E marte, 23.04.2024, 06:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Hana Zeneli: Shpërthimi i një talenteje të re

E merkure, 11.05.2016, 08:19 PM


SHPËRTHIMI I NJË TALENTEJE TË RE

Dea Halim: “YJTË   FARFURITËS”

Tregime të shkurtra për fëmijë

Nga Hana ZENELI

Dea Halimi, një nxënëse  e klasës së dytë , vendosi që të gjithëve së bashku të na marrë me vete në botën e saj imagjinare,  ku rrugëtimin deri atje aq mirë e shpalos dhe e përshkruan në librin e saj tejet të këndshëm “Yjtë farfuritës”.

Duke rrjedhur  nga një familje intelektuale, e cila ndër të tjera është marrë dhe vazhdon të merret me krijimtarinë letrare, ajo është rritur dhe formuar në praninë e librit, në botën e madhe dhe të pafund të librit!

“Yjtë farfuritës” , më saktë 36 yjtë farfuritës, apo 36 tregimet e shkurtra farfuritëse përshkruajnë 36 shkronjat e alfabetit shqip nga perspektiva e saj, duke shfaqur aktivitetet dhe sfidat me të cilat fëmijët përballën çdo ditë, siç janë;  dhëmbi i parë, shkronjat e para, rrëfimet e para të mësueses, madje dhe  shenjat e pikësimit.

Ndër vite kemi hasur e lexuar libra të ndryshëm, që e bëjnë alfabetin për fëmijë më të kapshëm siç është libri i parë, Abetarja, sikur se janë “Vallja e shkronjave” apo  “Xixëllonjat e vogla”, mirëpo libri i Deas ka veçantitë e saj, pasi që vjen nga pikëpamja e një  nxënëseje  të shkollës fillore. Nga syri, mendja dhe imagjinata e një krijese të njomë.

Mendimet, pikëpamjet, shqetësimet e përditshme me të cilat përballet Dea, i shkruan pa hezitim, pa ngurrim, pa frikë në letër.

Ajo nuk hesht!

Tek e fundit a nuk e kishte cekur mësuesja në tregimin “Një shkronjë një tregim” , që Dea e kishte marrë për zemër titullin si llafazania e klasës. Por kjo është karakteristikë e mirë e Deas, pasi që fëmijë të tillë, me  talent dhe kulturë leximi e reflektim i nevojiten Kosovës : kreativ, mendjehapur dhe gjithmonë të  gatshëm ta sfidojnë vetveten e tyre.

Por edhe ne, lexuesve dhe adhuruesve të shkrimit bukur,

Urimet me të mira Deas dhe na dhuroftë edhe libra të tjerë!



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora