Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sopi & Laçi: Intervistë ekskluzive me arsimtarin Hysen Terziu

| E premte, 20.05.2016, 08:00 PM |


POZHERAN

Topografia e fshatit Pozheran

Fshati Pozheran, është një vendbanim në Komunën e Vitisë dhe sot ndër fshatrat më të mëdhenjë në Kosovë, është fshat rrafshinorë me naltësi mbidetare 495 m dhe shtrihet në qendër të rrafshit të Anamoravës apo Moravës së Epërme e që bënë pjesë në Komunën e Vitisë.

Fshati Pozheran si qendër administrative ka qytetin e bukur Viti, dhe kufizohet në jugperëndim me Vitinë, me Gërmovën..., në lindje me Kllokotin, kurse në pjesën veriperëndimore kufizohet me Qifllakun, Tërpezën, Ramjanin, Sllatinën e epërme e të ultë etj... Sipërfaqja e fshatit Pozheran është 1120 ha.

Historik i shkurtër

Pozherani sot është një ndër fshatrat më të mëdhenjë në Kosovë. Shembull Juniku, Zhuri  e Koretini ndoshta kanë më shumë banorë, mirëpo ato fshatra janë të përbërë nga ndoshta tredhjetë fise e shumë banorë të shpërngulur e të vendosur në ato fshatra nga malësia e vendet e ndryshme, kurse Pozherani përbëhet vetëm nga dy vëllezër të një gjaku (më vonë ka edhe të ardhur por fillimisht e deri vonë këta banorë të një barku, apo të një oxhaku-vëllezër e përbënin pjesë më të madhe, dërmuese, të banorëve të Pozheranit). Dhe është interesant fakti se kurr nuk janë martuar mes veti. Themelues të fshatit janë Rama dhe Braha.

Mirëpo, kemi edhe një gojëdhën tjetër, një version tjetër: dy vëllezër nga Fleti i shqipërisë marrin rrugën për shkaqe ekonomike meqë Puka është vend i vështirë me jetua dhe ata dy vëllezër lëvizin dhe ecin kah Veriu i Shqipërisë Etnike dhe ndalën diku te vendbanimi i quajtur Bagdat, mirëpo kushtet e vështira aty dhe këta duke zbritur te poshtë (mos të harrojmë se atëherë nuk kishte kufi, dhe lëvizja dhe vendosja e banorëve, popullatës ishte e lirë nëpër Shqipërinë Etnike), kjo mendohet të ket qenë 1800 vite më parë, pra qysh në kohën ilire, ku supozohet se vendbanimi i quajtur UERBAN ka qenë pikërisht i vendosur mes Pozheranit të sotëm e Kllokotit. Mirëpo kjo mbetët për tu hulumtuar e studiuar tutje, kurse sipas gojëdhënës dy vëllezër me familjet e tyre vijnë dhe vendosën në mes fshatit të tashmë Pozheran, Tërpezës dhe Kllokotit. Dhe këtu ishte krijuar një vendbanim aq i madh saqë pleqtë thonin se maca del nga shtëpia dhe kulmë mbi kulmë humbë ajo duke gjetur diku lartë ndoshta kushte më të mira. Por, me këtë dëshirohet të tregohet sa sa vendbanim i dendur ishte kjo pjesë mes Pozheranit të sotëm, Tërpezës dhe Kllokotit. Ka edhe mendime e versione tjera, pra sipas mendimit të hulumtuesit dhe historianit Feri Arifi, ditëve të fundit ai ka plasuar një mendim rreth Pozheranit dhe banorëve të parë të saj, ku thot: “Të parët e Pozheranit që nga kohërat Iliro-dardane së pari kanë qenë të vendosur në Debellde e më pas (sipas gjitha gjasave pas tërhjekjës së ujit nga rrafshi i anamoravës) janë ra poshtë pra; POSHTË-RANË = POZH E RAN (ranë poshtë)”. Dmth edhe ky supozim apo version ka logjikën e vet, mirëpo mbetët të punohet ende shumë për të saktësuar gjërat dhe historinë e vërtetë.

Për herë të parë Pozerani (Pozherani) zyrtarisht përmendët në dokumentet e Hasan Prishtinës, por në kohën e Perandorisë Osmane (kazanë e Novobërdës shekulli XV) mesiguri përmendët, por nuk janë bërë hulumtime të mjaftueshme në arkivat e ndryshëm e veçmas të Turqisë. Kështuqë mbetët deri më atëherë të themi se për herë të parë fshati Pozheran zyrtarisht përmendët vitin 1908/9., kurse është i themeluar shumë më herët nga Rama dhe Braha, pra gjashtë lagje prej dy barqe:

1. Ramiqët (Ramaj), Zukovit (Zuka), edhe Sylovit janë të Ramës, kurse;

2. Pirovit (Piraj), Alidemët (Alidema) dhe Demirovit (Demiri) janë të Brahës.

Fshati Pozheran krenohet me shkollën shqipe të cilën me iniciativën e Hasan Prishtinës e hap z. Islam Pira qysh vitin 1909., dhe dashuria për arsim nuk u shua askurrë tek banorët e vyer dhe arsimdashës të Pozheranit, kështuqë vitin 1971., Sabid Alidema dhe Dr. Rashit Alidema kanë mbledh profesor dhe kanë themeluar shkollën e lartë pedagogjike në Pozheran, kështuqë në Pozheran ka nga arsimtari e deri tek doktor shkencash siç ishte dr. i matematikës z. Rashit Alidema (tashmë i ndjerë)e të tjerë.

Sa i përket infrastrukturës fshati është i rregulluar mjaftë mirë, i ndërtuar në mes të rrugës kryesore Ferizaj-Gjilan, pra që lidhet me dy qytete të mëdha dhe qendrën e saj administrative Vitinë që ka diku 4 km larg. Rrugët e rrugicat janë thuajse në të gjitha lagjet të asfalltuara, ndriçimi i rrugëve poashtu i rregulluar, ka kanalizimin dhe ujësjellësin, ka shkollën e vet fillore dhe të mesme, xhaminë, ka ambulancën, parkun publik, radio stacionin “Radio Pozherani”, mjaft lokale afariste dhe biznese të vogëla familjare, gjithëashtu ka mjaftë të zhvilluar jetën kulturore e sportive me shoqata e klubet e saj.

Sipas disa të dhënave fshati ka diku mes 5-7 mijë banorë, por kuptohet se as Pozherani si shumë vendbanime tjera veçmas të Anamoravës nuk i ka shëptuar shpërnguljes apo më mirë të themi largimit të shumë familjeve të cilët kanë gjetur kafshatën e gojës dhe jetën më të mirë (por edhe për shkaqe tanimë veq të njohura, lufta etj), në perëndim si në Zvicër, Gjermani e anë e mbarë Evropës, mirëpo gati se të gjithë janë gjindë mirë në vendet e huaja ku shumë nga ta kanë krijuar edhe biznese të ndryshme familjare e që pritët në të ardhmën të krijohen kushtet më të mira për ta këtu tek ne, që ata të vijnë e të investojnë në vendlindjen e të parëve të tyre, në vendlindjen e tyre të dashur.

Pozherani sot

Pozherani sot është një vendbanim i madh, një qendër e madhe historike, kulturore dhe e njohur. Vendbanimi Pozheran që kur është krijuar është vendosur për fat në një vend me tokë shumë pjellore, fshat bujqësorë, sepse sa ka ikur (është tërhjek) uji, njerëzit janë shkuar kah toka e mirë, dhe në bazë të saj forca ekonomike, bujqësia, blegtoria, pemëtaria etj...e kanë bërë që Pozherani të jetë qendër e madhe sot thuajse si një qytezë. Aq shumë është rritur fshati ku thuhet se ka mbi 1000 shtëpi me shumë banorë, kryesisht rini, por që fatkeqësisht ndoshta pak mungon koordinimi mes intelektualve, koordinimi mes intelektualëve dhe krerëve fetar etj. Pozherani ka një perspektivë të mirë me një rini të mrekullueshme, shumë aktive në jetën kulturore si sport etj. Por, kuptohet se neve duhet t’i përkrahim e stimulojmë këta, t’iu krijojmë vende të punës e kushte më të mira për punë e jetë.

Sa i  përket perspektivës së fshatit Pozheran, vlenë të cekët e dhëna nga dr. Fadil Zuka, një burr i mrekullueshëm, njeri human, se Pozherani ka mbi njëzet (20) mjek, atëherë po shtoi sepse këtë numër nuk e dimë saktësisht por dihet se Pozherani ka shumë njerëz të diplomuar, me fakultete të ndryshme, si djemë e vajëza pa dallim,  njerëz magjistra e me tituj doktor shkencash, kemi profile të ndryshme thuajse në çdo lëmi e pore të jetës. Pozherani i ka dhënë komunës së Vitisë tanimë më së shumti intelektual, të cilët veprojnë jo vetëm në Pozheran, por anë e mbarë Kosovës e gjetiu, dhe thuajse të gjithë janë të suksesshëm në lëmit e tyre si mjek, ekonomist, inzhinjer, në art figurativ, shkrimtar, poet etj etj...

Qendra e fshatit Pozheran me parkun publik – Sheshi “Mejdi Korrani” - ku dominon përmendorja e luftëtarit të UÇK-s dhe dëshmorit të kombit Mejdi Korrani.

Intervistë me Z. HYSEN TERZIU, arsimtar i historisë dhe gjeografisë

Pasi më pyet që bëra kryq para se me ngrën darkë në Stubëll, e pasi këtu në fshatin Tuaj Pozheran bëra Bismilah e mora avdes para buke, tash do ju jap përgjigjen se cilës fe i përkas; Pra; gjashtë muaj jam katolik, gjashtë muaj mysliman, kurse dymbëdhjetë muaj jam SHQIPTAR!’

Ivë  (Gjon ) Shillari - ‘Latini’

Marjan Sebaj Sopi: Z. Hysen Terziu arsimtar i dashur, edhepse besoi se opinioni është i njohur me punën dhe jetën e frytshme tuajën, mirëpo e kemi traditë që në fillim të bisedës tonë t’ju falënderojmë përzemërsisht që ndatë kohën Tuaj të çmuar për të qenë përmes kësaj interviste me ne dhe lexuesit tanë. Një prezantim të shkurtër ju lutëm?

Hysen Terziu: Përshëndetje për Ju z. Sopi dhe prof. Nazif Laçi. Që në fillim ju them se jam i nderuar që jam bashkëbisedues e që mund t’i drejtohem lexuesëve të dashur përmes kësaj interviste të cilën e pranova me kënaqësi. Sa i përket biografisë sime: Unë jam i lindur me 25. Maj 1944., në fshatin Pozheran dmth me e Pozheran ne zakonisht e përdorim dhe e shkruajmë. Jam i lindur nga prindërit nëna Azemine dhe baba Hasan Terziu dhe jem tre vëllezër e tre motra. Vëllau i dytë është me shkollë fillore, vëllau i tretë me shkollë të mesme, kurse nga motrat njëra motër është me shkollë fillore, tjetëra është edukatore në Komunën e Vitisë dhe është njëra ndër edukatorët e para në fshatin Pozheran, kurse motra e tretë është me shkollë teknike dhe kuptohet se të gjithë janë të martuarë. Unë jetoi në Pozheran me bashkëshortën time Remzijen nga na i dhuroi Zoti katër fëmijë, dy vajëza e dy djemë. Njëra vajzë mka ikur në botën tjetër sipas vullnesës së Zotit dmth në moshë të re 42 vjeçare që të dyjat motra medicinale. Kurse, njëri djalë ka të kryer elektron në Gjilan gjersa i dyti ka gjimnazin të kryer në Pozheran. Mirëpo, tani jemi shkapërderdhur nëpër botë siç shqiptarët e sodit, kështuqë edhe mua djali i madh më jeton në Zvicër gjersa i dyti në Kanada. Njëra vajzë jeton në shtëpi me neve prindërit e saj. Kurse sa i përket arsimimit tim; fillorën e kam krye në fshati e lindjes në Pozheran, kurse shkollën e mesme, kuptohet normalën cilën e kam filluar vitin 1959 kurse e kam përfunduar 1965., kryer në Gjilan.

Marjan Sebaj Sopi: Pastaj nga përfundimi i normalës filloi jeta e juaj si pedagog i shquar shumë vjeçar e që nuk e lëshuat ditare deri në pensionimin tuaj?

Hysen Terziu: Pikërisht ashtu, dhe viti i parë në dëtyrë më ishte në Gjylekar (sot: Skifteraj) me mësuesin Nazmi Mustafën e ndjerë, që ishte nga Radivojci të cilën e vranë paramilitarët serbët gjatë luftës. Kështuqë ne, ishim mësuesit e parë të diplomuar në Gjylekar dmth vitin 1965. Këtu qëndrova një vit kurse vitin 1967/8 kam filluar mësimdhënien në Pozheran ku qëndrova deri në pensionimit tim aty. Kështu, rrafsh 43 vite isha pandërpre me ditar në dorë. Mirëpo, atëherë nevojat arsimore ishin të shumëta e ndryshme, kështuqë pos lëndës së historisë atëherë nuk kishte arsimtar të lëndës së edukatës fizike të diplomuar, kështu shumë vite kam dhënë edhe këtë lëndë dmth të edukatës fizike, dhe çka është më interesant dhe më e nevojshme kam dhënë edhe lëndën e muzikës në Pozheran dhe në Ramjan nga një herë. Çka i përket këtyre lëndëve që ceka, kam patur afinitetin dhe për çudi nuk i merrte askush. Mos t’iu mbesë borgj të them se jam pensionuar vitin 2009.

Marjan Sebaj Sopi: Neve por edhe opinioni i gjerë e veçmas i Anamoravës juve iu njohin si një njeri shumë aktiv, i palodhshëm. Çka mund të na thoni ende mbi jetën dhe veprimtarinë Tuaj aktive  ku lirisht them se as tani nuk ndaleni?

Hysen Terziu: Nga veprimtaria ime Zoti apo të themi natyra më ka gdhendën me aftësi të edukatës fizike dhe muzikës, këngës. Unë isha sportist i futbollit (futbollist) nja pesë vite në “Vëllaznia” e Pozheranit, kam luajtur futboll e mbi këtë dmth kam bërë edhe një libër lidhje me zhvillimin e futbollit dhe në përgjegjësi sportit në Pozheran dhe rrethinë. Përndryshe më vonë isha edhe trajner i dytë i këtij klubi. Më vonë kam themeluar edhe klubin e vojlebolit “vëllaznia” – Pozheran. Mirëpo neve nuk jemi ndalur dhe me aktivist të shquar si me Beqir Zuka, Ismet Pira, Izet Pira, Nuhi Pira kemi themeluar edhe Shoqërinë Kulturo Artistike “Përparimi” në Pozheran më duket vitin 1988 edhe pse kërkoi fale sepse në data e Vite nuk jam bash i sigurt. Diku e kam pasur një dëshmi dhe një thirrje q            ë kemi pas anë e kënd ish shtetit Jugusllavisë, kështuqë mund të themi lirisht se nga Viti e atëherë deri në Beograd e gjetiu kemi dhënë koncerte duke prezantuar traditën dhe kulturën tonë shqiptare. Kemi patur edhe mirënjohje por diku na kanë humbur gjatë luftës dhe them se kemi qenë Shoqëria e parë fshatare dmth kemi zënë vendin e parë atëkohë si shoqëri folkloristike ndërsa unë personalisht si këngëtar amator me këngën e Bajram Currit e kompozuar nga Sabah Bytyqi e kam zënë vendin e parë në Gjilan vitin 1978., në konkurrencë me shoqëritë nga Kamenica, Vitia dhe Gjilani. Kështu ishte edhe teksti i mirë edhe muzika dhe ndodhi të shpërblehem me vendin e parë që ishte nderë për mua por edhe për Pozheranin.

“Thënë të vërtetën kam jetuar me sportin dhe këngën...”

Marjan Sebaj Sopi: Këtë që thatë më lartë e dimë të gjithë në Anamoravë se keni qenë jashtëzakonisht aktiv dhe i gjithanshëm, a ju trashëgoi kush nga familja sa i përket sportit?

Hysen Terziu: Po në vojleboll dhe fudbal siç ceka isha lojtar dhe më vonë trajner, mirëpo në fudboll hapat e mi i ndjeku djali i cili luajti për “Vëllaznia” e Pozheranit e më vonë edhe për klubin “Gjilani” dhe për fat të mirë dhe gëzimin tim në minutën e katër në një ndeshje vitin 2000 shënoi golin e parë në Republikën e Kosovës dmth pas çlirimit, në Kosovën e lirë dhe me këtë rast trajneri Agim Binaku ia ka dhuruar një radiotransistor (radio të vogël) dhe mirënjohje si kujtim. Këto dëshmi janë të botuar në librin tim “Vëllaznia 1973-2000” lidhje me sportin e zhvillimin e saj në Pozheran e rrethinë. Thënë të vërtetën kam jetuar me sportin dhe këngën edhe më tepër mirëpo meqë nuk mësova të lozë në ndonjë vegël muzikore sepse skamja (varfëria) e bëri të vetën edhe nuk arrita shumë e të bëhem si ndonjë këngëtar më i popullarizuar, por gjithsesi jam i lumtur sepse të tjerëve iu ndihmova të arrijnë suksese si në sport ashtu edhe këngë e valle, të kenë jetë të lumtur. Por me këtë rast kurrë nuk mund të harroi dhe e falënderoi përjetësisht përkrahjen dhe ndihmën që më ka bërë pra Selman Vokshin të birin e kaqakut Lut Vaka sepse ai po të mos më kishte pranuar meqë rash në provim prej matematike dhe duke parë talentin tim të shkëlqyeshëm në muzikë atëherë më pranoi dhe mbeta në Normalën e Gjilanit.

Marjan Sebaj Sopi: Përveq jetës sportive dhe aktiviteteve tjera shoqërore si në muzikë, këngë e valle, juve jeni marrë siç dëgjuam më lartë edhe me shkrime, çka mund të na thoni lidhje me këtë? Keni botuar libra tjerë përveq atij që cekët?

Hysen Terziu: Me kalimin e kohës, thamë 40 vite komunizëm e në tranzicion u liruam nga ajo ngarkese e golgote serbe, nga pastaj fillova të mirrëm me shkrime. Ndër të parat kam pas bërë një fejton për “Ramë Avdyli dhe bashkëpunëtorët e tij” është botuar në Rilindje. Diku një gjashtë muaj ditë më kanë endur poshtë e përpjetë meqë nuk e pranonin fotografinë e Ramë Avdylit me pretekst ku thonin se është fotografia e Isa Boletinit. Kur iu qova nga tre fotografistë shembujt (llojet) se nuk është Isa por se është Ramë Avdyli, atëherë më kërkuan falje dhe e botuan. Vitin 1997., për herë të parë e kam botuar libërin “Ramë Abdyli dhe bashkëluftëtarët e tij” (këtu shkruaj edhe bërë axhën e bëbës tënd Gjon Sebë Simani që kontribuoi shumë dhe i ndihmoi lëvizjes balliste me furnizim armatimi, por që më vonë pësoi nga e ashtuquajtura koha e “mbledhja e armëve”, aksion i planifikuar i kohës së A. Rankoviqit). Është një monografi prej 300 fq. që është pranuar jashtëzakonisht mirë nga opinioni. Recenzent janë Hysen Latifi nga Kamenica dhe magjistër Adem Murati nga Pozherani, për çudi deri më atëherë ata nuk kishin bërë libër e unë si arsimtar ia dola. Bile me rastin e promovimin si në shaka z. Latifi tha: “Edhe ne duhet me bë nga një libër sepse ky si arsimtar e ka bë e neve si recensent e nuk kemi shkruar libëra...” Pastaj, edhe z. Ademi ia filloi të shkruar dhe bëri disa vepra, mesiguri ka dy apo tre a më shumë, me një fjalë kjo ishte e mirë sepse ndoshta unë isha motivues që edhe ata të bëjnë përmbledhje meqë janë punëtorë të dalluar në lëmitë e tyre si historian. Pra, kur u botua libëri “Ramë Avdyli dhe bashkëpunëtorët e tij” me 500 fq. ishte libri i parë që shkruhej për veprimtarët e fshatrave të Komunës së Vitisë apo Moravës së Epërme (Anamoravës), ndërsa para këtij libri kishte Sabit Avdyli dhe Tahir Berisha mirëpo ata kishin marrë si tema vetëm për vendlindjet e tyre, shembull z. Avdyli “monografia e Kabashit” libër shumë i mirë, dmth të fshatrave të tyre, thënë të vërtetën z. Avdyli kishte prekur edhe dy raste si shembull cek masakrën e Pozheranit, masakrën e Komogllavës...kurse unë në librin tim kam përfshirë diku nja 30 fshatëra, po mendoi gjithçka mbi historikun e “Lëvizja kombëtare shqiptare në anamoravë dhe karadak” ku kam nxjerrë  persona që kanë qenë figura të shquara kombëtare. Kuptohet se populli veçmas gjeneratat e reja apo në përgjithësi opinioni i gjerë thuajse kurrë nuk ka dëgjuar për ta apo shumë pak kanë dëgjuar deri atëherë për këto figura përveç Ramë Abdylit për të cilin ceka se pata shkruar më parë, por që vetëm fotografinë nuk e kishin parë, por për fat të mirë edhe fotografinë e tij e kam gjetur. Lirisht e them se kam qenë i pari që kam bërë një punë të tillë duke nxjerrë në pah gjithë jetën dhe veprimtarinë e këtyre figurave të mëdha të kombit. Gjithë ata kanë bërë një punë të madhe,  jo unë, por ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare e ku unë jam për fat të mirë vetëm një njeri i vogël apo mjeshtër që kam zbuluar dhe sistemuar  jetën dhe veprimtarinë e tyre, kontributin e paçmueshëm që dhanë, dmth ka qenë brumi kurse mua më ka mbetur vetëm ta bëjë bukën. Tani e kam propozuar dhe mesiguri do e bëjmë një takim historik, e kam propozuar ta bëjmë në televizionin e këtij zotëriu nga Mogilla, djalin e dr. Fetiut, ku do t’i thërrasim të gjithë historianët e anamoravës e gjetiu dhe të diskutojmë dhe flasim mbi këto figura atdhetare në luftë kundër Perandorisë Osmane.

Marjan Sebaj Sopi: Siç cekët edhe vet, jeni ndër të parët që keni nxjerrë figurat më të shquara kombëtare të Karadakut 1908-1912., më pas vazhduat punën në këtë drejtim?

Hysen Terziu: Unë them se nuk kam bërë shumë, por kam bërë atë që kam dijtë dhe që është kërkuar nga unë, nuk më ka lënë ndërgjegja e t’i harrojmë ato figura që sakrifikuan shumë për çështjen madhore kombëtare. Tani, pasi e bëra librin e parë mbi jetën dhe veprimtarinë e këtyre burrave kombëtar, atëherë intelektualët tanë nga unë kërkuan të vazhdoi e të hulumtoi dhe të shkruaj e të bëjë edhe një përmbledhje, një libër, i cili paraqet përpjekjet tona për bashkimin kombëtar nga viti 1912 e këndej. Mirëpo, gjatë punës që bëja unë në veprën time apo librin e parë, u habita me faktin dhe e vërtetën se çka krejt kishin bërë serbët, masakrat etj mbi popullin shqiptarë nëpër fshatra të ndryshëm të komunës sonë pas vitit 1912., apo më mirë të them: më habiti gjenocidi serb që kishte ndodhur mbi popullin shqiptarë, shembull 93 persona ishin pushkatuar në fshatin Lubishtë (Sop), në Smirë 83 veta, 13 veta në Mogillë, 12 veta në Vërban, nga Kabashi (siç e cek edhe prof. Sabit Avdyli në monografinë e tij) 68 veta, e shumë e shumë të tjerë thuajse në çdo fshat të anamoravës...Kështuqë pas librit të parë ia arrita të bëjë edhe librin tjetër “Gjenocidi Serb vitin 1912-1956”. Gjatë hulumtimeve që kam bërë me vite të tëra duke hecur nëpër fshatra pandalë, diku gjashtë vite për librin “Ramë Avdyli dhe bashkëpunëtorët e tij” kurse diku tetë vite e gjysmë kam bërë librin 500 faqe mbi “Gjenociti Serb vitin 1912-56., unë kam arritur ti gjejë në anamoravë me emër e mbiemër mbi 1000 veta të pushkatuar nga serbët. Shembull dr. Muhamet Pirraku historian (tashmë i ndjerë) i ka gjetë katër dheatarë  të Hasan Alisë unë i kam gjetë 37., dhe me një kusheri të tij e kemi bërë librin e Hasan Alisë ku i kamë gjetur edhe katër të vrarë, por ai e bëri librin vet kurse mua ma qiti emërin si këshillëtar historik kurse emërin e vet e qiti si si autor dmth mua më la jashtë meqë ia pata dhënë autorizimin e botimit, por nuk është kjo me rëndësi edhepse ka ardh te shtëpia ime e më ka marrë për ta punuar bashkë atë vepër.

Marjan Sebaj Sopi: Keni kërkuar dokumente e keni bërë biseda të panumërta të dorës së parë e të dytë me bashkëpunëtorët e atdhetarëve të anamoravës, mua më intereson kur cekët se fotografi keni pas vështirësi të gjeni, si atë të Ramë Abdylit, Bajram Currit etj etj, pra, si i gjetët ato?

Hysen Terziu: Fotografinë e parë dhe shumë të veçantë cilën dëshiroi të ceki e kam gjetur në Gjilan, dhe është mirë që ta vizitojmë ne së bashku atë person. Kështu, një shqiptarë muhaxher i Sllakovcit ka ikur 1944 në Shqipëri dhe ku ka quar një fotografi të Bajram Currit i vrarë 1925., ai fotografinë e ka que në familjen e Daut Kepa jatak i Hasan Alisë. Ajo fotografi është e veçantë ku Bajram Curri i vrarë, kurse pranë kufomës qëndron një qytetar me kravatë, me faculetë në xhep me gjasë ky ka qenë njeriu i porositur nga Ahmet Zogu, kuptohet sipas meje kur e shiqoi dhe “lexoi” fotografinë, thot; ja ku e ke Bajram Currin e vrarë e tani mua më ndero me ato të holla për të cilat janë marrë vesh (ra dakor). Kështu Ahmet Zogu e merrë këtë fotografi të Bajram Currit e të tijën dhe ia qon Pashiqit apo kush ka qenë atëherë në pushtet atë kohë duke thënë: ta kreva punën, në Malësinë e madhe, të Gjakovës dhe pjesën Veriore të Shqipërisë (jo etnike por të cunguar), pushoi kryengritja. Pastaj edhe diç që më ka lënë përshtypje është kur reja e vëllaut ma ka sjellë një fotografi, shihen dy roje Azem Bejtës diku në Drenicë ku nuk kanë lënë të hy këmbë shkau-serbi aty ku është Drenica siç quhet Arbëria e Vogël me një fjalë. Këtë fotografi siç ceka ma ka sjellë reja e vëllaut nga Zvicëra (nuk di ku dhe si e ka ruajtur) dhe tani ajo fotografi po hynë në portale gjithkah. Kurse, fotografinë e Bajram Currit e kanë publikuar vetëm atë të shtrirë e jo me atë burrin pranë. Mos të mes borxh një shqarim rreth librit “Gjenocidi Serb...”., ka të gjitha të dhënat thuajse nga çdo fshat i anamoravës si shembull kush u pushkatua, kush u ndjekë, kush u burgosë, kush u masakrua etj etj...

Marjan Sebaj Sopi: Ju njohim dhe e dimë se jeni i palodhshëm, ku mirreni me tema shumë interesante thuajse nga shumëkush të lënë anash, pra na thuani:  keni edhe ndonjë vepër të botuar apo në dorëshkrim?

Hysen Terziu: Libri “Gjenocidi Serb gjatë viteve 1912-56” ka qenë i botuar vitin 2005. Sipas prof. Dr. Sabit Ukës (muhaxher) i cili përndryshe ka qenë pesë vite i zënë rob në Gjermani, e pastaj kur është kthyer ka vazhduar jetën dhe veprimtarinë dhe më vonë ka doktoruar dhe që tanimë ka diku nja gjashtë vepra dëshmi historike. Ai më pati propozuar të bëjë një përmbledhje për luftën e UÇL-së, po më thot se është e nevojshme. Dhe, unë në sugjerimin e tij por dhe dëshirën time në fillim kam vazhduar librin aty ku kam mbetur dmth pas librit: Gjenocidi Serb...që ka kapër periudhën nga viti 1912-1956, vazhdova me “Gjenocidi Serbë nga viti 1956 deri vitin 1999., libër të cilin e kam përfunduar vitin 2008., kurse nga botimim doli vitin 2016.,  pastaj vazhdova me mbledhjen e dokumentacioneve dhe përmbledhjen dmth me daljen apo shfaqjen e UÇK-së në skenë. Këtë libër tanimë e kam në dorëshkrim dhe plotësisht e gatshme për ta futur në shtyp, që është një përmbledhje mbi UÇK-në dhe ka hiq më pak se 738 fq.

Marjan Sebaj Sopi: Këtë libër qenka mirë me të ndihmuar Komuna e jonë ta botojsh, ose familjet e dëshmorëve?

Hysen Terziu: z. Marjan, do ishte mirë që nëse ka mundësi komuna apo ndonjë institucion tjetër, bizneset etj. Kurse, sa i përket ndihmës nga familjet e dëshmorëve kjo nuk ka gjasë meqë ata vet, thuajse të gjitha familjet e dëshmorëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe nuk ka gjasë as far shance që ata të ndihmojnë. Dhe,as që krkoj apo pres të ndihmojnë ata, sepse ata edhe të mbytur edhe të lënë ndoshta padore, në skamje...pra, nuk iu takon atyre, nuk e don asesi. Por, shpresoi se do vie koha, radha e do gjindët ndonjë mundësi që të shoh dritën e botimit edhe kjo vepër që është me interes të përgjithshëm, pra mos të harrojmë atë që ndodhi dhe njerëzit që dhanë gjënë më të shenjë-jetën, për të jetuar neve në paqe e liri. Sa i përket botimeve të reja, është interesante se kam një monografi këtë e dinë edhe prof. Nazifi, e që është bërë mirë. Jemi marrë vesh me historian tanë që ta bëjmë një vepër me diku rreth 150 deri 200 fq me një fakt të vërtet që kam gjetë dhe që tanimë jam shumë i lumtur të dimë se kush është Ahmet Demiri, deri sa nuk e kam gjetë këtë të vërtetë (fakt) unë vet disi kam qenë në hamendje e nuk e kam dijtë a jam duke shkruar ‘’përrala’’ apo ngjarje të vërtetë.

Marjan Sebaj Sopi: A mund të na thuash pak më shumë se kush është Ahmet Demiri meqë e përmendët?

Hysen Terziu: Pasi kemi këtu edhe prof. Nazif Laçi i cili është marrë me këto tema, mund të më ndihmoj e të ndërhy lirisht. Pra, për mua tre kaçakët janë udhëheqësit e rezistencës, mbrojtjës kombëtare të Kosovës në Anamoravë, e këta janë: Hasan Alia – Remniku, Tafë Kabashi dhe Ahmet Demiri. Që të tre me dokumente janë “narodni neprijatelji naroda Jugoslavie” pra në shqip i bie “armiqë të popujve të Jugosllavisë”. Për Hasan Alinë dhe Tafë Kabashin i kam vendimet për atë që ceka kurse për Ahmet Delinë dhe djalin e tij kam marrë nga një person një dokument ku thuhet: “Ahmet Demiri i njegov sin X...(emërin e djalin nuk po e përmendi) su narodnik neprijatelji...” në shqip: “Ahmet Demiri dhe i biri i tij X...janë armiqë të popujve të Jugosllavisë” dhe ku konfiskohet pasuria e të tre këtyre burrave. Ahmet Demiri është i  Smirës. Aty përfshihet në lëvizje me Ahmet Demirin edhe Hetem Pajaziti, pastaj një oficier i shqipërisë me shkollë të kryer ushtarake. Pasi u krye pushtimi i shqipërisë, atëherë ai hynë në Kosovë me z. Berisha nga Mitrovica e lenë gruan e parë me tre qika atje siç e dimë dhe vjen i dërguar në Moravë (meqë Smira ishte në Anamoravë) për ta formuar dhe udhëheqë Lëvizjen antikomuniste sllave. Ai zotëri vepron mjaft, dhe diku vitin 1947 UDB-ja i mbledhë tredhjetë policë dhe diku në malet e Smirës dhe kah ora 24.00 në mesnatë ia qet një bombë aty ku ishte strehuar dhe nga vepronte ky atdhetar.

Prof. Nazif Laçi: Këta i morën dhe qitën në Lubeteni. Që njihet masakra e Lubetenit e vitit 1947?

Hysen Terziu: Eh po këto të dhëna i verifikojnë dhe vërtetojnë prof. Nazif Laçi, Feriz Ahmeti dhe z. Jakupi. Pra, tre autor kanë bërë monografi për fshatin Smirë, dhe kjo është një punë e mrekullueshme.

“...Pozherani sot është një ndër fshatrat më të mëdhenjë në Kosovë...”

Prof. Nazif Laçi: z. Hysen Terziu, meqë përmendët punën e monografive, çka mund të na thoni lidhje me fshatin Pozheran, kush ka shkruar monografi dhe sa njihet historia, pra e vërteta e këtij fshati të madh?

Hysen Terziu: Po, e vërtetë është se Pozherani sot është një ndër fshatrat më të mëdhenjë në Kosovë. Shembull Juniku, Zhuri  e Koretini ndoshta kanë më shumë banorë, mirëpo ato fshatra janë të përbërë nga ndoshta tredhjetë fise e shumë banorë të shpërngulur e të vendosur në ato fshatra nga malësia e vendet e ndryshme, kurse Pozherani përbëhet vetëm nga dy vëllezër të një gjaku (më vonë ka edhe të ardhur por fillimisht e deri vonë këta banorë të një barku, apo të një oxhaku-vëllezër e përbënin pjesë më të madhe të banorëve të Pozheranit). Dhe është interesant se kurr nuk janë martuar mes veti. Themelues të fshatit janë Rama dhe Braha. Mirëpo, kemi edhe një gojëdhën tjetër, një version tjetër: dy vëllezër nga Fleti i shqipërisë marrin rrugën për shkaqe ekonomike meqë Puka është vend i vështirë me jetua dhe ata dy vëllezër lëvizin dhe ecin kah Veriu i Shqipërisë Etnike dhe ndalën diku te vendbanimi i quajtur Bagdat, mirëpo kushtet e vështira aty dhe këta duke zbritur te poshtë (mos të harrojmë se atëherë nuk kishte kufi, dhe lëvizja dhe vendosja e banorëve, popullatës ishte e lirë nëpër Shqipërinë Etnike), kjo mendohet të jetë 1800 vite më parë, pra qysh në kohën ilire. Dhe sipas gojëdhënës ata dy vëllezër me familjet e tyre vijnë dhe vendosën në mes fshatit të tashmë Pozheran, Tërpezës dhe Kllokotit. Dhe këtu ishte krijuar një vendbanim aq i madh saqë pleqtë thonin se maca del nga shtëpia dhe kulmë mbi kulmë humbë ajo duke gjetur diku lartë ndoshta kushte më të mira. Por, me këtë dëshirohet të tregohet sa sa vendbanim i dendur ishte kjo pjesë mes Pozheranit të sotëm, Tërpezës dhe Kllokotit.

Marjan Sebaj Sopi: A mos lidhët kjo edhe me vendbanimin e sotëm Kllokotin (cilin e kolonizuar serbët më vonë) ku janë gjetur artefakte të lashta iliro-dardane?

Hysen Terziu: Pikërishtë me këtë desha të lidhëm. Pra si gjetja në Kllokot e bustit “Femra Dardane” e gëdhendur mesiguri prej guri apo ndonjë material tjetër me të cilin kanë punuar Ilirët-Shqiptarët. Dhe fatkeqësisht forcat serbe e kanë marrë atë bust të vogël (artefakt) dhe nuk po e kthejnë. Kjo është gjetë mu në Kllokot në stacionar, dhe për me vërtetuar se ky vend ka qenë Pozherani i përparshëm UERBAN, kurse tanimë te shkolla e parë shqipe është vendi ku e tregojnë se vendbanimi i vjetër gjindët këtu edhe njerëzit e shumtë po e vizitojnë. Gjindën edhe vorret e periudhës Osmane, por kjo kuptohet se është e periudhës më të vonshme, kurse nuk është bërë ndonjë hulumtim i detajuar, por që ka qenë Pozherani këtu dëshmon edhe burimi i quajtur Bugura që tani ishte mbuluar ai kroi, por ka mbetur vetëm kroi i parë, kurse vendi kah ka shkuar uji mbi gurë diku dhjetë metra është mbuluar me rrëshqitjen e dheut.

Marjan Sebaj Sopi: Z. Hysen Trziu ju faleminderit për këto të dhëna me rëndësi të mëdha historike, mirëpo,  këtu i pranishmi prof. Nazif Laçi, historian,  i cili me kujdes përcjell çdo bisedë, gjithnjë ka lakuar, ka përmend emërin Tuaj si një studiues të mirëfilltë dhe punëtor të madh. Prandaj, mesiguri se edhe ky meqë intervistën me ju jemi duke zhvilluar së bashku, ka ndonjë pyetje për ju.

Hysen Terziu: Unë dhe prof. Nazifi i nderuar jemi miq dhe njihemi moti kohë dhe bashkëpunojmë si dy miqë dhe intelektual. Unë libërat e parë të Hasan Prishtinës i kam marrë pikërisht te ky.Unë jam duke punuar edhe rreth një monografie mbi Smirën, dhe ai që meriton të jetë brenda në te do të jetë mesiguri edhe prof. Nazifi i nderuar. Pak shaka, ndoshta Smira pak do të ma ketë zilinë, sepse edhe vet emëri Smirë tregon se këta janë smirëgji, ziliqarë apo inatqorë por unë do të punoi, kritikoi e kuptohet bashkëpunoi me çdo njeri vullnet mirë.

Prof. Nazif Laçi: Unë i pranoi vërejtjet e Juaja z. Hysen se së pari çdo njeri duhet kontribouar për vendin e vet e pastaj të zgjerohet. Unë jam munduar që në librin e parë “Monografia e Smirës”, të rrëfej mbi këtë vendbanim shumë të lashtë, por me këtë edhe t’iu hapi dyert të tjerëve, t’i inspiroi, t’i nxisë që të punojnë. Një duhet patur ndërmend se nuk ka libër pa ndonjë lëshim. Sepse, siç thot edhe z. Marjani neve krijuesit duke u ngutur që sa më parë të qesim në dritë diç, atëherë edhe mund të bëjmë ndonjë lëshim të paqëllimtë. Mirëpo, ne nuk duhet asnjëherë të ndalemi e mos të punojmë bashkërisht. Puna e përbashkët jep fryte më të mira. Pakës u lëshuam në bisedë të lirë, por këtu desha të ndërlidhëm lidhje me z. Hysenin. Unë për z. Hysenin kam respekt të madh sepse në mesin e të parëve ka nxjerë monografinë për fshatin Pozheran, për Moravë të Epër e kam fjalën. Dhe një tjetër gjë që më pëlqen te ky është se më pëlqen jo vetëm si historian por si një njeri, personalitet, me një diapazon të gjerë të dijës, them prapë jo vetëm si historian por edhe si sportist i vyer që ka qenë, si muzicient i mirë, si krijues i mirë. Në libërat e tij të cilët ia ka dedikuar në rend të parë fshatit të tij në te përfshihen edhe historia e gjithë Moravës dhe Anamoravës ka ndriçuar gjëra që kanë qenë të pandriçuara apo të paprekura.

Hysen Terziu: Ju faleminderit për këto fjalë të mira dhe bashkëpunimin permanent dhe reciprok që kemi.

“...Priftat e Hoxhallarët ishin gjithmonë të bashkuar (tok) mes veti, dhe gjithnjë në shërbim të popullit dhe me popullin...”

Prof. Nazif Laçi: Këtu unë do ia shtroi në pyetje z. Hysenit meqë ju  pos tjerash në veprat e tij i ka kushtuar rëndësi të madhe edhe shkollës së Parë Shqipe në Pozheran dhe Stubëll. Pra, a mund të na thuani se cilët janë ata Pozheranas apo Anamoravas ose siç e thot z. Marjani ata Karadakli që kontribuan më së shumti për themelimin e shkollës shqipe në Pozheran, dhe nga kjo lindë edhe pyetja e dytë, pra shkolla e Parë shqipe e Stubllës a korresponduan ata mes veti, pra me Pozheranin?

Hysen Terziu: Faleminderit në pyetje por kjo e fundit se a korresponduan mes veti Shkolla e Parë shqipe e Stubllës me atë të Pozheranit, thënë të vërtetën unë personalisht nuk kam njohuri të duhura lidhje me këtë, dhe nuk jam lëshuar në këtë temë në arkivin e Tiranës, Prishtinës dhe të Shkupit. Dhe me të vërtetë keni bërë një pyetje shumë të qëlluar që unë shembull asnjëherë nuk e kam marrë me shoshitë (me trajtue), por besoi fortë (kam besim) dhe jam i bindur se priftat dhe hoxhallarët dmth prifti dhe hoxha edhe në atë kohë kanë bashkëpunuar ngushtë si gjithmonë në histori, mirëpo unë nuk kam të dhëna dhe nuk jam lëshuar në këtë temë. Mirëpo, don Mikel Tarabolluzi, mësuesi i parë në Stubëll dhe Mulla Syla mësuesi i parë në shkollën në Pozheran domosdo kanë qenë në lidhje, sepse po më kujtohet Hasan Alia-Remniku me priftin e Letnicës dhe mes Stubllës ka bashkëpunuar rreth veprimtarisë që ka pas Hasan Alia. Prandaj, duke njohur veprimtarinë e Kaqakut nga Remniku dhe marrëdhëniet e mira me priftin e Letnicë, ku shpesh cekët se Hasan Alia disa herë ka qenë i rrethuar nga armiku pikërisht në Kishë, atëherë del se gjithmonë e në çdo kohë Priftat e Hoxhallarët ishin gjithmonë të bashkuar (tok) mes veti dhe gjithnjë në shërbim të popullit dhe me popullin.

Prof. Nazif Laçi: Si erdhi deri te hapja e shkollës shqipe në Pozheran, që mos t’iu mbesim borxh nga pyetja e parë lexuesëve?

Hysen Terziu: Sipas kushtetutës Osmane apo më mirë thënë Ministrisë së Perandorisë Osmane me Errim Naserreti ka qenë vendimi që çdo fshat që i ka pas njëqind (100) shtëpi, Perandoria Osmane ka qenë e detyruar me iu ndërtuar nga një shkollë të re, ky mendim apo vendim gjindët në histori por edhe gjindët në arkivin e Tiranës nga unë kam cituar. Dhe nga ajo kuptojmë dhe e dimë se sipas kësaj, personi më i dashur, më i afërt, më i zjarrtë për edukimin dhe hapjen e shkollave shqipe del Hasan Prishtina, atëherë ish deputet në parlamentin Osman, dhe këtë person atdhetar e kemi nga Polaci i Drenicës, ku her thirrët Hasan Prishtina, herë Hasan Vushtrria e herë Hasan Polaci. Dhe sipas shënimeve në librin e Hasan Prishtinës, ai thot: Në Anamoravë janë ndërtuar tre shkolla, një në Gjilan, një në Stubëll dhe një në Pozeran (Pozheran). Dhe këtu në librin e Hasan Prishtinës sipas tij themelues i shkollës së parë shqipe në Pozheran është pikërisht Hasan Prishtina. Ai ka dërgua një mësues Hezir efendiun por kur erdhi ai në Gjilan, pau kushtet e mira aty, edhepse u drejtua për Pozheran por kur arriti në katun kuptohet se kushtet kanë qenë më të vështira se në Gjilan megjithatë ndërtimi si i shkollës e shtëpive ishte por në krahasim me Gjilanin ku kishte furra buke, gjelltore..., Pozherani nuk i kishte. Megjithat thuhet, aq i madh ishte Pozherani saqë thuhej atëkohë: “Gjilan he viron, tri mej anë e një dyqan, mos të ishte kanë shadërvani pat me ja kalu Pozherani!”. Mirëpo, edhepse Pozherani ishte i madh atë kohë sa Gjilani, shkaku i kushteve më të mira siç cekëm, ai tërhjekët dhe vendosët në Gjilan si mësues. Dhe sipas fuqisë mendore dhe intelektuale në Pozheran vjen si hoxhë Mulla Sylejman Salihu (1881-1927) nga Tërpeza i cili në popull njihet si Mulla Sylë Tërpeza i cili edhe  hapë shkollën e Parë Shqipe, pra zyrtarisht ai është mësuesi i Parë i shkollës Shqipe në Pozheran vitin 1909. Janë të njohura fjalitë e këtij besimtari, humanisti, pajtimtari dhe atdhetari e arsimdashësi të madh, ai thoshte: "Sa të jem gjallë do të përpiqem për dituri, për atdhe, për bardhësinë e vendit tonë.” Pastaj lidhje me arsim: “Arsimi është direku i diturisë, i përparimit dhe i besimit në Zotin". "Lapsi-dituria është më e fortë se pushka, lapsi do ta sundojë botën” etj.

Ndërtesa e shkollës së Parë në Pozheran

Shumë mirë e ceku prof. Nazifi se kush janë dashamirët apo arsimdashësit e arsimit shqip. Sipas mendimit tim, Ramë Avdyli është zëvendëskomandant i Idriz Seferit kurse aty e kam një person të Binçës (e ceku në librin tim emër e mbiemër, tani nuk më kujtohet) i cili është zëvendës i Ramë Avdylit. Këtu kur them se Ramë Avdyli e të tjerë kanë qenë komandant, më thojnë; po si thua kështu kur historia e njeh dhe e dimë se komandant ka qenë Idriz Seferi. Po, unë iu tregoi dhe dëshmoi se nën komandën apo shtabin e Idriz Seferit ishin nën pushkë apo më tepër se 2.000 luftëtarë të rreshtuar në anë të Karadaku, pastaj 2.000 luftëtarë për rreth të lumit dhe “Gurit të shpuem” dhe si ka mundur të mbajë nën kontrollë gjithë këta luftëtarë e mos të ishin të ndarë në batalione e rajone, kështuqë secili fshat ka pas të emëruar komandantin për njësit e veta. Por, kuptohet se për gjithë këto njësi anë e mbanë Anamoravës Shtab ka qenë Idriz Seferi, dhe gjithçka është punuar dhe vepruar sipas urdhërit të Idriz Seferit (do ta quaja kryekomandant). Dhe kjo del e logjikshme se gjithë ata luftëtar nuk kanë mundur të kontrollohen vetëm nga një person. Çka i përket kësaj çështje e dimë se Idriz Seferi ishte strateg i mrekullueshëm luftarak, me qeta të disiplinuara që ipnin llogari komandantëve lokal e këta kryekomandantit apo komandantit të tyre Idrizit.

Çka i përket shkollës, pra Shkolla “Arsim”, meqë Ramë Avdyli ishte i zënë me punë e angazhime si zv.komandant i Idriz Seferit, Ramë Avdyli dhe shtabi i Ramës e caktojnë Islam Pira si njeri me udhëheq me të mirat dhe rregullat e ndërtimit të shkollës, sepse ai ishte më i ri dhe nuk kishte pozitë apo dëtyrë ushtarake. Dmth se edhe populli e ka dijtë dhe është folë se shkollën e ka ndërtue Islami, mirëpo është një pllakë e shkruar e që asnjëherë nuk është vendosë në shkollën e parë të gjuhës shqipe se e ka ndërtue Islam Pira. Viti pajtohet këtu ku shkruhet: Islam binshaban tarafendem ollarmader senense 1396 (sipas higjrit) që do të thot se i bie viti 1909 sipas kalendarit Gregorian, që përdorim sot.

Ajo shkollë është fotografua me disa raste dhe unë e kam vë në librin tim “Ramë Avdyli dhe bashkëluftëtarët e tij” edhe pllakën e kam shkrua, por nuk e di sepse edhe Magjistër Salla Brestovci e ka cekë por nuk del apo ajo nuk jep fakte të forta se kush është ndërtues i vërtet meqë përkthimi thot: se: “...është ndërtue një bamirësi..”. Nga kjo pra, nuk dihet saktë se a është ndonjë krua, ndonjë rrugë, apo shkollë...Pra, një bamirësi, nëse është kjo bamirësi shkolla siç supozohet, atëherë nuk është e vogël ajo bamirësi sepse këtu kemi të bëjmë me arsimin-edukimin e të rinjëve të komunës së Vitisë. Në atë shkollë e dimë se kanë mësuar të gjitha fshatrat me rrethinën e Pozheranit si Ramjani, Tërpeza, Sllatina...

Prof. Nazif Laçi: Vetëm pak më duhet këtu të ndërhyj meqë disa gjëra nuk i kemi të karta. Ju përmendëni “një bamirësi e ka ndërtua”. Unë po e kuptoi pak më ndryshe, një bamirësi a është ai subjekti që e ka financuar (bamirësi), pra ajo bamirësi ose ka qenë ndonjë shoqatë, ose individ etj...Kështu unë po e kuptoi, sepse jo “ka ndërtua diçka” meqë është objekti. Kush e ka ndërtua një bamirësi, me këtë rast godinën e shkollës, pra shkollën?

Hysen Terziu: Po me vend e keni, pra jemi të kjart se këtë bamirësi, pra këtë shkollë e ka ndërtua Islam Pira, pra Islami i biri i Shabanit, kështu shkruan në një dokument apo raport që është në gjuhën turke siç e cekëm më lartë: “Islam binShaban....”. Në përkthim i bie se: Islami i biri i Shabanit ka ndërtue një bamirësi...” në vitin kaq e kaq. Mirëpo, edhe dokumentet e Hasan Prishtinës të librit Nezir Bato dhe një tjetër autor që e kanë vërtetuar këtë ku thojnë: Hasan Prishtina hapi tre shkolla, një në Moravë, një në Pozeran (Pozheran) e një në Gjilan. Mjetet për shkollën e Parë Shqipe në Stubëll (mirëmbajtjen) i jep Austria edhe e mbanë e kjo është e dokumentuar me dekret. Ka qenë për shkak të komunitetit katolik meqë ma merr mendja se Stubëlla vet nuk ka patur në atëkohë mundësi me mbajtë një shkollë vet. Kurse, Pozherani në atëkohë i ka patur 100 shtëpi (pikërisht ky ishte shkak që iu dha leja e ndërtimit dhe hapjes së shkollës). Po edhe sipas udhëpërshkruesit tendencioz A. Urosheviqit (por me këtë rastë edhepse nuk ka nevoj me mbajtë të drejtën siç ishte, por këtu raporton drejtë) thot, po e citoi: “Pozeran je selo zbijenog tipa koji je sastavljeno od sto kuca, trideset muhadjeraca...(“Pozherani është fshat i tipit të dendur i cili përbëhet nga 100 shtëpi dhe nga to 30 muhaxherë”). Kështuqë Perandoria Osmane e detyron Ministrinë e Arsimit me ndërtua këtë shkollë, pasi plotësonte numërin e shtëpive të kërkuara. Kuptohet se e gjitha këto qëndrojnë dhe më të sakta janë këto gjëra në arkivat e Stambollit sesa tregimet e vet pleqve.

Marjan Sebaj Sopi: Më falni por po ndërhy edhe unë këtu vetëm pak lidhje me arsimin apo shkollën e Shqipe, meqë dy tre herë gjatë bisedës rreth shkollës së Parë shqipe e ceke dhe mua më bëre pak kureshtarë. Neve gjatë historisë e deri sot e kemi mësuar dhe e dimë se Perandoria Osmane apsolutikisht përveq gjitha shkollave që ka lejuar të hapën, në gjuhën shqipe kategorishkisht nuk ka lejuar, kurse nga ju tanimë dëgjoi se Perandoria Osmane urdhëroi të hapën shkollat?

Hysen Terziu: Po po, jo se ka lejuar por ka urdhërua, edhe në kushtetutë e ka pas këtë bile. Tash ju shpjegoi. Sipas ministrisë, qe dokument. Pra vitin 1908 vijnë Gjonturqit në pushtet, gjonturqit vijnë në pushtet duke mashtruar masën shqiptare se do t’iu lejojmë dhe ndërtojmë shkollat, mirëpo ata jo se nuk lejuan e nuk ndërtuan, por bile për një vit ndaluan mësimëdhënjen në gjuhën shqipe. Nuk e di sa pati punuar shkolla në gjuhën shqipe në Pozheran, më duket gjashtë apo nëntë muaj dhe vet gjonturqit e patën mbyllë. Pajtohem se nuk kanë ndërtuar dhe lejuar shkolla ata, por ishte një mashtrim i masës. Mirëpo, ja më mirë ndoshta do e plotësoi këtë prof. Nazif Laçi.

Prof. Nazif Laçi: Këtu pajtohem plotësisht me këtë, sepse ka mund dhe ashtu ka qenë lidhje me lejimin e arsimit në gjuhë amëtare, mirëpo ajo qëndronte vetëm si premtim po edhe në letër, kurse në realitet kjo nuk ndodhi edhepse gjonturqit premtuan shumë po edhe hapjen e shkollave në gjuhën shqipe siç ceku edhe z. Hyseni. Por,  gjonturqit apo turqit e ri premtuan por nuk realizuan premtimet, mirëpo ardhjen e tyre në pushtet duhet shiquar në një kontest tjetër. Pra, ranë këta e vazhdoi Perandoria Osmane dhe u shua kjo. Pra ishte një lloj mashtrimi për të ardhur në pushtet.

“...Shkolla shqipe në Pozheran fillon punën vitin 1909...”

Hysen Terziu: . Po e përsërisë këtë se Perandoria këtë ligj mbi lejimin e arsimimit dhe hapjes së shkollës për ato fshatra që kanë 100 shtëpi. Këtë e kishte në kushtetutë dmth çdo fshat që ka më tepër se 100 shtëpi, ka të drejtë të ketë shkollën e vet, e dimë se Stublla atëherë nuk i ka pas 100 shtëpi, mirëpo aty ndërhyjnë fuqitë e mëdha, saktësisht Perandoria Austro-Hungareze e cila ishte përgjegjëse për mbrojtën dhe të drejtat, si dhe ndihmën e të krishterëve në Perandorinë Osmane.

Marjan Sebaj Sopi: Këtu doemos duhet të ndërlidhëm me një diskutim që dëgjojmë kohëve të fundit, apo debate si shembull se cila ishte shkolla e Parë shqipe në këto anë po edhe në Kosovë, a ishte e para ajo e Pozheranit apo e Stubllës së epërme. Meqë edhe Pozherani thot se kanë shkollën e parë vitin 1908, e poashtu edhe Stubëlla pra qysh vitin 1905?Dhe ku mbetëm tanimë?

Hysen Terziu: Shihni unë kam të kryer shkollën e lartë siç kam cekur në fillim. Mos të harrojmë se njerëzit në këtë demokraci siç po e quajmë kanë filluar me e lanë realitetin, thënë figurativisht me u kapë për dege e jo për rrënje. Të kemi të kjart njëherë e përgjithmonë: Shkolla shqipe në Pozheran fillon punën vitin 1909. Para një kohe në Pozheran e kanë mbajtur një takim historianët, dhe për çudi edhepse jam ndër historianët më të vjetër në Pozheran, mua në atë tubim nuk më kanë ftuar fare, pse? Sepse, disa mendje lehtë kanë pas dëshirë me lënë që shkolla e parë shqipe në Pozheran ka fillue me u ndërtue vitin 1905. Unë këtu e them dhe gjithnjë e përsërisë; Nuk është me rëndësi kur e nis ti themelin dhe e pret qengjin dhe gjelin për nisje të themeleve, por me rëndësi është me dijtë se kur ngrënë ti atë qengj e gjel të pjekur, e kur? Pra dihet kur të pjegët. Prandaj, vetëm mund të them se në atë tubim disa kanë pas vetëm dëshirë të jetë shkolla e parë shqipe në Pozheran, kështuqë këtë nuk e ka thënë Pozherani por disa mendimtar të lehtë, por asesi nuk e rrokë lapsi këtë. Tek e fundit magjistri Adem Murati, historian e ka bërë atë dhe e ka vërtetua edhe në librin e tij shumë të mirë, bile citon nga gjuha persiane (osmanishtja e vjetër) që janë dokumente dhe lidhje me këtë nuk kemi se çka të diskutojmë. Shkolla në Pozheran para Stubllës nuk shkon. Shkolla në gjuhën shqipe në Stubëll ka filluar vitin 1905 dhe kjo punë dihet, u kry.

Prof. Nazif Laçi: Vetëm diç të jemi të kartë. Meqë njerëzit profesionist të kësaj lëmie i thojnë gjërat siç kanë qenë e janë, kurse joprofesionistët duket sikur dëgjohen më larg, por pa fakte e realiteti është ky siç e ceku edhe historiani z. Hysni Terziu, pra shkolla e parë shqipe ka fillue me punë vitin 1905 në Stubëll të Epërme, mirëpo këtu bëhet një pshtjellim dhe diskutohet, pse? Sepse, në Stubëll ajo shkollë, pra shkolla e parë shqipe e vitit 1905 ka filluar të punoi pa alfabet të Manastirit. Kurse, me alfabet të Manastirit fillon shkolla në Pozheran, dhe ndoshta pikërisht për këtë edhe disa mendojnë e thonë se është e para. Kështuqë njerëzit këtë e pshtjellojnë. Por, në fund të fundit sidoqoftë kjo për mendimin tim kjo nuk qonë peshë të madhe, sepse me rëndësi është se: Shkolla e Stubllës së Epërme dhe ajo e Pozheranit njihen si shkollat e para në gjuhën shqipe në rajon e më gjerë, kjo është me rëndësi.

Hysen Terziu: Shumë bukur që e ceku këtë Prof. Nazifi. Sepse, neve e dimë se tubimi i Manastirit ka ndodhë në dy raste, apo më kjart të them njerëzit e këtij tubimi për të vendosur lidhje me alfabetin e gjuhës shqipe janë thirrur dy herë në tubim. Njëherë është paraqitun ajo forma apo kërkesa proosmane dhe pastaj ajo latine (proshqiptare) që kemi sot: Unë e kam gjetun ne një libër diku tek Gj. Fishta se një antar i komisionit me numër 30-të është Emin Beu (që ata shkodranët normal se e kanë dijtë se kush është ky) janë agallarët e Sllatinës, Kupeci, Mufti. Dhe ky Emin Beu ka qenë një pasanik që ka patur ndërmarrje (fabrika) në Prishtinë e Shkup. Ky ka rënë në kontakt me njerëz dhe ka dhënë të holla, pra ka ndihmuar po edhe në tubimin e Manastirit lidhje me vendosjën e alfabetit ku edhe vet ishte prezent në atë tubim.

Mua më dha rasti të takohem me dy autorët e librit të Hasan Prishtinës (dokumentet e Hasan Prishtinës), njëri është Nezir Bato e tjetëri për momentin nuk po më kujtohet, dhe deri sa bisedoja me një studiuese të arkivit të Tiranës znj. Flutura Jakupi i thash: a mund t’i thërrasësh e të takohem dhe bisedoi me këta meqë qenkan autorët e libërit, sepse kam nevoj meqë më sa duket i thash është një gabim te fshati im. Dhe filluam bisedën, unë ia tregova problemin me emërtimin e fshatit Pozheran. Iu tregova se jam duke përgatitur një monografi dhe iu tregova se po kam problem pasi diku po hasi në emërin e fshatit me Z pra Pozeran e jo Pozheran. Njëri nga ta, pasi që të dy ishin profesionist në këtë lami, dmth historian me namë, më pyeti; a ke Ti zotëri ide pse është kështu? Unë mendova të nxirrëm dhe iu thash: po mos është puna se ky emërtim kur është shkruar dmth qysh para se të formohet alfabeti i Manastirit shkronjat Z dhe H kanë qenë të ndara e më vonë kur i kanë bashkuar kanë nxjerrë shkronjë ZH që e njohim sot. Më thanë, u kry puna. Plotësisht me vend. Kështuqë Pozherani tani po e shohim se paska punuar me alfabet të Manastirit, dhe për këtë dëshirojnë të thojnë se është shkolla e parë shqipe, por kjo nuk qonë peshë siç tha edhe prof. Nazifi sepse kemi edhe pseodohistorian dhe njerëz tendencioz e marrin hovë. Por, gjithnjë ngadhënjejnë dokumentet dhe e vërteta, e me rëndësi është se arsimit shqip (shkollimit) këto troje si Stubëlla, Pozherani e fshatra tjerë të anamoravës i kanë dhënë rëndësi të madhe. Vetëm kam dëshirë të them se nuk mund të bëjmë tregti apo siç themi Pazar me fakte historike. Çka mund të themi për mësuesin e parë të shkollës shqipe në Stubëll don Mikel Tarabolluzi-n, po fakte, dokumentet flasin vet se ai ka qenë dhe është i pazëvendësueshëm dhe nuk kemi se çka të hjekim apo shtojmë këtu.

“Shqiptarët janë vëllezër mes veti... Fatin e kanë pas dhe e kanë të përbashkët si vëllezër të një gjaku.''

Prof. Nazif Laçi: Pasi edhe më herët cekët bashkëpunimin mes shqiptarëve të fesë myslimane dhe katolike, e dimë se në të mirë e vështirësi ishin gjithmonë bashkë si vëllezër shqiptarë. A ke ndonjë rast që mund të veçoni lidhje me bashkëpunimin e fshatrave të anamoravës apo edhe individ?

Hysen Terziu: Po është më se e vërtetë se shqiptarët si të besimit mysliman si ata të krishterë me këtë rast tek ne katolikët kanë bashkëpunuar ngushtë mes veti. Shqiptarët janë vëllezër mes veti, fatin e kanë pas dhe e kanë të përbashkët si vëllezër të një gjaku. Ja unë e kam një shembull të vogël konkret: Fetah Vërnakolla dhe Munish Vërnakolla janë vëllezër të një babe pra janë djemtë e Maliq Vërnakollës që janë pra Fetahu dhe Munishi nipa të Idriz Seferit, dhe Idrizi bile edhe i merrë në luftë dhe ata kanë qenë edhe si roje të tij dhe i ka në shtab që është edhe gjë normale meqë kanë qenë nipa të tij dhe besimi ka qenë më i madh në ta.

Rasti tjetër është me Ivë Shillari-n apo siç e kanë quajtur gjithë Ivë “Latini” e që unë e ceku shpeshherë. Kur takohen kreu i Lëvizjes kombëtare nga Morava me shqiptarët katolik nga Karadaku. Atje i pret Ivë Shillari-“Latini” me gjasë në Stubëll apo Vërnakollë. Bisedojnë lidhje me përgatitje të kryengritjeve etj etj..dhe më vonë hanë darkë atje, mirëpo para se me ja filluar me ngrë Ivë Latini bënë kryq, pra kryqohet dhe bënë lutje sepse e ka fenë e vet. Dhe disa i thanë: A bre Ivë ti e teprove pak këtu, e Iva heshtë, nuk thot asgjë. Tani pas disa ditësh zbritë tani Ivë Latini me bashkëluftëtarë të vet në rrafsh, dhe pas bisedave vie darka dhe tanimë këta nikoqirët fillojnë “BismiLahu Rrahmani Rrahim..” e lutje tjera apo edhe janë falë, po edhe Ivë “Latini” poashtu ka marrë abdes. Nuk e di a e ka ngaxmuar Hamdi Kurteshi apo mos Zeqë Vërbani nuk e di sakt por njëri e ngulmon pak e i thot Ivës: “Çka u muarr vesh me ty vëlla, atje u kryqove si katolik, këtu po merrë abdes. Ivë Latini i thot: “Çka ka lidhje?” .Njëri nga ta i tha: ”mirë bre Ivë vëlla, a po na kallxon drejtë çka je ti me fe?”. Po more, i përgjigjet Ivë Latini; Unë gjashtë muaj jam katolik, gjashtë muaj jam mysliman, kurse dymbëdhjetë muaj jam SHQIPTAR!” kështu me të vërtetë i le gojë hapur të gjithë. Një mësim për të gjithë ne sot e përgjithmonë, le të jetë kjo thënie e këti burri të urtë e luftëtari të madh si epitaf.

Edhe diçka lidhje me Ivë Shillarin apo siç e quanin Ivë Latini. Sipas disa pleqve prononcimet që i kam marrë unë nga ta dhe bashkëkohanikëve të Ivë Latinit, dokument nuk kam, por me të dëgjuar e kam, pra gojëdhënë apo tregim nga vet bashkëkohanikët e tij, Ivë Shillari qysh vitin 1946., shkon në Amerikë ku prezenton dhunën e paparë serbo-sllave mbi popullatën e pafajë shqiptare. Dhe më besoni se Ivë Shillari është një legjend dhe mirë është këtë me thënë e me tregu mbi jetën dhe veprimtarinë e tij. Unë në librin tim kam shkruar për te, por nuk mjafton, sepse ishte i madh.

Prof. Nazif Laçi: Ku ka jetua Ivë Latini, nga cili fshat ishte, Vërnakollë?

Hysen Terziu: Jo jo, ai ka jetuar në fshatin Zagragjë dmth një fshat i vogël mbi Stubëll të Epërme, përmbi Letnicë në një krah, dhe si duket mos kanë qenë ata Muhaxherë. Më vonë ku janë shpërngulë e ku kanë jetuar nuk kam të dhëna të sakta, nuk e di. Një djal i tij, i Ivë Shilarit ka punua në Komunë, por ishte tepër naiv aq sa bile nuk e pranonte se është shqiptar. Dmth fatkeqësisht ishte asimilua kombëtarisht nga shqiptar në kroat, siç ndodhi me një pjesë të madhe të popullatës së atyre anëve si Vërnakollë, Vërnez, Shasharë, Letnicë etj etj...

“...populli shqiptarë mes veti gjithmonë ka qenë dhe është tolerant sa i përket besimeve, nderon dhe respekton besimin e vëllaut të vet, me një fjalë ka dijtë dhe dinë, e njeh dhe pranon të kaluarën e vet, jeton të tashmën dhe ka projektuar të ardhmën e vet, që është ajo evropiane.”

Marjan Sebaj Sopi: Po unë kam disa shkrime nga z. Albert Ramaj një hulumtues i madh, ku në ato dokumente dëshmohet se si prifti i Stubllës shkonte shumë shpesh për t’i vizituar disa familje në Pozheran, ku kryente shërbimet e ritet e tij fetare? Çka thoni lidhje me këtë apo më mirë të themi diç rreth konvertimit të shqiptarëve nga feja e krishterë në atë muslimane?

Hysen Terziu: Pikërisht këtu desha të dal dhe ta potencoi; populli shqiptarë mes veti gjithmonë ka qenë dhe është tolerant sa i përket besimeve, nderon dhe respekton besimin e vëllaut të vet, me një fjalë ka dijtë dhe dinë, e njeh dhe pranon të kaluarën e vet, jeton të tashmën dhe ka projektuar të ardhmën e vet që është ajo evropiane. Dhe kjo që thuani lidhje me vizitën e priftit katolik në Pozheran, them se mesiguri qëndron dhe është kjo mrekulli.

Por, unë këtu dëshiroj të tregoi një gjë që shtruat pyetje lidhje me konvertimin e popullatës të cilën gjë tanimë e dinë të gjithë se ka ndodhur në periudha të caktuara, herë nën trysni të mëdha, tortura, kërcnime, tatimeve të ndryshme... herë për shkak të intereseve të ndryshme personale etj. Mirëpo unë këtu dëshiroi të tregoi diç lidhje me një libër që është monografi për Bresalcin të cilën e kanë shkruar një qiftë, Syla burr e grua profesor nga Bresalci i Gjilanit. Ata e dokumentojnë dhe vërtetojnë se shumica e banorëve të Bresalcit dhe rrethinës ishin të regjistruar në Librat amës të të pagëzuarëve në Kishë (më vonë të regjistruar edhe si në famullinë e Letnicës, Stubëll etj) dhe që kanë qenë deri vonë shumica katolik nga ta.Unë shpeshherë në shaka (por që është e vërtetë) i them bashkëshortës sime nga Livoçi se edhe Livoçi kishte pas katolik, i them: Ti katolike e unë mysliman dhe ja se sa duhemi prapë. I them:” ju kryqin ende e ruani”. Dhe më besoni se bënte be (u përbente) një dajë i imi, babën ia kanë mbytë 1944., dhe ka mbetë vetëm me nënën njëzet veçare, pasi ia kanë vra babën nuk i kanë lënë më me hy në fshat por janë vendosur në Ramjan. Më thoshte; “dajko, po na nin hoxha, o krejt katolik jena na bre.” Pasha syt e ballit thoshte se: “Në arkën e gjyshës, gjyshja ma ka tregu kryqin duke e mbajtë fshehur “ e më thoshte: “na jena mysliman e me hoxhë, por këtë kryqin mos e harro”. Daja im kur më ka treguar këtë ka qenë përafërsisht diku 60 vjeçar, ka vdek qe 20 vite dmth po të ishte gjallë tani do i kishte 80 vjet. Ai thoshte se:” kur më ka treguar gjyshja kryqin, mua si djal më të madhin, ajo ka mbuluar vetën dhe mua me qarqaf dhe diku nën tesha, krejt në fund të arkës e nxirrte kryqin e thoshte, shih biro ani mirë krejt me hoxhë, xhami e send...veq këtë që i thonë kryq, mos e harro...”

Marjan Sebaj Sopi: Këtu ndërlidhëm edhe unë, meqë komunikoja një ditë me hoxhë mulla Osmanin nga Drenasi, në komunikim e sipër e pyeta e i thash, a më tregon diçka drejt. Tha po. I thash: çka gjeni pasi t’i rrënoni shtëpitë e vjetra. Kategorisht e shpejt më tha: po kryqa etj. Me këtë dëshirojmë pra të tregojmë se pavarësisht se tanimë cilit besim kush i përket gjitha këto shembuj janë një shenjë e mirë që tregon bashkëjetesën, bashkëpunimin dhe tolerancën ndërfetare gjatë shekujve në mesin e popullit shqiptar. Kjo tregon se sot je mysliman apo katolik, ortodoks...por mos harro se je i një gjaku dhe vëllezër mes veti?

Hysen Terziu: Pikërisht edhe për këtë mora ata shembuj, pra populli shqiptarë gjithmonë ka qenë i vetëdijshëm përkatësisë së tij kombëtare dikur dhe tanimë, por mbi të gjitha ka ruajt harmoninë dhe dashurinë ndërvëllazërore pavarësisht se cilit besim kush i takon. Dhe kjo na ka shpëtuar gjatë shekujve të zymtë, gjatë katrahurave të llojllojshme që kaloi populli ynë. Pra, në rend të parë vetëdija e lartë e përkatësisë kombëtare shqiptare.

Prof. Nazif Laçi: Unë mendoi se neve të gjithë së bashku duhet disi të bijmë në gjurmë pasardhësëve të këtyre burrave të mëdhenjë dikur që kishte kombi. Të komunikojmë me ta, t’i marrim në pyetje dhe të bëjmë shënime. Sepse, është e vërtetë se shumë shqiptarë gjatë historisë edhe na u kanë asimiluar në serb (të shumtën shqiptarët ortodoks) dhe në Kroat (shqiptarët katolik) kurse një masë në turq (shqiptarët muslima). Prandaj, ne duhet të punojmë dhe të zbardhim faktet dhe të vërtetën me dëshmitar të gjallë, po edhe dokumente etj. Si e mendoni juve këtë punë të konvertimeve dhe humbje të ndjesisë apo përkatësisë kombëtare?

Marjan Sebaj Sopi: Unë këtu dua të ndërhy rreth kësaj çështje që hapi prof. Nazif Laçin rreth kësaj çështje të asimilimit të shqiptarëve, sepse sipas gjitha gjasave dhe shumë historianëve tanë, dokumenteve e gojëdhënave ka pas edhe të atillë që janë asimiluar. Unë para do ditësh në bisedë me historianin tonë të dashur z. Feri Arifi patëm temën rreth të ashtuquajturëve tani serb të Binçës. Ai ka fakte se ata serb të Binçës dikur, jo në kohëra të lashta, ishin të gjithë shqiptarë të përkatësisë fetare ortodokse të ardhur nga Bresja e Malina dhe fshatra të tjerë për rreth e që janë e kanë qenë shqiptare, por shumica e tyre me përkatësi fetare ortodokse. Kurse neve nga historia dhe përvoja e dimë se shqiptarët e tillë kur janë asimiluar në serb apo përkatësi kombëtare tjetër janë bërë më serb sa serbët apo siç themi ne më papë se papa apo më turk se turku i Stambollit. Kjo ndodh edhe me Serbët e Binçës. Dhe vërtet janë treguar të dobët edhe gjatë luftës së fundit, ku gjatë historisë shqiptarët e Binçës ata i strehuan dhe mbrojtën gjithnjë. Mua kjo temë, apo çështje më interesoi dhe pyeta babën tim i cili është tanimë 78 vjeçar se çka dinë rreth ardhjes dhe sërbëve në Binçë. Sepse e dimë se edhe akademiku i tyre nacionalist A. Urosheviq shkruan se Serbët (do me thënë shqiptarët e asimiluar në serb) e Binçës arrijnë në Binçë diku kah fundi i shekullit 18.

Baba im Ndue Sebaj më tha, po është e vërtetë se ata gjithë janë të ardhur nga Bresja, Malina e rrethina e Kaçanikut, dhe është e vërtetë se ata gjithmonë dhe të gjithë e kanë ditë gjuhën shqipe shumë mirë, por që disa nga ta nuk kanë dashur të flasin shqip, kurse të vjetërit gjithë kanë komunikuar me ne në gjuhën shqipe. Shembull e përmend një familje që mbahet nacionaliste serbe të njëfar Momit (tani i ndjerë) i cili ishte biri i Sokolit, dhe Sokoli i Radës së Konstantinit e shumë të tjerë që flisnin shqipën dhe sipas tij kanë qenë shqiptar por të besimit Ortodoks, mirëpo me ardhjen në Binçë ku i kanë sjellë politika serbo-sllave duke iu dhënë tokë e pyell, pasuri të mëdha e para (sepse ne e dimë se ata kurrë tokë nuk kanë blerë e prapë kanë më së shumti tokë) janë deklaruar si serb, dmth pushteti i ka ngashnjy i ka mashtru me pasuri dhe ata dalngadal kanë filluar të deklarohen e të ndihen se kinse janë serb. Dmth lakmia i bëri të ndërrojnë kombësinë. Ja shembull konkret, ne në Binçë kemi një burrë të moshuar që ende jeton dhe e quajmë Frana Marku (më parë Markoviq) e që neve e njohim si Frana i Sahitit, i cili jeton mjaftë i tërhekur krejt afër Kishës Binçës. Dhe mendojeni se ky është kusheri i parë me atë farë Momin e Sokolit e familjet tjera. Pra, ky gjithnjë është deklaruar shqiptar kurse kusherinjët e tij, të një gjaku (që dmth janë shqiptar) janë deklaruar serb. Ky Frana i Sahitit kur ka ardh si djal i ri në Binçë, ka njoftuar një vajzë nga Kabashi por me prejardhje nga Terziajt. Dhe kuptohet se Terziajt si burra patriot shqiptar nuk kanë dashur t’ia japin të bijnë deri mos të deklarohet botërisht ai se cilës kombësi i përket (meqë ata burra e dinin se ky është kusheri me familje që deklaroheshin kinse serbe). Dhe kuptohet se ky u deklarua botërisht shqiptarë që ka qenë ai dhe familja e tij dhe se edhe sot vetën e ndien shqiptar. Kështuqë tanimë martohet dhe jeton ende në Binçë por si shqiptar dhe i përkatësisë fetare katolike. Pra, baba më tha kjo është dëshmia më e mirë se ata të gjithë ishin kusherinjë dhe janë të një gjaku dhe gjaku shqiptar, por lakmia për toka, për pasuri i “luajti mendësh” dhe sot mbahen si serb edhe atë serb nacionalist të mëdhenj.

Mirëpo, para disa viteve unë kam dëgjuar se pikërisht kjo familje e Momit të Sokolit ka një djalë i cili i jeton me dekata në Poloni (cilin e njoh edhe unë) por që nuk ka qenë në Binçë mesiguri me dekata pikërisht sepse ai ishte deklaruar dhe kishte thënë disa herë në prezencë të shumë serbëve të Binçës se ne (dmth ata) të gjithë jemi shqiptar. Kështuqë as familja e as serbët tjerë këtë djalë që ne e njohim me emërin Çedo (Çeda i momit diku rreth 50 vjeçar) më nuk e pranuan asnjëherë në shtëpi. Sa kam dëgjuar unë, ai është i martuar me një polake dhe jeton në Poloni (mesiguri si shqiptar, sepse gjithnjë në Binçë fliste shqip).

Hysen Terziu: Edhe ma kjartë se gjërat historike, pra ato ekonomike, politike gjatë historisë i kanë shtypur njerëzit dhe kanë ndërruar fenë po edhe kombësinë në shumë raste. Ja shembull konkret: Mulla Rifati në Zhergër i cili është mbi 100 vjeçar më pari thanë se ja unë e kam vëllaun tim që është katolik e jeton në Kabash, kurse unë jam këtu e jetoi në mesin e myslimanëve dhe ja unë jam mysliman. Ai është ende gjallë dhe ne mund të shkojmë e të marrim shënime nga ai. Pra me këtë dëshiroi të them se populli shqiptar edhepse historikisht kanë vuajtur, kanë pranuar fe të ndryshme etj. prapë të gjithë shqiptarët kanë qenë dhe janë të vetëdijshëm përkatësisë së tyre të përbashkët kombëtare, dhe fetë vetëm ndihmojnë në afrimin ndërvëllazëror, ngaqë edhe jemi shembull i bashkëjetesës ndërfetare.

Marjan Sebaj Sopi: Unë para disa vitesh isha musafir në një emision letrar të udhëhequr nga gazetarja e njohur Vera Pelaj në radio blu skay, dhe në pyetje apo bisedë e sipër ajo ma bëri pikërisht këtë pyetje; Populli shqiptar ka tre besime (fe)! Unë thash se nga kjo neve nuk guxojmë të kemi dëmë, ndonjë të keqe, përkundrazi kjo është vetëm një pasuri e jona e pashtershme e mirësisë dhe dashurisë, e harmonisë dhe vëllazërisë dhe bashkëjetesës tonë. Aq sa neve jemi edhe shembull i mirë për të tjerët, ja të marrim vetëm shembullin e popullit gjerman i cili ka pas me dekada e dekada jo vetëm ngatërresa e mosmarrëveshje fetare por edhe luftëra mes katolikëve e protestantëve edhepse të dy i përkasin fesë së krishtere. Kurse tek populli shqiptar kjo askurrë në histori nuk ka ndodhë, pikërisht siç treguat rastin e Ivë Latini, pra duke jetuar 12 muaj në rend të parë si shqiptar. Dhe thënia: Feja e shqiptarit është Shqiptaria duhet të shëndrrohet dhe mesiguri se kjo edhe ka luajt rolë të rëndësishëm gjatë historisë se feja e shqiptarit mes veti është dashuria. Pra, kemi shiquar (dhe ndihmuar mes veti gjithmonë) kisha e Xhamia, por në rend të parë feja e shqiptarit është dashuria, dashuria ndërvëllazërore. Këtu e sjell edhe shembullin e të madhit Ipeshkvit të ndjerë të Kosovës, të madhit Imzot Nikë Prela (që populli e quante “Plaku i Kosovës”. Është e njohur përgjigja e tij dhënë kryekasapit të ballkanit S. Millosheviqit. Kur ku i fundit e thrret një ditë në telefon dhe i thot se shihni populli shqiptar është kundër krishterimit etj etj...Ipeshkvi i Kosovës i përgjigjët; “shih ti zotëri, unë para se të jam katolik e ipeshkvë, jam shqiptarë, kështuqë ndaj fatin me popullin tim”. Pikërisht kjo edhe ka dominuar tek shqiptarët, pra së pari jemi shqiptar e pastaj fetar kush sipas bindjes së vet personale, meqë feja edhe është përcaktim dhe çështje personale.

“BASHKIM  KOMBËTAR QUHET VETËM: BASHKIMI I GJITHA TROJEVE SHQIPTARE...”

Prof. Nazif Laçi: Zotëri Hysen Terziu, ku qëndron problemi tek ne sipas jush, çka duhet të bëjmë ne që të jemi më të bashkuar dhe unik?

Hysen Terziu: Ne tre që jemi këtu a din çka jemi duke bërë, po ka edhe shumë të tjerët të cilët dëshirojnë t’iu qelin sytë shqiptarëve. Më besoni se shqiptarët pak shkruajnë edhe më pak lexojnë. Mirë thot edhe Edith Durham: Populli shqiptar punon shumë por shkruan pak. Dhe kjo është e vërtetë, askush nuk po lexon.

Unë rastësisht kam has në një gazetë “Mollë Kuqe” dhe hiq më larg se mbrëm përcjella një emision në radio kosovë. Mos të harrojmë se njerëzit e mëdhenjë ne duhet t’i respektojmë si shembull prof. Dr. Zef Mirëditën, më duket se ju prof. Nazif edhe e keni pasur profesor. Mendojeni se ka profesor por për mua shumë naiv, magjistra naiv e doktora shkencash naiv e të dobët e që nuk po dua këtu t’i përmendi me emëra, por çka është edhe më keq luftëtar të UÇK që që kanë luftuar për Bashkimin Kombëtar e që kanë edhe tituj prof. e tituj Dr të cilët në emisione të ndryshme (që i kam përcjell edhe vet) thonë: “Dalngadal po forcohet kombi kosovar?! Prandaj kam dëshirë të jam në emisionet e tilla si Oksigjen etj e të themë; O profesora, o ju të ashtuquajtur me tituj doktora (nuk po përmendi emëra) po si nuk ju vjen turp more, po lëreni këto që folët more...Dhe me keqardhje e them dhe po mendoi se politika sllave dalngadal këso teorish ka ngulitur në intelektualët e të ashtuquajtur nacionalist të blerë (dmth të shitur tek ta) shqiptar të cilët dalin me deklarata të tilla. Më falni nuk po paragjykoi siç po thot z. Marjan Sebaj Sopi, por ja unë këtë me fakte ta vërtetoi se si ka qenë dhe duhet të jetë. Këtë e ka thënë edhe prof. Zef Mirdita.

Vendbanimi ku ka jetuar fisi DARDAN është quajtur VENDI I DARDHAVE këto pohime ekzistojnë edhe tek historianët e huajt të sinqertë, por ata nuk kanë mundur ta theksojnë fjalën DARDHA dhe i kanë thënë DARDA e kështuqë në kohë të gjatë ka dominuar fjala DARDAN e që duhet të jetë DARDHAN, kështu edhe shteti apo Kosova duhet me u quajtur DARDHANI. Unë do ju jap juve një kasetë, ngjizim ku isha musafir në emisionin e një zonje të vërtetë, shumë të aftë, znj. Radije Hoxha në emisionin e saj “Portat e Natës”. Dhe kah ora 02.00 pos mesnate lajmërohet një anglez dhe pyet se a ka mundësi me na treguar se sa km ka pas shteti i Dardanisë. I thash po, këto të dhëna i kam pas nga një gazetë “Mollë e kuqja”, për klasën e parë deri në të pestën dhe aty kjart shkruante se sa kilometra katrorë ka pas shteti Dardanisë. Pra sipas atij shënimi shteti i Dardanisë ka pas 29.000 km2, kështu 18.000 na e kanë zhbër dhe kemi mbetur ne tanimë Kosova vetëm në 10.900 km2. Dmth po i bie se kemi pas hapësirë apo km2 sa sot shteti amë Shqipëria.

Neve e kemi keqkuptuar edhe prof. Zef Mirëditën (tanimë të ndjerë) që ka thënë: Është e dëmshme të kërkohet Kosova Republikë. Pse? Sepse shembull neve këtu jemi në rrafshinë e Anamoravës, a ta shpallim tani edhe këtë republikë. Pastaj kemi rrafshin apo nahinë e Dukagjinit, a ta shpallim ne edhe atë Republikë? Pra, Republika e Dukagjinit, Republika e Karadakut, Republika e Lapit e Golagut...po farë republike more të nderuar është kjo?! I vetmi shpëtim i yni është jo siç thuhet BASHKIMI KOMBËTAR = KOOSOVË-SHQIPËRI,  Pra, vetëvendosja dhe SHQIPËRIA E KOSOVA TË BASHKUAR po kjo është tmerrë sepse ku po na i mbesin shqiptarët tjerë, trojet shqiptare të lashta stërgjyshore si Maqedonia, Çamëria, Kosova Lindore, Mali i Zi etj...pra BASHKIMI KOMBËTAR ËSHTË VETËM: BASHKIMI I GJITHA TROJEVE SHQIPTARE të okupuara e të marrura me dhunë nga popuj tjerë, kështuqë vetëm të bashkuara të gjitha viset apo trojet shqiptare është SHQIPËRI. me gjitha trojet tjera shqiptare. Pra, kjo do ishte drejtësi e në këtë drejtim duhet të punojmë e të angazhohemi që të gjithë për të patur një jetë më të lumtur, një shtet të fortë politikisht, ekonomikisht etj...Mendoi se vetëm ky është shpëtimi i shqiptarëve në të ardhmën.

Prof. Nazif Laçi: Me farë shkrimesh është duke u marrë z. Hysen Terziu kohën e fundit? Dhe çka mund të shtoni diç më tepër për fshatin Pozheran,?

Hysen Terziu: Unë pata filluar të mbledh të dhëna e të shkruaj lidhje me fiset nëpër fshatrat tanë, pata filluar me pleq të fshatrave të bisedoi, dmth kam pas të dhëna sa fise janë të cilët fis janë pra nga njerëz të moshuar nëpër fshatra përkatës, mirëpo duke u këshilluar me magjistrin e historisë Adem Muratin ai më tha që t’i lë këto dhe të mirrëm me shkrimet cilat i kam përmbledhë dhe botua, pra librat e lartë cekur.

Çka i përket pyetjes lidhje me fshatin Pozheran, e thash edhe më parë se në Pozheran janë të ardhur dy vëllazër nga Fleta, dhe Pozherani tanimë ka shtuar shtat që nga rrafshi Kllokoti-Tërpeza deri në Novo Sellë, edhe janë si i njohim ne “Varresat e Vjetra” të Pozheranit e që i thërrasim ne “Varresa të krushqëve”. Por nuk dalin se këto varreza janë të krushqëve sepse shtrihet në tre kilometra sipërfaqe, ku e thamë se Pozherani ka qenë më parë fshat me mbi 100 shtëpi. Pra, vendbanimi apo vendosja e parë ishte në vendin e ashtuquajtur Bagdat, i dyti këtu në Vërban e i treti është TU IKË UJI (këtu do të më ndihmon edhe prof. Nazifi), sepse prej “Manastirit të Tërpezës” dhe deri te “Kisha e Kronit” dhe Lepencit këta banorë sipas gojëdhënës e të gjitha gjasave kanë londruar me lundëra meqë ky vend ishe i mbuluar tërësisht me ujë, pra liqe, ja shihne siç thuani edhe ju z. Marjan konfiguracionin dhe e kuptoni, kështuqë vetëm kur është tërhjekun uji i Karadakut dhe që ka lënë si rrënjë vetëm lumin Morava e Binçës, këtu tek ne Sala e ka pre kodrën, lëvizja e ujit, bifurkacioni ajo forca e valëve dhe ka shkuar krejt deri në Pogragjë, aty në hyrje të Pogragjës  apo “Gryka a e kuvendit” i ka qarë apo qelë gurët, mes gurëve e ka bredhë dheun dhe ka ecë për Deti të Zi.

Kush na vërteton këtë, pra lashtësinë e këtyre anëve, që edhe këtë duhet mësuar. Lisi i Vitisë, cilin kanë dashur me pre shqiptarët por nuk i ka lënë KFOR-i, a e dini sa pash ka ai lis? Pra, lisi në Pozheran aty në varre të moçme ka dy pash e gjysmë, kurse lisi i Vitisë i ka tre pash e gjysmë, sipas kësaj kjo vërtetën, sipas rrathëve, se ky lisë është i lashtë diku 500 apo gjashtëqind vjet.

Pozherani ka qenë krejt mal dhe siç e cekëm nën ujë. Dhe shihni pak fshatrat për rreth të Anamoravës si Godeni, Stubëlla, Vërnakolla, Gërçari, Smira, Tërpeza, Binça e dikurshme mbi kalanë, Tanusha, Debelldeu etj të gjitha këto fshatra janë të ndërtuar dhe banuar në vendet e larta maloro-kodrinore pasi kjo pjesë e anamoravës siç thamë ishte dikur nën ujë...Kështuqë vetëm këta fshatra maloro-kodrinor flasin se janë më të lashta se Pozheranin kurse në rrafsh Pozherani duhet të jetë ndër më të lashtit.

Për herë të parë Pozerani (Pozherani) zyrtarisht përmendët në dokumentet e Hasan Prishtinës, por mesiguri se në kohën e Perandorisë Osmane përmendët ndokund por thënë të vërtetën mua nuk më ka ra të hulumtoj e të gjejë ndonjë cekje të ndonjë viti më të hershëm të fshatit se sa viti 1909. Nga Rama dhe Braha formohen gjashtë lagje prej dy barqe:

1. Ramiqët (Ramaj), Zukovit (Zuka), edhe Sylovit janë të Ramës, kurse;

2. Pirovit (Piraj), Alidemët (Alidema) dhe Demirovit (Demiri) janë të Brahës.

-Tërziu ka ardhë prej Sllakovci, fisi Thaç, e ka pas një telashe atje, ka zbrit dhe në marrëveshje me Pozheran i kanë pranuar në fshat.

-Sylovit i kanë sjellë nipërit e vet (të tyre) Koranët nga fshati Sllakovëc i Ulët.

-Salihovit kanë ardh si nipa Demiroviqe (Demirovitëve).

-Hamiqët kanë qenë punëtorë të fshatit, zanatli, me lopata, me hapë kanale...

-Halabakët janë të ardhur nga fshati Halabak i Podujevës.

-Kukët janë një shtëpi më duket të ardhur diku nga Gjakova (bile iu thojnë edhe Gjakovarë për kah karakteri i tyre)

-Muhaxherët vitin 1876-1878 që i kanë shpërngulur apo dëbuar nga Kosova Lindore e gjetiu i kanë sjellë e vendosur këtu afër Pozeranit diku në një pjesë moçalik te do lugaja atje, bile edhe vorre nuk iu kanë lënë në Pozherani, mirëpo tani dalngadal janë integrue dhe bërë pjesë e përbashkët e jona dhe sipas A. Uroshqviqit qysh vitin 1912., ka pas 30 shtëpi Muhaxhere. Ky është Pozherani me gjitha lagjët e saj.

Marjan Sebaj Sopi: Dhe krejt para fundit, pasi patëm një bisedët të shkëlqyer me ju e nuk do ndaleshim me orë e ditë të tëra po të na premtonte koha. Pra, perspektiva e Pozheranit në të ardhmën?Si e shihni ju atë?

Hysen Terziu: Shihni zotëri, gjitha të dhëna i gjeni edhe nëpër libra të ndryshëm rreth fshatit Pozheran, por meqë po thuani juve se po ju intereson mendimi im atëherë jam munduar dhe po mundohem të them diç dhe besoi se jeni të kënaqur siç e cekët me këtë po e quaj bisedë të lirë dhe të këndshme, ku shpalosëm e po shpalosim historinë e këtyre anëve dhe të popullit shqiptarë në përgjithësi por në pika të shkurtëra.

Kurse sa i përket perspektivës së Pozheranit, atë siç e thatë edhe ju se keni dëgjuar nga dr. Fadil Zuka, një burr i mrekullueshëm, njeri shumë human, se Pozherani ka mbi njëzet (20) mjek, atëherë po shtoi sepse këtë numër nuk e di saktësisht por e di se neve Pozherani kemi shumë njerëz të diplomuar, me fakultete të ndryshme, njerëz magjistra e me tituj doktor shkencash, kemi profile të ndryshme thuajse në çdo lëmi e pore të jetës. Pozherani i ka dhënë lirisht e them komunës së Vitisë tanimë më së shumti intelektual, të cilët veprojnë jo vetëm në Pozheran, por anë e mbarë Kosovës e gjetiu, dhe thuajse të gjithë janë të suksesshëm si në art figurativ, shkrimtar, poet etj etj...

Pozherani sot është një vendbanim i madh, një qendër e madhe historike, kulturore dhe e njohur. Qysh vitin 1971., Sabid Alidema dhe Dr. Rashit Alidema kanë mbledh profesor dhe kanë themeluar shkollën e lartë pedagogjike në Pozheran, kështuqë siç e ceka më parë në Pozheran ka nga arsimtari e deri tek doktor shkencash siç ishte dr. i matematikës z. Rashiti (tashmë i ndjerë).

Vendbanimi Pozheran që kur është krijuar është vendosur për fat në një vend me tokë shumë pjellore, fshatë bujqësorë, sepse sa ka ikur uji njerëzit janë shkuar kah toka e mirë, dhe në bazë të saj forca ekonomike, bujqësia, blegtoria, pemëtaria etj...e kanë bërë që Pozherani të jetë qendër e madhe sot thuajse si një qytezë. Aq shumë është rritur fshati ku thuhet se ka mbi 1000 shtëpi, por që fatkeqësisht ndoshta sot pak mungon koordinimi mes intelektualve, koordinimi mes intelektualëve dhe krerëve fetar etj. Mua pas lufte kjo më pengon në Pozheran, them se pas lufte janë bërë njerëzit “aq të shkolluam” saqë nuk po dimë më asgjë. Pak në shaka, njëri më tha; Baca Hysen kam magjistru, i thash poshë Zotin baco kur të doktorosh të lutëm mos më kallxo. E pyeta dhe i pyes të tillët, mirëpo: sa vepra i ke bërë? Jo, asnjë! U kry pra, nuk kemi se çka të bisedojmë tutje për tituj.

Me këtë dëshiroi të them se Pozherani ka një perspektiv të mirë me një rini të mrekullueshme, shumë aktive në jetën kulturore si sport etj. Por, kuptohet se neve duhet t’i përkrahim e stimulojmë këta, t’iu krijojmë vende të punës e kushte më të mira për punë e jetë.

Mos të harroi edhe këtë, unë mburrëm me lashtësinë por edhe historinë e lavdishme të burrave të Pozheranit. Mos të harrojmë se i vetmi fshat në Kosovë është Pozherani i cili vitin 1910 nuk e pranoi e nuk hyri në Kushtetutën e reformuar Osmane, ku në atë kohë Hasan Prishtina ishte deputet atje por i cili nëpërmjes krerëve të këtyre anëve ka organizuar kryengritjen, me theks të kryengritësve dhe fjalëve të zv. Komandantit të Idriz Seferit pra Ramë Avdylit i cili thoshte: “mjaftë na kanë rrejtë (gënjy) e mashtruar Turqit-Osmanljinjë dhe nuk dëshirojmë më të jemi me ta e në atë kushtetutë”. Mirëpo, intervenon Bajram Curri me porosi të Hasan Prishtinës (për të mos ardhur tek ndonjë e keqe e madhe për popullin, masakër etj) dhe vetëm pas 40 dite atëherë Pozherani me krerët e vet pranon me hy në atë kushtetutë islame. Edhe Pozherani pas kësaj dhe gjatë historisë si shumë fshatra tjerë në Kosovë e troje shqiptare ka vuajt e pësuar shumë gjatë perandorisë Osmane. Mendojeni se vetëm për ta zënë zv.komandantin Ramë Avdyli, perandoria Osmane vendosë në Pozheran hiq më pak se katër batalione Osmane stacionohen në Pozheran. Perandoria Osmane e dënon Idriz Seferin me 100 vjet burgim, Adem Dragobuzhda me 20 vjet, kurse Ramë Avdylin e burgosin në burgun e Prishtinës. Ramë Avdyli kishte 30 krerë nga secila lagje nga një krerë e bile edhe nga dy, ku e ka pas formuar shtabin e vet. Pra ishte strateg i mrekullueshëm, trim, me një forcë të madhe burrash të pushkës dhe besës.

Unë jam shumë i lumtur që na ka dhënë Zoti jetën, që unë gjatë kësaj kohe deri tanimë në moshën 70 vjeçare si unë e prof. Nazifi kemi dhënë këto shënime, dhe mburrëm dhe falënderoi Zotin që më ka dhënë një intuitë me i marrë njerëzit e vlefshëm, të rëndësishëm të periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare cilët kanë hyrë në historinë e librit të Anamoravës...Kështuqë secili njeri, autor është mirë të bëjë pjesën e vet, të hulumtoj e shkruaj për rrethin ku është lind e ku jeton.

Prof. Nazif Laçi: Dhe për fund, a presim së shpejti ndonjë botim nga ju z. Hysen Terziu?

Hysen Terziu: Thënë të vërtetën po kam dëshirë shumë me botua veprën të cilën e kam në dorëshkrim, monografi për Smirën, por ka ende disa pengesa dhe na duhet edhe pak korrigjim dhe mirëkuptim. Kam në dorëshkrim këtë vepër e cila duhet të ket diku rreth 400 fq., dhe besoi se pas një kohe do gjejmë mënyrën për ta botuar sepse besa ka ende punë.

Po kam në dorëshkrim edhe librin mbi jetën dhe veprimtarinë e luftëtarëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe luftëtarët e gjallët, dmth lidhje me luftën dhe luftëtarët e Kosovës në mesin e të cilëve ka dëshmor edhe nga Pozherani kuptohet. Libri duhet të ket mbi 738 fq dorëshkrim.

Prof. Nazif Laçi: Unë jam shumë i kënaqur me bisedën që zhvilluam me arsimtarin e vyer të historisë z. Hysen Terziu, studiues dhe njëherit edhe krijues i njohur anë e mbanë trojeve shqiptare, një gjurmues dhe dhe shkrimtar i cili nuk din të pushoj asnjë ditë vetëm e vetëm për të zbardhur historinë tonë të dhimbshme por edhe më shumë të lavdishme (me protagonistët e saj në kohëra të ndryshme) dhe shumë të lashtë Iliro-dardano-shqiptare.

Kështuqë mua më mbetët të falënderoi arsimtarin z. Hysen Terziun për gjitha këto të dhëna të pashtershme historike që ka ky, dhe lusim për shëndetin e tij e të na gëzoi edhe me vepra tjera të mira si deri më tani. Pra, në emër tim personal, në emër të z. Marjan Sebaj Sopi këtu prezent, si dhe në emër të gjithë lexuesëve ju faleminderit e suksese në të ardhmën.

Intervistën e zhvilluan: Marjan Sebaj Sopi dhe Prof. Naziv Laçi

Kllokot’ 2016

Në një ndejë e bisedë të këndëshme me z. Hysen Terziu. (në anën e majtë) arsimtar, dhe  prof. Nazif Laçi (në anën e djathtë, në mes z. Marjan Sebaj Sopi (Kllokot; tetor’2015)