E shtune, 20.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Diplomacia e Kosovës është aq e sigurt sa edhe vetë njohja e pavarsisë së saj

E shtune, 16.08.2008, 08:21 PM


Skender Korça
Diplomacia e Kosovës është aq e sigurt sa edhe vetë njohja e pavarsisë së saj

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Kosova është në Europë, por jo edhe anëtare e BE-së. Ky është falemnderimi historik në rruzull toksor që është gjeografikisht në Europë, sepse ende për të qenë në këtë bashkësi na duhet punë, na duhen edhe më shumë njohje të shtetit si dhe na duhen edhe mënyra të të përfaqësuarit diplomatik.
Tundimet e shovinizmit serb ishin jo vetëm ato fizike, me karakter shfarosës por edhe në planin diplomatik ishin dhe mbetën pjesa më e egër e këtij tundimi qoftë politik, diplomatik si dhe integrues.
Doktrina shoviniste serbe është gjallë edhe sot e gjithë ditën në Serbi, ne vendet ku lobojnë serbët, na rajon, në Europë etj...madje me dorë të zgjatur edhe në OKB, vend ku Kosova synon një ditë një ulëse në këtë mekanizëm ndërkombëtar. Kjo Serbi propagandon se Kosova është  inse serbe, kinse është djepi i trashigimisë dhe i vlerave të tyre religjioze, me karakterin e saj agresiv dhe nuk është një shfaqje tjetër pos racizmit dhe frymues kundërperëndimor e kundëramerikan që mbizotëron sot në Serbi. Mirpo ajo ka të zgjidhur problemet e përfaqësimit diplomatik,kundër kësaj që Kosova ende nuk ja ka nisur të ecë në këtë segment. Mbajtja gjallë e kësaj doktrine shërben, nga ana tjetër, edhe si një mjet për të larguar vëmendjen tek problemi i mprehtë i pakicës serbe në Kosovë, të përbërë nga jo tjerë por vetëm serbët e Kosovës, një pakicë e arsyeshme si term, ku Serbia përmes “diplomacisë së vet” me një rrenë diplomaci ajo historiografinë serbe dhe propagandën edhe të kishës dhe shtetit serb në Kosovë,u përpoqën dhe po përpiqen për ta mohuar karakterin e vërtetë të Kosovës dhe shtetësisë së saj.
Kurse “diplomacia kosovare” është  më së se e fjetur dhe se nuk po i kundërvehet aspak gënjeshtrave të saja ndërkombëtare gjë që ka stopuar njohjen edhe më të Republikës së Kosovës.
Përgjegjësia e BE-së domosdo do jetë një ditë shteti i ri i Republikës së Kosovës sepse Kosova me një falemnderim historik  që është në Europë, po modelohet me ligje dhe nisma europiane.
Përgjegjësia i mbetet BE-së e tërë Europës , sepse BE-ja dhe Europa ka ndërmarrë hapa të lavdërueshëm për mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe, për të cilën gjë me asnjë mund ja ka arritë të ja dal me rezultat më se të mirë sepse ato të drejta në Kosovë janë model botor sepse besojmë thellë se nuk ka vend në botë ku më shumë se në Kosovë respektohen minoritetet dhe të drejtat e tyre. Por organizmat e Brukselit e kanë injoruar këtë gjë deri më sot, problemin e barabarsisë së dhe respektimit të të drejtave apo diplomacia dhe paria e Kosovës nuk po dijnë mirë me ja shpjeguar këtë gjë për minoritetet dhe pakicat në Kosovë, e në veçanti për pakicat serbe. Brukseli kufizohet vetëm me kritika kozmetike ndaj Serbisë, ndërsa i duhet të ushtrojë më shumë trysni se serbët në Kosovë janë më se të respektuar në çdo fushë.
Kësaj i thonë formula diplomatike, edhe pse e shohin të vërtetën në Europë dhe në përendim ne duhet me ja përsëritë edhe njëherë se po veprojmë si duhet, por kush do duhet, ende askush në “tavolinën diplomatike të Kosovës” nuk po guxon me ju thënë hapur. Kjo është edhe një (mos) sukses në diplomaci sepse kështu kishte për të ndryshuar raporti i njohjës së Kosovës edhe më.
Ka ardhur koha për një rishikim tërësor të marrëdhënieve Kosovë- shtete të rajonit dhe më gjerë që të synohet rivendosja e dinjitetit shtetëror të Kosovës, në raport me fqinjët, Europën si dhe të gjitha atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës?
A duhen këto marrëdhënie, të vendosen ngushtësisht mbi bazën e bashkekzistencës paqësore, barazisë dhe respektit të ndërsjelltë, mosndërhyrjes në punët e brendshme, kultivimit të ndjenjave të mirëfillta të miqësisë, njohjes dhe mbrojtjes së ndërsjelltë të minoriteteve etj....?
Duke pranuar se shtetet dhe popujt kanë interesa të përbashkëta e një histori të tërë paqeje dhe ecje bashkë në jetesën e Europës, prapëseprapë diplomacia kosovare duhet të jetë më e guximshme në mbrojtjen e interesave të veta, duke shmangur ndrojtjen apo nënshtrimin e saj modest ndaj diplomacisë rajonit dhe Europës.
Hapi i parë, i domosdoshëm është interesa themelore shterore, ndoshta kërkojnë rivendosjen e kontrollit shtetëror në administrim dhe rishikimin rrënjësor të aktivitetit dhe strukturës së pronësisë dhe shtrirjës së Republkës së Kosovës si dhe administrimit të saj të tërsishëm nëse kjo është në përputhje me të drejtën kushtetuese të shtetit të Kosovës, ku sanksionohet roli ekskluziv i qeverisë dhe i Ministrisë së Jashtme, në përpunimin dhe zbatimin e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për raporte dhe mardhënie të reja.
Kosova këtu ka problem me kuadër dhe me emra të përfaqësuesve të saj diplomatik,sepse çfardo vonesë për të shpallur këta emra të diplomacisë së Kosovës do janë jo ndryshe pos emra politikës ditore të saj e jo emra meritor.
Nëpër fjalorë gjuhësorë diplomacia përcaktohet në thelb si një degë e politikës, që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërshtetërore.
Nëpër libra të specializuar gjen zbërthime teorike rreth këtij përcaktimi. Ndërsa në praktikë mund të marrësh përgjigje krejt të ndryshme, si kjo që Kosova e pa përvojë të gabojë në start me këto emrime. Ndonjëherë rrallë mund të janë të qëllueshme e shumë herë ato janë të kundërta.
Teorikisht hapësira e interpretimit mbetet e gjërë. Sa kohë që me fjalën politikë në mënyrë të përmbledhur kuptohet arti dhe praktika e qeverisjes së një shoqërie, atëherë diplomacia, si degë e politikës, s'ka si me qenë një post teknik,por goxha një post me rëndësi....

Çështja ngatërrohet kur politika njëjtësohet (identifikohet) me interesat e partive në pushtet. Në këtë rast cili kriter duhet të jetë përcaktues në përzgjedhjen e emërimin e diplomatëve:

• Besnikëria politike ndaj pushtetmbajtësve,
• Zotësia profesionale, që nënkupton domosdoshmërisht edhe kulturën politike?

Në Kosovë e kemi shumë keq, figuron vetëm elementi i parë e jo ky i dyti si shumë i rëndësishëm. Demokracitë e zhvilluara përgjithësisht i kanë tejkaluar ngatërresa kësisoj. Ato e kanë formuar klasën e diplomatëve të karrierës. Ndërrimi i qeverive sipas përkatësive partiake nuk shoqërohet me pasoja fatale për këtë klasë, as për diplomacinë e vendit. Ndodhin riorganizime, ulje e ngritje në detyrë, dorëheqje, etj etj.... Por këto nuk janë traumatike, kurse në Kosovë këto mbesim edhe më shqetsuese sepse Kosova do jetë një karakter i njohur, në bazë ta diplomatit të saj. Madje frika është se edhe me vendet që na njohën në fillim mund të humbet imazhi nëse i përgjedhuri diplomat është një figurë fatale....
Diplomacia është edhe kultura e shtetit. Diplomacinë në Kosovë e konceptojnë si militantizëm partiak. Ajo duhej konceptuar si institucion profesional në shërbim të politikës shtetore
Kosova është shtet i ri dhe është vonuar shumë në integrime. Duhej të punojë me e kompensuar kohën e humbur, por si do e bëjë këtë ende nuk e dijmë.Kjo detyrë është për të ardhmen. Po për nevojat emergjente ç'duhej bërë?

Ministria e punëve të jashtme e Qeverisë së Republikës së Kosovës duhet të i hapi dyertë për intelektualët profesionist e diplomatikë. Ky do ishte hap i madh përpara.
Themelet e një diplomacie profesioniste në shërbim të politikave shtetërore, pavarësisht nga ndërrimet e ngjyrave në parlament do kishte një formulë e duhur.
Këto do ishin edhe njohje të reja të Republikës së Kosovës, edhe mbajtja në jetë gjallë e miqëisisë dhe bashkëpunimit nga njohja dhe do ishte shpëtimi....Shërbimi i jashtëm nuk mund të jetë shumë i ndryshëm nga strukturat e tjera institucionale të një shoqërie. Kjo është e vërtetë edhe për Kosovën.
Si do të bëhet nesër?
Ajo që do bëhet nesër do jetë hapi i të vendosurit sot, se  hapi i Kosovës dhe njohja pavarsisë së saj është aq e sigurt sa edhe vetë diplomacia që bënë Kosova dhe “diplomatët” e saj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora