E enjte, 28.03.2024, 10:16 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Kunati

E hene, 06.06.2016, 05:02 PM


KUNATI

Nga Albert Z. ZHOLI

Edhe godën e fundit të birrës e ktheu me fund, për të shuar zjarrin brenda-gjoksit. Fshiu buzët me një oh-kënaqësie:

-Të ftova që të bisedojmë. Kemi nevojë edhe të qajmë hallet edhe të pijmë nga një godë. Ngelëm punë-shtëpi. S’gjejmë pak kohë për gëzim. Sa kanë ndryshuar njerëzit! Por edhe jeta në përgjithësi. -psherëtiu.

Ishte hera e parë që e dëgjoja Samiun të fliste kaq gjatë dhe bukur. Diçka e mundonte. Diçka që e kish vrarë thell në ndërgjegje.

-Sigurisht Sami, hallet e problemet në emigracion janë të shumta. Asgjë nuk është e sigurt. E sigurt është vetëm pasiguria.

-E drejtë-më ndërpreu ai-por ajo që më ndodhi këto ditë, më ka vrarë shumë, më ka humbur çdo lloj besimi…

E pashë me shumë habi, saqë mimika ime e ndryshuar i bëri shumë përshtypje.

-Ke të drejtë që habitesh, por unë jam ç’kurajuar krejt. Kur erdha, para tre vjetësh, në Greqi, më ftoi kunati, burri i motrës së madhe. Më telefonoi në Tiranë “eja sa më shpejt se të kam gjetur punë në zanatin tënd”. Kisha punuar njëzetë e pesë vjet tornitor. Atë zanat ia mësova edhe kunatit. Munda ta merrja në punë në Kombinatin e Autotraktorave ku punoja edhe unë. Si duket donte të më kthente nderin. Nejse, bleva një vizë njëmujore dhe erdha. Të nesërmen drejt e në punë. Ditën tjetër mundëm të gjenim një shtëpi, se kisha edhe familjen me vete. Këtu ka punë, fjalë sa më pak-më tha kunati ditën e parë. Në atë ndërmarrje ishin gjashtë tornitorë, unë i shtati. Kunati ishte si biçim përgjegjësi. Për pesë-gjashtë muaj punët shkonin mirë. Një ditë erdhi për të bërë një vegël të vështirë, pronari i një anije të madhe peshkimi. I duhej brenda dy orësh. Pronari ynë pyeti kunatin se a mund ta bënte. Askush nuk e mori përsipër. Unë rrija disi i veçuar se nuk e flisja mirë greqishten. Kur peshkatari po largohej, i them pronarit se mund ta bëj unë. Për një orë e mbarova. Pronari nuk u besonte syve. Kur po largohej, pronari i anijes më dha njëzetë mijë dhrahmi. Të gjithë shokët më shikonin me inat. Më me inat më shihte kunati. Unë lekët i lashë mbi tavolinën e pronarit dhe i thashë të na i ndante të gjithëve. Nga ajo ditë, për çdo punë të vështirë, pronari më drejtohej mua. Kunati, tashmë, jo vetëm që s’më fliste por më shikonte me përbuzje. Një të shtunë, pasi morrëm rrogat, kunati ndenjë më pas dhe diç bisedoi me pronarin. Na arriti te stacioni i autobuzit. Kur po zbrisja ai më thotë se nuk do shkoja më në punë. Kështu i kishte thenë pronari. U befasova. Këmbët nuk më bënin të shkoja në shtëpi. Gruaja nuk nxirrte dot as qeranë e shtëpisë. Po dy fëmijët në shkollë? Një javë mbeta në shtëpi. Nuk më bëhej që të shkoja e të pyesja pronarin për arsyen e largimit. Ditën e tetë ai më merr vetë në telefon dhe më pyet se ç’më kishte ndodhur që nuk kisha shkuar në punë. I tregova arsyen. Ai nuk donte ta besonte. “Nesër të vish në punë pa tjetër!-më thotë. Po unë nuk shkova. E kuptova se nga puna më kishte zbuar kunati. Kishte frikë se mos i zija vendin e përgjegjësit.

- Eh! Sa kanë ndryshuar njerëzit, por edhe jeta në përgjithësi!…

Nuk iu përgjigja. S’kisha ç’t’i thoshja…



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora