E premte, 19.04.2024, 06:05 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: A kishte shqiptar para ardhjes së turkut?

E hene, 09.05.2016, 08:04 PM


A kishte shqiptar në Kosovë para ardhjes së turkut?

Nga Fahri Xharra

Shumë qesharake, kjo pyetje por ia vlen të merresh me dhe tek e fundit t`a dimë të vërtetën tonë aq të kontestuar nga vet ne. Ishim apo jo këndej pari  para ardhjes së turkut ?

Viti i kaluar ishte plotë mohime dhe vetëmohime shqiptare si nga ana e serbëve po ashtu nga ana e shqiptarëve mysliman, prijësve fetar mysliman ‘ bile edhe nga  një e përditshme serioze e Kosovës.

“Deri  në Betejën e Kosovës, 1389, në Kosovë ishin vetëm 3 % shqiptar thoshin hoxhallarët ; pastaj na dole në skenë “studimet” antishqiptare të “ krye-izdajicës “ Hasan Kaleshi i cili në një konferencë në Stamboll, 1972, paska ligjëruar dhe  “bindur” botën se deri në atë betejë (1389 ) paska pasur vetëm një % shqiptar . Me “ndihmën  “ e turkut atëherë qenka rritur numri i jonë ( fatkeqësisht ) dhe ia paske zënë vendin dikujt tjetër.

Unë e dija që këta janë duke e bërë këtë propagandë qëllim keqe të inspiruar dhe të shtirë nga dikush . Por kush ishin ata që e kishin thënë ?

Hulumtimi në biblioteka nuk është “ gjynaf “ dhe e gjeta një “ margaritar “ të shpifjeve, mashtrimeve dhe mohimeve më  të pa fytyra serbe . Serbët po, por shqiptarët pse po ?

Sot do te flasim pak për këtë libër       Jovan N. Tomiç  “Arnautet në Serbinë e vjetër dhe në Sanxhak”, 1913, Beograd   (????? H. ????? ? ????????? ? ?????? ?????? ? ??????? 1913. )

Në parathënje shkruhet “ Në letrën e botuar të gazetës “Temps” të 3 Janarit 1913  z. Dr.Gergur Jakshiq  në mënyrë të mrekullueshme është e paraqitur shpërndarja e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë; nëpër Sanxhakun e Novi pazarit, Fushat e Kosovës, në Serbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Zgjerimi i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk është e sotme. ….por më së shumti ne ve serbëve na intereson : pse u rrit roli i shqiptarëve nën perandorinë otomane, roli i tyre në çkombëtarizimin dhe muslimanizimin me dhunë të serbëve ; si erdhi deri tek shqiptarizimi i viseve krejtësisht serbe si dhe në çfarë konteksti qëndron muhamedanizimi dhe shqiptarizmi  i serbëve  në ato toka .

Përgjigjen serbëve le t`iu  japin “serbët “ e rinj të Kosovës

Libri i Jovan N. Tomiçit është i ndarë në kapituj

“-Momentet kryesore të muslimanizimit dhe shqiptarizimit të serbëve në Prizren, në Metohi ( Dukagjin fxh) dhe Kosovë

-Muslimanizimi i serbëve katolik në Kosovë

- Muslimanizimi  i serbëve ortodoks pas 1630-1656 -tës

- Muslimanizmi dhe shqiptarizimi i serbëve ortodoks pas 1688-1690 -tës

- Levizja serbe e vitit 1737 edhe më shumë e shpejton muslimanizimin dhe shqiptarizimin e serbëve ortodoks

(-?????? ??????? ???????????????? ? ????????? ???? ? ????????, ? ???????? ? ?? ??????

-???????????????? ?????????? ???? ?? ??????, ? ???????? ? ? ????????

- ???????????????? ???????????? ???? ????? ????????? ???????? ??????? 1630–1656 ???.

-???????????????? ? ????????? ???????????? ???? ????? ??????? 1688–1690 ???.

-?????? ???? 1737 ???. ??? ???? ??????? ???????????????? ? ????????? ???????????? ????   )

Kësaj radhe desha të iu bëj vetëm me dije se librat serbe , nga të cilat antishqiptarët shqiptar po lexojnë dhe po na fëlliqin të menduarit e drejtë janë dhe mund te gjendet lehtë;por vetëm e vërteta shqiptare ashtu si është nuk gjendet tek ata.

Kurse librat e propozuar më poshtë po iu lë juve e sidomos atyre që nuk i binden të vertets sonë, por pështjellimeve të serbëve dhe turqve :

“-H. Kaleši, O seobama Srba sa Kosova krajem XVII i po?etkom XVIII veka, etni?kim promenama i nekim drugim pitanjima iz istorije Kosova. Obeležja VI/4 (1976) 193-216, posebno na str. 194-199.

-J. Hadži-Vasiljevi?, Arban. liga, 1-2, 11-14. Hadži-Vasiljevi? navodi argumentaciju tadašnjeg na?elnika Vrhovne komande, koji je isticao kako ne?e i nikako ne želi "da Srbija ima svoj Kavkaz", dok ce predsednik vlade bojao da bi ostanak Albanaca u Srbiji mogao biti štetan po red i bezbednost u tim krajevima (str. 13, s pozivom na J. Risti?a, Diplom. ist. Srbije II, 241-247).

- P. Nikoli?, Širenje Arnauta, 126; ypor. P. Pavlovi?, Seobe Srba i Arbanasa,

-J. Hadži-Vasiljevi?, Muslimani“



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora