E merkure, 24.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Figura historike të debatueshme

E hene, 09.05.2016, 06:58 PM


FIGURAT HISTORIKE TË DEBATUESHME NË NJË KËNDVËSHTRIMIN HISTORIK NGA LUAN ÇIPI

Nga Gëzim Llojdia

1.

Kjo është vërejtje e famshme e Bonapartit, që thotë: "Historia është një grup i gënjeshtrave, që njerëzit kanë rënë dakord", ka pak dyshim se mitet, keqkuptimet dhe trillimet të drejta, të plota shpesh janë formuar për të  kuptuar  të kaluarën tonë. Në disa raste, këto legjenda janë rrënjosur,aq  sa errësojnë faktet aktuale të jetës së një figure historike. Në këtë hulli mund të quhet se ka ecur krijuesi Luan Cipi me një botim të fundit, duke u përpjekur të shpërbëjë mjegullnajën, që rrethon mjaftë prej figurave historike  të debatueshme .

Luan Cipi është një ,krijues  cilësor   me 10 botime brenda disa vjetësh  duke përfshirë disa gjini të ndryshme.“Urtësi,trimëri,por dhe humor e shaka vlonjate”,është botimi më i fundit i Luan Cipit.

Që analistët sasiore janë gjetur shpejtë  në “shtëpinë e tyre” dhe pikërisht   në disa fusha si:ekonomi,sociale dhe kulturore,mirëpo  në lidhje me historinë çfarë sjellin  me analizat  e tyre  sasiore ?Çfarë përmbajnë renditja dhe krahasimi me  reputacion historik  duke vlerësuar  çdo  figurë historike, duke  sjell gjurmët e  shumë njerëzve më të rëndësishme të historisë  së një qyteti  në shkencë, politikë, argëtim, dhe në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar ngjarjet në të kaluarën e tyre  se sa duke shqyrtuar burimet  si:revista, artikuj, letra, të artit, muzikës apo autobiografi  të lëna në dorëshkrim. Për të analizuar një burim primar autorit i është duhur  informacioni në lidhje me dy gjëra:faktin që mund të jetë dokument ,ky pra që grish mjegullën dhe kohërat për tu zbardhuar drejt  dhe epokën nga e cila ajo vjen.

Nëse  e gjykojmë në këtë prizëm  edhe librin e fundit të autorit L.Cipi gjejmë të analizuar disa figura historike të qytetit të Flamurit, por edhe të vendlindjes së autorit . Disa prej tyre figurave të sjell në këtë botim janë shkruar si skica,portrete,analizë, reflektim, ese, homazh deri te shakat vlonjate  ose ka sjellë  dorëshkrime origjinale :Luftëtarët e lirisë,kujtoj Cerciz Topullin një dorëshkrim interesant, që vlen të  shikohet me interes nga historianët. Osman Haxhiu legjendar ,një portret  i bazuar fakte të reja .Bahri Omari nderi i kombit....Dr Omer Nishani,që ishte 8 vjet President. Sejfulla Malëshovën si e shoh sot,që është një reflektim. Lame Kodra dhe bota e re .Një analizë ë kushtuar figurës Ago Shero Agaj që ka mbetur ende midis dritëhijeve. Një portret, kushtuar inxhinierit, që studio dhe mori medalje të artë në Vjenës,por u  u pushkatua për kënetën e Maliqit:”Martiri Kujtim Beqiri na thërret një homazh.

Spiro Koleka një atdhetar i shquar etj . Po shqyrtojmë vetëm dy momente të këtij botimi.  “Luftëtarët e lirisë”, nga Epopeja e Mashkullores  bazuar në dorëshkrimin e të atit të autorit Kaman Bektash Cipi,  është një rrëfim  interesant, që vjen për herë të parë  i zbardhur ,që duhet studiuar ,që duhet të merret  në konsideratë nga historianët e kësaj periudhe për ta pasuruar këtë epope dhe këtë periudhë.

Duke analizuar, natyrën fizike të burimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme  sepse kemi të bëjmë me një burim origjinal,d.m.th, një letër të vërtetë të  vjetër, dorëshkrimi i autorit Kaman Cipit ,bazohet në të  dhënat  e tij, që përfshinë harkun kohor kur ka ndodhur ngjarja. Autori  i dorëshkrimit përcjell historian e një prej betejave të zhvilluara në jug  kundër otomanëve, që nisën fillimisht me aksionin e vrasjes së majorit Halil Musa Beu komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër dhe më tej  me “ Epopenë e Mashkullorës” ,të  18 mars 1908 ,pra ngjarje që ndodhën 4 vite  para pavarësisë kombëtare  .Për betejën e Mashkullores  ka pasur edhe më parë rajvizime historike me dokumente të kësaj ngjarje sidomos në periudhën 1920-44 dhe 50-90. Nëse kjo ndodhte ishte një arsye, regjimi u vinte detyrë institucioneve për të zbardhur  ngjarjet dhe periudhat e ndryshme historike  si dhe duke i përdorur ato. Janë sjellë dokumente, por dorëshkrimet origjinale janë të pakta, një ndër to është edhe dorëshkrimi origjinal i Kaman Cipit, për ngjarjen e Mashkullores, dëshmitë e tjera janë të mbështetura më tepër në librin e M.Gramenos           dhe më rrallë në botime të tjera.

Cili ishte mesazhi i autorit, ose argumenti? Zbardhja e një periudhe historike e një prej betejave në jug të vendit kundër pushtuesit otomanë. A mund të vlerësojmë burimin si dëshmi historike? Sigurisht duhet vlerësuar ,vetë autori i tij Kaman Cipi jo vetëm, që është nga Gjirokastra, por ai ka jetuar në këtë periudhë kur janë zhvilluar ngjarjet.

Një personazh tjetër historik i mbuluar më tepër nga misteri dhe zbardhur pak për të cilin shkruan autori, është figura e Ago Sherro Agaj,që ishte dikush sipas autorit.

Në fillim autori i këtij botimi , L.Cipi thotë me sinqeritetin  e tij. Nuk është fjala për të rehabilituar çdo kolaboracionist ,por për të shpjeguar jetën e gjithkujt, që duke rrojtur dhe madje edhe veprimtarinë atdhetare të dobishme dhe pse gaboi diku nuk mund ti shuash krejt veprimtarin   e tij dhe ti asgjësosh anët e mira duke e dënuar me heshtje e deri në mohim pa e gjykuar dhe analizuar. Pasi flet për vit-lindjen dhe arsimin e tij Ago,Agaj është ndër studentët shqiptarë që ka studiuar  në Austri,autori ndalet te punësimi dhe zgjedhja e tij si prefekt i Mitrovicës,me votë të lirë pas shumë sprovave Agaj bëhet prefekt i Mitrovicës,gjatë periudhës së luftës së dytë botërore.

Dy çaste, që mrekullojnë nga qëndrimi atdhetar i A.Agaj në Mitrovicë.

28 nëntori i vitit 1941. Sipas autorit të këtij portreti L.Cipi, në këtë ditë historike, për të gjithë shqiptarët  dolën sheshit për të kremtuar ditën historike veshur me kostume kombëtare  të zbukuruar me ar e gurë të çmuar.

Rasti tjetër, ka të bëjë me detyrën e tij si prefekt. Komanda gjermane  kishte marrë vendim të burgoste gjithë hebrenjtë dhe jevgjit ,shkruan autori L.Cipi. Mirëpo në Mitrovicë nuk kishte shumë familje hebreje,por kishte rreth 4 mijë familje jevgjish ,

i quanin gabelë. Ata flisnin shqip dhe mbanin anën e shqiptarëve. Prefekti Agaj u shpjegoi gjermanëve se jevgjit ishin me orgjinë egjiptiane,kurse ciganët ishin me prejardhje nga India. A u bindë komanda gjermane,sigurisht që jo. Me anë të Vehbi Frashërit  u gjet libri i F.Novak që kishte studiuar racat dhe popullsinë  e tyre. Kjo ndërhyrje e prefektit shpëtoi 4 mijë jetë njerëzore,nga rrëzimi definitiv ,vdekja nga plumbi ose mbytja me gaz, që praktikonin nazistët gjatë periudhës së luftës së dytë botërore.Shkëputëm vetëm dy raste nga libri i fundit i publicistit Luan Cipi.

2.

Struktura e librit është organizuar me mjeshtëri nga autori .Janë kapitujt e organizuar në mënyrë kronologjike, tematike nga grupi i aktorëve historike, nga të përgjithshme në të veçanta, ose në ndonjë mënyrë tjetër? Autori Luan Cipi, tregon edhe në botimin e fundit se është një mjeshtër i  vërtetë  i penës  ,një njohës i mirë fakteve dhe dëshmive historike, ai rrëfen  në gjuhën e thjeshtë të pangarkuar shkurtimisht, tregime historike ose përmbajtjen, por  gjithmonë i përqendruar në argumentin historik duke u bërë dhe se si në mënyrë efektive, autori e ka mbështetur këtë argument me prova historike. Si në lidhje me burimet dytësore? A ka një ose më shumë libra të mesme që autori duket të duhet të jetë  konsultuar shumë në mbështetje të argumentit?Them se autori L.Cipi ka studiuar shumë autorë, që kanë nxjerr në dritë  këto figura historike  për të cilat shkruan edhe Luan Kaman Cipi në përmbledhjen:” .“Urtësi,trimëri,por dhe humor e shaka vlonjate”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora