E shtune, 20.04.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Liberalizimi i vizave

E enjte, 19.05.2016, 07:31 PM


LIBERALIZIMI I VIZAVE

Kërkohet dialog ndërmjet palëve për tejkalimin e krizës politike në Kosovë

Nga Ramiz Dërmaku

Në Kosovë politikajt ata të pozitës po e gënjejnë popullin e Kosovës se gjëja banorët e Kosovës, mund të udhëtojnë pa viza.., në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo gënjeshtër nuk ka lindur prej popullit të Kosovës, por prej disa liderve të d isa partive dhe ne këtë mënyrë "ata lider" jo që po e komprimitojnë vehten por po er gënjejnë edhe popullin. Të gjithë ne duhet popullit t'ia themi të vëtetën sa do që ajo të jetë e hidhur. Prandaj Bashkimi Evropian ka mjete të cilat bëjnë vlerësimin se a i ka mbushur Kosova kriteret që kërkon Bashkimi Evrropian. Sipas deklaratave të Kryetarit të Kosovës , disa ministrave, liderëve partiak, ministrave, deputetëve të Parrlamentit të Kosovës.., Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në Bash kimin Evropian.., Politikajt e pozitës duke filluar nga Kryetari i Kosovës, Kryeministri e deri tek disa liderë partiak, po e gënjejn popullin. Për tu bërë anëtarë i Bashkimit Evropian kërkohen disa kritere- apo themi kushte. Politikajt tanë pa fije turpi në konferencat për gazetarë, në tubime dhe në intervista dhënë Radiove apo televizioneve deklarojnë se Kosova akoma nuk i ka plotësuar dy kushte për tu antarësuar në Bashkimin Europian, ndersa analistët, gazetarët e huaj dhe njerzë të cilët e njohin gjendjen ne të cilën po kalon shteti i Kosovës, pohojn s eshteti i Kosovës duhet plotësuar edhe 8 kritere. Prandaj , popullit duhet treguar të vërtetën, dhe ti thuhet hapur se Kosova akoma nuk është e pranuar zyrtarisht në Bashkimin Evropian pa i plotësuar (edhe 2 kritere ) porë 8 - kritere.

Sipas ekspertëve të kësaj lamie qofshin ata të huaj por edhe vendorë po thonë hapur se Kosova akoma nuk i ka plotësuar kushtet , kriteret për të hyrë e barabartë me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Disa liderë qeveritarë, deputet të Parrlamentit të Kosovës, anlistë, po sikur të angazhoheshin për realizimin e kritereve për të hyrë në `Bashkimin Evropian, siq po angazhohen për vjedhjen e pronës private, shoqërore dhe shtetërore, ne do të ishim vite më parë në Bashkimin Evropian. Hapi i parë për relizimin e kritereve pr të hyrë në Bashkimin Evropian nuk janë plotësuar kriteret që duhet ti ketë një shtetë. Ministri i Integrimeve Europian i Kosovës, Bekim Çollaku ka deklaruar se menaxhimi i keq që i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor procesit të liberalizimit të vizave, ka rritur skepticizmin brenda shteteve të zonës Shengen, duke ngadalësuar në këtë mënyrë procesin e heqjes së vizave për qytetarët kosovarë.

Në këtë drejtim administrata dhe institucionet tjera përgjegjëse duhet ngritur dinamikën dhe angazhimet me qëllim të adresimit të kritereve të mbetura dhe për të gjitha institucionet përgjegjëse janë të njohura detyrat të cilat duhet kryer para se Komisioni Evropian të propozojë heqjen e vizave për qytetarët tanë, Ne besojmë se Komisioni Evropian do të mund të bëj rekomandimin pozitiv nga fund i këtij viti, ndërsa vendimi përfundimtar dhe hyrja e tij në fuqi janë në diskrecion të plotë të institucioneve të BE-së. Sa më shpejtë që merret një vendim i tillë, aq më mirë do të jetë për qytetarët e Kosovës të cilët e kanë merituar një gjë të tillë shumë më parë.

Kërkohet dialog ndërmjet palëve për tejkalimin e krizës politike në Kosovë. Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisioni për Integrime Evropiane, në përbërjen të: Teuta Sahatqija- Kryetare, Valdete Bajrami, Slobodan Petrovic, Luljeta Veselaj-Gutaj, Arben Gashi, Ilir Deda, Time Kadriaj dhe Kujtim Pacaku, sot ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Parlamentin Evropiane. Në takim me znj. Ulrike Lunacek, nnkryetare e Parlamentit Evropiane dhe Reportere për Kosovën, është diskutuar lidhur me situatën në Kosove dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropiane, me theks të veçantë procesin e liberalizimin e vizave.Shpresoj se edhe me këtë rast organet kompetente të Qevwerisë së Kosovës, nuk do ta kryejnë këtë detyrë që kanë marrë mbi vete.

Punuar me 14.05. 2016

Weingarten Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora