E hene, 28.11.2022, 01:16 AM (GMT)

Kulturë

Dea Halimi promovon librin e dytë

E marte, 07.06.2016, 07:53 PM


Nxënësja e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, Dea Halimi, pas librit “Yjtë farfuritës”, ka botuar edhe librin e dytë me tregime “Pincesha e Dardanisë”. Libri ndërthuret me ngjarje të ndryshme nga jeta e fëmijëve në të përditshmen e tyre. Me dromca të vogla, që e flasin lojën, mësimin, shëtitjen në natyre, por ndonjëherë edhe me ndonjë prekje të lehtë nga e kaluara, nëpër të cilën kaloi populli ynë i lashtë për të arritur te liria e vet, në të cilin pa brenga marrin frymë dhe kënaqen fëmijët.

Libri është shkruar lehtë dhe rrjedhshëm.  Hapet me poezinë  “Libri” dhe mbyllet ne poezinë “Tri dëshira”, ndërsa ndërmjet këtyre dy poezive radhiten tregimet “Stinët”, “Pikëmadhështorja”,”Princesha e Dardanisë”, “Dua një qen”, “Shtriga e moçalit”, “Lulja e ylbertë” dhe tregimi “Zemra”. Libri  promovohet në kuadrin e manifestimit “Prishtina lexon” tri  ditë me radhë në sheshin e Prishtinës. Tregime nga libri i lexuan në Këndin e Kaltër dje nxënësit e shkollës  fillore“Elena Gjika”, ndërsa sot e nesër  manifestimi do të vazhdojë në Këndin e Kuq 1 dhe  me tre qershor prapë në Këndin e Kaltër, çdo ditë nga ora 14.00 – 16.00.  Do të lexohet dhe do të luhet balet nga fëmijët, të cilët përveç prirjes për artin e leximit, të shkrimit dhe të lojës së baletit,do të shfaqin edhe njohuri të tjera nga e përditshme këtu dhe në botë.

Librin “Pricesha e Dukagjinit” e botoi Shtëpia Botuese “FAD”. Prishtinë.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora