E enjte, 28.03.2024, 10:14 PM (GMT)

Kulturë

Safet Hyseni: Poezia si pikturë

E diele, 12.06.2016, 11:11 AM


POEZIA SI PIKTURË NË VEPRËN: TA MORA VARGUN

TË AUTORES KALTRINA VB HOTI

(Kaltrina VB Hoti: Ta mora vargun (poezi), botoi Asdreni - Shkup 2016).

NGA SAFET HYSENI

Duke lexuar vëllimin poetik “Ta mora vargun” të autores Kaltrina VB Hoti ndeshesh me një botë tjetër, në një udhëtim të pafund ku sprovon mendimin e lartë filozofik, besimin si një element sigurie për të zënë horizontet e dritës, dashurinë si ndriçim të zemrës dhe bardhësi shpirti, identitetin si një element të fuqishëm me ndikim në letërsi. Sa fillon të lexosh vargjet merr krah ere dhe padashur bënë një udhëtim magjik në një botë përplotë udhëzime për jetën, fiton vetëbesim, pasuron shpirtin, mund egon, edukon mirësinë që me armën e së bukurës t’i bëjnë ball shëmtisë, zilisë me mirësinë e urrejtjes me dashuri. Me poezitë e përmbledhjes “Ta mora vargun” bën një udhtim hyjnorë, mu ashtu siç është poezia duke u ndjerë i pasur nga një thesar mendimesh që vijnë të thurura me fjalën e bukur në vargun përplot art, që lehtas na e zbusin zemërimin dhe bardhësojnë shpirtin duke hap në çdo poezi porta dashurie, ky hyhet për t’u ndjerë i lumtur dhe përplot jetë. Poetja Hoti me këtë vepër sjellë një freski të veçantë në krijimtarinë poetike shqiptare, mbase kështu është krijuar si prurje e një forme tjetër ku në të shumtën e rasteve poezia e saj nuk ka gjini dhe lexuesi identifikohet me çdo varg, dhe lehtë e përvetëson si krijim të vetin. Poezitë janë të ndërtuara me një lehtësi, me shumë imagjinatë e figura poetike, metafora  e ngjyra që na falin shumë kënaqësi dhe pasuri shpirtërore. Vargu i saj i lirë, ku fjala në varg mban peshën e artit është një unikat në vete,  si në komunikim me të bukurën, hapësirën, natyrën, qiellin ashtu dhe motivet shpirtërore që derdhen pa hezitim me një thjeshtësi të ciltat të robërojnë dhe të lumturojnë ndjenjat, ndikojnë për të thelluar mendimin rreth bukurisë, dashurisë e mallit për gjithçka që ndeshim në jetën e përditshme. Dihet, që poezia përveç mesazhit për të cilin autorja na e sjell në një formë tejet të përsosur, na vjen edhe si ushqim shpirëtror për të na ndrit jetën në një moment të caktuar. Vargu i saj na bartë në hapësirat e pafundme qiellore, na bënë të notojmë në thellësitë e oqenave, të krijomë besim e ta dashurojmë dashurinë, ta përjetojmë e çmojmë të bukurën, çiltësrinë e t’i gëzohemi dritës e mirësisë. Mesazhi i sajë filozofik dëshmon për një thesar të çmuar, për dhe rreth besimit ku na bëhet e ditur se të besosh është thjeshtë, të jesh i ditur është të mos e komplikosh besimin, mu për ketë në një formë tejet të vetëdijëshme dhe me ndërgjegje të lartë ajo krijon dhe vargun “Dëgjom Perëndi” se, Perëndia nuk i ka folur askujt në vesh se, Zotit nuk i duhen ushtarë, por as injorantë. Përmbledhja “Ta mora vargun” shquhet për idenë, motivin, tekstin artistik si dhe për ndjesinë dhe frymëzimin me të cilin autorja ka arritë ta palojë të shëmtuarën kundruall së bukurës, të keqen kundrjet të mirësisë duke dhuruar shumë dashuri.

Vargu i ngjeshur me shumë elegancë dhe fjala e bukur si dhe mendimi  pa korniza që të gjitha këto përbërës vallëzojnë lirëshëm janë aq lozonjare që përkunden në liri të plotë, në motive dashurie, romanse madje dhe erotike. Liria e vargut dhe mjeshtëria e thurjes shpesh ndeshen me dykuptimësi, vlerë kjo e madhe në filozofinë e vargut, pasuri tejet e çmuar e meditimit poetik të cilat të detyrojnë të meditosh: a krijojnë ato autoren apo janë krijime të saj.

Kaltrina në këtë vepër të parë të botuar në shqip, pasi nga ajo kanë dalë në dritë dy përmbledhje në gjuhën angleze ka arritë që të na bindë për modesti dhe sinqeritet në krijimet e saj, fisnikërinë e prejardhjes dhe mallin për gjuhën dhe Kullën e Vjetër. Dashurinë e paluhatshme për vendin e të parëve, Atdheun. Këtë e ka arritë duke i dhënë shpirtë çdo fjale e vargu për të lënë madhësinë e gjurmëve në kohë me qëllime të caktuara humane, njerëzore e kombëtare për të sfiduar harresën. Krijuesit që kanë lënë gjurmë të pashlyera dhe që iu kanë bërë ballë shekujve kanë komunikuar me hapsirën e pafund, me qiellin, yjet, retë, me valët e lumit, thellësinë e oqeanit, shkëmbinjtë e detrave… Këtë e hasim në shumë krijime të veprës “Ta mora vargun”. Poezia e saj lirike ka dhe erotizëm që dëshmon se ajo i ka hedhur përtej paragjykimet dhe jetës hapur i bënë karshillëk me të vetmin qëllim se momenti dhe çasti nuk përsëriten e koha nuk kthehet por duhet të jetohet çdo imtësirë e saj. Vlera e dashurisë matet me puthje, me shkëlqimin e syve, gëzimin e zemrës e kënaqësinë e shpirtit, motive këto që të bëjnë të ndihesh bukur dhe të udhëtojsh hapsirave përplot ndjenjë e mirësi.  Veçantia e krijimeve poetike të Kaltrina Hotit, është në mënyrën e shtjellimit, dykuptimit, të zhdukjes së gjinisë madje ngjyratë që përdorë në varg krijojnë piktura që nuk flasin, por lexohen. Nga mënyra sesi, e krijon vargun si e bart dhe e ruan mendimin, kuptimin e dyanshëm, sesa thjeshjtë e zbërthen filozofinë e temës, tregojnë për një poete me aftësi të larta që është në gjendje çdo poezi ta kthej në një pikturë e cila fletë në heshtje.

Autorja e ka në thellësi të mendimit të saj të ndritur, se: “Poezia është aftësia për të fituar dritë në errësirë, andaj dhe e shndërron edhe në pikturë dhe të flas me sy për atë që ka në mëndje, mu për këtë është hyjnore. Ajo lind pikërisht nga malli dhe shija, për dashuri dhe jetë”. Vargu i sajë e ka fituar përjetësinë. Poezia e saj ka dyer dhe dritare ku depërton aroma e mirësisë, shija e dashurisë, ku malli të bënë të ndihesh njerëzor. E bukura dhe e mira ecin  lirshëm, dhurojnë dritë. Heroi i saj udhëton i sigurt dhe me besim përmes errësirës. Poezia e saj është një pikturë, ku është shkrirë shumë energji në kërkim të dritës, mirësisë e dashurisë! Drita dhe errësira janë hyjnore, vullneti për t’ia ndryshuar dikujt është mëkat, është mesazhi i saj andaj ajo ndërgjegjëson dhe pasuron shpirtin me artin e fjalës në vargun përplot dinjitet e krenari. Vepra poetike “Ta mora vargun” është ndarë në katër cikle: “Dëshira” është cikli i parë, ku me të njëtin titull kemi një poezi tejet bukur të realizuar. Në këtë cikël krijimet artistike kanë mesazhe të bukura për jetën dhe rreth jetës.

 

Dëshira

 

Dua të fluturoj në thellësi të qiellit

Të depërtoj në fund të detit

Të tretem në pëshpëritjen e Bjeshkës së Nëmur

Të dëgjoj melodinë nga  jehona  e zërit tim

Vetëm zanat e malit të më dëgjojnë

Në duart e rrufesë të vallëzojë

Kohë pas kohe të ndalem

Në ëndrrën tënde …

Ta kthejë Kohën e jetuar

Lotin e pikuar ngadalë ta pi

Perëndi më jep fuqi këtë ditë

Ta harroj …

 

Autorja në këto vargje udhëton hapësirave të pafund, por që dëshira e saj sërish bie në pëshëpritjen e Bjeshkës së Nemur ku zëri i saj përçohet si melodi e bukur. Malli dhe dashuria e bëjnë që të vallëzoj edhe në duart e rrufesë.

 

Cikli i dytë i titulluar “Këmisha e natës” një perlë e vërtetë.

 

Këmisha e natës

 

Vallëzoj në qiellin e përgjumshëm,

Yjet i kam këmishë të natës

Zemra kërkoj të fluturoj prej vendi në vend

Në fshehtësira sonte jetoj

Të gjeta në sofrën e shtruar

Dhe u ndala të kërkoj kripë

Ti nuk më pe

Përfundi këmbës tënde mbeta trohë e bukës

Por sonte ...

Unë kam magji në këmishë të natës

Shndërrohem në të kaluarën

Duke e puthur të nesërmen

Trohë u bëra por nuk munde të më shkelësh

As të më harrosh …

Sonte jetoj në fshehtësirat e shpirtit tënd

A thua do të më shohësh para se të agojë mëngjesi

 

Kjo poezi dëshmon për fatin e shumë krijueseve (femrave) shqiptare të cilat në saje të dokeve e zakoneve të prapambetura patriarkale iu ndëpritet vrulli krijues. Ky cikël ka lirikat më të bukura të autores që dritësojnë shpitin si yjet qiellin.

Cikli i tretë titullohet “Dridhem” që mban emrin një poezi po aq e bukur. Autorja thamë edhe më parë i ka hedhur paragjykimet dhe nëpërmes vargjeve të saja na sjell edhe erotikë të lehtë ashtu siç bëjën krijuesit e vërtetë dhe të arrirë artistikisht.


Dridhem

 

Ngadalë…

Buzën  tënde të poshtme me frymën time

Buzëqeshjet  tona shkrihen

Në mëndafshin e lëkurës

Vallëzoj në fshehtësi nëpër flokët tua

Dua të marrë çdo pikë të fuqisë tënde

T’të sundoj në sytë e tu

Kur të mundohesh ta thirrsh emrin tim

 

Nuk ka mbetur kufiri

Ku filloj unë … ku mbaron ti

Djersa jonë është shiu i papikuar

Ti më puthe me dorën tënde

Dridhem por nuk dorëzohem

Melodi e këndshme mes nesh filloi

Fryma dridhja ime ime zëri yt

Zëri yt

 

Nuk do ndalem për ta analizuar se, mendoj që është tejet e bukur. Përfundimi flet shumë: „Fryma ime zëri yt, Zëri yt fryma ime“. Fryma është jetë, ndërsa mjeshtëria është se ajo e ka përkryer që si fryma dhe zëri të jetësohen në romansën e krijuar „Dridhem“.

Cikli i katërt mban titullin e poezisë „Mirëmëngjesi qyteti im“, poezi malli për vendlindjen. Optimizmi në poezitë e autores është vlera që bartet nga njëri varg tek tjetëri. Në këtë cikël lexuesi zbulon idetitetin e autores si dhe mallin e saj për gjuhën, traditat dhe kombin që i përket.

Përmbledhja poetike „Ta mora vargun“ është një vepër e veçantë si në stil, strukturë madje dhe në cilësinë e saj por njëkohësisht ajo vjen si një pasuri e rrallë në letërsinë shqiptare që meriton kujdes dhe vëmendjen e lexuesit dhe kritikës.

 

Mirëmëngjesi Qyteti  im

 

Dielli me rrezet e arta të përkëdhel

Vesa e mëngjesit pikoi në sytë e mi

Mirëmëngjesi qyteti im!

Mirëmëngjesi!

Jam zogu yt

Shumë vite isha  shtegtare

Dhe sot u ktheva në çerdhen tënde

Në baltën tënde gjurmët i lash

I ruajte për mua

Më falë o qyteti im që s’u pamë gjatë kohë

Vesa e mëngjesit pikoj në sytë e mi

Ti më përkëdhele përsëri

Qyteti im!...

I mbusha me lotët e derdhur

Nga balta e tharë gjallëron jeta



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora