E premte, 29.03.2024, 07:11 AM (GMT)

Mendime

Nëngurra: Ndalni sjelljet rrugaqe kryesi e SHIK-ut

E hene, 23.05.2016, 08:04 PM


NDALNI SJELLJET RRUGAQE KRYESI E SHIKUT QË JE KAMUFLUE NË VELLON E LDK-SË

Nga Bardh M. Nengurra

Virusi shkatrrimtar i SHIK-ut që u fut me porosi të Serbisë në LDK prej se u formue kjo Levizje Gjithpopullore Shqiptare e cila ma vonë u shendrrue në parti politike dhe e cila suksesëshem i priu proceseve të shtetbamjes së Dardanisë por ky virus panderpre ka shkatrrue LDK-në dhe vazhdon ta shkatrrojë tue mos zgjedh mjete as metoda.

Te flas në detaje ketu asht e tepert sepse tashma janë të njoftuna  jo vetem per shqiptaret , por per mbar opinionin botnorë tradhëtitë, shantazhet, vrasjet , kurthat, pengesat, kerrcnimet, linqimet , degradimet, poshtrimet , dhunimet ( sipas disa deshmive ka pas rast kur edhe mashkullin e kan dhunue banditet e LPK-SHIK-ut per të vetmin faj pse ai ka qen adhurues apo veprimtar i LDK-së së Ibrahim Rugovës. Në nji libër ka nji rast ku autori që asht me titull akademik shkruen se si në nji të ashtuqujtun kasermë e SHTAB i UÇK-së e kan arrestue dhe perveq maltretimeve fizike edhe e kan dhunue seksualisht dhe pas kësaj e dergojnë drejtë nji pylli per ta pushkatue, por në rrugë hasin në Komandantin e tyne dhe ai e shpeton dhe nuk e vrasin pasi ai komandant paska pas simpati per Akademikun dhe punët e ti shkencore. Kjo që po e them asht e shkrueme në nji liber kronikë per kohen e okupimit dhe luftës, librin e kam ketu në shtepinë time. Dhe po pati reagime do skanojë faqen ku autori shkruen per rastin dhe pastaj do dihet cilet ishin dhunuesit dhe padyshim se librin do e dergojë në Gjykaten speciale. Autori ketu potencon nofken ushtarake qe e ka pas dhunuesi dhe torturuesi dhe edhe emnin e ti te vertete. Une po e them se ai sot asht deputet i Parlamentit te Dardanisë.

Dhunimi i radhes, dhuna fizike para tri ditve u ba kundër nji personaliteti meritor, kunder nji Atdhetareje, kunder nji aktivistje qe gjysem shekulli veproj per Atdhe e liri të Dardanisë. Dhunë fizike u ushtrue kunder nji zonje që ka reputacion dhe respektohet në shtetin mik në Gjermani personalitet që ka gradë ushtarake në sherbimet e sigurisë gjermane.

Dhe veç kësaj kjo asht vajza e Heroit të Dardanisë dhe kombit Jusuf Gërvalla , asht mbesa e Heroit Bardhosh Gervalla, asht pinjolle e familjes qe neper shekuj asht flijue dhe ka dhan gjithcka ka pas per ta mbrojtë dinjitetin dhe Atdheun tonë Dardaninë. Asht ushtrue dhunë fizike kunder zonjës, bashkëshortes, nanës , bijës dhe motres DONIKA GËRVALLA.

Pse u ushtrue kjo dhunë, dhe kush e ushtroj?!

Kundershtarët politik apo rivalet askush nuk i don, por nuk ka asnji popull tjeter në boten europrendimore qe ka urrejtje patologjike ndaj rivalve dhe kundershtarve sikur ka populli shqiptar.

Populli shqiptar rivalin e urren aq shumë sa kunder ti ban gjithçka qe ta pengojë, ta paaftësojë dhe shizofrenia shqiptare shkon aq larg sa rivalet shpesh edhe vriten në menyrat ma misterioze dhe keshtu hiqen qafe.

Domosdo duhet ta baj nji kronologji qe nga dita kur u formue LDK-ja me 23 dhetor 1989 në Baraken e Shkrimtarve në Prishtinë.

Aty perkrah Dr. Ibrahim Rugovës u futen jo vetem atdhetar me tituj akademik dhe veprimtar trima, por aty u futen edhe personalitete të dyshimta , u futen ish të burgosun politik, ish antar të LKJ etj etj.

Koha ma von ka dëshmue se futja në kryesi të LDK-së e antarve të LPK-së enverostaliniste ka ba damet ma të medhaja jo vetem kunder LDK-së por kunder shtetformimit të sajë dhe procesit të zhvillimit te luftës së UÇK-së.

Derisa Ibrahim Rugova ishte gjallë SHIK-u sado qe kishte njerzit e vetë në LDK, nuk ja delte ta shkatrroj definitivisht LDK-në.

Ikja në botën e amshueshme e Ibrahim Rugovës ishte fillimi i shkatrrimit të LDK-së nga SHIK-u - PDK-ja permes njerzve të shitun dhe servil të Hashim Thaçit, Xhavit Halitit e Kadri Veselit.Plasaritja e parë filloj në Kuvendin e 6-shtë të LDK-së qe mbet i njohun si kuvendi i karrikave dhe vazhdojë me kohen e liderizmit nga Prof. Fatmir Sejdiu i cili u ba qingji urtak ma i ndegjueshmi i Hashim Thaçit. Qyqarllaku i Fatmir Sejdiut në raport me Hashim Thaçin solli deri te pakënaqësia e madhe te votuesve të LDK-së të cilet pahamendje te indinjuem me z. Sejdiu në befasinë ma të madhe sollen në postin e liderit të LDK-së nji njeri qe asnjihere nuk ka qen antar i LDK-së, nji njeri qe kishte disa afera ( të vertetueme tashma me fakte ) kundër vetë IBRAHIM RUGOVËS. Pra lider i LDK-së u zgjodh Isa Mustafa. Ky njeri shumë i perfolun dhe misterioz dhe mjeshter per tradhëti, dredhi, nderskamca dhe perjashtime ngadal por sigurt arriti të ngjitet deri te posti i kryeqeveritarit të Dardanisë.

Tash nga frika se dikush po ja merr postin e liderit të partisë e me këte edhe ate të kryeqeveritarit ky njeri krijoj rreth vetes nji klan mafioz dhe secili antar i këti klani ka nga disa dhetra servil të cilet pameshirshem luftojnë rivalet e liderit të tyne dhe klanit te ti dhe lufta bahet me metodat ma të liga dhe ma ç`njerzore.

Në kuvendin e fundit të LDK-së sekretari i sajë Ismet Beqiri nga Prishtina dirigjonte kuvendet e degve githandej Dardanisë dhe edhe ato te mergates tonë. Unë do flas këtu per keqvajtne e matrapazllaqet e kater degve. Në Zvicërr shteti ku Dega e LDK-së bashk me ate të Gjermanisë kan qen shtyllat ma të forta të perkrahjes së shtetbamjes së Dardanisë per diku dy dekada rresht, Dega atje mbajti kuvendin e sajë ( sipas informatave qe i kam marr me shkrim nga Saim Tahiraj dhe nga Shefqet Dibrani ) dhe fitues doli pas tri radhë votimesh z. Shefqet Dibrani e ku kryetari i maparshem z. Haki Latifi emnohet nenkryetar dhe i cili miqësisht pranon fitoren e z. Dibrani dhe e uron ate. Mirpo posa mirret vesh kjo Kryesinë e Partisë LDK në Prishtinë e merr tmerri. Thirret ish kryetari Latifi bashk me ish kryesinë e degës dhe urdhnohen qe mos ti pranojnë punimet e kuvendit atje.

Në Gjermani ndodh peraferishtë e njejta gja. Atje pasi me vite dikur dega ma numerike me antar , ishte e shkaperderdhun mbidhen disa aktivist ma te devotshem dhe veprimtar të perhershem te LDK-së dhe fillojnë aktivitetin per mbajtjen e kuvendeve të nendegve dhe forumeve dhe nga kjo mbajn edhe kuvendin e Degës me ç`rast lidere zgjidhet Zonja Donika Gërvalla.

Se gjithçka ka shkue me rregulla sipas statutit të LDK-së pos Donika Gervallajt flasin edhe Prof. Idriz Zeqiraj, Fazli Hajdaraj, Emrush Çeku, Shpend Shala, Hysen Çekaj etj, etj te gjithë këta me nji bagazh veprimtarije atdhetare që asht dhjet here ma e madhe dhe ma sublime se ajo e të gjithë antarve të kryesisë së LDK-së në krye me Isa Mustafen.

Në Norvegji ku unë jetojë qe 27 vite me direktiven dhe perkrahjen e dy tre mafiozve të kryesisë së LDK-së nga Prishtina me vite mburret dhe kakariset njifar Daut Haxhaj qe mbet kryetar i perhershem i deges tonë. Me qellim qe Dauti të zgjidhet apo te mos zgjidhet, sipas rregullores dhe statusit të partisë unë Bardh Nengurra, z. Enver Seferi, z. Ejup Gashi, z. Naim Seferi , z. Ali Galla, z.Rrustem Seferi, z. Shefqet Avdimetaj të gjithë bashk per shkak te largësive me njeni tjetrin kemi bisedue me telefon mes veti dhe per mos me krijue shpenzime jemi marr vesh edhe permes emaileve në posten elektronike qe kryetar i degës të mbetet edhe ma tutje Daut Haxhaj, por me kusht qe delegat per kuvend të dergohet z. Enver Seferi. Dhe neve të gjithë pos Daut Haxhaj dhe Naim Seferit( qe paksa hezitonin ta pranojnë propozimin tonë ) jemi dakordue se nese ky propozim nuk pranohet unanimisht , atëhere do thirret Kuvendi i Degës dhe edhe të nendegve dhe do dalim me disa kandidat per kryetar në Degën e LDK-së në Norvegji dhe le të fiton kush të fiton dhe pastaj ai kryetar do jet delegat në Kuvendin e LDK-së në Prishtinë. Por meqense z. Enver Seferi dëshronte te jet delegat neve gjetem kompromisin qe Kryetar të mbetet edhe nji mandat z. Daut Haxhaj, por delegat të shkoj z. Enver Seferi.

Z. Enver Seferi vjen në vendlindje disa javë para se me u mbajt Kuvendi i partisë  dhe pas ti në vendlindje vi edhe unë per pushime. Kater ditë pa fillue kuvendi punet z. Enver Seferi e therrasin organet e byros së punësimit per nji pune qe patjeter duhej ta kryente në Norvegji dhe ai kethehet atje. Kur shkon lajmron kryetarin z. Daut Haxhaj se ai do mungojë nga kuvndi i partisë dhe ata mirren vesh pasi qe unë veq isha në Istog qe unë ta perfaqësojë degen e LDK-së te Norvegjisë në kuvend.

Mirpo Isa Mustafa ndihej shumë komot dhe nuk frigohej nga kunderkandidatet Prof. Fatmir Sejdiu dhe zonja Vjosa Osmani,

por kur pau se delegat nga Zvicrra , nga Gjermania dhe tash edhe nga Norvegjia do jen persona të tjerë e jo servilet e klanit të ti ai në moment vendos që tu mbyll derën delegatve të ketyne degve.  Komplet delegatet e Degve në fjal gjeten deren mbyllun dhe nuk u lejuen të jen pjesëmarrës në Kuvendin e Partisë.

Në Kuvend nga dyert mbrapa ( ndihmëse të lokalit ku mbahej Kuvendi ) u futen persona te pa autorizuem dhe pa asnji votë nga baza e tyne nga ata vishin. Për qudi nëper at derë kalojë edhe kryetari i Degës time në Norvegji z. Daut Haxhaj.

Pse kjo ka ndodhë kam thanë edhe ma heret dhe po e perserisë. Nuk thotë kotë fjala e popullit, ...mos i shit shalqin ( boston ) ati qe e mbjell vet shalqinin....

Isa Mustafa me metodën ma perfide diten e fillimit të punve të Kuvendit ja pat marr LDK-në nga dora Fatmir Sejdiut dhe po ky Isa Mustafa tash pati frikë mos asht skenari i njejt i pergaditun me ja marr Donika Gërvalla këti partinë. Pra ai ka pas frikë se mos mbrenda po del propozimi i dikujt per Donika Gërvalla si kryetare dhe se edhe Vjosa Osmani e Fatmir Sejdiu do e perkrahin Doniken dhe keshtu Isa mbetet jasht rrjedhave. Nuk besojë se ka pas asnji arsye tjeter të na mbyllet dera neve delegatve të mergatës shqiptare, neve qe 25 vite kemi dhan gjithçka per LDK-në dhe per Dardaninë. Mirpo prapa kësaj frike qendron SHIK-u dhe PDK-ja e Hashim Thaçit e Kadri Veselit sepse ata tmerrohen nga figurat e formatit të Donika Gervallës dhe bashkveprimtarve të sajë, si dhe nga figurat e veprimtarve nga mergata e jonë në Zvicër dhe gjithandej Europës. Tmerrohen sepe i kan duert e lyeme me gjakun e bashkveprimtarve të babas së Donika Gervallës Heroit Jusuf Gërvalla dhe edhe të vet Jusufit, Bardhoshit e Kadri Zekës. Shkaku se Isa Mustafa me bashkveprimtaret e vetë jan argat të SHIK-ut dhe të PDK-së u perdoren metodat ma antidemokratike dhe antistatusore kunder mergimtarve të zgjedhun per delegat në deget e nendeget e veta nëper shtetet europrendimore.

Patjeter se pata nevojë ta baj këtë hymje paksa të gjatë per ta spjegue rastin ma makabër dhe ma të lig qe bani klani i servilve të Hashim Thaçit, Xhavit Halitit e Kadri Veselit kunder Donika Gervallës.

Dhuna e perdorun kunder Donika Gërvalles asht sinjal ogurzi për popullin tonë në Dardani. Nese kjo dhunë nuk ndeshkohet nga institucionet e drejtësisë dhe nese vetë votuesit e LDK-së nuk e ndeshkojnë klanin e mafiozve Isa Mustafa, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri, Agim Veliu , Haki Rugova, Sabri Hamiti, Naser Osmani etj, etj, Dardaninë e ka hangër dreqi dhe mjer ajo.

Perdorimi i dhunës kunder nji personaliteti qe e vetme ka bagazh Atdhetarie dhe vepra madhështore per Atdhe e komb ma shumë se komplet kryesia e LDK-së dhe e të gjitha partive tjera në Dardani asht poshtërsia ma e madhe që ka ndodh në kohet moderne në këto troje. Quditem tash kur rastis të lexojë disa të vetqujtun analist e gazetar qe kan ftyra psikopatesh dhe të cilet jan ba lecka qe vetem në prapanicë ndoshta kishte me i perdor nji njeri normal dhe të cilet thonë se Këshilli i Pergjithshëm i LDK-së nuk asht livadh pa derë me hy aty kujt ti teket me vjen me bertitë me za dhe me sha Zotin që ka krijue krijesa të tilla bastarde. Kur lexojë arsytimet e poshtra të vetë Kryesisë së LDK-së per rastin më vjen me piskat me za dhe me mallkue qastet qe i ka krijue Zoti këta bandit idiot antiatdhetar dhe bastard me shpirt.

"Analisti famoz" , servili dinjitoz i liderve të LDK-së, megalomani dhe narcisoidi që mendon se asht shumë i dishem dhe i zoti sa andrron se Isa Mustafa do e emnon ambasador në Zvicërr dhe padyshim se këto premtime boshe ja japin Isa Mustafa dhe Haki Rugova këti budalle qe asht shok i gjeneratës me Hakiun. Si nuk ke turp o mjeran, po ti së pari nuk ke pregaditjen shkollore per të tangue aty ku po shkapurdhë dhe po grrithesh të ngjitësh, ti nuk ke as bagazh familjar që te na prezantohesh si dikushi, dhe a e ke ndermend me dal para pasqyres me e pa ftyren tande të budallës dhe me u ndal me budallaqet qe po i ban.

Ti ta sulmosh Donika Gërvallën, ta ironizosh me kafshen shtepiake qe paska pas mendue se po hyn në ara e livadhe , po ku ka ma poshtersi o budallë që as emnin nuk ma zan goja me ta permend se pastaj duhet me shpenzue nji tubë me kollodont me pastrue gojen time. Po kush je ti qe sulmon Donika Gërvallën?! Si nuk e shef se je ba palaqo dhe po qeshin me ty tan njerzit normal të vendlindjes tande?! Ti rrehin krahet vetem mafia e pushtetit sepse ti atyne ju sherben. E ke traditë familjare me i sherbye pushtetit ti. Din ti se nji familjar i yti ka qen i zellshem per sherbim pushtetit. Fshije at shkrim o budallë se u bane horë e Zotit dhe nji ditë do detyrohesh me var veten nga budallaqet qe po i ban sepse kan me ti mbajt njerzit para hundeve ato.

Unë ma në fund u binda dhe ja tash po e baj publike këtu.

Në rrugen Rexhë Murati në Istog në banesen time në kompleksin banesor të Ylber Blakajt hap deren per ngushëllime sepse nga dita kur ka ik në Amshim Dr. Ibrahim Rugova ngadal ka fillue te vdes edhe LDK-ja dhe kjo vdiq tash me perdorimin e forcës fizike dhe dhunës poshtruese kunder Atdhetarës Donika Gërvalla. Si LDK-ist i devotshem pranoj ngushëllime dhe i falemnderoj ata qe vin të me ngushëllojnë.

LDK nuk vdiq nga smundjet , ate e vran ngadal dhe e varrosen antaret e kryesisë sësajë.

LDK nuk mund te ketë ma perderisa kryetari i sajëIsa Mustafa derisa nuk arriti të bahet lider i sajë jo vetem se nuk ka qen antar me librezë antarsie  i LDK-së , por ai sa ka mujt e ka sulmue dhe ka ndihmue në shaktrrimin e sajë.

Nuk mund te ketë LDK ma kur nenkryetari i sajë ishte militant i PARTISË LIBERALE dhe në LDK u fut per perfitime biznesore tue harrue se e ka perqesh krijuesin e LDK-së dhe ka qen kundershtar i Ti.

Nuk mund të ketë LDK kur nenkryetarja e sajë asht nji zagaricë qe per të gjallë të Ibrahim Rugovës në foltoren e Parlamentit të Dardanisë ka sulmue banalisht vetë Ibrahim Rugoven. Kjo zagaricë ishte militante antirugoviste kur vepronte me Veton Surrojin në particken jugasllave ORA.

Nuk mund të ket LDK ma kur edhe nenkryetari tjeter llapjan asht mafioz.

Nuk mund te ketë LDK perderisa tjetri nenkryetar i saje asht nji bastard me sjellje qe para kamerave ekspozon bythet gjate nji namazi ne nji xhami, qe trupin e ka perplot percing e tatuazhe, qe shkoj me shetit me para te taksapaguesve ne Meken arabe dhe qe kur i duhet kjo, thotë jam haxhi , qe e legalizoje arabizimin e shkollave ne Gjilan ne kembim per vota te xhihadistve antishqiptar , por i cili sado qe trumpeton se asht fetar ai konsumn alkool dhe cka jo tjetër sepse thjeshtë asht njeri i panjeri, matrapaz i deshmuem tashma.

Nuk mund të ket LDK ma kur sekretari i sajë nji burrec sa bubrreci por me sherre sa bjeshka shkatrron LDK-në dhe i sherben SHIK-ut të mafisë. Ky sekretar asht aq i lig sa kur Ibrahim Rugova e pat vu gurin e themelit per ndertimin e KATEDRALES në Prishtinë, nga inati dhe xhelozia në Ibrahim Rugoven , ky bubrreci i vogël organizon njerzi me ja shti minat ati guri themeltar, por fatmirësishtë plani dekonspirohet dhe deshton. Mirpo dosja per rastin asht në policin e EULEKSIT.

Andaj të gjith juve LDK.istve të mirfilltë ju shprehi ngushëllimet ma të sinqerta per vdejen e partisë tonë LDK.

Zoti ju lasht shendosh.



(Vota: 22 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora