E premte, 29.03.2024, 05:08 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Kosova shpërblehet për merita letrare

E marte, 10.05.2016, 07:02 PM


Kosova shpërblehet për merita letrare në botë

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Në manifestimin ndërkombëtar që po mbahet në Kraiovë të Rumanisë, manifestim ky që organizohet nga Akademia Internacionale “Mihai Eminescu”, sot në edicionin e saj të rradhës i është ndarë çmimi i Akademisë për poezi për vitin 2016, poetit shqiptar nga Kosova,  zt. Jeton Kelmedi. Siç bëhet e ditur nga kjo akademi, poeti shqiptar është shpërblyer për të arritura të larta në poezi, ku në arsyetimin e Kryetarit të Akademisë Prof. Dr. Ion Deaconescu, për dhnien e këtij çmimi poetit Kelmendi, ai vlerësoi poezinë e tij si një nga poezitë më të mira që shkruhet në ditët tona. Një poezi briliante, tejet tepër e realizuar dhe me një gjuhë që ka shumë mendim dhe liri në të, u tha para të pranishmëve të shumtë në ketë manifestim, ku po marrin pjesë përveç shkrimtarë dhe intelektualë rumunë, si dhe dhjetra përsonalitete të kulturës dhe letërsisë nga mbi 22 shtete.

Nga ana e tij, poeti Jeton Kelmendi, në fjalën e tij tha se me Rumaninë dhe rumunët lidhen shumë fakte ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve, sepse jemi dy popujt, që së bashku me grekët e vjetër, jemi më të vjetrit në rajon. Mihai Eminescu tek rumunët konsiderohet si njeriu më i madh i kulturës së këtij vendi, ndërsa Kraiova është kandidate për t’u shpallur Kryeqytet i Kulturës Evropiane, pas përiudhës së skadimit të Salamainës, e cila është shpallur së fundmi. Fakti se Jeton Kelmendi përfaqëson Kosovën tek një vend që akoma nuk e ka njohur pavarvsinë tonë, konsiderohet edhe një lobim i mirë në ketë drejtim, ndërsa duhet potencuar se Jeton Kelmendi tashmë është poeti që përfaqëson denjësisht letërsinë shqipe nëpër botë, ngase është lauerat i dhjetra çmimeve ndërkombëtare në shumë vende të botës.

Jeton Kelmendi është njëri nga poetët më interesantë të Europës së sotme

Sipas zt. Ion Deaconescu (president i Akademisë Internacionale „Mihai Eminescu”), Jeton Kelmendi është poeti më i përkthyer shqiptar i momentit. Që nga  lekturimi i parë, poezia e tij duket një ditar senzacionesh dhe meditimesh për konditën e unit, i gjendur në një konfrontim permanent me kundërshitë e një realeje gjithmonë ekspresive, tjetër herë, ralativ dhe revendikativ. Metamorfozat e diskursit lirik bashkëpërkojnë në mënyrë permanente me zhvendosjet e jetës së brendshme, me ndjeshmëritë alternative, që burojnë nga një gjendje e shumëfishtë meditative, ngase poeti vazhdon të jetë, pa marrë para sysh se cilës kulturë i përket, një seizmograf i emocionit dhe i turbullimeve personale, të thella dhe imediate, të një ndjeshmërie të rrallë.

Për Jeton Kelmendin, fjalët ndërtohen me një materje dialektike, me vokacionin e vetë realitetit, duke u konferuar atyre kuptime dhe sugjestione të reja. Në sfond, fjala është për një substancë speciale në ekranin platonik të botës, në kohën kur vetëvetja bëhet një personazh fabuloz në madhështinë e shqetsimit metafizik.

Poezia e poetit shqiptar, aq imtësisht e elaboruar, me stërshkrepëtima prej diamanti në dritën e kulluar të agimeve të shpirtit, e mbars (fekondon) të shkuarën dhe historinë nëpërmjet një aktualiteti melankolizant, në një bashkëshkrirje iluzore me dashurinë dhe qenjen e dashur, gjë që e shndërron çastin në metaforë.

Në një numër të madh poemash shtjellohet provokimi i autorit për shenjat e largëta e të shakmisura të së shkuarës, të historisë dhe të stërgjyshërve, ngase Kelmendi dridhet porsi një orgë, atëherë kur e ripërkujton atë që ka ngjarë dikurë, në vendin ku ka lindur dhe jetuar. Këto duket se janë një  „fondement vivant“ të të parëve të tij, por edhe të bashkëkombasve të tij të sotëm. „Zemra më rrah më shpejt pëballë mureve të mëdha”, thoshte Delacroix në kohën e tij. Duke e parafrazuar, mund të themi se zemra e poetit shqiptar e smadhon ritmin atëherë kur ai rivjen në shtëpi. Këtë e ka metamorfizuar në një hapësirë (të degdisur) me shenja turbulluese dhe përfytyrime, gjë që mund ta realizojë vetëm një zemër e hatashme mendimtare.

E dimë se bota u përket të gjithëve dhe askujt, por Kelmendi insiston t’i bindë lexuesit e vet, ngado qofshin ata, se çdokush e ka atdheun e vet, të identifikuar në qenjen e dashur, në gjuhën dhe historinë që është aq magjepsëse për ta njohur, pa e shikuar në pasqyra të shtrembëta, por duke e përjetuar kështusoj, tejmatanë „lojës indeferente të pasqyrimit”, por edhe nga bërllogu i klisheve.

Poet refleksiv, me një diskurs lirik të latuar deri në esencë, i përflakur dhe i qetë, në të njëjtën përmasë, filozofik por edhe deskriptiv, i çliruar nga ashpërsia dhe fascinacioni i ekstremeve, Jeton Kelmendi është njëri nga poetët më interesantë të Europës së sotme.

(Jeton Kelmendi, Shkurtimi i largësive, përktheu Baki Ymeri, Editura Revers, Krajovë (Rumani), 2016)



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora