E premte, 29.03.2024, 12:42 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Memuaret e një mësuesi veteran

E merkure, 08.06.2016, 06:04 PM


Memuaret e një mësuesi veteran

"  Në labirintet e jetës sime" të Qatip  Marës

(ese)

Nga Përparim Hysi

Ka njerëz që, kur dalin në pension, kthehen në "ujë të ndënjur". Është e njohur, mandej, shprehja kuptimplote: në ujë të ndënjur kurrë mos pi  ujë.  E bëra pak si të gjatë këtë "hyrje  në temë" (për temën për të cilën do shkruaj), jo  pa qëllim. Do shkruaj për një pensionist që, për fat të mirë, jo vetëm nuk u kthye në "ujë të ndënjur", por, përkundrazi, megjithëse jeta sikur e qëlloi me gurë, ai, prapë se prapë, gurët i ktheu në grurë. Dhe jo çfarëdolloj  gruri, por nga ai gruri kuturli që amvisat në shtëpitë tona e përdorin miellin e këtij gruri vetëm për bakllava.

Natyrisht, tek shkruaj kështu për Qatip Marën, mos kujtoni se jam rrëmbyer nga ndonjë moment emocionat dhe, si impulsiv që jam, zë e rrah ujë në hava.

*      *     *

Për të qenë pak më  i drejtëpërdrejtë me lexuesit, Qatip Mara, heroi i këtyre memuareve, është një mësues veteran që jo vetëm ballin e ka të bardhë, por ka dhe një biografi pune pak si të veçantë. Kur lexon nëpër faqet e librit, nuk ke si mos përjetosh po atë fëmijëri aq të vështirë të tij që, në një përmbledhje sado të paktë, mund të thuash pa frikë: Qatip Mara nuk ka ndjerë vetëm krismat e luftës për liri dhe, ç'erdhi pas Çlirimit, ai pa frikë të kujton atë kaun qëkur e pyetën:- Pse e ke të rrjepur qafën?- u përgjigj:- Nga zgjedha. Ajo ma ka rrjepur. Po Qatip Mara e ka  të "rrjepur" qafën dhe kjo "rrjepje" nuk është metaforike. Ai i takon atij brezi që unë në  një poezi timen e kam quajtur kështu:- Kemi lindur të lodhur!

As kjo  që them nuk është as metaforë dhe as hiperbolë, por një e vërtetë që nuk e luan topi.

*      *     *

Një fëmijë në një familje të madhe që shtegton nga një fshat në tjetrin: diku bën dy klasë e diku shkollën 7-vjeçare dhe, ky nxënës që bredh sikur e ndjek dikush me shkop nga prapa, kalon skërkave e  pjerrtësive të frikshme të shkëmbinjëve, që ndjen ulërimën e ujqëve, e, megjithatë, është nxxënës honor në të gjitha klasat.

Shkon në pedagojike dyvjeçare në Fier dhe, sikur të kish shkuar për "vakancë", pas këtij arsimimi, nuk e pranojnë në arsim. E plotëson me korrespodencë dhe, më së fundi, emërohet mëues.

Në fshat nuk është vetëm mëues, por një aktivist i palodhur dhe i kudondodhur në fshat. Në ato vite (pas viteve '60-të të shekullit tjetër) kish një jetë dinamike në gjithë fshatrat  e Shqipërisë dhe Qatip Mara, pas orëvë të mësimit, është fizarmonicisti që shkon nga një brigadë në tjetrën dhe, veç kësaj, në gjithë mbrëmjet që organizoheshin në kooperativë. Kërkon që të bëjë arsimin e lartë, por nuk i japin për biografi. Dhe, kur i del e drejta me koreespodencë, për dyvjet likuidon gjithë fakultetin që ishte për 5-vjet. Edhe në të gjitha provimet-honor.

Unë që po shkruaj këto përshtypje për librin e Qatipit, kam qenë vet mësues dhe në këto kujtime të tij, kam gjetur jo vetëm veten time, por dhe të mijëra kolegëve tanë në tërë republikën. E veçanta që bie në sy në këto kujtime të Qatip Marës, është një  tipar që nuk e ka kushdo. Ky, Qatip Mara, që gjatë jetës së tij ka punuar në dhjetra shkolla, në fshatrat e Vlorës, në Selenicë, brenda në Vlorë; në disa shkolla të mesme të qytetit të  Tiranës e deri inspektor po në Tiranë, kurrë nuk lakon qoftë dhe një koleg a kolege; drejtues apo kuadër,qoftë dhe dikush që i ka   "ngrënë" dhe palcën e kockës, kurrë nuk shpreh urrejtje për dikë. Zemërbardhë dhe buzëqeshur, tek e lexon, çuditesh me qëndrimin e tij prej një njeriu aq fisnik. Kot nuk thotë populli: fara elite e grurit çan dhe gurin dhe mbin. Qatip Mara vjen nga një familje fisnike dhe, pse është nga një familje tillë, për këdo flet me fisnikëri.

*     *    *

Ushtria zë një kapitull më vete dhe, nëpër faqet ku flitet për këtë shërbim (në një farë mënyre ushtria e asaj kohe qe një shkollë kalitjeje dhe, domosdo, dhe formimi), çdo lexues që ka bërë ushtri gjen veten. Unë pak më shumë. Siç vërej, Qatip Mara, e ka bërë ushtrinë në të njëtën brigadë ku e kam bërë unë. Dhe ka ndodhur: unë jam liruar  në djetor 1967dhe brigada,aty nga viti 1968, është transferuar nga Lezha në Shijak ku ka bërë ushtrinë Qatipi. Skënder Shtyllën, Rushan Zenelin dhe Izet Binën i kam patur në shtabin e brigadës. Këto faqe kushtuar ushtrisë, sikur më veshën dhe njëherë ushtar.

Dy  janë pjesët më dramatike në këto memuare: zbori ushtarak dhe emigracioni.

Zbori se kur merreshin nisma mga oficerë megalomanë, me imitime qesharake të "heroizmave" të brigadave partizane, pasojat qenë me të vërtetë dramatike. Nëse në "imitimin heroik" të Brigadës së parë, komanduar nga Mehmet Shehu, pati dhe viktima, po kështu u rrezikua  brigada me armenas ku bënte pjesë dhe Qatipi. Këto faqe kanë vlera historike. Këngët shpotitëse të armenasve janë shumë domethënëse.

*    *    *

Kapitulli më i dhimbshëm: emigracioni. Çan për në Greqi nga e keqja, Vajza e madhe e tij, në vitet e "demokracisë" aksidentohet dhe, për hir të vajzës(që të kurojë atë), mbrin në Janinë. Bën çdo lloj pune. Kur sheh këtë mësues kaq profesionisë që, si Herkuli i motologjisë, pastron "haurët e Avgjisë", nuk ke si mos mbresohesh.

Tek lexon ato faqe, duhet të kesh zemër të fortë që mos lotohesh. Peripeti nga më dramatiket dhe unë, që i përjetova këto emocione, s'kam se si mos sjell ndërmend nobelsitin francez, Anatol Frans, që thotë diku:-Atje ku është vuajtja dhe hidhërimi, atje është fitorja dhe guximi. Them sikur i ka thënë për Qatipin, se kështu ndodhi  dhe me të. Ai u kthye nga emigracioni  me energji të tilla, që i derdhi pas emigracionit, në fushën e arsmit. Për mos përsëritur, dinamikën e arsimit e kam përmendur më lart dhe nuk dua të mërzis lexuesin.

*      *      *

Qatip Mara nuk ka qenë vetëm mësues dhe aq. Ai ka lëvruar në fushën e dijeve dhe ka mbetur muzeve dhe arshivave për të na dhënë libra me vlera hisotrike dhe shencore, si: Vlora- djepi i Pavrësisë; librin" Frashëlliu akademik, Stefanaq Pollo; librin "Në lalbirintet e jetës sime" dhe ka gati për botim: "Brunilda- jeta ime e dytë".

Duke e gjykuar me syrin e një krijuesi, për të mund të thuhet ajo që thotë Dostojevski:" Si mund të jesh njeri, kur nuk ke një histori për të treguar?".

 

*     *    *

Një histori më vete ( këtë do ta shtjellojë më gjër në librin "Brunilda- jeta ime e dytë"), është jeta e Qatip Marës pas daljes në pension. Peripeti që të rrënqethin. Pas një pune titanike për plot dyzet e pesë vjet. NJë jetë e tërë.

Mund të flisja dhe më për librin e Qatip Marës, po m'i "ka djegur letrat nga dora" miku dhe kolegu i Qatipit, Ramiz Doko. Tej  Ramiz Dokos nuk kam se çfarë shtoj. Por dhe diçka. Tek po e mbyll këtë shkrim timin, jam nga ata që mezi pres që të kthehet nga Amerika ku, jo vetëm ka bërë transplant të zemrës, po pret ta rinovojë këtë zemër. E njoh mirë dëshirën e tij  për t'u rikthyer dhe, për ta bërë pak më imperative këtë kthim, më kujtohet ajo që ka shkruar këngëtarja dhe aktorja e madhe gjermano- amerikan, Marelen  Ditrih, kjo, më duket, i shkruante nga Amerika Remarkut: "Një valixhe e kam lënë në Berlin". Qatipi e ka lënë në Tiranë. Unë e pres... por  dhe BABUSHI  aliaz Murat Gecaj, Ramizi, po se po, dhe lista zë e zgjatet... Të presim, Qatip! Mirëardhsh,  me gjithë Dhuratën, atë Penelopën mitike që të ndjekë çap pas çapi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora