E merkure, 24.04.2024, 09:53 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Shpërthimi i talentit shqiptarë

E enjte, 19.05.2016, 07:55 PM


SHPËRTHIMI I TALENTIT SHQIPTARË…

Nga Dibran Demaku

Kur në Qershorin e vitit të largët 1980, një grup studentësh(në mesin e tyre edhe autori i këtyre rreshtave) do të vizitonin studentët shqiptarë në Universitetin e Zagrebit, autori i këtyre rreshtave nga goja e vetë Fehmi Lladrovcit(atëherë student i universitetit të Zagrebit, tash hero i kombit)  do degjonte për një ngjarje thuajse të pazakonshme që i kishte ndodhur njërit prej studentëve më të mirë shqiptar në universitetin në fjalë. Dhe ai student i atëhershëm shqiptar e kishte emrin Agim Sopi(sot regjisor i njohur në përmasa kombëtare dhe jo vetëm). Gjithnjë sipas Fehmiut, Agimi(Sopi) kishte dalur në provimin e radhës dhe edhepse ishte ndër studentët më të mirë të degës së vetë(të regjisë) kishte rënë nga provimi?!Kishte rënë nga provimi, jo se nuk e kishte zotëruar mësimin e lëndës së provimit, por se sipas profesorit të tij, ai, pra Agimi kishte lënduar raportet e mirësjelljes dhe mirëkuptimit student-profesor!Arsyeja se përse ishte lënduar profesori nga ca fjalë të pa matura të Agimit kieshte qenë:Agimi(Sopi) në çastin vendimtar të provimit, pas ca pyetjeve të profesorit, në përgjigjen e tij paska pasë thënë:-Profesor i nderuar, unë i takoj kombit të vogël shqiptar, i cili edhepse i pakë në numër, histrrisë botërore i ka dhënë figura emblematike si:Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Nënën Tereze, Gjon e Gjejms Belushin e shumë të tjerë!. . . Profesori i Agimit, pas këtëre thënieve të tij, e paska pasë ndier vetën në siklet apo edhe të fyer dhe ia paska pasë kthyer Agimit:-„Me këtë deklaratë tënden, ti e ke të humbur provimin(edhepse ishe i shkëlqyer në përgjigjet e tua saa i përket provimit!(Autori i këtyre rreshtave nuk e ka ditur as atëherë e nuk e di as tash se cilit nacionalitet i kishte takuar profesori në fjalë. Mbase këtë e di dhe mund ta thotë vetë Agimi(Sopi) regjisori ynë i njohur në përmas kombëtare dhe jo vetëm)…

Ky insert i rëndësishëm i jetës m`u kujtua sot e këtu, pasi lexova një shkrim të një gazete kroate, e cila bënte fjalë për disa nga këngëtaret aktuale shqiptare siç janë:Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Bebe Rexha, të cilat me zërat e tyre karakteristik si dhe me sharmin e tyre kanë pushtuar zemrat e shumë dëgjuesëve të Globit. Dominimi i tyre në muzikën botërore, përveq se i bën ato të njohura në përmasa planetare, ato i shndërron në të njejtën kohë, të themi kushtimisht, në ambasadore të kulturës shqiptare të shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe të kombit shqiptarë në përgjithësi dhe jo vetëm!Edhe më të dashura dhe më të veçanta për kombin tonë i bën fakti se ato(shumica prej tyre jetojnë jashtë Kosovës)ngado shkojnë dhe kudo ku paraqiten e tregojnë se janë shqiptare të Kosovës dhe se i takojnë kombit shqiptar!Me këtë ato e nderojnë vetën e tyre, prindërit e tyre, i nderojnë të afërmit e tyre si dhe kombin shqiptarë në përgjithësi!Dominimi i tyre në skenën aktuale botërore të muzikës, sikur ka nxitë zilinë e kombeve të tjera të Ballkanit, të cilët me kërshëri pyesin:-„Nga erdhi ky „boom“ i shqiptarëve në muztikën botërore?Është i përkohëshëm, apo do të vazhdojë të dominojë edhe?!. . .

Ata të cilët pyesin me habi se nga erdhi ky „shpërthim“ i vrullshëm i këtyre këngëtareve shqiptare, në muzikën aktuale botërore, mund t`u themi me plotë gojën se as nuk është i rastësishëm e as i rastit!Të gjithë atyre duhet të ua përkujtojmë nëse kanë harruar(sidomos kombeve të dalura nga ish Jugosllavija, në këtë rast edhe kroatëve-miqësisht) se shqiptarët e Kosovës e kanë pasur një këngëtare të kohës së Ikonës kroate-Tereza Kesovija) e cila ishte e njohur në përmasa të atëherëshme jugosllave dhe jo vetëm,  e që emri i saj ishte dhe është NEXHMIJE PAGARUSHA. Duhet t`u themi „ziliqarëve“ të djeshëm e të sotëm(dhe atë me bindje të plotë) se sikur të lejohej atëherë NEXHMIJA të këndonte për „Eurovizionin“ ajo do të dominonte dhe do t`a fitonte këtë eveniment!Por, duke dashur që emri i shqiptarëve të dëgjohej sa më pak(në shumicën e rasteve të mos dëgjoheshin fare)Jugosllavia e atëherëshme, shumë shqiptarë të Kosovës dhe të viseve të tjera nën ish Jugosllavinë, i kishte lënë nën „hije“ në mënyrë që ata të mos njiheshin nga opinioni ndërkombëtarë!. . .

Por, ja që jeta dhe historia, edhepse me vonesë, ata të merituarit e nxjerë në liri dhe në dritë. Dhe pas daljes në liri dhe në dritë, shpaloset apo „shpërthen“ talenti i tyre i ndrydhur ndër shekuj!. . . Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Bebe Rexha, nuk janë të vetmet dhe as të rastit. Sot shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi, me talentin e tyre,  po bëjnë emër në të gjitha fushat e jetës dhe atë në përmas planetare!Ata, sot i gjen në majat e kulturës, sportit dhe të dijes botërore!. . .

Ky fakt i pamohueshëm i jep të drejtë Agim Sopit I cili profesorit të Universitetit të Zagrebit I kishte thënë me krenari se i takonte një kombi të vogël në numër, por që i kishte nxjerë nga gjiri i vetë dhe i kishte dhënë njerëzimit Vigaj në çdo fushë të jetës!Kur jemi këtu e në këtë temë përse mos t`a përmendim edhe të dhënën historike se kombi shqiptarë në historinë e tij shekullore i ka dhënë katër PAPË Vatikanit! Cili komb tjetër i këtij planeti, kaq i vogël në numër, ka dhënë kaq PAPë Vatikanit?!. . .

Shpërthimi i talentit shqiptarë në përmasa planetare nuk është as i çastit e as i rastit!Ai ishte I tillë edhe në shekujt që lamë pas e i tillë do të vazhdojë edhe në shekujt që vijnë!Themi kështu sepse  kur e ke traditën e zhvilluar dhe të ndritur, domosdo që ardhmërinë do ta kesh edhe më të ndritur!. . .



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora