Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kristaq Turtulli: Vëllait tim

| E diele, 05.06.2016, 11:11 AM |


Kristaq Turtulli

Vëllait tim

Në një qytet që laget nga deti, ku këndoi Homeri,

Mërgoi vëllai, zemërarti, këngëtari,

Në mbrëmje numëron yjet dhe i bën tespihe...

Gershet lidh katër horizonte,

Krihet me krëhrin e pishave...

Kometën e zjarrtë e lidh në qafë, si kravatë.

Vëllai është mbi Eskilë dhe Homerë.

Ka një këngë në buzë, një muzë dhe të vjetrën kitarë.

Bukën ngjyen në lëngun e sheqertë të mirësisë,

Di vetëm të këndojë dhe të dashurojë,

Të sjelle të ëmblën, Korçën pranë...