E premte, 29.03.2024, 09:48 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Historia e lashtë e Zvërnecit

E diele, 05.06.2016, 12:33 PM


HISTORIA E LASHTË E ZVËRNECIT  DHE  KATASTROFA EKOLOGJIKE  QË PËRSËRITET NË SEZONET TURISTIKE

Nga Gëzim Llojdia

1.

Në turizmin e rërës dhe diellit, plazhi i Zvërnecit në gjirin e Vlorës është plazhi më masiv    dhe përbëhet nga disa plazhe private dhe publik. Plazhi shtrihet në gjatësinë e vijës detare ku dikur,  shtrihej Triporti i vjetër. Këtë të diel në këtë plazh kishte rënë zija e madhe .Një katastrofë ekologjike  ngjau këtu 4 ditë më parë .Këtë herë duhen lëvduar :”vëllezërit otoman”.Si shqyrtohet ky rast nuk është i  pari,  kur turizmi shqiptar  hapi fletën  e parë do të konkurronte edhe fqinjët dhe më tej . Aty ku bashkohet deti me naftën, po prapè ndahet rastësia, mendime  tè tèra ikin e vijnë, nga rendje e etur ku fle qetësia. Tè tilla eklipse kur ndodhin, pjesëza tè vetes shpërndahen tè heshtura, secila prej tyre bèhet flijimi im. Mundohem tè formoj tèrèsinè e humbur, një diell i vetëm rreze tè shpërndajë, fshehur pas reve si mister i mbuluar. Gjiri i Vlorës dhe kepi i Treportit?

Gjiri i Vlorës   i përcaktuar me këto përmasa:19 km i gjate dhe 16 km i gjere. Fillon  me Kepin e Triportit dhe përfundon me Kepin e Gjuhezes.Kepi i  Treportit ndodhet në lagunën e Nartës

a-Anijet derdhin në det naftën duke ndotur plazhin më masiv të Gjirit të Vlorës me sip disa km2.

b-Përse në sezonet turistike ngjasin shpesh herë aksidente ?

c-Përse anija e “vëllezërve otoman” u dënua me një shumë fare të vogël kur dëmi që bëri  nuk do të shkojë sivjet pa pasoja ndër pushuesit?

d-A është vërtetë pakujdesi që nafta dhe bitumi të pushtonte Gjjirin e Vlorës  kur orët dhe sekondat sezonit turistik kishin filluar të lëviznin  madje ku kurrkush nuk mori mundimin të maste dëmin e krijuar?

e-A mos vallë është konkurrenca ajo  që ka prurë nga brigjet Bosforit këtë anije gërdallë për të derdhur rastësisht bitum në Gjirin e një vendi  ballkanik ku turizmi po bëhet tërheqës dhe  mediumet botërore e rendisin ndër vendet,    duhen vizituar nga turistët e botës?

-Ishte konkurrenca,  thotë pastruesi që  mbledh mbetjet e fundit në plazh,  ku gjurmët ndotjes janë ende prezentë. Zifti shquhet qartazi nëpër kokrrizat e rërës Pas katastrofës uji ka filluar të pastrohet. Lokalet dhe punëtorët ende janë në dilemë.Trishtimi shquhet edhe tek ata pak pushues që takon.

- Përse ndodh dhe vetëm këtu tek ne.

Çdo skutè e errèt vezullimit s'ndal, nga gjysmat lind plotësia ime, hapur e shtrirè si dallga nè det.Turizmi shqiptar duket do të ketë fatin  e hidhur ku konkurrenca me fqinjët dhe me tej ka ngjallur xhelozi të rëndë.Çdo ngjitje e re, shoqërohet me rrëzim ajo c 'ka mbetet gjallè është motivi i  mbijetesës për diku ndodh nè pambarim

Plazhet boshe të Zvërnecit  shquajnë  dëmin. Çadrat te mbledhura. Hunj të mbetur në një fushë me rërë .Janë  hunj-ushtar  në pritje të kapelës -çadër. Maji  mori dhe tè fundit gjethe tè mbetura nè pemè, tè zhveshura degët mbetèn rënkimit tè tyre, sa shumè qè dhemb braktisja e kobshme. Shtrati ujor hapet  s’ndalet lèvizshmèrisè, brenda tij fle èndja e pambaruar, nuk ndjehet përreth lëvizje e gjallè. Një pyetje bëjnë gjithë shqiptarët: Rinisen gjithmonë tè njëjtat pritje, stacionet e  pritjes  dyert i mbyllèn, përplasem e mbetem dëshira e pazëshme. Përse nuk na lënë të qetë, O Zoti im dhe ndodh si te proverbi:E gjeçi nga mos  e pandehshi! Kush e dinte se ajo dreq lundërz  që mbanë tone me naftë  do të nisje nga Bosfori  duke ardhë si një kob , prish magjinë e detit,  duke përhapur zift dhe kolerë mediatike. A do ketë Zverneci sivjet pushues?

Petrolifera.Bashkë me ty udhëtojnë cisternat e naftës, që shkojnë te petrolifera. Kamionistët  me cisterna të reja,   gjithë dimrin bëjnë këtë udhë  dhe për të treguar zemërimin e tyre,  që ka aq shumë automobila ata, ecin si të çmendur në një garë me jetën. Një udhë  me bitum e rrezikshme për shpejtësinë dhe kthesat, ngase është ndërtuar për të kaluar vetëm një automobil.

2.

Një distance rreth 7-8 km, për tu gjendur në  gjirin e Vlorës  .Gjiri i Vlorës është i rrethuar nga brigjet e sheshtë,  me thellësi të vogla,  ndërsa është mbyllur nga shpatet e  malit Lungara dhe gadishullit  me lartësi rreth  840 m.Triporti: është një rrip toke,  në forme istmi që shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës,  midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë.Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm një. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit,  në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik.N jë sipërfaqe prej 12, 000 ha nga të cilat  42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës. Kjo zonë ka nën administrimin e saj një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik.

3.

Emërtimi i sotëm për qytetin Treport është :Kalaja e Treportit dhe muri antik në det. Nga ky listim prej dy shifrash  ku gjendet kalaja dhe në ç‘sipërfaqe shtrihet murri rrethues në det? Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore,  por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca  e vet,  qytetit. Trandje historike megjithë  gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime.

Treporti sot

Aktualish aty ku zinte fill murri janë ndërtuar  dy godina.Nëse bankina ishte gjuhë e ngushtë  për 200-300 m në thellësinë e detit, rrënoja mund ti shikosh me sy të qetë nga kodra ku dikur ishte pjesë e një garnizoni ushtarak. Shkëmbinjtë e gjuhës,  që ngrihen 0.5-1 m mbi uje,  luajnë rolin e një valëthesi natyral,  i cili krijon një zonë të qete të mbrojtur mjaftë mirë prej dallgëve.Në të vërtetë këta shkëmbinjë,  që thyejnë dallgët ngjasojnë me ca nëndetse të vogla,  gjysmë të zhytura nënë suprinën e ujit.Gjurmët e kohëve te hershme gjënden fare pranë bregut  dhe kodrës  prej matëriali shtufi,  që zbret thikë në det.Cfarë ndërtimi i kohëve të vjetra i përket një ndërtesë   me përmasa të rregullta katrore, që shquhet jo më shumë se 30m nga bregu  në brendësi të ujit?Një barrierë e madhe prej blloqesh në distancë prej 500-600 m nga bregu shquhet nga përplasja e dallgëve përmbi barrierrë.Kjo barrierë,  që mund të ketë qenë pjesë e portit mund ta ndjekësh në fare pak sekuenca kohe, ndërsa shuhen dallgët për tu rikrijuar ose në ditët kur moti është i qetë dhe deti ska valëzim. Gjithë hapësira e madhe e këtij kepi tregon se përmasat e tij edhe sipas mendimit të studiuesve kanë qenë  ndër më të mëdhat për kohën e vet.

Ku shtrihej qyteti i  Triporti dhe kalaja e tij?

Tre- porte si mund të quhet ky qytet që gjendet në afërsi të Vlorës. Një distance rreth 7-8 km, për tu gjendur në  gjirin e Vlorës  .Gjiri i Vlorës është i rrethuar nga brigjet e sheshtë,  me thellësi të vogla,  ndërsa është mbyllur nga shpatet e  malit Lungara dhe gadishullit  me lartësi rreth  840 m.Treporti në listën e qyteteve antike.Vlora ka 5 qytete antike: Amantia,  Olympia,  Cerja,  Orikum,  Treporti . Ka qytete antike apo qendra të fortifikuar si Olympia,  Cerja, Treporti.

a-Studiues të huaj  kanë bërë këtë emërtim për këtë qytet pak të njohur. Në zonën bregdetare në jug të Apolonisë dhe në shpinë të Orikumit,  një qytet tjetër, shtrihej territori i fisit të amantëve,  me qendrat e tij të fortifikuara. Qendra e këtij fisi ishte Amantia. Që nga Vjosa deri në malet Akrokeraune,  ku shtrihej territori,  i këtij fisi,  ndodheshin një sërë kështjellash dhe qytetesh të fortifikuara.Lugina, qafa dhe vendkalime të tjera natyrore lidhnin zonat e brendshme malore me bregdetin. Në bregdet ose në një pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut,  ishin kalaja e Treportit,  (skelë) e Kaninës,  e Himarës (Himera) dhe qyteza e Borshit. Më në brendësi ndodheshin kalaja e Mavrovës (Opympa),  Amantia dhe Qyteza e Ceries. Kjo e fundit zotëronte një zonë blegtorale dhe kontrollonte rrugën,  që lidhte territorin Amant  me Kaoninë.

b-Neritan Ceka :Një qytet tjetër,  prapë në Gjirin e Vlorës,  më pak i njohur, por shumë i rëndësishëm,  ishte dhe Triporti,  i zbuluar nga Karl Paç në vitin 1904,  një mur i çuditshëm që zgjatet nga kodra në drejtim të bregut. Ka ngjallur gjithmonë diskutime,  pasi ishte një rrugë që lidhte qytetin e vogël në kodër me pjesën tjetër,  duke menduar se ka patur një lagunë,  apo mund të kishim një skelë. Gjatë gërmimeve të viteve ‘70 u sqarua se ishte një murr rrethues që jep idenë e një vendbanimi shumë të madh,  një qytet të rëndësishëm.

c- Dr. Moikom Zeqo: “Shkenca faustiane e arkeologjise nënujore”. Ka disa legjenda siç është p.sh. ajo e Kepit të Treportit në Vlorë. Këtu me të vërtetë kemi gjetur trakte muresh të një ndërtimi urban antik. Legjenda se ekzistonte një qytet i mbytur verifikohet dhe ndoshta në këtë rast kemi të bëjmë me një pozicion më të hershëm ose të një qyteti tjetër ose të vetë qytetit të Vlorës.Treporti-pozicioni dhe rëndësia e kalasë.

A.Bace:Treporti në skajin verior të gjirit të Vlorës në Treport gjendet një varg i ulët kodrinor,  që vazhdon prej veriut në jug,  shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës,  në perëndim dhe në jug deti,  ndërsa në lindje,  ndërmjet tij dhe një vargu që vazhdon paralel me të,  por pa e aritur bregun,  gjendet një truall rreth 1 km i gjate dhe 0.5 km i gjerë. Kodra më jugore e vargut në lindje,  ku gjenden dhe disa burime uji të pijshëm,  bie me pjerrësi 30-35,  ne veri ku një qafë e bashkon me vargun,  ka një pjerrësi më të butë,  ndërsa nga anët e tjera thepiset me shkëmbinj të lartë.

Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut,  ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvernec,  në një shkëmb në buze të detit,  gjendet keshtjella e Jengjeçit,  prej se ciles ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera,  të periudhës antike,  na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën 2/3 e lartësisë së saj,  duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit identike me me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës,  është dëmtuar ne mënyrë sistematike edhe me vone,  duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë poshtë pasqyrës se ujit dhe në pjesët e saj të fillimit,  ruhen ende gjurmët,  të cilat se bashku me disa sondazhe dhe një skice të K. Paçit,  na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj. Bankina nis në rreze të kodrës,  atje ku ajo vazhdon si gjuhë e ngushtë për 200-300 m në thellësinë e detit. Shkëmbinjtë e gjuhës,  që ngrihen 0.5-1 m mbi uje,  luajnë rolin e një valëthesi natyral,  i cili krijon një zone të qete të mbrojtur mjafte mire prej dallgëve .Bankina vazhdon ne vije të drejte për 650 m duke qënë kështu një nga më të mëdhatë e kohes. Kjo gjatësi jepte mundësi të ankoroheshin shumë anije. Trualli ndërmjet dy vargjeve kodrinore që përmendem më sipër është i mbushur me gjurmë ndërtimi dhe fragmentesh qeramike,  togjet me skarcitete dëshmojnë për praninë e punishteve në afërsi të shpatit të kodrës së fortifikimit.Lind pyetja: nëse Kanina,  qytet bregdetar,  në një zone të përshkruar prej korentesh të fuqishme ekonomiko – politike i ka shpëtuar vëmendjes se historianeve dhe gjeografëve antike? Siç dihet në këtë zonë përmendet vetëm një qytet me emrin Amantia,  me kordinata që përkojne mjaft mirë me ato të Kaninës. Pozita e tij e kushtëzuar nga lidhja e njëkohshme me detin,  në një zone të përshtatshme për qëndrimin e anijeve dhe hinterlandin Amantin( luginën e Lumit të Vlorës),  në një vend që kontrollon kalimin nga pjesa jugore e gjirit,  e zënë prej Orikut në atë veriore të zënë prej amantëve,  dëshmon mjaft mirë se këtu kemi të bëjmë me një qytet amant. Zhvillimi i Amantias ne shek. IV-III p.e.s dhe kthimi i saj ne një nga qendrat me me rëndësi të bregdetit të poshtëm të Adriatikut sigurisht që kërkonte një qendër buze detit për kryerjen e tregtisë detare,  qendër që sipas nesh ishte pikërisht Kanina. Vete emri mendojmë se do të ketë mbetur i fshehur nen emrin e fisit dhe qytetit mëme Amantie. Përsa i përket qendrës tjetër Straboni,  ndërmjet Orikut dhe Apolonise ne bregdet vendos Bylliakin ndërsa Ptolemeu pas Apolonisë rreshton Aulonen (qytetin dhe rrënojat e Treportit) është jashtë dyshimit,  pasi asnjë qendër tjetër nuk i përgjigjet me mirë përkufizimit të Ptolemeut.Por në këtë zone sic e pamë më sipër gjendet vetëm një qytet bregdetar ai në Treport,  duke u nisur nga kjo Tomashek hedh mendimin se ndoshta Aulona fillimisht ka qenë Bylisi.Ky supozim na duket i drejte pasi një qytet i vetmuar pa lidhja të forta me hinterlandin,  si ekonomike ashtu edhe ushtarake do të që eliminuar me kohe prej Apolonisë fqinje e cila duhet të ndiente mirë konkurrencën e saj tregtare .Për më tepër vetë emri i përveçëm vendas,  siç do të pritej për një qytet ilir,  por një emër grek,  që për me tepër me vonesë,  kur tutela e Bylisit ndaj qendrave të tjera ishte dobësuar së tepërmi.

6.Treporti dhe hebrenjtë e ardhur nga Spanja

Treporti është një qytetet dhe port  i lashtë i Mesdheut.Kepi i  Treport, ka rëndësi arkeologjike. Hebrenjtë e  ikur nga  Spanja në vitin 1492 mbritën aty për në Vlorë. Anna Kohen Presidente e Komitetit shqiptaro-izraelit,  Nju Jork,  Shoqëria “Motrat Qiriazi”, ka shkruar:Mijëra kilometra më në perëndim,  në anën tjetërtë Atlantikut,  shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty,  më 1492 zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t’i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit. Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre duke u mbështetur në mikpritjen,  mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjat. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë,  deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë kur Vlora u pushtua nga Venediku. Gjatë shekullit XIX dhe XX dhjetëra familje hebrenjsh romaniotë u zhvendosën nga qytetet e Greqisë së pavarur dhe u vendosën në Janinë dhe Vlorë.Kur Janina ra nën Greqinë,  shumë izraelitë të Janinës u shpërngulën për në Vlorë. Një prej tyre ishte edhefamilja e ime. Ne jemi krenarë që u lindëm e u rritëm në Vlorë. Mikpritja,  vëllazëria dhe dashuria e popullit vlonjat do të mbeten të paharruara për gjithë hebrenjtë. Por këto u demonstruan sidomos gjatë Holokaustit,  kur Vlora,  Kavaja,  Tirana,  Berati dhe qytetetë tjera të Shqipërisë u kthyen në qendra të vërteta të strehimit dhe mbrojtjes së refugjatëve hebrenj, vendas si dhe të ardhur nga Greqia,  Maqedonia, Serbia etj. Por kryeqyteti i parë i Shqipërisë moderne i ka hapur dyert e tij edhe për të përndjekur të tjerë.Gjatë viteve 1913-16 në ullishtat e Vlorës dhe nëTriport gjetën strehim mijëra fshatarë toskë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre të djegura e arat errënuara për t’u shpëtuar masakrave dhe krimeve të përbindshme të kryera nga administrata ushtarake greke e të ashtuquajturit Epir Autonom.Po ashtu,  mijëra banorë të Çamërisë,  që arritën t’i shpëtojnë gjenocidit të bandave fashiste të Zervës më 1944-45,  u vendosën në Kume dhe Çole të Vlorës,  fare pranë Kepit të Triportit.Dhe do të vinte viti 1999 kur Vlora plakë do të hapte sërish dyert e saj,  kësaj here për të shpëtuar një pjesë të gjysëm milioni kosovarësh që u shpërngulën dhunshëm prej regjimit shovinist serb. Për vlerat e mëdha dhe të njësishme të tij,  Kepi i Triportit,  duhet të kthehet në një Park Historik[Kombëtar ose Ndërkombëtar] për Nderimin e të Përndjekurve në Mesdhe. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik tëTriportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebreje të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit. Pasi i tha lamtumirë gruas së Ekrem bej Vlorës dhe mikut të saj Myqerem Janina dhe tek avioni ngrihej nga Rinasi atë pasdreke të vitit 1945,  ajo do të shprehej:“Lamtumirë,  Shqipëri. Ti më dhe mua kaq shumë: më dhe mikpritje,  strehim,  miq si dhe ngjarje me plot të papritura. Lamtumirë,  Shqipëri! Një ditë unë do t’i tregoj gjithë botës se sa trima,  sypatrembur,  tëfortë dhe të besës janë djemtë e tu; se si vdekja dhe e keqja nuk mund t’i trembin ata. Po të jetë nevoja, unë do të tregoj se si ata mbrojtën një grua refugjatedhe se kurrë nuk do të lejonin që ajo të cënohej, edhe sikur kjo t’u kushtonte jetën. Dyert e vendit tuaj të vogël mbeten të hapura,  o Shqipëri. Qeveria tuaj mbylli jo njërin por të dy sytë,  kur ishte e nevojshme,  me qëllim që t’u jepte njerëzve të varfër e të përndjekur një shans tjetër për të mbijetuar në luftën më të tmerrshme të të gjitha luftrave. O Shqipëri, ne e mbijetuam rrethimin prej humanizmit tuaj. Të qofshim falë!” [Ikje nëpër Ballkan,  Vetëjetëshkrimii Irene Grünbaum,  University of Nebraska Press,  f. 139].

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora