E enjte, 28.03.2024, 10:01 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Mehmeti: Seminari i mësueseve shqiptare në Greqi

E enjte, 19.05.2016, 08:00 PM


U mbajt seminari i mësueseve shqiptare në Greqi

Anila Kila: “...bashkë bëjmë mrekulli”  ...dhanë shumë për seminarin: Merita Ymeri, Ilira Ndrio Bakalli, Mimoza Hida, Ermira Morina, Alma Zekollari...  Përpjekja madhore e mësuesve obligon institucionet e shtetit shqiptar të zgjohen nga agonia.

Nga Hazir Mehmeti

8 maj 2016, Kallabaka. Organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, u mbajt seminari me temë “Shkëmbim përvojash”, ku morën pjesë shumica e mësueseve në Greqi.   Nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë ishin të pranishëm Anila Ferizaj dhe Besnik Rama,  Dr.Olimbi Velaj, pedagoge nga Durrësi. Nga MASHT së Kosovës Nuhi Gashi dhe nga Ministria e Diasporës e Kosovës ishte prezent Ymer Avdiu, Nga stafi konsullor shqiptar mori pjesë  Moira Metani, konsull  në Greqi. Nga vendoret e pranishme  ishte Lila Badeka, nënkryetarja e Bashkisë së Kallabakes,dhe përgjegjëse për arsim, ajo mes tjerash tha: ”Është më rëndësi gjuha amtare dhe dua ta falënderoj mësuesen e vyer Merita Ymeri për përpjekjet e saj në kultivimin e vlera gjuhësore e artistike. Ndihem mirë që seminari mbahet në bashkinë tonë. Kjo na obligon në respekt ndaj gjithë asaj çka mësuesit arrijnë në punën e tyre”

Hapjen e punimeve të seminarit i beri .Anila Kila, kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptare në Greqi e cila përshëndeti në emër të organizatorit, kure mësuesja në Kallabaka, Merita Ymeri në fjalën e saj falënderoi mysafirët dhe seminaristet. Ajo e filloi programin me nxënësit e saj. Ishte emocionuese përshëndetja e seminaristëve nga fëmija katër vjeç, Dashamir Ymeri i cili u përcoll me duartrokitje. Me programin e tyre të bukur u paraqiten nxënësit Anita Sinajlaj nga Shkodra; Marinela Sina, Brisa Ymeri dhe Erika Ymeri nga Elbasani; Silvia Elezi nga Berati ,Evita Coku nga Tirana. prezantuan me disa pika të këndshme artistike, valle, recitime dhe këngë. Kostumet e tyre kombëtare krijonin kolorit tërheqës në sallën e bukur. Disa nxënës të cilët për shkaqe të ngutshme familjare mungonin recituan në monitorin e përgatitur me shije,  pak që dallohej nga loja në skenë,  Ada, Sadihe e Sami Dervishi nga Berati dhe Sara Agalliu nga Mallakastra.

“Do të mbështesim aktivitete të mësuesve në Greqi me mundësitë tona të kufizuara. Për kuizin e diturisë ndajmë donacion dhe për disa shpenzime të kufizuara të seminarit që po mbahet. Diaspora shqiptare është e pandarë pa marr parasysh nga cili cep shqiptar vjen” u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse Ymer Avdiu, drejtor dikasteri në Ministrinë e Diasporës. Gazetari i njohur Rexhep Rifati nga Zvicra u paraqit para seminaristëve me pamje fotografike nga disa treva historike shqiptare deri në Kalabrinë përtej Adriatikut nën përcjelljen e zërit madhështor të Vaçe Zeles. Ishte kjo temë sa çlodhëse aq inspiruese e frymëzuese në punën madhore me gjeneratat e reja në ruajtjen e gjuhës shqipe. Shembulli i shkëlqyer ishin pamjet nga arbëreshet në Kalabri ku e ruajtjen gjenin e tyre shqiptar shekujve. Mësuesja nismëtare e mësimit shqip në Greqi, tani jashtë procesit mësimor, Mimoza Dako kishte dërguar letër përshëndetëse emocionuese nga larg.  U lexua nga biografia e hkrimtarit të njohur Iljaz Bobaj, i cili përshëndeti punimet e seminarit.  Pjesëmarrësit i përshëndeti aktivisti i njohur dhe njëri nga themeluesit e mësimit shqip në Greqi, Jovan Mëhilli. Me pajtimet e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri dhe Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me tyre. Ky do ngritë shkallën e kontakteve, informatave, materialeve mësimore me rëndësi për mësimdhënie e afirmim gjuhësor.

Me kumtesë nga praktika mësimore “Orë mësimore në klasën heterogjene” u paraqit mësuesi nga Austria, Hazir Mehmeti,  “Mësimi në klasat heterogjene kërkon angazhim të veçantë. Puna në grupe mësimore me tekstet e reja nga projekti i përfunduar ka përparësi didaktike e metodike. Puna e pavarur e nxënësve është e konceptuar në strukturën e teksteve me të cilat punojnë shumica e mësuesve në mërgatë” Çdo fazë e orës mësimore ishte e ilustruar me foto krahas tekstit. Nuhi Gashi (MASH e Kos.) mbajti kumtesën “Shkolla shqipe dhe kompetenca ndërkulturore”. Tema shtjellon efektet pozitive të hapësirës shumë-kulturore ku nxënësit shqiptarë janë pjesë aktive, roli i mësuesit, aktiviteteve kulturore prezente etj.Dr.Olimpi Velaj, zv.dekani në Fakultetin e Edukimit “Aleksandër Mosiu” u paraqit me temën “Metodika bashkëkohore në mësimdhënien e lëndës së letërsisë”. Mësuesja në Selanik, Aurela Konduri dhe Nasta Paraskeva, mësuese dhe shkrimtare, u prezantuan me temën: "Nëna ime: Si një libër me ilustrime, hap rrugën për një projekt, takim gjuhësh dhe kulturash në mjedisin dygjuhësh të shkollës shqipe, pranë shoqatës së emigrantëve shqiptarë “ Nënë Tereza”, në Selanik."

Ishte ky një seminar shembull edhe për vendet tjera, se si duhet shkëmbyer përvojat në mësimdhënie, aktivitete kulturore, qëndrim ndaj shkollës shqipe, ndaj integrimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Porosi seminari: Formimi i personalitet të së ardhmes është i plotë vetëm me ruajtjen e identitetit të tij kombëtar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora