E shtune, 04.02.2023, 06:36 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Murat Gecaj: Krijime me problematikën e jetës

E merkure, 11.05.2016, 06:56 PM


Nga e majta: Poetja Manushaqe Toromani e M.Gecaj (Tiranë, 17 dhjetor 2015)…

FRYMËZIME  E KRIJIME, ME PROBLEMATIKËN E JETËS…

Nga Murat Gecaj

1.

Ka disa kohë që jam njohur me poeten Manushaqe Tromani. Kemi marrë pjesë në përurime të librave të rinj, nga autorë të ndryshëm në kryeqytet. Më kujtohet se ajo ka qenë e pranishme edhe kur kanë ardhur kolegë e miq shqiptarë nga Suedia, ndër ta, arsimtari, publicisti e shkrimtari Sokol Demaku. Bile, ky i ka botuar poezi të saj edhe në revistën “Dituria”, që drejton e del në qytetin Boras të atij vendi skandinav. Një lexues i vëmendshëm, e ka parë atë të publikojë krijime të reja, herë pas here, sidomos në FB. Tematika e tyre është realiteti i ditës, problemet shoqërore të kohës etj.

Rasti e solli që edhe sot të pinim një kafe bashkë. Në çantën e saj ajo kishte nga një kopje të tre librave, që ka mundur të botojë, deri tani. Bile, mbi ato edhe bëra një shkrepje të aparatit tim fotografik. Në muajin dhjetor, ajo përuroi librin e tretë, “Ëndërr e mërguar”, ku isha dhe unë i pranishëm. Krijuesit e ftuar folën me nota pozitive për krijimtarinë e saj dhe e uruan që të ecë me vendosmëri në udhën e saj, duke shkruar poezi sa më të bukura e cilësore.

Ndërkaq, ajo më lexoi në celularin e saj një poezi më të fundit, që kishte krijuar, me titullin “I varfëri njeri!”. Përsëri u drejtohet aty, atyre njerëzve “shpirtzinj”, të cilët edhe pse kanë pasuri ose mundësi për t’iu ndodhur pranë atyre, që vuajnë për kafshatën e gojës ose nga sëmundjet etj., tregohen indiferentë?!

Manushaqja më tregoi se në fundin e muajit prill mori pjesë në veprimtarinë “Pranvera poetike durrësake”, nga ishte kthyer me mbresa të bukura. Aty kishte takuar shumë miq krijues, ndër të cilët edhe miken e përbashkët, poeten Adivie Hoxha.

Një befasi e këndshme për të ishte poezia, që  i dhuroi, këto ditë, krijuesi dhe autori i mirënjohur nga Prishtina, Agim Gjakova.Me titujt e librit të saj, “Ëndërr e mërguar”, ai kishte hartuar poezinë me titullin “Fajin do ta ketë nata”, të cilit i shprehu mirënjohje e falenderim, për kujdesin e treguar.

2.

Sa për informacion, libri i parë i Manushaqes e ka titullin “Eja, të pres”(Tiranë, 2010).Ndërsa, pas një “pushimi” trevjeçar, ajo publikoi librin e dytë, po me poezi, “Ishte kohë për dashuri”. Për të dy këta libra, lexues e studiues të ndryshëm thanë fjalë të mira e nxitëse për të, ashtu siç e përmendëm më lart për librin e tretë.

Ndoshta, nuk do t’i shkruaja këto pak radhë për këtë poete të re, po të mos më nxisnin disa poezi, që ajo ka krijuar kohët e fundit. Lexuesi mund ta kuptojë përmbajtjen e tyre edhe nga titujt, si: “E desha të më ngjante”, Vija të bardha…”, “Sytë janë për të parë”, “Në sundukun e vjetër të kujtimeve” etj.

Kështu, ajo shkruan e shkruan, me shpresën që ta botojë edhe librin e katërt me poezi, por sigurisht ka vështirësi financiare për ta plotësuar këtë dëshirë, ashtu si mjaft krijues tjerë.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, mendova të vendosi këtu një nga këto poezi të reja të Manushaqes, me titullin “Dhimbje”:

Dhimbja ime, që s’di të kursehesh
"zemergjere" kaq shume me mua,
kam frike se, dalngadalë, me ty po dashurohem,
ndaj s'të bën të largohesh!
Dhimbja ime,
çdo çast të ndjej
e, falë teje, bëhem më e fortë.
Ti, më duket, me mua ke lindur
e s'do jesh me ditën që do vdes.
Besnikja ime, dhimbja ime,
rritesh e piqesh me mua; 
netet,ditet,muajt e vitet
jetojme bashkë; 
po thinjesh me mua,
jemi bërë një,
s’ka fuqi të na ndajë,
se forca jote mposht gjithcka!?

…E urojmë Manushaqe Toromanin që mos t ë ndalet në udhën e bukur të krijimtarisë poetike, duke pasqyruar gjithnjë e më mirë edhe realitetin e ditëve që kalojmë, ndjenjat e mendimet e brezit të saj!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora