Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Europa do të ruajë unionin e saj

| E premte, 13.05.2016, 09:12 PM |


Europa do të dij ta ruaj unionin e saj

Nga Gjon Keka

Jemi mësuar kohëve të fundit të dëgjojm si në diskutimet politike ashtu edhe në shtyp ,nga analiza të ndryshme dhe nga individ të ndryshëm fraza pothuajse stereotipe:Europa, është në krizë, se ajo ka rënë në konfuzion të tillë që askush nuk mund të parashikojë dotë të ardhmen e saj, se ajo është në prag të prishjes së unionit etj etj ?Të gjitha këto fraza janë të pasakta ,të thata dhe aspak reale, Europa respektivisht Unioni Europian nuk gjendet as në krizë, as në konfuzion e as në prag të prishjes së unionit ,por ky union gjendet përball sfidës së shekullit më të rëndë që ka njohur kontinenti ynë i lashtë ,sfidës për t'i bërë ballë erërave të ndryshme ideologjike që kanë turbulluar frymën origjinale mbi të cilën është ndërtuar ky unionin. Këto erëra nuk janë të panjohura, sepse përgjatë historisë ky kontinent shpesh është përball më sfida të shekullit të tij,por i ka tejkaluar falë rikthimit të tij tek fryma themeltare e idesë mbi të cilin qëndron natyrshëm kontinenti e më pas edhe ndërtimi i unionit europian ,pra të bashkimit të kombeve në një shtëpi të përbashkët të lirisë, paqes ,demokracisë ,kulturës dhe vlerave të këtij kontinenti.

Ndërsa idetë e skeptikëve dhe individëve e qarqeve të ndryshme nuk janë asgjë tjetër pos se ata nuk marrin mundin për të parë më qartë ,për të parë themelet dhe historinë e ndërtimit të rrugës së këtij unionin dhe të vetë historisë së kombeve të kontinentit europian,Prandaj mungesa e kësaj qasje , këtij mosshikimi qartë të tyre i ka sjell skeptikët deri tek ato fraza të cilat tanim kanë dal mbi qiellin europian si retë për të mbuluar diellin me të cilën europa mund të shihet më qartë dhe më mirë dhe të rrezatoj brenda unionit të saj.

Duhet ditur se europën jo vetëm të rinjtë e tanishme nuk mund të imagjinojmë se çfarë ajo ishte, shumë shekuj më parë, apo disa vite më parë ,ndërsa shumica e tanishme nuk i kushtojn vëmendje kësja ,madje nuk i kushtojn vëmendje të mjaftueshme për të gjitha ndryshimet që kanë qenë në këtë kontinent, dhe nuk reflektojnë mjaftueshëm në lidhje me efektet që vijnë me radhë prej saj. Ky kontinent i lashtë i cili realizoj idenë e tij të natyrshme të unionit të tij , dhe unë do të ndalem këtu duke treguar se ky Union nuk është asgjë tjetër pos shtëpia e përbashkët e Europës , ndërsa Europa është familja, kombet e saj janë fiset e këtij kontinenti që janë bashkuar për të jetuar në paqe, në liri ,në demokraci dhe në një frymë të përbashkët me ndërtu të ardhmen e tyre të sigurtë dhe se ky union nuk ka alternativ ,është e vetmja rrugë e natyrshme e tij si sot ,si dje që ishte,ashtu edhe nesër, Europa mund të qëndroj e sigurtë në shtratin e saj vetëm duke qenë e bashkuar dhe me një vizion të përbashkët të këtij unioni. Unioni ishte një ide e madhe europiane dhe e natyrshme. Dhe se brenda këtij unioni të gjitha kombet janë duke punuar mbi këtë ide të përbashkët ,mbi këto themele ,dhe do të duhet të punojn gjithnjë për të mirën e përgjithshme dhe të bashkuar ashtu natyrshëm brenda si një familje e vlerave dhe e të ardhmes së këtij kontinenti. Ky union është ndërtuar nga tërësia e tij harmonike,është vetpërcaktim i natyrshëm i tij,dhe kjo harmoni brenda këtij unioni është përcaktuar edhe nga natyra sepse kombet dhe popujt brenda këtij kontinenti janë të lidhur njëra me tjetrën dhe marrin të njëjtën frymë, të njejtat rreze dielli etj, pra unioni jo vetëm si pjesë e natyrës së ktij kontinenti por edhe si aspekt politik e ligjor i këtij unionin është brenda idesë së lindur të tij ide kjo për të jetuar të bashkuar,në paqe, në liri njëri me tjetrin dhe në një sistem modern demokratik dhe të vlerave të përbashkët të sistemit të unionit europian. është fakt se kombet dhe popujt brenda këtij unioni janë të ndryshme ,dhe kjo kuptohet në aspektin e diferencimit dhe integrimit të këtyre shoqërive demokratike apo popujve dhe kombeve brenda kontinentit. Prandaj unioni është një ekspozit e gjallë e këtyre kombeve dhe popujve. Këto kombe dhe popuj mbështeten në vlerat dhe parimet e përbashkët brenda unioni ,kjo mbështetje sërish mund të thuhet se është e natyrshme është lidhja e natyrshme më botën e përbashkët të tyre qytetëruese me jetën dhe sistemin e vlerave të përgjithshme të tij.

Sidoqoftë tani europa e cila gjendet përballë sfidave të këtij shekulli, duhet të mendoj e kujtoj si tablonë e revolucioneve ,ashtu edhe atë të evolucioneve të saj, të kujtoj simfonin e Bethovenit, të Mozartit ,të lojërave olimpike që nxjerrin fituesin gjatë sfidave , idetë progresive të Gjergj Kastriotit mbrojtësit të civilizimit të familjes europiane, të Karlit të Madh, të Gjon Huniadit ,të Schumannit të kohës kur u themelua unioni etj etj. Dhe Europa do të dij ta ruaj unionin e saj, vlerat e saj ,kulturën e saj, të drejtën e saj historike dhe për brezat e ardhshëm të saj ,unionin europian duhet të rimarrë frmyën e saj origjinale ,të marrë në zemër të saj rrezet e diellit të saj për të krijuar forca të reja, për të ndricuar rrugën e të ardhmes me ide që i tejkalon sfidat e këtij shekulli dhe del të dal fitimtare mbi cdo skepticizëm apo ide të turbullt ideologjike që kanë për qëllim prishjen e tij apo lëkundjen e themeleve të tij mbi të cilat qëndron.  Europa do të triumfoj përball frikës, dyshimit,paragjykimeve dhe erërave ideologjike.