E merkure, 24.04.2024, 04:13 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Ç`thoshte Aristidh Kola për Dardaninë?

E marte, 10.05.2016, 08:03 PM


Ç`thoshte Aristidh Kola për Dardaninë?

( Bisedë e imagjinuar me kolosin e historisë i cili sipas Arben Llalles:  “Do mbushën 16 vite që nga 11 tetori i vitit 2000 ku në spitalin Evangjelizmos në Athinë vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola i cili rënkonte prej një muaj. Aristidh Kola ishte studiues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Ai gjatë viteve 1995-2000 ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanitas, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit.

Kush është Aristidh Kola? Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944, në një fshat të banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arvanitika (shqipen). Në vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar më vonë punën si avokat në Athinë… Me punën e tij të palodhshme, në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar drejt grek, për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij… Më 24 maj 2000, Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë….Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, mbi ish-Jugosllavinë, nëpër kanalet televizive greke filluan emisionet debatet për luftën në Kosovë. Atë, dhe shumë arvanitas të tjerë i shikonim të dilnin nëpër kanalet kryesore greke, për të informuar opinionin qytetar grek për të vërtetën e asaj që po ndodhte me popullin shqiptar të Kosovës. Në mesin e këtyre intelektualëve arvanitas ishte rreshtuar edhe Aristidh Kola i cili në çdo mbrëmje mbronte nëpër kanalet televizive çështjen madhore të Kosovës. Kështu në këtë mënyrë, Aristidhi jepte ndihmën e tij për luftën e drejtë të Kosovës. Shpeshherë ai brutalisht sulmohej me fjalë nga deputetët grekë, deri në akuza si “agjent i Shqipërisë, Amerikës dhe NATO-s”. …. dhe e helmuan )

-Si ta shohim Dardaninë?

“Që të rikthehemi prapa në kohë dhe në lartësitë e Kosovës, le të hedhim një vështrim në të gjithë rajonin që i takon Maqedonisë së vjetër, e cila banohej lashtë nga Arkanët, ose Arkadët dhe Dardanët. Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (këtu ka kuptimin vendbanimin, M.Q.) e Dardanëve brenda kufijve etnikë të shtetit të sotëm grek, ("Historia e kombit grek", vëll.I, faqe 368), por unë mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më në jug.

- Po grekët  ?

“Sipas mitologjisë greke, Arkadët konsiderohen si fisi më i lashtë i pellazgëve. Po të kemi parasysh faktin se Troja e lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara. Siç theksuam, stacioni i parë i tyre ka qenë Samotraka. Do të kalonin shekuj që ata të shtyheshin më në jug. Të gjitha këto natyrisht nuk e ndriçojnë krejtësisht problemin, por vendosin një përfytyrim kohor të përafërt.

-E mohuar historia e jonë pellazgjike ?

“Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.”

-Nuk i dimë faktet bindëse sepse nuk na kanë lejuar ti nxëmë !

“Në mitologjinë greke, e cila për mua nuk është përrallë, por një histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhëheqësi i popullsisë dardane, Dardani, nuk mund të jetë një personazh i rastësishëm, por bir i Dia-s (Zeusit-M.Q.), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vëlla i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe të Jassionas, emra këta që lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithërave e … të mistereve. Dardani, përsëri sipas mitologjisë greke, është i pari evropian që kaloi në kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atë vend, e bëhet udhëheqës dhe ndërtues i shumë qyteteve, popujve dhe etnive. Bash për këtë është quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë.

-Po Lufta e Trojës , ç`ishte ?

“Sikundër kam përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën, por ishin jo aq fitues. Pas shkatërrimit të qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kështu nisi shpërbërja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.”

Në librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian",  thotë Aristidhi ,kam theksuar se banorët e vendit që më pas do të quhej Ballkan, kanë qenë djepi i qytetërimit botëror… Këto të vërteta, të cilat shumë grekë të sotëm i mohojnë, i patën njohur shumë mirë politikanë grekë të shekullit të kaluar, (shek.XIX-M.Q.) kur pohonin me zë të lartë se serbët nuk kanë asnjë të drejtë mbi Kosovën sepse... "ai rajon banohet nga shqiptarët, bashkëpatriotë pellazgjikë, stërgjyshërit tanë bashkëluftëtarë".

(Referencat :

-Aristidh Kola: “Pak njerëz në Greqi nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” nga Arben Llalla

- Kosova e nderon Aristidh Kolën nga  Arben Llalla

- Ç'janë kosovarët për grekët?  nga Aristidh Kola

- Aristidh Kola: “Pak njerëz në Greqi nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas ‘ nga Arben Llalla )

Fahri Xharra,09.05.16

Gjakovë

Aristidh Kola was an Arvanite (albanian) historian, publicist, lawyer and President of the Arvanites league in Greece, but got murdered by the Greek secret service for openly criticizing the Greek anti-albanian propaganda and for revealing their lies.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora