E enjte, 25.04.2024, 08:08 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Sporti krenari, politika turp dhe tradhëti

E shtune, 21.05.2016, 03:59 PM


Sporti, krenari kombëtare; ndërsa politika turp dhe tradhëti

Nga Skënder S. KAPITI

Ajo  që më ka shtyrë për të shkruar  këto shënime analitike  për memorien historike, të këtyre ngjarjeve të mëdha sportive të njëpasnjëshme dhe që po ja dërgoj edhe kete Redaksisë së Gazetës Tuaj për botim, është fakti i rëndësisë shumë të madhe që kanë sportet, paraqitjet dhe rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare  për lartësimin e dinjitetit, të prestigjit , të imazhit, të krenarisë për përkatësinë tonë kombëtare gjithëshqiptare, ku së pari duhet t’i shpreh urimet më të përzëmërta të gjithë  atyre sportistëve, trajnerëve dhe të tjerëve që kontribuan aq shumë për antarësimin e Kosovës në UEFA dhe në FIFA dhe t’i urojmë suksese FFK-së, Kryetarit të saj F.Vokrri dhe gjithë futbollistëve  të Kosovës,  për rezultate të larta dhe për ta përfaqësuar denjësisht kombin në sportin më të rëndësishëm botëror, që është futbolli.

Sporti është krenari kombëtare, dhe aktualisht ai e meriton për ta paraqitur edhe  media këtë fakt si mirenjohje dhe respekt për të, pasi politika shqiptare, si aktiviteti  që është më i domosdoshmi dhe më i pashmangshmi për shoqërinë, në të vërtetë, me korrupsionin, krimin dhe tradhëtinë e saj është bërë e urryer, dhe politika është shndërruar në një turp kombëtar, tradhtare e interesave publike, pa  pandjesi sociale dhe pa sens kombetar që na ka dëmtuar shumë imazhin nëpër botë dhe ua ka bërë qytetarëve jetën  të bajatshme dhe të pakëndshme e stresuese, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Duhet të ndërgjegjsohemi për rëndësinë kombëtare që ka sporti, pasi shikoni se edhe SHBA, faktori kryesor për çlirimin  dhe të Pavarësisë të Kosovës, dhe aleati dhe miku më i madh i shqiptarëve, me anë të ambasadorit të saj në OKB, Pressman, përderisa edhe ai në fjalimin e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  përmendi  Antarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, dhe sidomos pjesmarrjen e xhudistes së Kosovës, M.Kelmendi, në garat botërore në Rusi që u zhvilluan në Prill 2016, fitorja e së cilës i detyroi rusët të njohin e të respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës, kur një gjë të tillë Rusinë nuk e kanë detyruar deri më tani as 108 shtetet e botës që e kanë njohur Kosovën, dhe prandaj edhe ambasadori amerikan i përmëndi këto ngjarje historike kombëtare sportive të Kosovës dhe  ju kërkoi shteteve antare të OKB-së që t’i njohin më mirë qytetarët e Kosovës, pra Kosovën.

Këtë thënie apo deklarim në fjalimin e tij nga ambasadori amerikan nuk duhet ta kalojmë thjesht si thënie, por kjo tregon interesimin dhe përkrahjen e madhe që SHBA vazhdon t’i japë Kosovës dhe tërë shqiptarëve; kjo deklaratë e tij, e përfaqësuesit të SHBA-së, të superfuqisë më të madhe botërore të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të  Organizatës më të madhe politike, diplomatike dhe të sigurisë e të garancisë globale të shteteve dhe të kombeve, ka në vetvete  thirrjen e fortë drejtuar shteteve antare të OKB-së për ta njohur Pavarësinë e Kosovës dhe për antarësimin e saj në OKB, pasi janë po ato shtete të cilat votuan mbi 80% e tyre për antarësimin e Kosovës në FIFA, gjë për të cilën, pra antarësimin e Kosovës në FIFA, si rëndësi kombëtare e kam shkruar në shkrimin e mëparshëm të dt. 8 Maj 2016  me titull  “KOSOVA, FIFA DHE OKB”, pra vertetohet edhe tjetra se antarësimin e Kosoves në UEFA dhe në FIFA i pata shkruar e cilësuar edhe te Gazeta Kombëtare e Juaja jo vetëm si fitore sportive por edhe politike e diplomatike.

Dhe për këto ngjarje të mëdha për Kosovën kanë shkruar dhe i kanë paraqitur të gjitha mediat botërore, ndërsa megjithë morinë dhe numrin shumë të madh të mediave të shkruara dhe vizive në Shqipëri, me pëjashtime të rralla si gazeta “bulevard” dhe TV “Neë 24”, shumica dërrmuese e të tjerave i kanë dhënë si lajme të thata, të varfëra, thjesht vetëm si njoftime e në faqet e fundit të shtypit të shkruar dhe në fund të emisioneve të lajmeve televizive, pasi më të rëndësishme për to  kanë qenë  lajmet dhe informacionet  ashtu si e kanë të modës, të profesionit të tyre  dhe si zakonisht  atë të  paraqitjes dhe te informimit publik kryesisht në faqet e para të gazetave dhe të ekraneve televizive  me lajme e kronika  ngatërresash e konfliktesh politike dhe me skandale seksi, krimi, droge e korrupsioni.

Se sa rëndësi kanë sporti dhe sportistët për krenarinë kombëtare po sjell si fakte se, më shumë opinioni botëror e njeh Brazilin, Argjentinën e Portugalinë p.sh jo prej heronjve të tyre kombëtarë, as prej kryeministrave dhe as  prej presidentëve por më shumë  prej sportistëve të mëdhej botërorë të tyre  të futbollit si Pele, Maradona, Mesi e Ronaldo. Ashtu sikurse edhe shteti i Kosovës në këtë periudhe 3 javore më shumë u ndërkombëtarizua botërisht prej sportit të xhudos, nga FFK dhe Fadil Vokrri se sa  prej Presidentit apo politikës e politikanëve të saj të cilët akoma nuk kanë ndërtuar shtetin ligjor  me standarte moderne, megjithë praninë aty të prezencës dhe të ndihmës së gjithanshme të botës demokrarike.

Dhe po kështu pyes se kush i ka shërbyer më shumë krenarisë dhe dinjitetit kombëtar në Shqipëri: politika, pushteti dhe kryetarët e shtetit apo fitoret e futbollistëve të Kombëtares Shqiptare që e kualifikuan Shqipërinë për herë të parë në Kampionatin Europian të Francës, përkundër fakteve madje shumë të rënda negative të politikës, pushteteve dhe të partive politike dhe përfaqësuesve të popullit në parlamentin shqiptar  të cilët e kanë renditur Shqipërinë në krye të Europës për korrupsionin dhe që e kanë bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, duke mos bërë reformën në drejtësi dhe mospastrimin e mosndëshkimin e politikës dhe të drejtësisë nga krimi, dhe këta janë autorët që e kanë dëmtuar kështu edhe imazhin Shqipërisë duke e penguar integrimin në BE.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora