E enjte, 25.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Madonna: Mbretëresha e shthurur

E diele, 17.08.2008, 05:33 PM


Madonna
Fjodor Zotaj
 
Një puthje do të thotë shumë, aq më tepër kur atë e jep një femër që bota e biznesit artistik e ka bërë të akullt ....

Një puthje do të thotë shumë, aq më tepër kur atë e jep një femër që bota e biznesit artistik e ka bërë të akullt, sa të bën të dyshosh se edhe ngrohtësinë sensuale që transmeton kurrë nuk e ka të sinqertë. Madonna puth në buzë publikisht Britney Spears dhe Christina Aguilerën. Askush nuk beson se puthja ishte provokim, sepse ajo di të shokojë me provokime shumë më të forta. Mjaft të risjellim në kujtesë rastin e fundit, kur Madonna iu rikthye polemikave me kishën katolike dhe, si të mos mjaftonin kritikat, para dy dekadash, për këngën “Like a virgin”, vendos të performojë më një kërcim seksi mbi një kryq të zbukuruar me gurë Swarovski, që kushtonte pesë milionë dollarë. Një puthje për të vrarë,sepse kështu e do ligji i mafies dhe i xhunglës artistike, i cili nuk mund ta fshehë egërsinë e tij, pas shkëlqimit vezullues të skenës. Ajo duhet të jetë gjithmonë e para dhe dy vajzat e reja, që po ecin në rrugën e pop-it,duhet ta ngulisin mirë në kokë këtë gjë. A i mjaftuan vallë 37 dollarë Louise Veronica Ciccones që të bëhet Madonna? Vëllai i saj, pas kaq vitesh, e hedh poshtë këtë version.A duhet besuar ai apo Madonna, e  cila thuhet se kohët e fundit po krijon zhurmën mediatike të një divorci të mundshëm nga bashkëshorti Gay Rithchi, vetëm për të ruajtur nivelin e interesit dhe të shitjeve për albumin e ardhshëm. Në një botë të egër, egërsia nuk është kurrë e mjaftueshme. Ajo ka pasur një idhull,të cilës shpesh thuhet se i ngjan, se e ka arritur madje edhe tejkaluar.Por, nëse mund të blejë gjithçka me pasurinë e saj (të deklaruar gjysmë miliard dollarë), Madonna e di mirë se kurrë nuk mund ta ketë aureolën magjike të Marylin Monroes.Koha, në të cilën po jetojmë,i jep një vlerë tjetër asaj çfarë jemi. Megjithatë, ajo i ka provuar të gjitha: koristen, këngëtaren,instrumentisten, aktoren, modelen,stilisten, shkrimtaren e përrallave për fëmijë. Ka provuar dështimet,suksesin, dashurinë, seksin pa limit,thjeshtësinë dhe ekzagjerimet.Madonna nuk ka provuar vetëm një gjë në jetë, të ndalet.

BIOGRAFIA

Madonna Louise Veronica Ciccone lindi më 16 gusht të vitit 1958 në Bay City,një qytezë në Michigan, pranë Detroit.Ajo ishte e treta e tetë fëmijëve (katërdjem e katër vajza) të Silvio Ciccone,me origjinë nga Pacentro, Itali. Në moshën gjashtëvjeçare Madonna mbeti jetime nga nëna, për shkak se ajo vdiq nga tumori në gji. Frekuenton shkolla katolike, por marrëdhëniet e saj me murgeshat ishin të vështira. Pas një adoleshence shumë të vështirë dhe me kurajën e të vëllait, Christopher,Madonna niset drejt New York-ut me vetëm 37 dollarë në xhep, por me dëshirën e madhe për t'u bërë dikush.Atje, vajza e re bëhet pjesë e shkollës "Alley Dance Troupe", ku mëson të luajë kitarën dhe të shkruajë muzikë.Një vit më pas, Madonna do të marrë pjesë në korin që shoqëronte këngëtarin Patrick Hernandez, në këngën e famshme "Born to be alive". Me këtë këngëtar ajo bëri edhe një tur jo shumë të suksesshëm në Paris. Pas kthimit në New York, vajza mëson të luajë baterinë dhe organon dhe, pasi pozon nudo për shumë fotografë, në kërkim të ca parave më tepër, provon të formojë disa grupe që nuk njohën suksesin, si "Breakfast Club", "Modern Dance" dhe "The Milionaires". Megjithatë, vajza këmbëngulëse nuk e  njeh fjalën "dorëzohem", ndaj rrëmben në ajër mundësinë që i ofroi një prodhues, i cili u ofrua që t'i paguajë shpenzimet, dhe në vitin 1983 t'i japë mundësinë të nxjerrë albumin e saj të parë, që e bëri të njohur në botë, me titullin "Madonna". Nga ky album u shkëputën pesë këngë ("Everybody","Holiday", "Borderline", "Burning up" e "Lucky star"), që në atë kohë u shndërruan në pjesët më të luajtura në klubet e natës të New York-ut.Madonna bën modë, bluza të grisura,këpucë me ngjyra dhe kryqe të mëdhenj të varur në qafë. Në vetëm pak muaj ajo bëhet personazhi më i ndjekur nga të rinjtë. Kur ishte në hapat e para të suksesit, Madonna provon edhe kinemanë, në filmin "Kërkohet patjetër Suzana", për të cilin ajo regjistron këngën "Into the groove". Me gjithë këtë nisje të sigurt, duhet kujtuar se albumi "Like a virgin" ishte ai që i dhuroi suksesin botëror këngëtares, e cila e pa veten me më shumë se 10 milionë kopje të shitura. Kënga që i fali titullin albumit ka hyrë në histori për tekstin, i cili fliste haptas për lirinë seksuale të femrave. Më 1985-n nisi turi i parë i koncerteve të Madonnës,që preku vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Madonna vazhdon të paraqitet me një look që bën të shpërthejë më fort "Mania-Madonna",kohë kur miliona vajza në të gjithë botën e ndjekin në këtë veshje shumë ekstravagante. Dashuria me Sean Penn lindi gjatë xhirimeve të videos së "Material girl" dhe shpejt mbërrin martesa, e cila zhvillohet në Malibù, më 16 gusht, pikërisht në një ditë me datën e lindjes së këngëtares. Me këtë këngë,Madonna merr pjesë në edicionin e parë të çmimeve MTV Awards, ku performon në një mënyrë që tronditi botën (del nga një tortë e madhe e veshur shumë seksi, me një rrip mesi, ku shkruhet "boy toy", "lojë për djem").Viti 1985 e bën Madonnën këngëtaren që shet më shumë se çdo këngëtar tjetër. Në vitin 1986, pasi është transformuar në Marylin Monronë e viteve 80, reciton përkrah bashkëshortit Sean Penn në filmin "Shanghai surprise", një nga filmat më të dështuar në historinë e kinemasë. Për të bërë që të harrohej ky dështim kinematografik, Madonna përkushtohet më shumë se kurrë në regjistrimin e albumit të ri "True blue". Suksesi planetar mbërriti dhe albumi shiti më shumë se 20 milionë kopje në të gjithë botën, duke u shoqëruar me shumë çmime dhe vlerësime. Mes këngëve më të njohura, "Live to tell", "Papa don't preach:, "Open your heart", "True blue", "La isla bonita". Viti 1987 do të kujtohet për "Who's that girl", për të cilën Madonna shndërrohet në Nikki,vajza "punk", protagoniste në filmin me të njëjtin titull, që konsiderohet si një punë jo me shumë nivel. Muajt në vazhdim sjellin kënaqësi në fushën muzikore dhe këngët "Who's that girl","Causing a commotion", "The look of love" dhe "Can't stop" bëhen hite.Qershori i 1987 është muaji kur Madonna mban turin e saj të parë botëror, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm. Pas serisë së koncerteve, Madonna publikoi një disk përmbledhës me hitet e atyre viteve,por edhe me këngë të saj të sjella në një version të ri. Ndërkohë që karriera ecte mirë, jeta private nuk ishte njëlloj,aq sa divorci me Sean Penn bëhet i paevitueshëm. Tërheqja e Madonnës ndaj recitimit nuk ishte shuar dhe ajo provon skenën e teatrit me një komedi të shkruar nga David Mamet. Shfaqja nuk përsëritet më shumë se njëzet herë dhe njerëzit më shumë shkonin për të parë Madonnën nga afër sesa për të admiruar interpretimin e saj. Në mars të vitit 1989 del albumi "Like a prayer",i konsideruar nga kritikët si një nga albumet pop që, më shumë sesa të tjerët i afrohet artit. Njëkohësisht, me daljen e albumit artistja firmos një kontratë për reklamimin e pijes me gaz Pepsi. Por, nisur nga polemikat që ka ndezur videoklipi i këngës "Like a prayer", ku këngëtarja provokon me besimin katolik, kompania e njohur vendos ta anulojë kontratën. I njëjti vit i sjell Madonnës çmimin "Mega artist of the years 80", si dhe bashkëpunimin me Prince në këngën "Love song".Madonnës iu desh të presë vitin 1990,që të sjellë një interpretim dinjitoz në kinematografi me filmin "Dick Tracy",ku ajo luan përkrah aktorit të njohur Warren Beatty, me të cilin nisi edhe një histori dashurie. Posaçërisht për këtë film, Madonna regjistron albumin "I'm breathless", me këngët e njohura "Vogue", "Hanky panky" dhe "Sooner or later"; kjo e fundit fituese e çmimit Oscar, si kënga më e mirë origjinale.Gjatë marrjes së këtij çmimi Madonna improvizon një imitim të jashtëzakonshëm të artistes së madhe Marylin Monroe. Me rikthimin në suksesin kinematografik, këngëtarja interpreton në disa role të vegjël në disa filma, mes të cilëve njëri i drejtuar nga regjisori i madh Woody Allen. Në këtë periudhë nis turi i saj i tretë, që mban emrin "Blond Ambition World Tour". Ky tur konsiderohet edhe sot si një him kushtuar jetës, ku Madonna këndon dhe kërcen në mënyrë të jashtëzakonshme mbi një skenë që transformohet në vazhdimësi me skenografinë, në përshtatje më përmbajtjen e këngëve. Kostumet e spektaklit ishin të stilistit të njohur francez Jean-Paul Gautier. Turi regjistrohet nga regjisori i ri,njëkohësisht fans i madh i Madonnës,Aiek Keshishan, i cili e përmbledh këtë punë në një film dokumentar me titull "Truth or dare". Filmi vlerësohet në festivalin prestigjioz të Kanës dhe është renditur si një nga dokumentarët biografikë më të shikuar në të gjitha kohërat. Madonnës i takon edhe kënaqësia që të jetë artistja që ka shitur më shumë kopje nga përmbledhjet besthits.Në vitin 1991 del përmbledhja e saj e parë e sukseseve me titull "The immaculate collection", dhe shet plot 22 milionë kopje në gjithë botën. Kjo përmbledhje përmban edhe dy këngë të padëgjuara "Rescue me" dhe "Justify my love", e shkruar me Lenny Kravitz,në videoklipin e të cilës këngëtarja interpreton një Marylin të re, ose një Brigitte Bardot moderne, por aq shumë erotike dhe trasgresive, saqë stacioni muzikor MTV e lejon transmetimin e klipit vetëm në orarin e natës. Në vitin 1992 Madonna firmosi një kontratë gjashtëvjeçare me shtëpinë prodhuese Time-Warner, për të cilën ajo përfiton 60 milionë dollarë. Pas këtij akordi,Madonna mundi të themelojë një etiketë të sajën, duke emëruar si drejtues të besuarin e saj Freddy De Mann. Fillimi nuk ishte fort i lehtë për këtë shtëpi të re prodhimesh muzikore, por shpejt ajo hyn në shtresat e larta të biznesit muzikor, falë zbulimit dhe prodhimit të artistëve të kalibrit, si Alanis Morissette dhe Prodigy. Kinemaja vazhdon ta ndjellë dhe Madonna rishfaqet në ekran me fimin "A league of their own".Filmi drejtohet nga Penny Marshall dhe pop-stari, jo vetëm që luan përkrah me yje, si Tom Hanks, Geena Davis dhe Rosie O'Donnell, por edhe interpreton kolonën zanore të filmit që është një baladë romantike me titull "This used to be my playground". Në mendjen e Madonnës asaj kohe vërtitej një plan që shpejt u realizua. Me një fushatë publicitare të jashtëzakonshme,porvokuese dhe shumë seksi, ajo hodhi në treg albumin "Erotica" dhe tregon të gjitha fantazitë intime në librin e publikuar me titullin "Sex2". Menjëherë pas kësaj fushate, ajo interpreton në filmin "Body of evidence", i cili për skenat mjaft të ngarkuara seksuale u ndalohet fëmijëve nën 14 vjeç. Në vitin 1993, për të rifituar fansat e humbur,për faj të lëvizjes së guximshme artistike me "Sex" + "Erotica", nis turin botëror "Girlie Show", një spektakël i lehtë dhe ironik, që kujtohet edhe për kostumet e krijuara nga stilistët italianë Dolce&Gabbana. Është po ai vit, ku artistja interpreton në filmin "Snake eyes", i cili i rikthen suksesin e kritikëve.
Romantike më shumë se kurrë,Madonna vendos të shfaqet në vitin 1994 albumin "Bedtime stories", ku ajo lançon këngë, si "Secret", "Take a bow", "Bedtime story" (e shkruar bashkë me artisten e veçantë Bjork) dhe "Human nature" (një përgjigje e mirëfilltë ndaj të gjitha akuzave që iu drejtuan me albumin dhe librin "Sex" + "Erotica"). Gjithmonë në vitin 1994,Madonna merr pjesë në disa filma, si "Sex on-line", drejtuar nga Spike Lee,"Blue in the face" dhe "Four rooms" i Quentin Tarantinos, si dhe realizon një set fotografish për fushatën publicitare të mikut të saj të mirë Gianni Versace.Në vitin 1995 realizon albumin "Something to remember", një përmbledhje të baladave të saj më të bukura, si dhe tre këngëve të padëgjuara, "I want you" (në duet me Massive Attack), "You'll see" dhe "One more chance". Albumi përmban edhe këngën "I'll remember", që ishte kolonë muzikore e filmit "Wíth honours".Karriera e Madonnës merr një udhë të re në vitin 1996, kur interpreton në filmin muzikor "Evita", përkrah Antonio Banderas dhe Jonathan Price. Ky film, i drejtuar me mjeshtëri nga regjisori Alan Parker, fitoi një çmim Oscar për këngën më të mirë origjinale me titull "You must love me", interpretuar nga Madonna dhe e shkruar posaçërisht për të nga Tim Rice dhe Andrew Lloyd Webber. Të njëjtët autorë të këngës prekëse "Don't cry for me Argentina". Ky interpretim i soli këngëtares çmimin "Golden Globe", si aktorja më e mirë në një film muzikor. Fare pak kohë para daljes së filmit, më 14 tetor 196, Madonna sjell në jetë vajzën e saj Lourdes Maria Ciccone Leon, e quajtur shkurt Lola,lindur nga lidhja me Carlos Leon,instruktorin e saj personal atletik. Në vitin 1997 Madonna vendos t'i dedikohet vajzës dhe të largohet paksa nga bota e muzikës. Në të njëjtin vit ajo ndahet edhe nga babai i vajzës,me të cilin vazhdon të ruajë marrëdhënie të shkëlqyera. Suksesi diskografik rikthehet në 1998 me 14 milionë kopjet e shitura nga albumi i shkëlqyer "Ray of light". Gjatë ndarjes së çmimeve Grammy Awards të atij viti,Madonna njihet me Ricky Martin, me të cilin pak kohë më pas realizon këngën "Be careful". Hiti i radhës e ka titullin "Beautiful stranger" dhe është kënga më e transmetuar nga radiot e mbarë botës në verën e vitit 1999", si dhe kolonë zanore e filmit "Austin Powers: the spy who shagged me". Në të njëjtin vit, Madonna bëhet reklamuesja e linjës së kozmetikës Max Factor dhe zgjedh personalisht aktorin italian Raul Bova,për të realizuar disa sopte publicitare.Propozimi i ardhshëm Madonnës i vjen nga miku i saj Rupert Everett, që në vitin 2000 i jep të dëgjojë një këngë të viteve 70, realizuar nga Don McLean,me titull "American pie". Kjo këngë do të ishte edhe kolona e filmit të ardhshëm, që i shikon të dy miqtë të interpretojnë përkrah njëri-tjetrit. Në këtë periudhë, Madonna jeton një histori shumë pasionale me regjisorin anglez Guy Ritchie, që do të bëhet bashkëshorti i saj i ardhshëm dhe babai i fëmijës së dytë. 11 gushti 2000 është data e lindjes së Rocco Ritchie, djalit të Madonnës. Shtator 2000, këngëtarja është në pritje të daljes së albumit të ri të artistit francez Mirëais,dhe ndërkohë regjistron këngën "Paradise (not for me)". Më 22 dhjetor të po të njëjtit vit, Madonna dhe Guy Ritchie vendosin kurorë. Viti 2000 mbyllet më mirë sesa nisi, po të kujtosh se albumi "Music", më i riu i divës së muzikës pop, në pak ditë u ngjit në vendin e parë të klasifikimit për shitjet,në 22 vende të botës. Suksesi i albumit të fundit afroi kohën për një tjetër tur që në vitin 2001 mori emrin "Drowned World Tour " dhe nisi nga Europa.Shitja e biletave përfundoi në një kohë rekord, duke bërë që çmimi i tyre të arrijë majat. Përfundimi i turit e gjen Madonnën të vendosur për të marrë disa kohë pushim dhe të transferohet në vilën e saj të re në Londër. Ajo i dedikohet familjes, por përkrah bashkëshortit anglez nuk mundet të qëndrojë larg jetës mondane të Londrës. Pas transferimit në kryeqytetin britanik, del edhe një tjetër album i saj "GHv2" (Greates hits volumi 2), që përmban 15 këngë të njohura të viteve 90, por në të nuk përfshihet asnjë kompozim i ri. Në vitin 2002 Madonna përfundon xhirimet e filmit "Swept away", drejtuar nga bashkëshorti Guy Ritchie. Bëhej fjalë për ripërpunimin artistik të një filmi të vjetër italian, por që rezultoi një dështim ndryshe nga origjinali. Pa u ndalur nga mungesa e suksesit të filmit në fjalë, për një tjetër kolosal "007", Madonna këndon kolonën zanore dhe kjo këngë që njihet me titullin "Die another day", që bëhet sukses botëror. Suksesi ndiqet nga një tjetër album i goditur, që paraprihet në radio nga kënga "American life", që i jep titullin edhe krejt përmbledhjes. Diva këndon së bashku me Britney Spears, Christina Aguilera dhe Missy Elliott, duke sjellë një performancë mjaft të debatuar gjatë çmimeve MTV Video Music Awards, ku të katër artistet këndojnë "Like a virgin" dhe "Hollywood". Gjatë këngës, Madonna puth në buzë Spears dhe Aguilerën. Ky veprim u konsiderua nga shumë media si një sulm që këngëtarja e njohur u bënte kolegeve më të reja. Megjithatë,aty lindi bashkëpunimi me Britney Spears, me të cilën Madonna regjistroi këngën "Me against the music". Në nëntor 2003, Madonna publikon "Remixed and revisited", që përmbledh katër ripërpunime të këngëve që ishin pjesë e albumit "American life". Popstari i rikthehet tureve botërorë në vitin 2004 me "Re-invention Tour", ku u përfshinë 56 data pothuajse në të gjithë botën, duke sjellë një fitim që kapi shumën e 125 milionë dollarëve. Më 26 dhjetorin e vitit 2004, pas Tsunamit në Azi, këngëtarja interpretoi në një koncert bamirësie "Immagine" të John Lennon. Pothuajse një vit më pas, më 2005-n, Madonna publikon albumin e dhjetë me titullin "Confessions on a dancefloor", i cili e ngjit në vendin e parë të klasifikimit në 38 vende të botës. Kënga "Jump" e këtij albumi bëhet kolonë zanore e filmit të suksesshëm "Djalli vishet me Prada".Një vit më pas, Madonna simbol i punës së palodhur vjen për kënaqësinë e fansave me një album që e afron edhe më shumë me publikun, sidomos të moshave të reja, i cili titullohet "Hard Candy". Edhe një herë Madonna tregon se është e vetme. E diskutuar e kritikuar, e përfolur, ajo mbetet Madonna. "Madonna? Një gjarpër!" Vëllai i këngëtares së njohur qëllon pa mëshirë mbi figurën e të motrës. Nuk mjaftojnë zhurmat mbi jetën e saj seksuale, por tani Madonna duhet të përballet me dekleratat jo shumë të këndshme, që ka lëshuar për të i vëllai Christopher Ciccone. Në librin me titull "Jeta me motrën time Madonna", që së shpejti do të dalë në libraritë evropiane, Christopher nuk kursen komente mbi motrën e famshme dhe bashkëshortin e saj Guy Ritchie:"Madonna? Shpirtvogël, false, e interesuar vetëm pas besimit fetar cabala. Guy? Një idiot!" Pa pritur që libri të mbushë dollapët e librarive,revista londineze "Mail on Sunday" paraprin me disa ngjarje pikante, në të cilat Christopher Ciccone rrëfen fije për pe marrëdhëniet e tij të vështira me mbretëreshën e pop-it. Një dush i ftohtë për "Material Girl", e cila, me gjithë përgënjeshtrimet, duket sa ka mbërritur në fund të martesës me regjisorin Guy Ritchie dhe sap ka nisur një lidhje dashurie me tridhjetë e dyvjeçarin Alex Rodriguez, yll i basketbollit amerikan. Për Christopher Ciccone, ardhja në New York e Madonnës, në kërkim të fatit me "një palë këpucë baletit dhe 37
dollarë në xhep", është vetëm një sajesë. Duket se ylli i muzikës pop ka pasur me vete ndihmën e një familje të shtresës së mesme mjaft të bashkuar dhe disa kontakte me presona të rëndësishëm. Vëllai i Madonnës,Christopher, gay i deklaruar, tregon se ka mbetur i shokuar nga bashkëshorti i së motrës Guy Ritchi, i cli gjatë një ceremonie kishte bërë shaka të rënda kundër kësaj kategorie dhe motra e tij kishte ndenjur me gojën mbyllur, pa thënë asgjë. Christopher nuk e duron të kunatin, edhe për faktin se Guy e trajton atë si vartës, dhe jo si pjesëtar të familjes. Më pas, vëllai i këngëtares tregon se shpeshherë Madonna i ka përmendur faktin se e ka mbështetur ekonomikisht, dhe se pa ndihmën e saj ai do të ishte një i humbur. Zhgënjime dhe dëshirë për hakmarrje është filli që përshkon librin e Christopher Ciccone "Jeta me motrën time Madonna", që në fund komenton se "Madonna që kam njohur një herë e një kohë, tashmë ka humbur përgjithmonë".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora