Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pali Shtembari: Nëna, ai është babi!...

| E hene, 06.06.2016, 07:08 PM |


Pali Shtembari

“Nëna, ai është babi!...”

Skicë

Taksia ndali përballë faqes së xhamtë të ndërtesës së aeroportit të Rinasit. Shoferi, një djalë i ri, para se të ndahej prej tyre u tha se shpejt, shumë shpejt do t’u gjendej pranë, pasi i biri të zbriste nga avioni.

Burrë e grua, si dhe i nipi që i vinte nga pas i papërqëndruar në vetvete, tek bënte disa veprime, të cilat ata, si të moshuar nuk i ndiqnin dot, heshtazi i shkuan së brendshmi gjindjes së njerëzve që prisnin t’u ktheheshin sa më parë pranë të afërmit e tyre, ose të tjerë që i përcillnin për në vendet fqinjë.

Avioni që ata prisnin edhe nuk po ulej në pistë.

Koha ishte e vranët, gati për shi, megjithatë për ta pak rëndësi kishte shpërbërja e saj në këtë mesditë marsi, kur prisnin të birin të kthehej sa më parë pranë tyre.

Gruaja përjetonte një gjendje ngashnjenjëse, kur hera-herës frymëronte rëndshëm, sa i shoqi e ndiqte ashpër me vështrim. Sikur i thoshte:

“Mbaje veten!...”

Pas pak, avioni që prisnin zuri vend në pistë.

I nipi i tyre, i papërmbajtur në vetvete fliste me të madhe:

- Erdhi babi! … Erdhi …

Burrë e grua, të zënë në ankth, ndiqnin pamjen ballë vetes, pa e shkëputur të nipin nga duart.

Për një kohë, burri u tkurr së keqi në pamje.

Sa herë që ndiqte televizorin, sidomos kur ai jepte lajme nga bota, kur bëhej fjalë për forcat e NATO-s të gjendura në vendet arabe, për të vendosur atje qetësi dhe jo … Ai ndihej i habitur në vetvete, kur një pjesë e vendasve i kundërshtonin me armë, duke menduar se ishin pushtues dhe jo (!) …

Ditë më parë ai foli në cellular me një shokun e djalit të vet që ndodhej me forcate NATO-s në Zabuk … , diku në Afganistan. Ai i tha shkurt se i biri do të kthehej shpejt në Atdhe, pasi nuk ndihej mirë me shëndet. Kaq i tha shoku i të birit dhe ia mbylli celularin..

Për një kohë, ai u mbyll së keqi brenda vetes. Të shoqes nuk iu shfaq për sa mësoi për të birin, se nuk ndihej mirë me shëndet.

Pasgjerët nisën të zbrisnin nga avioni përpos shkallëve të tij, duke tërhequr shumica pas vetes nga një valixhe në ngjyrë arre, me rrota përfundi saj.

Burrë e grua ndiqnin kureshtar secilin prej tyre, se mos ishte i biri.

Dy ushtarakë të rinj në moshë, të veshur me uniform të NATO-s, rrëmbimthi morën udhën brenda pistës. Njëri prej tyre, i papërmbajtur në vetvete ushpreh:

- Ai është Tani! …

Sëtiuardesa që mbante fort në njërin krah ushtarakun tek zbriste shkallët nuk e ndante vështrimin para vetes, të pikaste dikë që ta zëvendësonte, për ta çuar më tej. Shpejt ajo u ndje e qetësuar kur pranë vetes iu gjendën dy ushtarakët. Me shumë dhimbje në pamje, pasi përqafuan disa herë shokun e vet, e kapën  krahëve dhe morën udhën për të dalë nga pista.

Burrë e gru, befasuar nga i biri që nuk mund të ecte vet … sidomos gruaja, nuk ia ndante njërën dorë syve të vet.

- Nëna, ai është babi?! …

Kaq tha nipi i tyre dhe u shkreh në të qarë.

I ati kthehej në atdhe me një këmbë! …