E enjte, 28.03.2024, 10:13 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Ecja drejt tradhëtisë

E hene, 23.05.2016, 06:22 PM


VETËDIJA DHE ECJA DREJTË TRADHTISË

Nga Afrim Caka

Është e domosdoshme t’i kuptojmë më mirë disa gjëra themelore!

Ne duhet të pyesim pse jetën tonë duhet privuar nga vlerat kombëtare.

Edhe pse shteti flet tërë kohës:

“Unë jam shërbëtor i popullit”, në realitet është pikrisht e kundërta...

Këta shërbëtor u bënë zotër të partive e të pushtetit, sepse në duart e tyre është pushteti, dhuna e kufijtë, atyre u përket e gjithë burokracia, ata kanë armën. Ata e përdorin e gjithë fuqi kundër pak individësh të pabindur, të pa pabindurit e së vërtetës, që rebelohen kundër traditave të vdekura, që ngrihen kundër bëstytnive nga më të ndryshmet.

Në tokë vetëm shtetit i duhen rregullat. Asnjë kafshë nuk ka nevojë për rregulla. shteti ka nevojë për rregullat për shkakun e thjeshtë që ai të pushojë së qenuri kafshë, tradhtar, sepse ende nuk është bërë siç duhet njeri i vlerës kombëtare. Tradhtari ndodhet në një gjendje të varur mes udhërdhënsit dhe tapis së moçme. Ja se përse ai ka nevojë diciplin dhe rregulla.

Nëse do të mbetej kafshë, atëherë përse do t’i duhen rregullat tradhtarit? Tradhtarët jetojnë mrekullisht pa asnjë ligj, kushtetuta, rregulla dhe gjukata. Mirpo, nëse tradhtari bëhet me të vërtetë njeri, jo vetëm nga emri, por në realitet edhe nga karakteri... Lëreni të jetë vetëdija juaj ajo që përcakton mënyrën tuaj të qeverisurit. Kjo është një tradhti, mëkat: të lëni tjetërkënd të vendos menyrën tuaj të qeverisurit. Pse është një tradhti? Sepse nuk do të zëni rrënjë kurr në jetën tuaj. Me këto mendë që keni, mos u kthefshit kurr në qeveri! Këtyre u këndoftë korbi mbi varrë!

Personaliteti i një tradhtari braktiset shumë shpejtë, kështu ai nuk mund të zbulon individualitetin tij. Këtë që ne e quajmë personalitet ai nuk është ai: tradhtari është një maskë me të cilën të tjerët i’a kanë veshur këtij; nuk është realiteti i tij autentik, maska ia mbulon fytyrën e tij origjinale. Ha, ecën, jeni duke mbajtur një barrë të rëndë tradhtie. Gjithçka përbën një turpë, një tradhti kombëtare, po mbani në shpinë një barrë turpi të panevojshme tërë të kaluarën e tyre familjare. Dhe ky është personaliteti dhe maska që mbulon fytyrën e tuaj. Dhimbja tyre është e tillë që ka nevojë për një anestezi: sigurishtë, kjo e tashmja është e tmerrëshme, por nesër si do të shkoj e ardhmja e jonë?

Popujtë fqinjë kanë bërë një shërbim të madh vendeve të tyre: kanë çrrënjosur të gjitha barërat e këqija. Por për të bërë një shtetë nuk mjafton të çrrënjosësh tradhtarët e këqijë; është punë që bën pjesë në krijimin e një shteti pa spiun e tradhtarë. Tashti ne duhet të mbjellim dashurinë ndaj atdheut. Duke qenë se atdhetarët nuk mungojnë, mungojnë vetëm vlerat që duhet t’i ketë çdo shqiptar.

Tani duhet ta krijojmë vlerën. Qeveria nuk i ka afruar asnjë vlerë shoqërisë. Pushteti duhet të mbështet idenë që kur ky popull ka të bëjë me mungesën e vlerës dhe ekzistencën e saj. I zhveshur nga çdo vyrtytë kombëtar:

“Të bëhet çlirimi nga nënshtrimi shtatëmbëdhjetë vjeçar, nga konformizmi dhe kushtëzimi që e na ka mbërthyer për fyti”.

Ja ku jemi! Pse duhet ne shqiptarët të jemi të privuar nga vlera e nacionalizmës. Duhet të mbështetemi mbi diçka, që quhet vlerë. Është një dëshirë dhe një aspirat e vërtetë, që tradhtarëve t’ju presim rrugën që i kemi rrotull. Ne, vetës duhet t’ia kthejmë vlerën, për ta krijuar vetveten për t’u kthyer në një pikë referimi. Kjo nuk është një gur që pret të zbulohet, që rri aty në pritjë seri sa ta zbulojmë; është diçka që duhet të çelë në qenien tonë dhe duhet mbjellur faren e dijës dhe të lirisë për t’u kthyer në një pik referimi për vlerat që kemi!

Vlera është një pjesë e brendëshme e natyrës shqiptare, është vetë shpirti i tij. Duhet të bëhet përhapja e vlerës së nacionalizmës, sepse qenia e vlerës lind vetëm nga të bërit. Të bërit është vlera e jonë dhe i tillë mund të bëhet nëse është në lëvizje. Një ujë që nuk lëviz stërkeqët dhe vetë shkatrrohet. Sepse na kërkonin tradhtarët të vdekur të na shndërronin.

Udhën që kemi nisur duhet ndjekur dhe nuk jemi nga ata burra që duhet të tërhiqemi. Duhet ndjekur pas...

Rroftë Shqiperia etnike. Rrofshin shqiptarët.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora