E enjte, 18.04.2024, 10:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Robert De Niro, shtoi 23 kg në peshë vetëm për një rol

E shtune, 16.08.2008, 03:34 PM


Robert De Niro (2008)
De Niro dhe Marlon Brando janë të vetmit aktorë të cilët kanë fituar çmim Academy për portretizimin e të njëjtit karakter

Roberto De Niro është një aktor amerikan filmash, regjizor dhe producent, i cili ka fituar mjaft çmime Academy. Shepsh i cilësuar si aktori më i mirë i të gjitha kohërave, Roberto është quajtur edhe si më enigmatiku. Është i njohur në mbarë botën për metodën e tij të aktrimit dhe portretizimin e konflikteve, karaktereve problematikë ashtu dhe ato të gangsterëve si edhe për bashkëpunimin e tij me regjizorin Martin Scorsese. De Niro është mjaft i njohur për rolet e tij si Vito Corleone i ri në filmin "Kumbari II"; Travis Bickle në "Taxi Driver"; boksieri Jake La Motta në "Ranging Bull"; gangsteri Jimmy Conway në "Goodfellas" Al Capone në "Të pa prekshimt" ; Michael Vronsky në "The Deer Hunter"; si dhe roli i kohëve të fundit Jack Byrnes në "Takim me prindërit".

Jeta e hershme

De Niro lindi në New York, i biri i Virginia Admiral, piktore dhe Robert De Niro Sr një piktor dhe skulptor ekspresionist abstrakt. Babai i tij ishte me origjinë italiane dhe irlandeze, ndërsa e ëma me origjinë angleze, gjermane dhe franceze. Strëgjyshi i tij italian kishte emigruar nga Ferrazzano, provincë e Campobasso, Molise, ndërsa gjyshja e tij nga babai, Helen O'Reilly, ishte vajza e një emigranti nga Irlanda.

Prindërit e De Niros, të cilët ishin njohur gjatë leksioneve të pikturës në Hans Hofmann, provincë e Massachusetts, u divorcuan kur ai ishte 2 vjeç. De Niro u rrit në një zonë të vogël italiane në Manhattan. Nofka e tij gjatë fëmijërisë ishte "Booby Milk" në saj të tipareve të tij të zbehta.

De Niro në fillim ndoqi shkollën "Little Red School House", një divizion i njohur zytarisht "Shkolla e Performimit të Arteve: Gjimnazi i muzikës dhe i Artit Fiorello H. La Guardia, e frekuentuar gjithashtu nga miku i tij në filmin Kumbari, Al Paçino. Ai e la shkollën në moshën 13-vjecare dhe u bashkua më gangsterët e rrugës "Little Italy". Më pas ndoqi Konservatorin Stella Adler dhe gjithashtu Stusion e Aktrimit të Lee Strasberg anëtarësinë e së cilës e përdori si avantazh profesional. Në moshën 16-vjecare ai drejtoi një produksion të Chekhov-it "Ariu".

Karriera e hershme kinematografike

Roli i parë në një film i De Niros në bashkëpunim me Brian De Palma, i doli në vitin 1963, në moshën 20-vjeçare kur ai u shfaq në filmin "Festa e Martesës"; megjithatë filmi doli në treg vetëm pas vitit 1969. Pjesën më të madhe të viteve '60 ai i kaloi duke punuar në teatër dhe disa produksion off - Broadway. Ai ishte një aktor ekstra në francez filmin "Tre Dhoma në Manhattan" (1965) dhe më pas bërë debutimin e tij të parë në një film, pasi u ribashkua me De Palma në "Greetings" (1968). Më pas, ai e ripërsëriti rolin e tij në "Greetings" tek filmi "Hi, Mom" (1970).

Ai fitoi popullaritet dhe vëmendje me rolin e tij si një lojtar bejzbolli në prag të vdekjes në filmin "Bjerini Daules me Ngadalë" (1973). Në të njëjtin vit, ai filloi bashkëpunimin e frytshëm më Scorcese kur luajti rolin memorial të Johnny Boy përkrah Harvey Keitel si Charlie në filmin "Rrugët Kryesore". Në vitin 1974, De Niro luajti rolin kryesor në "Kumbari II" të Francis Coppola, duke portretizuar Don Vito Corleone, kur ishte i ri. Performanca e tij e bëri të fitonte çmimin e parë Academy, duke folur vetëm gjuhë të huaj (siciliane). Pas punës së tij me Scorsese në "Rrugët Kryesore", ai pati disa bashkëpunime të tjera mjaft të suksesshme si psh: "The Taxi Driver" (1967), "New York, New York" (1977), "Ranging Bull" (1980), "Mbreti i Komedisë" (1983), "Goodfellas" (1990), "Cape Fear" (1991) dhe "Casino" (1995). Ata gjithashtu luajtën së bashku në "Fajtor nga Dyshimet" dhe bënë zërat e personazheve në filmin e animuar Sharkn Tale".

Në shumicën e filmave të tij, De Niro, ka portretizuar psikopatë tërheqës. Filmi "Taxi Driver" ka qenë veçanërisht shumë i rëndësishëm për karrierën e De Niros. Performanca e tij si Travis Bickle e bëri një yll kinemaje dhe e lidhi përgjithmonë emrin e tij me monologun e famshën të Bikle-s "You talkin' to me?" (Po flet me mua?) të cilin De Niro e improvizoi gjatë xhirimeve. Në vitin 1976, De Niro u shfaq përkrah Gerard Depardieu dhe Donald Sutherland, në eksplorimin ekip biografik të jetës gjatë Luftës së Dytë Botërore "Novecento" të Bernardo Bertolucci. Jeta në film ishte e parë nga sytë e dy djemve italianë, shokë fëmijërie, që ishin në skajë të kundërta të hierarkisë sociale.

Në vitin 1978, De Niro luajti në filmin e Michael Vronsky, mbi luftën në Vietnam "Thë Deer Hunter", për të cilin u nominua si "Aktori më i mirë në rol kryesor". Atij iu ofrua roli i një Cowboy në filmin "The Warriors" të Walter Hill në vitin 1979, por e refuzoi.

Karriera e mëtejshme kinematografike

Për shkak të përkushtimit të tij ndaj roleve (e cili buronte edhe nga aktrimi i tij metodik), De Niro shtoi 27 kg në peshë dhe mësoi si të luante boks për të protretizuar Jack La Motta në "Rangning Bulls"; lëshoi dhëmbët për "Cape Fear"; jetoi në Sicili për "Kumbari II"; punoi si shoqer taksie për 3 muaj për "The Taxi Driver"; dhe mësoi t'i binte saksofonit për "New York, New York". Ai shtoi në peshë dhe preu vijën e flokëve për të luajtur Al Caponen tek "Të Paprekshmit".

Metoda e aktrimit të De Niros përfshin përdorimin e çdo taktike, sado ekstreme, që ai mendon është e nevojshme për të nxjerrë performancën më të mirë edhe nga ata me të cilët ai luan. Për shembull, gjatë xhirimeve te "Mbreti i Komedisë", ai i drejtohej aktorit Jerry Lewis me një sërë epitetesh ofenduese për të çliruar inatin që duhet të karakterizonte personazhin e tij në film. Sipas gazetës "People"kjo teknikë ishte e suksesshme. Lewis kujton, "Për një moment harroja që kisha kamerat rreth e qark, isha gati t'i kapja për fyti".

Duke patur frikë se po shndërrohej në një aktor prototip gangsteri, De Niro, filloi të merrte pjesë në disa filma komikë eventualë. Nga mesi i viteve '80 ajo zbuloi se kishte gjithashtu talent edhe për role të tilla, si p.sh., në filmin "Brazil" (1985) në të cilin kishte një rol të vogël; komedia aksion "Midnight Run" (1988); "Showtime" (2002) përkrah Eddie Murphy; 2 filmat njëri pas tjetrin "Analizo këtë" (1999) dhe "Analizo atë" (2002) në të dy përkrah komikut Billy Crystal, "takim me Prindërit" (2000) dhe "Takim me Fockers" (2004).

Filmat e tjerë përfshijnë "Duke rënë në Dashuri" (1984), "Misioni" (1986), "Zemër Ëngjëlli" (1987), "Awakenings" (1990), përkrah Robin Williams, ku De Niro luan një pacient katolik i sjellë në jetë me anë të mjekimeve, "Heat" (1995), "The Fan" (1996), përkrah Wesley Snipes, ku De Niro luan një psikopat fanatik i bejzbollit, "Wag the Dog" (1997), dhe "Ronin" (1998). Në vitin 1997, ai u ribashkua me Harvey Keitel dhe Ray Liotta bashkë me Sylvester Stallone në një dramë krimi "Cop Land". De Niro luajti një rol mbështetës, duke folur pas Stallone, Keitel, and Liotta.

Në vitin 1993, ai luajti një rol kryesor në filmin "Jeta e këtij djali", bashkë me aktorët atëherë fëmijë, Leonardi Di Caprio dhe Tobey Maguire.

Në vitin 1995, De Niro luajti rolin kryesor në filmin "Heat" të Michael Mann, përkrah mikut të tij, Al Pacino. Dyshja magjike tërhoqi vëmendjen e publikut aq shumë, sa nuk krahasohej me asnjë rol në të gjithë karrierën e tyre. Edhe pse De Niro dhe Paçino ishin të dy aktorë kryesorë në filmin "Kumbari II", nuk ishin shfaqur në asnjë skenë së bashku. Në Maj të vitit 2007, Variety.com raportoi De Niro dhe Pacino do të shfaqeshin sërisht së bashku si policë investigatorë në ndekje të një vrasësi serial në një triller "Righetous Kill".

Në vitin 2004, De Niro bëri zërin e Don Lino, antagonisti në filmin e animuar "Shark Tale, kundër Will Smith. Kjo ishte eksperienca e parë e De Niros si aktor zëri. Kur e intervistuan rreth këtij roli në Shark Tale, ai tha se pjesëmarrja në një karton të animuar ishte aspekti më gazmor i karrierës së tij në Hollywood. Ai gjithashtu përsëriti rolin e Jack Bynes në filmin "Meet the Fockers". Të dy filmat ishin mjaft të suksesshëm, por morën kritika të ndryshme.

De Niros iu desh të refuzonte rolin në filmin "The Departed" (rol i cili u mor nga Martin Sheen) për shkak të angazhimit të tij me përgatitjet për filmin "The Good Shepherd". Ai tha: "Me të vërtetë doja shumë të merrja pjesë në këtë film, por e kisha të pa mundur për shkak të përgatitjeve për: The Good Shepherd". Po mundohesha të gjeja një mënyrë për t'i bërë të dyja, por thjesht dukej e pamundur".

Në projektin e tij vijues, De Niro ishte regjizor dhe aktor jo protagonist tek "The Good Shepherd" në vitin 2006 me aktorë kryesorë Matt Damon dhe Angelina Jolie.

De Niro dhe Marlon Brando janë të vetmit aktorë, të cilët kanë fituar çmim Academy për portretizimin e të njëjtit karakter. Brando fitoi çmimin për rolin e Don Vito Corleones kur ishte i vjetër (edhe pse më pas ai e ktheu çmimin) në filmin "Kumbari" dhe më pas De Niro e fitoi për rolin e Corleones kur ishte parë në "Kumbari II". Brando dhe De niro u shfaqën të dy në ekran për herë të parë dhe të vetme, në filim "Rezultati" (2001). De Niro në fakt bëri audicion për rolin e Sonny-t në filmin "Kumbari", por roli ju dha aktorit James Caan. De Niro është një nga pesë personat e vetëm që kanë fituar një çmim Academy për rolet në gjuhë të huaj, pasi ai fliste gati vetëm italisht në film dhe vetëm disa fraza të shkurtra në anglisht.

De Niro ka në projekt një rol tjetër gangsteri për Paramount Pictures në filmin e ardhshëm "Frankie Machine".

Tentativat në regjizurë

Në vitin 1993, De Niro bëri debutimin e tij si regjizor me filmin "The Bronx Tale". Filmi i shkruajtur nga Chazz Palminteri, fliste rreth fëmijërisë së tij të vështrirë në lagjen Bronx. De Niro gjithashtu pati edhe një rol në këtë film, duke protretizuar Lorencon, një shofer autobuzi, i cili lufton për të mbajtur djalin e tij larg nga gangsteri i lagjes Sonny, rol i luajtur nga Palminteri.

Pas këtij flimi nuk ka drejtuar më deri në vitin 2006, kur u bë regjizor dhe aktor jo protagonist i filmit "The Good Shepherd" kur rolet kryesore luheshin nga Matt Damon dhe Angelina Jolie. Filmi tregon origjinën e CIA-s me aktorin Damon, duke portretizuar agjentin më të mirë të inteligjencës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë. De Niro kishtë një rol të vogël si Gjenerali Bill Sullivan, i cili ishte ai që rekrutoi Matt Damon.

Jeta personale

De Niro ka një djalë, Raphael, me gruan e tij të parë Diahnne Abbott. Ai gjithashtu adoptoi vajzën Diahnnes (nga një marrëdhënie e mëparshme), Drena. Më pas, pati dy djem binjakë, Julian Henry dhe Aaron Kendrick (të ngjizur me anë të fertilizimit artificial), nga një marrëdhënie e gjatë me modelen Toukie Smith. Djali i tij Raphael ka qenë një aktor, por tashmë punon në New York me një agjensi imobilare. De Niro gjithashtu ka një djalë me gruan e tij aktuale Grace Hightower.

Që nga viti 1989, De Niro ka investuar në lagjen TriBeCa në Manhattan. Investimet e tij përbëjnë një studio kinematografike TriBeCa Production, të famshmen TriBeCa Film Festival dhe në fund Nobu (tashmë quhen restorantet Layla, të cilët gjatë gjithë kohës kërkonin rezerevime paraprake).

Në vitin 1997, De Niro u martua me gruan e tij të dytë, Grace Hightower (stjuardesë), në vilën e tij në Marbletown afër New York-ut (De Niro gjithashtu ka rezidenca në zonën perëndimore dhe lindore të Manhattanit). Djali i tyre Elliot lindi në vitin 1998, dhe një vit më vonë ata nisën procedurat e divorcit edhe pse nuk u bë kurrë zyrtar, pasi thuhet se tashmë i kanë rregulluar disi marrëdhëniet e tyre.

Në shkurt të vitit 1998, gjatë një xhirimi filmi në Frnacë, De Niro është marrë në pyetje për nëntë orë rresht nga një prokuror rreth një rrjeti prostitucioni. De Niro mohoi çdo përfshirje me të duke deklaruar se nuk ka dhënë kurrë para për seks "… edhe nëse do të kisha dhënë, nuk do të kishte qenë një krim". Prokurori e ka marrë në pyetje, pasi emri i tij ishte përmendur prej njërës nga vajzat e prostituara. Në një intervistë për një gazetë franceze "Le Mond" ai ka thënë: "Nuk do të kthehem më kurrë në Francë. Madje do të këshilloj të gjithë miqtë e mi që të mos vijnë. Ju lutem t'i riktheni mbrapsht "Legjionin e Nderit" ambasadorit tuaj sa më shpejt të jetë e mundur". Burimet ligjore franceze deklarojnë, se aktori ishte trajtuar si dëshmitar i mundshëm dhe jo si i dyshuar.

Në vitin 2003, De Niro u diagnostikua me kancer të prostatës. Prognoza e De Niros (i cili ishte 60 vjeç në atë kohë) ishte e mirë, sipas publicistit të tij Stan Rosenfield. "Doktorët thonë se sëmundja është kapur në fazën e saj fillestare në sajë të kontrolleve të shpeshta", thotë ai. "Si pasojë e fazës fillestare dhe gjendjes së mirë fizike të tij, doktorët shpresojnë në një shërim të plotë". Rosenfield refuzoi të jepte detaje të tjera rreth gjendjes së aktorit dhe rreth kursit të trajtimit. I ati i De Niros vdiq në vitin 1993, në moshën 71-vjeçare. Ai gjithashtu la pas dy fëmijët e tij, Lauren dhe Nicolas Martino. Pas vdekjes së babait, De Niro mori përsipër përgjegjësinë për t'u bërë "kumbari" i tyre jo zyrtar.

De Niro ishte gati të bëhej një qytetar nderi në Itali në Festivalin e Filmit në Venecia në shtator 2004. Megjithatë, "Bijtë e Italisë" ngritën një protestë së bashku me kryeministrin Silvio Berlusconi, duke thënë se De Niro u kishte dëmtuar imazhin italianëve dhe italo - amerikanëve, duke i portretizuar shpeshherë me role kriminale. Ministry i Kulturës, Giuliano Urbani, hodhi poshtë të gjitha insinuatat e tyre dhe ceremonia u shty për t'u bërë në tetor në Romë. Kundërshtimet lindën përsëri, pasi De Niro nuk u shfaq në dy ftesa të medias italiane atë muaj. De Niro ia vuri fajin disa "problemeve serioze komunikimi", të cilat nuk u "trajtuan siç duhej" dhe deklaroi: "Gjëja e fundit që dua të bëj është të ofendoj njëri. Unë e dashuroj Italinë". De Niro më në fund u shpall qytetar nderi më 21 Tetor 2006 gjatë finales së Festivalit të Filmit në Romë.

De Niro është një përkrahës besnik i Partisë Demokratike dhe në disa deklarata të tij ka shprehur se mbështet plotësisht Al Gore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Në një dokumentar të regjizorit Michael Moore, "Fahrenheit 9/11" përfshihet një klip i De Niros, duke qëndruar përrah Al Gore-s, Moore e identifikon atë si "Djali Taxi Driver". Më pas, ai mbështeti edhe John Kerry, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora