E enjte, 25.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Në mbretërinë Can Can

E marte, 12.08.2008, 10:28 PM


Image
Nga “Mullinjtë e kuq” (Moulin Rouge) te “Kuajt e çmendur” (Crazy Horse), nga 1800-ta deri më sot. Can Can vazhdon të lë me gojë hapur qejflinjtë e kabareve e jo vetëm! Nuk është nevoja të tulatesh për të parë ç’ka poshtë atij fustani marramendës. Pas pak ato do t’ua tregojnë vetë...

Origjina

Ishin pikërisht “kohët e arta të kënaqësisë”. Balerinat e kabaresë në atë kohë, që ende sot kujtohet si “Belle époque”, (“epoka e bukur”), nga nimfa lozonjare, kapërcyen ritmin e joshjes. Can Can lindi rreth vitit 1830 në Paris, në sallat e vallëzimit popullor të lagjes Montparnasse. Në fillim prezantohet si një version i përpunuar i “Galop”-it, një kërcim që mbyll zakonisht tipin e quajtur “le Quadriglie”. E thënë ndryshe, Can Can është një kërcim në çift, i përbërë nga lëvizje të gjera të krahëve e ngritje këmbësh: gjithçka nën një ritëm të nxehtë. Frymëzimi vjen nga koreografitë akrobatike të Charles Mazurier, një balerin i famshëm i asaj kohe, shpikës i spaccata-s, që do të kthehet shpejt në një nga figurat kryesore të kërcimit parisien. Karakteristikat e shfrenimit, sensualitetit, erotizmit dhe provokacionit përmblidhen në emrin “Can Can”, që në frëngjisht do të thotë “skandal”.

Suksesi

Ndodhi pikërisht kështu: ky kërcim i pafre deri në çmenduri pati përhapje të gjerë në publik, duke u transformuar në një formë të vërtetë arti. Ndërkohë që balerinët kanë pak sukses, buja vjen prej balerinave, me fustanet e tyre shumëngjyrëshe gati-gati vulgare, mbushur me pupla e qëndisje, që nxjerrin në pah këmbët e gjata dhe dekoltetë provokuese. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Moulin Rouge mbajti patentën e lokalit me kërcimin Can Can. U shfaqën yjet e para: Louise Weber, një vajzë provinciale që u njoh me emrin e saj të artit La Goulue; Jane Avril dhe koreografi Pierre Sandrini shpikën të famshmin “Can Can francez”.

Can Can-i sot

Ngarkesa erotike e këtij kërcimi mund të ndeshet në ditët e sotme në spektaklet marramendëse të Crazy Horse në Paris, që ofron koreografi të sofistikuara nudosh, kryevepra të gjalla joshjeje dhe misteri. Gjatësia e balerinave shkon nga 1.58 në 1.75 m, pesha rreth 51-54 kilogramë, mosha maksimumi tridhjetë vjeç dhe mbajnë zhartiera dhe reçipeta të ngjeshura pas bustit.

 

Image
BOX

Ku, si dhe kur

 

Spektaklet: për të përjetuar emocionet e mbrëmjeve parisiene, propozimet vijnë prej të famshmit Moulin Rouge; për atë që ndihet i mikluar nga erotizmi me klas, asgjë nuk mund të krahasohet me Crazy Horse; lokal tjetër tradicional është edhe Lido, që paraqet kërcime shumë të kërkuara, nën ekzibicionin e balerinave të mrekullueshme, pothuajse të zhveshura, të zbukuruara me pupla, temina e gurë shkëlqyes.

 

Muzikalet: “Broadway” nuk ka qenë asnjëherë indiferent ndaj joshjes së padiskutueshme të kërcimit francez. Kështu, më 1953, Cole Porter vë në skenë muzikalin “Can Can”. Të famshme kanë qenë edhe operetat e kompozitorit Jacques Offenbach. Can-can-i i tij më i njohur është ai i Galopit të Ferrit në operetën “Orfeu në ferr”.

 

Kinemaja: Nëse në Francë Jean Renoir xhironte më 1954 “French Can-Can”, më 1960 Frank Sinatra dhe Shirly Maclaine ishin protagonistët e filmit muzikal Can-Can. Sigurisht, nuk mund të lëmë pa përmendur, ndoshta më të bujshmin, Moulin Rouge, me të pakrahasueshmen Nicole Kidman.

 

Arti: Qysh në fillim, Can Can-i, protagonistët e tij dhe vendet në të cilat kërcehej u gdhendën në telajot e piktorëve më të famshëm. Kuadrot më përfaqësuese janë ato të Toulouse-Lautrec, i cili përqendrohet te balerinat, tek të cilat shpërthen më tepër bukuria vulgare. Të paharrueshme janë edhe pikturat e George Seurat, Edgar Degas dhe Pablo Picaso.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora