E enjte, 28.03.2024, 01:08 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Luan Kalana

E enjte, 16.06.2016, 06:24 PM


Luan Kalana

 

Cikel me poezi

 

ASKUSH , -e kam emrin shqiptar

 

E di mirë, se pas ca vitesh,

si të kalojnë dhe dy breza,

do harrohem, më s'do te jem,

mos u trembni, ksisoj  gatuar jeta.

 

-E kam mësuar fshehurazi, nga Niçe,

"nga içi  vijmë , ne iç do shkojmë"

e kam kënduar nga i madhi Ditero,

"kur s'do jem, në ndonjë libër a shkronjë,

në raft t'librave të mykura, kërkomë..."!

 

-Jeta ma tregoi, vdekja e gjyshërve ,

qyteza e vareve, ku treten trupat në dhe,

"Askush"nuk e dinte,  as un vetë,

se do vinja si engjell ne jetë.

 

Do linja gjurmë,  udheve për dije,

Korçë, Tiranë, Vishocicë-Devoll,

ku s'do ngrija foletë, nomad a shtegetar,

shkolla,  nxenes studente pa mbarim,

ne Moker Pogradec, një emër  do gjesh.

 

Do kaperceja me ballon deta dhe oqeane,

do ndrroja si xhaketat, qytete dhe kontinentet,

Connectikat, Florida, tërë Amerikën kam bredhur ,

me makinë e me vapor, edhe në Meksikë në Ekuator.

 

Pastaj..do te mbetesha  epitaf në një gur,

i ngopur me brenga do merrja rruget në qiell,

askush në Botë, s'do më njohë, më nuk do jem,

shpirt i ëndrrave,  ASKUSH -këtë emër do kem!

 

 

PREHJA  E  POETIT

 

&-Prehem çdo ditë për ty, Njeri,

Prehem për Fëmijën e barkut,

të shohë dritën e diellit,

Prehem për të vobegtit,

mos ketë të sëmurë,

që shtrirë , lëngojnë, var zbuluar,

të mbeten  në këmbë,  të gjallë ,

vetëm duke i uruar.

&-Me fjalën, vargun e lirë,

fal  urata, jap bekim,

t'u ngjiten në mendje,

shpresë, besim,

jap ilaçin e shenjtë,

Zemër!

&-Të këndon poeti, pa ditur ti,

lexoje do jesh tërë energji,

do  të çelen sytë,

s'do jesh si më parë,

ja sa thjesht Prehet poeti,

për ty, të mbetesh Njeri ,

Amen !

 

 

JETES ,  I kemi  borxh

 

Nuk i kam borxh Njeriu,  në dynja,

jetës tonë me shpirt  borxh i jam!

Më kanë e nuk i kam, zoti t'na i dijë,

atij me zemer ja kam falë.

 

-Na kanë borxh Piramidat, pushtetarët,

na vodhën gjakun, djersën ashiqare,

na lane trokë, me gisht në gojë,

prandaj i thirrën fatit, rrugeve të Botës.

 

Borxh i kam  jetës tonë , një "thesar" :

-Qumështit të gjirit të Nënave,

që i lamë vetëm, kërcure në vatër.

-Baballarët që treten në vare,

që luftuan per liri dhe për vatanë.

-Grave, që u rropitën tërë kohën,

që rriten si lule fëmijet tanë.

 

-Fëmijve të urte, engjejt të rallë,

fjalën dysh s'ja bëne prindërve tanë,

-Motrave dhe vellezerve, binjakëve tanë,

që ndamë kafshatën, jetes t'i bënim ballë.

-Nxënësve,  studenteve të  mij te mbarë,

jo për falin tim, që mbeten në klasë,

të pakten ne i mesuam shkrim e këndim,

jo analfabetë, emrin e tyre të shkruajnë.

 

-Mjekësisë e shtetit amarikan,

që na dhuruan gjak na ringjallën.

-Atdheut i kam borxh, se u larguam,

e lamë me kokë më një anë,

kur"sharlatanet "e bënë gërmadhë.

 

-Borxhe i kam shokëve dhe miqve,

që na falen dashuri dhe respkt pa anë.

Keshtu qënka shkruar, sa s'është vonë,

me penen time te derdh fjalë zemre,

të qendis me arne, vëllazerine shqiptare,

të shlyej borxhet, në moshën e bardhe.

 

 

LULEKUQJA JONE

 

  vogli këndoni vjersha për ty o lule ,

vargjet e bej Naimit, manushaqe bukuroshe,

kur shëtisnim e mblidhnim lule lëndinave,

kush te gjente  gonxhe me lulekuqe.fushave.

 

Na pëlqenin lulekuqet me degë burbuqe,

i hapnim , ngjanin si barbi , kuklla te kuqka,

të veshura me fustanka te bardha  si nuskat,

i vinin në valle, lodronin si shtojzavalle.

 

Kur u rritëm u poqën ndjesitë,

lulekuqet shkelqejnë flakë si gjaku,

simbol kuq e zi, Flamuri ynë kombetar,

lulekuqja , zemra shqiptare e pashkruar.

 

 

PER  SHPIRT  TE  NENES

 

Kur ishin te vegjel , femijë,

nuk e njifnim gënjeshtrën,

edhe kur thoshim të vërtetën,

për fjalnë e thënë, bënim betim.

 

Dëgjonim te gjithë, ne çdo bisdë,

herë pas here, një fjalë të shenjtë,

gjer sa u rritem, s'ja dinim kuptimin,

pa e ditur:-"për Zotin!", "për Besë"!

 

Me shoqet e shokët kur loznim,

shpesh fjalet  e arta, përsërisnim,

zinim Be , kur dialogonim,

për kokën e babait, të Nënës !

 

Tani që u rritëm u burrëruam,

nga goja,  fjalë zemre dalin vetiu,

për të madhërishmen Shenjtore,

betohemi:-"Per shpirt të Nënës"!

 

Betimi i Shqiptarit, fjalë ithtari,

-"për Flamurin"!-"për gjakun e të rënit",

"për Liri!", "për besë", -jap jetën,

kur Atdheu,  më thërret, besoni,

-" PER  SHPIRT  TE  NENES !"



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora