Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Dashuria platonike partive

| E hene, 06.06.2016, 08:58 PM |


DASHURIA PLATONIKE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE

NGA KALOSH ÇELIKU

Imzot,  amani:  E vjedh popullin shqiptar Shteti i “përbashkët demokratik maqedonas”, Republika e Kosovës, Shteti Shqiptar! E vjedhin Partitë Politike Shqiptare e “maqedonase”, e vjedhin Qeveritarët e kualicionit në pushtet, e vjedhin popullin Bankat e IRJM -së. Mirë, pyes Unë si shkrimtar: po kush nuk e vodhi këtë popull historik?! Edhe atë, pa një varg të publikuar të poezisë shqipe në mjetet e informacionit: Qiririn e ndezur të Naim Frashërit, në Librat e Këndimit. E, ju i përgëzoni “fitoret madhore historike” me “tallava” e “selvie” të dalldisjeve pranëverore përpara kamerave televizive?!

Përmëkeq, përpara kësaj “Dasme pranëverore”, u kujtuat të më ftoni në debat televiziv për Pjetër Bogdanin, në Shkup?! “. Edhe kush: “Televizioni kombëtar”, që ende nuk e di kush është Kalosh Çeliku dhe nuk e ka lexuar asnjë varg, një libër të tij publicistik, mos them, artistik. Anda më shumë ua ka të reklamoni ndonjë shtëpi luksoze, politikan të dështuar familjar si “analist” politik, sesa ndonjë Akademi përkujtimore të shkrimtarëve shqiptar. Arsye, që përgjigjigja nga ana ime ishte negative. Shkaku se, ju doni të mbushni vetëm minutazhën e emisioneve kulturore. Kurrë, pa prezentuar asnjë libër të shkrimtarëve shqiptar, apo varg të ndonjë poezie. Përmëtepër, nuk i përcillni organizimet tona poetike duke vrapuar pas aktiviteteve të partive politike.

Punë tjetër është ajo, se: ju me këmbëngulje kërkoni të jem në debate “politike” televizive në emisonet e juaja “arsimore, kulturore e politike”, përpara kamerave të përditshme televizive. Lëmsh, kur e bëni politikën, arsimin dhe kulturën shqiptare. Përplot budallaki e tallava “shqiptare”. Gara të veshjeve evropiane se cila e ka më të bukur shpinën, jashtë cicat për mejdani e të prapmet e kërcyera mbi fustane. Frizura të gjitha ngjyrave, po edhe ato të larme të lokaleve të natës. Stoli ari e diamanti përqafe. Në vend që të shtyheni me Evropën me vepra artistike, tru e aftësi strategjike. Padyshim, është disponimi im puplicistik i komunikimit, sesa: jam me ju “besnik” të komunikoj për këto probleme shekullore shqiptare në “Shtetin e përbashkët” ish Jugosllav.

Edhe, kur ti, u pergjigjesh si “arsye” honorarin gjatë atyre minutave të “harxhuara” kotnasikoti debativ televiziv mes “tallavave” politike, pulave e gjelave të therur me sëpatë në cung te pragu i derës, që kërcejnë nëpër lëmë pa kokë, ato e mbyllin gojën. Fjala  definitive, kur është në pyetje pagesa e lekëve të përgjigjen: honorarin e vendos pronari ose pronarja e “Dasmave pranverore” me frizurë të larme. Që, patjetër si vashë plakë duhet të jetë në qendër të vëmendjes mysafirëve dhe “Politikës shqiptare”.

Realiteti thotë diç tjetër: Përderisa, këto “patriotë kuqezi” shqiptar me thasë, dalldisen përmes Partive Politike Shqiptare me dashuri platonike, donacioneve të Shoqatave “joqeveritare” të hurit e kallirit, pse ti si shkrimtar në Ditën e sotshme të mos dalldisesh pas dy “kashikareve” me raki rrushi e ndonjë Cuce azgane përpara këmbëve të Olimbisë  me fëmijë në bark, gji e prehër tek Ura e Gurit, në breg të Vardarit?!...

E thua këtë bindshëm plot gojën se, ti: nuk ke nevojë si shkarimtar të dalësh nëpër raklamat e tyre propaganduese radiotelevizive të partive politke, të dalësh në fushën e Mejdanit  në zgjedhjet e ardhshme  lokale e as parlamentare për poste politke në Qeveri.

Nuk ka rëndësi, përcaktimi nacional dhe fetar në këtë shkrim publicistik. Qëllimi im është, si shkrimtar: A, me këto politikanë e “analistë” politik, vlera të “arrira artistike“, shqiptarë e “maqedonas” krah për krahu me këngë e valle do të shkojmë në Evropë?!

Jo, them Unë: Kurrën e kurrës!... Përsëri, përgjigjem vetë në këtë shkrim publicistik, Unë, Budallai i “pafe” sipas politikanëve dhe “muslimanëve me Din e Iman”: Po, Kujt duhet sot t’i besoj ky popull i pafajshëm shqiptar i nëpërkëmbur me shekuj nga bota përparimtare, sistemi komunsit, e sot nga ai “demokraik”?!

Vështirë, përsëri e kam të përgjigjem në Ditën e  Sotshme Historike.  E kërkoj Egjëllin tim mbrojtës Grua, të më dalë ndihmë në këtë shkrim parashikues për Nesër. Edhe, ja erdhi me ferexhenë e zezë krahëve. E hapi derën krah më krah. Faleminderit.

Vrik e vrik, e shtroj sofrën tradicionale shqiptare me pije “haram dhe hallall”. I them: Unë brez pas brezi jam shqiptar. Kaçak, i pasardhësit të Emin Çelikut (Xhambazi), krahut të djathtë të Dervish Carës, i cili e çliroi Shkupin. E di se me gjithe familje keni dashur të na pëzëni si “turqë ehamduila” në Turqi., por ne edhe sot e kësaj dite si fis i kaçakëve nuk i lëshojmë Trojet Etnike Shqiptare. Historikisht si popull, ne e kemi pritur edhe mikun edhe armikun me bukë e kripë. I kemi shtruar darkë si udhëtar rruge, rastësisht sipas nevojës edhe natë. Ditën e Nesërme, kur e kemi kuptuar se i kemi bërë “konak” armikut, që na ka vrarë në familje, i kemi thënë në sy dhe fytyrë, e kemi percjellë deri te porta: Deri më sot, ke qenë mik i Shtëpisë sonë shqiptare.  Ditën e nesërme, je armik i kësaj Shtëpie.

Përderisa, “maqedonasit”, nuk e kam thënë deri më sot publikisht, njëzetepesë vite nuk arritën të udhëheqin me Shtetin e “përbashkët”, mirë do të ishte shtetin t’ua lënë në duar shqiptarëve. Popullit më të lumtur në botë, që po i hape kanalet e “pavarura” televizive: Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi e IRJ e Maqedonisë e nëpër botë të shperndarë si Kashta e Kumbarës (Kumtrit), nateditë përdridhet duke u rënë duarve shuplakë, vajton për dashurinë e humbur platonike me “vëllezërit” nga mbrëmja deri në mëngjes: Me besë: shpirtit tem, që kam ra në dashni, e çka t’thush ti, unë kam me ba”...

Dhashtë Zoti, këngëtari ynë popullor i “tallavave”, nuk aludon në dashurinë platonike të Partive Politike Shqiptare me ato “maqedonase”?!...