Eh,ju poetët më thotë,jeni të çuditshme, gati mbi njerëzoren…

Dëgjohet një kërkesë në telefon,dua gonxhet,gonxhet aq sa të kini,e di që kushtojë shumë më tepër se lulet, e di,sepse janë fëmijëria e lulishtes,ashtu si ai që po më shkon ish fëmijëria e brezit tim….

Pastaj dikush mbush shportat me petale për në bozuqe,një tjetër tufa për kampionët e lojrave olimpike,për finalet e champions liga…nje për pavionin me semundje të pashpresa për shërim…kjo është jeta pafund e luleve në dyqanin “ Floëers gate”, të Oli Stikos, në Melburn.

Ajo më  fton nësë më bie udha por unë nuk mund të shes lule.Poetët kanë i kanë të ndjeshëm telat e zemrës,dhe në raste pikëllimesh,u këputen.Oli nuk me jep fjalën se   mund të më lerë vetëm pjesën e romacët sepse do fillojnë xhelozirat në dyqan, se kush nuk do që jeta t`i rrjedhë vetëm romancë?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora