E enjte, 25.04.2024, 10:39 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Marcos, despotët me këpucë të arta

E premte, 08.08.2008, 02:11 AM


Gjithë bota kishte frikë nga ata. Mbanin shtetin nën frikë, hanin me copa të mëdha dhe kishin gusto ekstreme. Është fjala për diktatorët e shekullit XX, ashtu siç përshkruhen të gjithë në një volum libri nga kolegu ynë  amerikan, Peter York. Më kryesorët, të cilëve u bëhet një “trajtim mbretëror”, është çifti Ferdinand dhe Imelda Marcos, të fundmit e modës fashiste, të cilët kanë lënë ende në fuqi ligjin marcial.  Ende edhe sot mbajnë zyra të mëdha, që nënkuptojnë virilitetin dhe forcën, mobilje gjigante dhe këpucë që ndërrohen. Tablotë e gruas së diktatorit idealizojnë çiftin fatlum...

Për 21 vite në pushtetin e tyre, Imelda dhe Ferdinand Marcos akumuluan një shumë të përafërt me 5-10 miliardë dollarë. Imelda, gruaja e tij, i kundërshtoi akuzat, ndërsa qeveria filipinase ka gjetur deri tani vetëm 1.6 miliardë dollarë, nga të cilat qeveria ka rikuperuar rreth 900 milionë. E veja e diktatorit u rikthye sërish në Filipine në vitin 1991 dhe që atëherë ajo është bërë objekti i shumë proceseve, të cilat u finalizuan me burgim në 1998. Megjithëse duhet të qëndrojë pas hekurave për 12 vjet, ajo kurrë nuk është arrestuar. Kjo është gruaja 77-vjeçare e diktatorit, e cila në kohët e lavdisë, u bë e famshme për koleksionin e saj të këpucëve, rrobat firmato dhe diamantet, buliminë, pagjumësinë dhe frikën nga plakja, ndërsa dalja e saj në sytë e publikut ishte shokante për 85 milionë banorë të këtij shteti.
 
Në 1986, pas arratisjes së çiftit Marcos në bordin e një helikopteri amerikan, në dollapët e Imeldës “Fluturës së çeliktë”, u gjetën 1.200 palë këpucë. Imelda nuk shihte asgjë të keqe këtu, ndërsa në vitin 2001 ajo u shfaq me një buzëqeshje ndër buzë në inaugurimin e muzeut ku u shfaqën 200 palë nga këpucët e saj luksoze. Në moshën 76-vjeçare, e ve që nga viti 1989, Imelda Marcos është edhe sot një personalitet në Filipine. Jeton në një apartament luksi, e rrethuar nga truproja dhe shërbëtorë, ndërsa kur del në qytet është gjithmonë e shoqëruar dhe e krehur. Disa politikanë nuk ia hedhin sytë me të, por Imelda është e ftuar në party dhe ha dreka dhe darka me fisnikë. Vetëm pak muaj më parë ajo vizitoi një fshat që kishte pësuar rrëshqitje terreni, duke eklipsuar me veshjen e saj elegante presidenten Arroyo. Dhe, nga sa duket, familja Marcos do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm në politikën filipineze. E bija e madhe e ish-diktatorit, Imee, është sot në parlament, ndërkohë që djali i vetëm i tyre, Ferdinand Jr., është guvernatori i provincës Ilocos Norte. "Në mes të vitit 2006, në një intervistë për revistën “The Times”, Imelda Marcos zbuloi pasionet e saj për thonjtë e kuq, flokët e krehura në mënyrë ekstravagante dhe këpucët jeshile. “Do preferoja që muzikanti britanik, Fatboy Slim, të mos bënte muzikalin e tij sipas jetës sime, por s´mund të bëj dot asgjë. Më mirë do ta kisha bërë vetë, që t´i tregoja njerëzve se kush ishte Imelda e vërtetë.

Këpucët... pasioni i saj

Gjëja e parë që mban mend natën kur aktivistët politikë e morën me forcë nga Pallati Presidencial dhe e dërguan në ekzil, është që ia morën gjithë këpucët. Të njohur për stilin luksoz të jetës, e cila ishte në kontrast me gjendjen e kombit më të varfër të tokës, thuhet se Imelda dhe Ferdinand Marcos u detyruan me forcë të braktisnin 3.000 palët e këpucëve, 50 valixhet e mbushura përplot me bizhuteri, disa sutiena anti-plumb dhe një koleksion impresionant arti. “Rreth 10 tablo të Canaletto-s më kanë humbur! Këto janë të vetmet që më kanë ngelur”, u është ankuar Imelda Marcos vizitorëve, duke treguar me dorë një pikturë të Pissaro-s, një të Picasso-s dhe një të Gauguin-it, të vendosura në muret e apartamentit. Megjithatë, Imelda nuk është aspak larg të qenit e varfër. Apartamenti i saj i gjerë në katin e 34-t të një blloku luksi në një zonë të qetë të Manilës, vjen për shkak të së shkuarës së saj, pasi përveç objekteve me luks verbues, janë edhe të tjera të vendosura në livadhe me një gusto të shëmtuar, siç janë lulet plastike. Statujat e Budës prej ari ndodheshin afër tavolinës së kafesë së rrethuar me lule plastike, ndërsa rreth 80 pozat e liderëve të botës (Saddam Hussesin, Mao, Fidel Kastro etj.) janë prodhuar nga një material i riciklueshëm. “Nuk mbaj më bizhuteri, pasi m’i kanë vjedhur të gjitha. Gjithçka që kam nuk janë veçse disa plehra të ricikluara, që janë kthyer në bizhuteri. Smeraldet dhe rubinët janë në duart e të tjerëve”, deklaron Imelda Marcos për “The Times”. Pas një pauze, Imelda ka rikujtuar të shoqin e saj, Ferdinandin. “Ai vdiq nga shoku. Nuk i besohej deri në çastet e fundit.” Energjia e kësaj femre është legjendare, megjithëse duhet të përballet çdo ditë me një agjendë të ngarkuar, në zbatimin e së cilës bën çmos për ta mbajtur gjallë imazhin e saj në publik. Me një gjatësi prej vetëm 1.47 metrash, por me një imazh mbretëror, të mbështjellë nga bizhuteritë dhe nga kostumi i saj i kuq, ndërsa këpucët e saj, - një palë të krijuara manualisht nga një fshatar, hapin gjithmonë një subjekt diskutimi. “Nuk jam e fiksuar nga këpucët. Në fakt, asokohe, kur jetoja në pallat, pjesa më e madhe e tyre ishin të dhuruara nga një krijues këpucësh filipinas. Ndonëse shtypi e ka ekzagjeruar. Ata kanë shkruar se janë gjetur 3.000 palë. Por në fakt unë kisha rreth 200. Megjithatë, zakonet e vjetra vdesin me vonesë. Edhe tani ajo e ka koleksionin e saj me mbi 200 palë këpucë, kutitë e së cilave mbulojnë tërësisht një mur. Vetëm koleksioni i këpucëve të argjendta numëron 15 palë.

Imazhi i ri dhe lidhjet e saj

Kolona e saj zyrtare e katër makinave në rrugët e Manilës është diçka mëse e zakonshme. Shpesh shihet të zbresë nga ai varg dhe t’i shpërndajë të varfërve para. Për çudi, pavarësisht nga e shkuara e saj, fitoi vendin e gjashtë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992. Gjithashtu, familja Marcos është jashtë mase prezente në media. I biri, Ferdinand “Bong-Bong” Jr. është guvernatori i veriut të Filipineve, ndërsa e bija, Imee, është anëtare e Kongresit. “I shikoj çdo ditë në televizor apo në gazeta”, rrëfen ajo. Përgjatë 20 viteve, Imelda ka bredhur në tërë botën me avionin e saj personal (një Boeing 747), duke e lënë burrin e saj në shtëpi. “Dhe çfarë më është dashur? Një armë? Jo! Kam përdorur sharmin tim femëror”, zbulon ajo strategjitë diplomatike. Ky është edhe momenti kur ajo ka rikujtuar takimin e parë me Mao Tse Dong. “Në kulmin e Luftës së Ftohtë takova presidentin Mao. Fillimisht mendova se ishte veçse një plakush 80-vjeçar, kështu që ia mora dorën dhe e vendosa në ballin tim, shenja jonë e respektit me një njeri në moshë të thyer. Ai ma mori dorën tjetër dhe më puthi për të thënë më vonë: “Kur ajo më respektoi, unë jo vetëm që i akordova të njëjtin respekt, por edhe e admirova dhe e dashurova. Lufta e Ftohtë do të përfundonte vetëm pas pesë minutash”. Por më shumë kohë i kushtoi zgjedhja e problemit filipinas-mysliman me kolonelin libanez Muammar al-Gadaffi. “Katër ditë...”, thotë ajo, duke luajtur me duart e saj kornizën e një poze. “Më pyeti direkt pse nuk bëhem myslimane. Iu përgjigja se jam katolike dhe i thashë se as që di ta lexoj Kuranin... Ai më ndihmoi... dhe në katër ditë zgjodha problemin e qindra viteve”. Ndërsa me Fidel Kastron mban mend që ai t’i ketë thënë: “Në këtë Jeep kam hipur vetëm mamanë time dhe ty...”. Në një pjesë të kësaj dhome, në një tavolinë orientale, Imelda ka krijuar në të vërtetë një altar për ish-burrin e saj. Një bust të mbuluar nga medaljet dhe të rrethuar nga shumë fotografi. Marcos vdiq në 1989, kur çifti ndodhej ende në ekzil në Havai, por ende nuk është varrosur. Trupi i tij pret një varrim kombëtar në veri të Filipineve, por më parë Imelda duhet të marrë një miratim për funeral kombëtar.

Fedinand Emmanuel Edralín Marcos

Lindi në 11 shtator 1917 në qytetin e vogël Ilocos Norte dhe vdiq më 28 shtator të vitit 1989. Mori emrin e tij, Mariano Marcos nga e ëma e tij, Josefa Edralin, sipas mbretit Ferdinand të Spanjës. Përpara se të bëhej president i Filipineve midis viteve 1965-1986, Marcos ishte boksier, notar dhe kampion i wrestling-ut, ndërkohë që studionte në Universitetin e Filipineve. Përfundoi studimet si jurist dhe u bë pjesëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Filipineve (1949-1959) dhe anëtar i Senatit Filipinas (1959-1965). Gjatë Luftës së Dytë Botërore (kundër ushtrisë japoneze), ai u inkuadrua në divizionin e 21-të të Infanterisë si oficer inteligjence, ndërsa më pas mori rolin e liderit në të ashtuquajturën “Ang Maharlika”, forcën guerrilase në veri të Luzon-it. Në vitin 1963 ai u bë President i Senatit. Si president i Filipineve (1965-1986), hapi i parë që mori ishte infrastruktura dhe diplomacia ndërkombëtare. Megjithatë, administrata e tij ishte drejtuar nga një korrupsion masiv qeveritar, despotizmi, nepotizmi, represionet politike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Në 1986 ai u largua nga qeverisja me anën e një kryengritjeje, pasi u mësua se kishte investuar miliona dollarë në Amerikë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora