E enjte, 25.04.2024, 09:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Alida Hisku: Jetimet ngopeshin me dashurinë e nënës time

E diele, 17.08.2008, 10:31 AM


Alida Hisku
Alida Hisku: Nuk më kishte ndodhur që të kisha adhurues(fansa) kaq të vegjël dhe sidomos nga shtëpija e fëmijës

Jetimet ngopeshin me dashurinë e nënës time

Nga Albert Zholi

Zonjën Elida Hasani, e takova në një aktivitet të Institutit Kombëtar të Integrimit të Fëmijëve Jetimë. Dinamike, e sinqertë, ajo më pyeti nëse isha unë gazetari që kisha intervistuar Alida Hiskun dhe djalin e saj Albinin para disa javësh. Pasi iu përgjigja ajo filloi të lotojë duke më falënderuar për intervistën. Nuk po kuptoja përse, mbasi ajo nuk kishte lidhje gjaku me këngëtaren e mirënjohur. Por biseda rrodhi në shtratin e saj dhe unë mësova historinë rrënqethëse të kësaj gruaje të dobët fizikisht por me vullnet të hekurt që ka sakrifikuar aq shumë në jetë derisa krijoi familje dhe ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Alida Hisku. Për të krijuar një ide të qartë për jetën e saj disa ditë më vonë zhvillova një bisedë me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku.

Kur jeni njohur dhe si me dy vajzat e shtëpisë Elida Hasani dhe Amarilda Goseni?

-Me dy vajzat e Shtëpisë së Fëmijëve që ju përmendët Elida Hasani dhe Amarilda Goseni
jam njohur një ditë vjeshte, pas një koncerti në Estradën e Tiranës, ku një grup fëmijësh kishte ardhur për të parë shfaqjen. Ka ndodhur para 30 vjetësh.....

Si ka qenë dita e parë e takimit?

-Ka qenë një ditë shumë e dhimbshme por dhe e veçantë. Sepse nuk më kishte ndodhur që të kisha adhurues(fansa) kaq të vegjël dhe sidomos nga Shtëpia e Fëmijës.U bëmë miq dhe ato vinin shpeshherë në shtëpinë time.

Si i priste nëna juaj dhe pjesëtarët e tjerë të familjes

-Ah,nëna ime ishte vetë artiste dhe dinte mirë t’i trajtonte adhuruesit e muzikës.Ajo  ndjehej shumë e lumtur që familja e saj ish zgjeruar dhe krenohej për këtë kudo.I trajtonte sikur të ishin të sajat.

Nuk ndjeheshit pak ngushtë në familje nga ardhja e tyre?

-Aspak ngushtë, ato vajza ngopeshin me dashurinë e nënës  dhe  timen më shumë se me bukë. Ato ndjenin tek ne atë që mbase kurrë në jetën e tyre nuk e kishin provuar. E kjo i mjaftonte Elidës dhe Amarildës.

Çfarë ndihme i keni dhënë gjatë sistemit komunist,  të dyjave?

-Në kohën që jemi njohur vajzat ishin në shkollë fillore dhe unë pak si më e madhe se to.  I kam këshilluar t’u kushtonin vëmendje mësimeve si dhe edukimit moral, aty në Shtëpinë e Fëmijës.Gjithë familja ime  i ndihmonte vajzat të integroheshin me ambientin familjar si dhe të përgatiteshin që në të ardhmen të bëheshin nëna të denja në familjet e tyre.

Pse nuk morët pjesë në dasmën e Elidës kur ju ishit mbështetësja kryesore e saj për martesë?

-U përpoqa shumë që Elida të martohej dhe në fakt jam marrë me të gjitha përgatitjet e dasmës, pajën, organizimin e ceremonisë. Mirëpo, nuk mund të isha mes tyre sepse sapo isha dënuar dhe prishja punë me pjesëmarrjen time fizike. Dihej, si ishte zinxhiri i diskreditimit komunist

-Çfarë keni bërë për...të gjetur nënat e tyre.

-Së pari kërkuam çertifikatat e lindjes që i kishte Shtëpia e Fëmijës në Tiranë. Me shumë ndërhyrje dhe bakshishe mundëm të merrnim emrat e nënave si dhe vendlindjet e tyre.
Për nënën e Elidës u vura në kontakt edhe me disa miq në Korçë të cilët më sollën të dhëna të sakta të vendbanimit aktual të saj. Meqë mamaja e saj punonte në central të Postës së Bilishtit vendosëm që të lidhej Elida me të dhe të fliste drejt për së drejti. Lidhja nuk u bë, sepse ajo nuk pranoi se ishte vajza e saj.
Për nënën e Amarildës morëm informacionet e duhura dhe nëpërmjet një fqinjës së saj filluam kontaktin me  të. E mbasi ajo mori edhe aprovimin e pjesëtarëve të familjes së saj, bëmë vizitën e parë në shtëpi së bashku. Nuk do të harroj se si Amarilda më shtrëngonte dorën mua që të mos e lija vetëm....Me kohë ajo filloi vetëm të vizitonte familjen e saj në Durrës, mirëpo mbas disa muajsh kjo lidhje u shkëput me mirëkuptim.

-Kur u larguat nga Shqipëria si u lidhët përsëri ?

-Ne lidheshim një herë në javë në telefon, herë me letra këmbimi e herë me foto.

-Po më vonë si e morët Amarildën në Gjermani?

Meqenëse tashmë Elida ishte e martuar dhe kishte familjen e saj vendosëm të heqim Amarildën nga Shqipëria dhe vetmia. Mbas shumë përpjekjesh që ajo kishte bërë me shoqërinë e saj për të emigruar  në Itali dhe  Greqi(sepse unë në atë kohë nuk i kisha dokumentet),u munduam të gjejmë një garanci dhe  ajo erdhi në Gjermani..Sipas proceseve gjermane ajo u pranua si azilante, pastaj me shoqëri e ndërmjetësi gjeti  fatin e saj me një gjerman nga Kaiserlauterni ku tashmë punon e jetonte gjithë familjen e saj .

Çfarë ndihme i keni dhënë Elidës nga ana shëndetësore ?

-Që kur ishte fëmijë Elida ishte e sëmurë nga inoziti i  theksuar si dhe me një shikim të dobët në syrin e djathtë. E kam vizituar në shumë mjekë të mirë otorino të spitalit nr1,dhe e kam mbajtur gjithnjë me ilaçe. Përmirësimi nuk ka qenë prefekt por rezultate ka pasur. Është ndjerë më mirë.

Si i keni marëdhëniët tashmë që ato kanë krijuar familje ?

-Edhe pse e dënuar,  unë kurrë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me të dyja vajzat e mia (nqs mund t’i quaj të tilla),kështu që edhe fëmijët e tyre janë si të mitë. Në kohën e monizmit kujdesesha për to  kur ishin sëmurë dhe mundohesha  tu blija rroba  për ditëlindje. Po të njëjtat marrëdhënie  kemi edhe sot, të pa ndryshueshme.

Si ndjeheni kur vini dhe e takoni në Shqipëri Elidën?

-Ne akoma e zbatojmë zakonin e të marrit në telefon 1 herë në javë, por edhe me fëmijët e saj në internet. Tashmë në Tiranë unë kam vetëm të afërmit, ndaj ardhja ime e gëzon pa masë  Elidën,  e cila mezi pret të na shikojë të qëndrojë me ne. Edhe fëmijët tanë gëzohen me shoqi-shoqin kur takohen. Ato tashmë i quaj  pjesëtarë të familjes sime. Marrin pjesë në të gjitha ceremonitë familjare të të afërmve të mi. Njihen dhe respektohen nga shoqëria dhe farefisi im qysh prej 30 vjetësh.

A ka ardhur ndonjëherë në Gjermani Elida dhe si?

-Po e mora në Gjermani pikësëpari të vizitohej për problemin shëndetësor që kishte dhe pa dyshim për të parë dhe vendin ku jetonim. I bëmë menjëherë garancinë, i premë  biletën dhe e mbajtëm disa javë me ne duke e shëtitur në të gjithë Gjermaninë për tu kënaqur bashkë. Mbas vizitave mjekësore u vendos edhe diagnoza e saktë dhe sot ajo kurohet vetëm nga një ilaç,  të cilën ia dërgoj unë çdo muaj nga Gjermania. I bëmë edhe një palë syze të mira përkatëse me dioptrinë e duhur dhe xhama speciale,të cilat nuk i japin më probleme.
 
Si ndjeheni mes tyre

-Si mes motrash, megjithëse ato më shikojnë si nënë, për arsye se nuk kanë pasur ngrohtësi nëne. Mendoj se jam sjellë si çdo grua që do t’i paraqitej një rast i tillë. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora