E enjte, 28.03.2024, 03:51 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Kur shteti (s)funksionon!

E enjte, 19.05.2016, 07:08 PM


Kur shteti (s)funksionon!

Nga Zejdush Kastrati

Nuk besoj se ka dikund ne rruzullin tokesor, kuptohet aty ku funksionon dhe i vjen era shtet,  e qe nuk vepron prokuroria, apo segmentet tjera te drejtesise e hetuesise, sic ka ndodh dhe po ndodh ne kete Kosove,  ku publikohen me emer e mbiemer,  me pozita e emra konspirativ, persona te perfolur,  atakuar e te involvuar ne afera, skandale nga me te llojellojshmet, dhe e gjithe kjo shume shpejt harrohet, nencmohet.apo mbulohet,  nga ata,  qe duhet dhe e kane obligim te veprojne.!

Me konkretisht, jemi deshmitare, kur medie te caktuara,  e ne veqanti portale e portale te ndryshme, publikojne me emer e mbiemer,  ish aktiviste te ilegales e diaspores, ish te burgosur politik,  ish pjestare te UCK-se, deputet, ministra e zevendes ministra aktual, por edhe Kryeministrin e tashem, e edhe Presidentin e Kryeperlamaentarin,  se kane qene dhe jane pjese te disa ndodhive dhe ngjarjeve te tmerrshme qe kane ndodhur ne Kosove dhe ne dem te Kosoves, duke cekur jo vetem keqeperdorime fondesh e mjeteve financiare, por edhe pasurime te paligjshme, vrasje, rrembime e persekutime, duke cekur lokacione, emra,  deshmitaresh, deklarata e "deshmi te shkruara" ", dhe , prokuroria jone hesht,  nuk vepron, apo vepron vetem ne raste te caktuara...!

Prokuroria e shtetit e ka obligim dhe eshte e detyruar, qe pas cdo deklarate, te filloj hetimet, dhe ne raste specifike,  pse jo, te pres te dera e studios televizive,  ate qe leshon deklarate publike duke akuzuar dikend,  te therasi urgjentisht ata qe jane pjese e perfoljeve dhe akuzave, por gjithesesi pjese e hetimit dhe e penalizimit te jete edhe mediumi qe ben keto publikime, me te vetmin qellim,  qe te ndalen shpifjet,  genjeshtrart,  shantazhet, por edhe skenaret per linqim, etiketim dhe denigrim te dinjitetit te njerezve te caktuar., sepe ka kohe,  qe ky eshte "malli exluziv" i medias...

Kjo situate,  dhe kjo qasje,  qe po na percjelle gjate gjithe kesaj periudhe pas lufte, e qe eshte toloruar skajshmerisht,  duhet te nderpritet,  jo per te friksuar qe te mos thuhet e verteta,  por pikerisht qe te thuhet dhe te zbardhet vetem e verteta dhe e verteta,  por gjithesesi me argumente,  me procedura te rregullta dhe deshmi bindese,  e jo me inate, apo me tendence,  andaj fuqine ekzekutive e ka dhe duhet ta kete vetem prokuroria e shtetit me segmentet tjera percjellese,  e cila duhet te tregohet e pamshirshme,  kur eshte ne pytje funksionimi dhe ruajtja e shtetit, duke vendos para drejtesie, te gjithe ata qe nuk kane perfill dhe nuk perfillin ligjet, por,  si duket , kjo gatishmeri ka munguar , po mungon dhe akoma gjate do te mungoj..., andaj situaten ne dore,  e kane disa medie...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora