E premte, 19.04.2024, 08:18 PM (GMT+1)

Mendime

Sylejman Salihu: Diktatura e LDK-së

E diele, 22.05.2016, 02:03 PM


Diktatura e LDK-së

Nga Sylejman Salihu

U pa edhe dje,  se LDK-ja ka humbur rrugën demokratike dhe madje ka devijuar aq shumë, sa nuk kursen edhe dhunën. Madje dhunën fizike aq më keq ndaj grave!!!Për të qenë e keqja edhe më e madhe dhuna përdoret kundër vajzës së heroit të kombit, Jusuf Gërvallës!!!Pamjet që dha RTK-ja flisnin për dhunë jo vetëm psikike por edhe fizike. Asaj nuk iu lejua të hyjë brenda në partinë e saj!!!Ç'mund të thuhet tash për këtë parti? Ka frikë? Nga kush ka frikë? Nga anëtarët e vetë, madje nga kryetarja e një dege të saj, që është shumë e fortë në diasporë, mbase më e forta në Gjermani. Kush e bën këtë? Kush e nxitë këtë? Kush e ushtron këtë? Kush tjetër, veç diikatorit të saj dhe mendësisë diktatoriale të kryetarit të qeverisë së Kosovës, Isa Mustafës!!Dhe eskortës së tij bashkë me ngelacakët dhe teknefesët bronhial. Të këtij kameleoni që ndërron ngjyrat dhe fytyrat!!Të këtij diktatori të mendësisë komuniste, i cili ka ushtruar dhe ka shijuar të gjitha postet, që i janë ofruar në të gjitha regjimet!!!I vetmi nga diktatura komuniste në Evropë që ende është në pushtet!!!As një transformim nuk është bërë në kokën e tij. Si mund ta çojë ky njeri përpara një popull, të cilit edhe i ka humbur rruga në oborr dhe nuk di se kë duhet ta vë në ballë dhe për pasojë edhe po vuan këto vuajtje. Ai kryeministër që firmos "me duar në xhepa" faljen e tokave të Kosovës ç'të mira mund t'i sjellë Kosovës, veç të ligave gje gjëmëve!!!Ai kryeministër i Kosovës dhe kryetar partie i LDK-së që e bën li e lesh Kosovën me "Zajednicë" duke e shkërmoqur Kosovën nga të gjitha anët dhe duke e lënë pa identitet hapësinor, etnik dhe politik !!!. Ai kryeministër që ngre dorë me çakejtë e vetë kundër Donika Gërvallës, vajzës së heroit Jusuf Gërvalla!!!Çfarë zhburrërimi i kanë bërë vetes ai dhe ata dje? !Ajo që i sfidoi këta lepurushë dhe u kërkoi mejdan burrërie!Sepse ajo ka kredo dhe taban atdhetarie si edhe kulturë që mendon ndryshe nga ç'mendojnë puthadorët dhe sejmenët e Isa Mustafës. Zëri i saj u ngulfat. Por zëri i saj nuk mund të shuhet. Ai zë shpërthen edhe më shumë. Por mund të pyesim: a mos po vritet përsëri Jusuf Gërvalla në liri, për të cilën jetoi, punoi dhe vdiq? Teksa vihet dorë mbi gjakun e tij, mbi njerëzit e tij, mbi fëmijët e tij? Këtë e durojnë vetëm shqiptarët dhe vetëm elektorati i LDK-së. Ky elektorat duhet të reagonte menjëherë. Por ky elektorat është i përgjumshëm!E ku ka më keq? Por edhe diçka tjetër është për t'u habitur:ku ishin gratë tjera që nuk reaguan , përveç Vjosa Osmanit? Ku ishin ata zëra që aq shumë krrokasin në raste të tjera për fare pak gjë dhe sot heshtën? Heshtën për një zonjë që ishte kurdoherë zëri i lirisë së atdheut të saj të robëruar, jo në qarqe të ngushta por aty ku dëgjonte Evropa. Ç'është kjo heshtje e tyre? A nuk është për të ardhur keq kur shikojnë dhe bëjnë sehir sesi torturohet raca dhe gjinia e tyre? Mungesë guximi qytetar apo diçka tjetër? Kjo i ngjan një trishtimi, në mos është edhe trishtimi vetë!. . .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora