E premte, 19.04.2024, 07:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Ion Deaconescu: Shkurtimi i largësive

E marte, 10.05.2016, 07:41 PM


Shkurtimi i largësive në gjuhën rumune

SHKURTIMI I LARGËSIVE

(Jeton Kelmendi, Shkurtimi i largësive, përktheu Baki Ymeri, Editura Revers, Krajovë (Rumani), 2016)

Nga Ion Deaconescu

Poezia e Jeton Kelmendit, poeti më i përkthyer shqiptar i momentit, duket, që nga lekturimi i parë, një ditar senzacionesh dhe meditimesh për konditën e unit, i gjendur në një konfrontim permanent me kundërshitë e një realeje gjithmonë ekspresive, tjetër herë, ralativ dhe revendikativ. Metamorfozat e diskursit lirik bashkëpërkojnë në mënyrë permanente me zhvendosjet e jetës së brendshme, me ndjeshmëritë alternative, që burojnë nga një gjendje e shumëfishtë meditative, ngase poeti vazhdon të jetë, pa marrë para sysh se cilës kulturë i përket, një seizmograf i emocionit dhe i turbullimeve personale, të thella dhe imediate, të një ndjeshmërie të rrallë.

            Për Jeton Kelmendin, fjalët ndërtohen me një materje dialektike, me vokacionin e vetë realitetit, duke u konferuar atyre kuptime dhe sugjestione të reja. Në sfond, fjala është për një substancë speciale në ekranin platonik të botës, në kohën kur vetëvetja bëhet një personazh fabuloz në madhështinë e shqetsimit metafizik.

            Poezia e poetit shqiptar, aq imtësisht e elaboruar, me stërshkrepëtima prej diamanti në dritën e kulluar të agimeve të shpirtit, e mbars (fekondon) të shkuarën dhe historinë nëpërmjet një aktualiteti melankolizant, në një bashkëshkrirje iluzore me dashurinë dhe qenjen e dashur, gjë që e shndërron çastin në metaforë.

            Në një numër të madh poemash shtjellohet provokimi i autorit për shenjat e largëta e të shakmisura të së shkuarës, të historisë dhe të stërgjyshërve, ngase Kelmendi dridhet porsi një orgë, atëherë kur e ripërkujton atë që ka ngjarë dikurë, në vendin ku ka lindur dhe jetuar. Këto duket se janë një  „fondement vivant“ të të parëve të tij, por edhe të bashkëkombasve të tij të sotëm. „Zemra më rrah më shpejt pëballë mureve të mëdha”, thoshte Delacroix në kohën e tij. Duke e parafrazuar, mund të themi se zemra e poetit shqiptar e smadhon ritmin atëherë kur ai rivjen në shtëpi. Këtë e ka metamorfizuar në një hapësirë (të degdisur) me shenja turbulluese dhe përfytyrime, gjë që mund ta realizojë vetëm një zemër e hatashme mendimtare.

            E dimë se bota u përket të gjithëve dhe askujt, por Kelmendi insiston t’i bindë lexuesit e vet, ngado qofshin ata, se çdokush e ka atdheun e vet, të identifikuar në qenjen e dashur, në gjuhën dhe historinë që është aq magjepsëse për ta njohur, pa e shikuar në pasqyra të shtrembëta, por duke e përjetuar kështusoj, tejmatanë „lojës indeferente të pasqyrimit”, por edhe nga bërllogu i klisheve.

            Poet refleksiv, me një diskurs lirik të latuar deri në esencë, i përflakur dhe i qetë, në të njëjtën përmasë, filozofik por edhe deskriptiv, i çliruar nga ashpërsia dhe fascinacioni i ekstremeve, Jeton Kelmendi është njëri nga poetët më interesantë të Europës së sotme.

Poeti kosovar para bustit të Ismail Qemalit në Bukuresht



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora