E shtune, 20.04.2024, 07:48 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Luana, fiks fare si velinë

E shtune, 16.08.2008, 06:08 PM


Luana

Shkon në punë me taka dhe nuk i ndan gjërat e tualetit nga çanta e dorës. Është ende në moshën e adoleshencës, por pëlqen veshjet e mbrëmjeve. Sepse balerina e “Top Channel”-it i ka idetë mjaft të qarta kur vjen puna tek pamja e jashtme

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?

Për sa i përket karakterit jo (mbase pak më e pjekur), por mënyra e të sjellit me televizionin po. Në fillim ka qenë e vështirë të ambientohesha me kamerat, tani kjo s’përbën më problem për mua.

Çfarë lexon përgjithësisht? 

Më tërheqin shumë romanet rozë e ndër to mund të përmend veprat e autores Daniel Steel. I përshtatet shumë botës së femrës.

Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje? 

Absolutisht jo.

Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruash bukurinë tënde? 

Tani për tani është ende herët. E mendoj bukurinë time si një dhuratë që ma ka dhënë Zoti dhe shpresoj që ai do vijojë të tregohet bujar me mua, duke ma lënë për një kohë sa më të gjatë.

Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde. 

Sekreti im janë sytë. Mjafton t’i shohësh dhe mund të kuptosh fare lehtë se në ç’gjendje mund të jem. Pale kur jam me nerva, duket nga larg dhe s’guxon të më afrohet njeri. Ha, ha, ha, në fakt, më kanë thënë se jam pak si shumë e egër.

Ç’trajtime bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri? 

Jam ende shumë e re për të bërë trajtime të shpeshta, por më duhet të jem përditë te parukieri për shkak se, duke qenë çdo ditë në ekran, duhet të jem çdo ditë me flokët e krehur.

Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e... 

...lojërave.

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje? 

Ndryshe nga e përditshmja. Mundohem që në këto raste të jem sa më shumë klasike. Gjithsesi, mundohem t’i përshtatem ambientit.

“Uniforma” e përditshme për në punë?

Përgjithësisht sportive, pasi jam gjatë gjithë kohës në lëvizje.

Kur nuk punon, xhinse dhe atlete? 

Nëse nuk punoj, do preferoja takat.

Të brendshmet e preferuara?  

Më tërheqin shumë stilimet e “Victoria’s Secret”.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?

Seksi s’mund të them, hmm... mbase e pëlqyer nga të tjerët. Në fakt, s’më pëlqen të flas për veten.

Çfarë mban zakonisht në çantë? 

Gjërat më të nevojshme, p.sh. pa celularin dhe portofolin s’dal dot. Ndër të tjera, mund të përmend parfumin, sendet e grimit etj.

Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde? 

Zakonisht muzika që dëgjoj varet nga gjendja shpirtërore. P.sh. më pëlqen muzika house po aq shumë sa muzika e lehtë.

Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje? 

Hmm... kur vjen puna për të jetuar, s’do ta ndërroja Tiranën me asnjë qytet tjetër. Por do më pëlqente të vizitoja të gjitha vendet e bukura të botës.

Zgjedhjet për stinën e verës?

Mua më pëlqejnë shumë ngjyrat në veshje sidomos tani në verë, veshjet e shkurtra, por jo duke e kaluar masën.

 Parfumi i preferuar

Për momentin po përdor Emporio Armani. Por vazhdon të më pëlqejë shumë Sexy 212.

Celulari që mban

Nokia 5310

Çanta e preferuar

S’ është se jam e fiksuar pas një firme të caktuar, më pëlqen të mbaj llojshmëri çantash.

Këpucët e preferuara

Për sa i përket këpucëve, përgjithësisht i mbaj të zeza; është ngjyra që më duket se më përshtatet me çdo veshje. Do më pëlqente të përmendja linjën e Laura Biagiotti-t.

Linja e produkteve të flokëve

Zakonisht përdor Schwarzkopf.

Disku i preferuar

Jua thashë, për muzikë s’di të përcaktoj një artist të preferuar. Dëgjoj atë muzikë që më tërheq për momentin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora