E premte, 29.03.2024, 04:58 AM (GMT)

Mendime

Gjergj Kabashi: Xhemajl Mustafa dhe sëmundja ''made in UDBA''!

E marte, 17.05.2016, 08:06 PM


SËRISH PËR XHEMAJL MUSTAFËN DHE SËMUNDJEN "MADE IN UDBA!"

Nga Gjergj Kabashi

Pothuaj 16 vite pas vrasjes mizore të Xhemajl Mustafës, gazetarit të Gazetës Rilindja dhe njërit nga njerëzit më të afërt të Ibrahim Rugovës, vazhdon të përcillet me mister vrasja e tij, sado që, mendoj une, në vrasjen e tij si dhe shume të tjera të kësaj natyre, ka pakgjë misterioze e të mjegulltë, megjithëse antishqiptarët e skenës publike e politike të vendit vazhdimisht u munduan të sillnin, pshtillnin e mbështillnin në stilin dhe fantazinë e tyre të sëmurë, të formësuar nga koha kur dikush prej tyre vitet dhe veprat e veta ia kushtoj UDB-s dhe patriotizmit serb-jugosllav!

Nëse e keni vëzhgue me vëmendje retorikën që e ka përcjellë  gjithë periudhën pas vrasjes së Xhemail Mustafës, keni mund ta vëreni se si në varrimin e tij, "më i zjarrti" ka qenë Adem Demaci, i qujtur nga disa si, Baci Adem. Adem Demaci "gishtin tregues" nuk e pati drejtuar kah UDB-a, por nga disa supertrima, do të thotë në drejtimin e disa superqyqarëve që thirreshin në bazë të një lufte dhe fitoreje, që se kishin arritë ata, por NATO-ja. Kush e ka harrue atë fjalim, le ta gjeje videon dhe le ta vëzhgoj e ndëgjoj me vëmendje. Lojërat me UDB, mendoj une, në Kosovë jan konsumue tashmë;ato tashmë janë vërtetë qesharake, jobindëse, neveritëse, mjegulluese; pasi më parë se UDB e Serbisë-Jugosllavisë, në Kosovën tonë dominon mentaliteti udbash, apo baraspesha e të flliqunve që, si më ekstremja shfaqet e fshehun, - por me kambë e koke të dala përjashta, tek lufta dhe përpjekjet e tmerrshme të qarqeve aktuale PDK-LDK. Ne të tjerët, -ku bëj pjesë edhe une, thuajse po mundohemi kot, kur ata janë të kapur "ngryk" me njëri tjetrin dhe nga dashunia dhe respekti i madh që e ndjejnë..., as qe e leshojnë me ëndje njeri-tjetrin... Ata, pos tjerash, janë të lidhur edhe prej zorit me njëri-tjetrin, kështu që, si pozitë që janë, u pengojnë së tepërmi zërat kritik dhe cdo ndricim që kushdo që të jetë ai, ia bënë një vrasjeje a një krimi të madh, sic ishte vrasja e Xhemajl Mustafës. Vazhdoj të mbrojë mendimin tim se vrasësi, apo vrasësit direkt i Xhemajl Mustafës, nuk janë "aq me rëndësi", sa janë frymëzuesit, pshtjelluesit dhe të gjithë ata që e përbëjnë një lëmsh krimi që solli deri tek ajo vrasje, apo edhe vrasje të tjera të ngjashme. Sic kam shkruar edhe më herët, vrasjen e Xhemajl Mustafës, duhet gjetur, zbuluar dhe vënë përpara peshorës së drejtësisë, vetëm duke i identifikuar me rend të gjithë ata që kan marrë pjesë në provokimin ndaj meje përmes e-mailit të sajuar, bujarbukoshi@yahoo.com, pasi aty gjenden të gjithë gazetarët kriminele e naivë, së bashku me udbashët apo siudbashet e LDK-së dhe PDK-së. Përmes provokimit të tillë sic do të kenë mundë me e kuptue lexuesit e vëmendshëm, synohej që të nxirrreshin fjalë prej meje në stilin dhe frymëzimin e "artit" udbash, në mënyrë që nga ato fjale e mendime të nxjerra udbce të sajohej dosja e caktueme, dëshirë që une ua pata plotësue krejt qysh patën dëshirue ata.

Meqenëse të dyja partitë politike që tashmë e ndajnë pushtetin së bashku, prej fillimit të nëntorit të vitit 2000 e deri më 23 nëntor të atij viti, -kur e vrane Xhemajl Mustafën, kan marrë pjesë në provokim me supertalentët e vet, pra me propagandistët e vet dhe policitë e tyre "sekrete", është e udhës që atë dosje të plotë me krejt cka më kan thënë e cka u kam thënë, ta bëjnë publike, në mënyrë që në bazë të saj të fillohet me zbulimin e një krimi të madh, sic qe vrasja e Xhemajl Mustafës... Nëse jo organet gjegjëse, atëhere opinioni publik dhe të gjithë ata që dijnë sado pak, duhet ta ngrene zanin dhe të flasin më në fund se kjo heshtje dhe këmbëngulje e dikujt për ta fshehur me cdo kusht e mjet krimin e bamë, duke u përpjeke që t'ia lanë tjetërkujt ne derë, nuk na ka hije si njerëz, as si popull, as si gazetari, as si polici. Nëse dikush mendon që zbulimin e vrasjes së Xhemajl Mustafës e bën vetëm duke i zbuluar ata që e vrane mbramjen kobzezë të  23 nëntorit 2000, une dhe të gjithë të tjerët, e në vecanti familja e Xhemajl Mustafës duhet ta kuptojmë si tendencë të pashpirt e mizore për ta fshehur një krim të madh dhe akterët e njëmendt që e planifikuan, frymëzuar dhe sollën deri tek ai krim. Ne duhet ta themi me zë të lartë se në gazetari ka krim dhe kriminelë, që qoftë në mënyrë të vetëdijshme a të pavetëdijshme janë të kycur në veprime kriminale e antishqiptare. Nëse ata nuk i janë lajmëruar Policisë së Kosovës deri tash, ata mund të ndiqen edhe për fshehje të qëllimshme të krimit nesër... Dhe, tashmë, nuk është aq me rëndësi se ku janë e cka bëjnë ata gazetarucër e të tjerë; se a janë këtu apo atje, se a janë të angazhuar e punësuar në ministri të punëve të jashtme, apo që, pas superkëshillimeve që ua bënë tokësorëve të politikës së Kosovës, tashmë janë të angazhuar si këshilltar spacial për jashtëtoksorët, alienët!?...

Situatat e këtilla janë absurde në cdo aspekt që ta shikosh dhe pak popujve në botë mund tu ndodhë ashtu sic i ndodhi Kosovës qe 17 vite, qëkur u clirua vendi, që as gazetaria e as policia e atij vendi të mos arrijnë ta bëjnë të vetmin zbulim të duhun të cilitdo krimi të madh që ka ndodhur në vendin tonë. Kur gjëra të tilla i ndodhin një populli,  mund të thuhet lirisht që ai popull ka vdekë për së gjalli, duke u ligështue aq keq, ashtu sic nuk duhet me u ligështue njeriu. Mund të thuhet që në jetën e atij populli, nuk është tuj mbi bari. Si pjesëtar i vuejtur i këtij popull, - vuajtje që kurrqysh nuk pata mundësi që ti ikja, jam betue që për së gjalli nuk kam me u pajtue me të keqën, me krimin e kësaj natyre e frymëzimi, me një vrasje kaq kriminele e të planifikuar aq poshtërsisht nga artistët shqipfolës të UDB-së së Serbisë. Duhet kuptue njëherë e përgjithmonë se askush nuk ka të drejtë që mendimin e pikëpamjen tjetër, qoftë ajo edhe e gabume, ta dënoj me vrasje në emën të një të vërtete partiake, të një policie partiake dhe mercenarëve të mundshëm të një policie anmike. Vrasja e Xhemajl Mustafës dje, është e njejta si të vriteshin (larg qoftë!), Ismail Syla dhe Muhamet Mavraj i "gazetës më të guximshme shqiptare" sot, që u angazhuan si propagandistë në favor të "krahut të luftës" pas vitit 2008, ta zëmë. Krime të tilla nuk guxojnë me ndodhë dhe kriminelët që sjellin situata tragjike për krimet e këtilla, duhet herdokur ti nënshtrohen përgjegjësisë ligjore.

Vonesa kaq e madhe në zbulimin dhe vënjen para përgjegjësisë penale të atyre që bënë krime aq të mendume që i shkojnë përshtati vetëm sigurimit shtetëror të Serbisë, duhet ta alarmoj përfundimisht shqoqërinë e Kosovës, në vecanti Policinë e Kosovës, pjesën më profesionale të saj, e cila ka për detyrë përpara kombit shqiptar, para Kosovës dhe historisë së saj, përpara ardhmënisë, që ta cpshtjell lamshin e ngatërresës që, sipas të gjitha gjasëve, e ka ba edhe më të ngatërruem përvoja antishqiptare e "thesarit" udbash që e ndanë LDK-ja dhe PDK-ja para e pas luftës, të cilat tuj mendue se keta "artistë" i angazhuan për të mirën e Kosovës, njejtë si dikur, ua krijuan mundësitë që të vazhdojnë të punojnë me vepra për Serbinë e përralla "shtetërore" për Kosovën! Largimi i ketyne "pykave" nga jeta e popullit dhe shtetit të Kosovës, është e vetmja mundësi për shërimin e shoqërisë kosovare nga sëmundja, "Made in UDBA!".

Nëse si mënjanojmë vet këto pyka sot, duke i largue nga skena politike  shumë nga kuadrot "elite" të LDK-së e PDK-së, - deshtën a nuk deshten ata, do të kalbemi si popull e shtet në kalbjen e tyne, pra në kapjen "ngryk" të tyne dhe, njëherit, do të vazhdojmë të ndëgjojmë rrëfime të llojllojshme të periferive tona, se jo ky e ka vra këtë, e ai atë dhe kështu, pafundësisht. Gazetaria dhe policia profesionale duhet t'i ndërprejë këto "dashuni" perverze të disa kuadrove elitare të LDK-PDK, që kan të vetmin synim mshefjen dhe heshtjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe ndërkohë, vazhdimin e pasunimit të pafrenueshëm me pasuninë e këtij populli. Popullit të Kosovës duhet ti thuhet e vërteta, sado e idhët që të jetë ajo dhe për këtë askush nuk ka për cka të skuqet e zverdhet, pasi krimet nuk i kemi ba ne, populli, por ata, kriminelët e bashkuem, kryesisht ata nga PDK-LDK, kur hazdiseshin përpara e pas lufte, njena palë se me politikë paqësore e ka clirue Kosovën e tjetra, që gjoja me luftë e paska ba atë e, në të vërtetë, sic e dijmë të gjithë ne, të gjithë "udhëheqësit tanë" që punuan me mish e shpirt për vete e familjet e veta pas kësaj lufte, NATO na i pati sjellë në Kosovë; qoftë ata nga Hotel "Rogneri", apo të tjerët nga restaurantet e Tiranës a Tetovës, kur na i sollën, "triumfues" në Prishtinën e Kosovën tonë të pasluftës.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora