E merkure, 17.07.2019, 07:42 AM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Çmimet letrare, kot fare

E merkure, 08.06.2016, 09:01 PM


ÇMIMET LETRARE

KOT FARE

NGA KALOSH ÇELIKU

Dukuri e çuditshme shqiptare, ndahen çmime letrare: në Shqipëri, Kosovë, IR e Maqedonisë dhe në Diasporën Shqiptare. Edhe, e dini si përfundojnë poetët e lindur nëpër ato manifestime kulturore politike, familjare, miqësore dhe “ashikore”?! Kot fare.

Partizanët e partive politike ish komuniste e “demokratike” e kërcjenë gardhin. E kanë gjetur rrugën më të mirë të çmimeve letrare: të gjithëve poetëve pjesmarrës dhe jo pjesmarrës, u ndajnë nga një mirënjohje. Përçudi, të gjithë janë të lumtur?!

Fatkeqësia është, se: të gjithë poetët i fusin në një thes: patate, speca, domate, banane, kastraveca... Edhe, marrin guximin të ndajnë çmime letrare. I hurit e i kallirit. Pavetëdije se, për të ndarë një çmim letrar duhet të kesh bagazh letrar. Pajtohem, po kush i ndanë këto çmime letrare?! Partizanët besnik të partive politke, që në Ditën e sotshme duan të mirren edhe me politikë edhe me poezi “atdhetare”.

Turren si të tërbuar me të katra anembanë Atdheut, me ftesa e pa ftesa. E harrojnë traditën shqipatare se, pa ftesë shqiptarët shkojnë vetëm në rastë vdekjeje, e jo nëpër dasma politike e familjare. Aqmëpak, nëpër këto ahengje u ka hije poetëve. Edhe, atë, jo kur turren të gjithë pas një çmimi letrar simbolik: një mirënjohje, një shqiponjë druri, një tullumbe, një libreze të Nënës Parti.

Kulminacioni artistik, ky soj i poetëve vijnë edhe me të vetmin qëllim: për të rrymbyer ndonjë çmim letrar simbolik, ose një copë letre - mirënjohje. Çmim letrar, që nuk e zgjidh problemin e tyre jetësor: siç është Çmimi Nobël, blerjen e një banese për vete ose vile në bregdet. Muzat e tyre t’i nxjerrin nga kriza finiansare. Shumica, vijnë për të gjetur ndonjë viktimë nate. Hë për hë, Çmime letrare janë ato shtetërore: 11 Tetori, Kirili dhe Metodi, VMRO-DPMNE, Vëllezërit Milladinovci, Kurora e artë e Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë, Nënë Tereza etj. Përçudi, përveç Çmimit letrar “Nënë Tereza”, asnjë Çmim letrar i personalieteve shqiptare?! Çmimi, “Nënë Tereza”, nuk ia sjellë artistit pensionin e Ministrisë së Kulturës. Çmim kulturoro-letrar të cilin e kanë marrë edhe disa shqiptarë. Por, ecë e merre ti si autor disidentë i mbi pesdhejtë librave në poezi e prozë. Shkaku, se: asnjë varg nuk e ke shkruar për 11 Tetorin. Përmëtepër nuk të ka hije Çmimi shtetëror Kirili dhe Metodi. E, aq më pak Çmimi i VMRO-DPMNE.

Vërtetë, edhe ti ke punuar vite me radhë në arsim, por nuk e meriton këtë Çmim shtetëror. Aqmëpak, e meriton Çmimin e VMRO-DPMNE -së. Deri diku e meriton Çmimin Nënë Tereza, por edhe për të nuk ke shkruar asnjë varg. Dalje, shqiptarët duhet t’i kenë në këtë Shtet të përbashkët më së paku dy-tri Çmime shtetërore me “tapi” të personaliteteve shqiptare.

Mendja, ma thotë: Mirë, po pse organizohen këto manifestime kulturore, për qëllime partiake, apo për partizanë të sëmurë politik sa për t’u dukur para kamerave televizive, qoftë edhe një ditë jetë. Përgjigjem, vetë në këtë shkrim: Ua pafshin hajrin! Unë librat e mi nuk mund t’i hudhë në kontejnierët e bërllokut, në Bit-Pazar.

Organizatorët e ketyre manifestimeve “poetike”, një ditë para “Ramazanit” i thirrin poetët në “Mevlud” e jo në Manifestim Poetik. Fundekrye me pije “haram”, e asnjë “hallall”. Rrallë ka ndodhur, që këto “patriotë kuqezi” të oragnizojnë ndonjë manifestim kulturor në muajin e “Ramazanit”. Manifestim kulturor poetik, që autori i këtij shkrimi e ka organizuar vite më parë gjatë muajit të “Ramazanit”, në mes të Shkupit (Bit-Pazar). E ka begatuar muajin e “Ramazanit” edhe me poezi nga të gjitha trojet Etnike shqiptare. Çka ka, këtu të keqe mes këtyre organizimeve kulturore festive?!

Mirë, ore burra, këtë ua kam thënë në sy edhe përmes shkrimeve publicistike organizatorve të “manifestimeve poetike”, në Kumanovë e Tetovë: Mua më keni thirrë si “haxhi” në “Mevlud”, apo si poet në manifestime poetike. I rrudhin krahët. Edhe pse, atë Klub të Shkrimtarëve Shqiptar para syve të policisë shtetit dhe asaj letrare e kemi thameluar ne si degë, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup: Fadil Bekteshi dhe unë Kalosh Çeliku. Punë tjetër ashtë ajo se, unë hoqa dorë nga “Mevludet” e Kumanovës. Nesër, që ndodhë të heq dorë edhe nga disa “Mevlude” të qyteteve shqiptare. Pak veta janë ato që turren pas ndonjë gotë rakie rrushi e vere: Lotëve të Shën Mërisë virgjër (Azreti Fetimes) dhe Isu Krishtit (Azreti Isait). Punë tjetër është ajo, sesi përfundojnë në këto manifestime kulturore latrare poetët. Dikushi duhet t’i marrë për krahësh dhe t’i përcjellë në dhomën e gjumit duke ua mbyllyr derën e dritaret, që të mos bëjnë vetëvrasje, kercejnë nga veranda.

Fantastikja, ndodhë ditën e nesërme, kur duhet të shënohet një datë historike shqiptare e veshur me flamuj kombëtar kuqezi e me pak poezi. Poetët kishin ardhur nga të gjitha anët e Trojeve Etnike Shqiptare plot zjarr e flakë, një natë para “Ramazanit”. Plot pije “haram” e asnjë “hallall” mbi tavolinë. Ndonjëri me vete e kishte marrë edhe dashnoren “poete”. Organizatori, i kishte bërë ftesë speciale “muzës” tij poetike, për t’i dhënë një çmim letrar. Po, çka ka të keqe këtu, “poezia nuk njeh kufi”. Edhe, ne poetët sa xheloz jemi me njëri - tjetrin, kur azgjë nuk kemi në dorë.

Edhe, dolën “bajraktarët” e luftës “historike” në ballë të manifestimit kulturor plot patetikë e parulla të thata komuniste. Vajtime e thirrje për ndihmë. Përurime të librave nga të katër anët e Atdheut, kujt si t’i teket mbi tavolinë. Lavdime për njëri-tjetrin si poetë kombëtar. Merreni me mend, rreth njëzet libra përurohen gjatë një nate.

Përgëzime! Vërtetë, qenkemi popull shkrimtar, e jo shqiptar siç thoshte shpesh në këto takime poetike Niko Nikolla, një satirist shqiptar. Organizatori e ka hapur derën e mikpritjes, e harron nga ana tjetër se, improvizimi i përurimit të gjithë këtyre librave, është vetëm një dalldisje shqiptare se, të gjithë shqiptarët janë poetë kombëtar. Përfundimi, e devallvojnë librin shqip deri në rrënjët ende të pathara të Rilindasëve.

Radhën tashti, e morëm në dorë poetët, dihet në përkujdesje dhe sy të organizatorit. I veshur me rroba blu e kollare kuqezi. Poezi plot luftë, gjak e  urrejtje duke e vrarë shkaun me çifteli. Përfitimtare, dolën poeteshat me nga një trëndafil në duar.

Edhe, siç ndodhë zakonisht në kulturën shqiptare, më në fund të dasmave shqiptare, vjen ëmbëlsira: tollumba tetovare. Dikushi, mund të më kundërshtoj për këtë specialitet të rrallë historik: Ndarja e çmimeve letrare për “poezi të veçuar”. Organizatori me vonesë e shpallë publikisht edhe jurinë “profesionale. Arsye, shkaku që mos të “korruptohen”: një studiues letrar, një kritik letrar, një gazetar, një partizan të Nënës Parti dhe një këngëtare.

Befasia artistike, ndodhi pak më vonë: Çmimin letrar për poezi të veçuar e mori tavolina jonë me ujë Xheneti “hallall”, në të cilën ishte e ulur edhe “muza” e organizatorit. Tavolina, që u përcolli përmes një shishe të “ujit glinës” disa gota “hallall” miqëve artistë matanë. Dorën në zemër, tavolina jonë mori edhe më shumë trëndafila atë ditë. Pak më vonë, e kuptova mrekullinë e këtij manifestimi poetik: Ia kishin hedhur studjuesit dhe kritikut letrar organizatorët, vetëm për një përdorim.

Çmimin letrar ia kishin dhënë një poetje tjetër duke e ngatërruar me miken e organizatorit të Manifestimit Kulturor Poetik. Shkaku, se: studjuesi letrar dhe poet, nuk i njihte poetët. Në vend të mikes të organizatorit, ia kishin prezentuar një poete tjetër, e jo “muzën” e organizatorit të manifestimit poetik...



(Vota: 184 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT