E marte, 21.05.2019, 05:54 PM (GMT+1)

Personalitete

Uk Sinani: Ramadan Zaskoci figurë e madhe

E diele, 08.05.2016, 09:48 AM


RAMADAN ZASKOCI FIGURE E MADHE PATRIOTIKE E KOMBIT TONE

Nga Uk Sinani

I.Prejardhja , femijeria dhe jeta e Ramadan Zaskocit deri ne vitin 1878

Fshati Mamez i rrethit Kukes ka qene vendbanimi i familjes Selman Brahes ,prej se ciles ka dale patrioti,prijesi popullor i vegjelise lumjane , Ramadan Zaskoci, qe hyri ne histori me te shtenat e kapaklise ne 1878, kur kreu aksionin e pare te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Selman Braha ishte bir i nji malesori te thjeshte, i njohur per trimeri ne lufte kunder pushtuesve osman. Per shkak te nji gjaku, ne 1859 u detyrua te largohej e vendosej ne Zazkok , fshat shqiptar afer qytetit Ferizaj me te shoqen Humen e djalin 5-vjecar Rexhen.

Selman Braha mori pjese ne kryengritjen e Fushe-Ferizajt me 1860, u shque per guxim e trimeri te rrall,por kryengritja u shtyp. Ne fshatin Zaskok u bane reprezalje e arrestime ,mes tyre edhe Sel­man Braha me te shoqen Humen,te cilet u derguen ne burgun e Prishtines.

Jeta ne burg ishte e rende,jo vetem qe torturohesh,por nuk merrte asnje haber per te shoqen Humen, e cila n’ate kohe ishte shtatezene. Ne celin e burgut te Prishtines,mes hekurave me tela me gjemba, ne mesin e shtatorit 1860,Huma lindi djale, te cilit i vun emrin Ramadan,ndersa mbiemrin Zaskoci ne rrespekt te fshatareve te Zaskocit.

Kur doli Selmani nga burgu shkoj ne Zaskok, u prite me ngrohtesi dhe u ndihmue per rindertimin e shtepis se djegur nga forcat turke. Edhe aty Selmani bante nji jete te veshtire ekonomike. Kurr nuk siguronte buken e vitit, mbi te rendonin edhe taksat e shumta.

Per edukimin e Ramadanit ne kohen e femijeris u kujdes nena e tij Huma. Ajo i tregonte histori te rralla, per luftrat e lumjaneve nen udheheqjen e Mahmut Dac Kalisit kunder zbatimit te reformave te tanzimatit. Ramadani ndiqte e rregjistronte ne trurin e tij me vemendje tregimet e saje.

I ati i Ramadanit, Selmani nga mungesa e sigurimit te bukes punonte me djalin e madh Rexken neper familje te pasura ne Fush-Ferizaj, ndersa Ramadanin 8 vjecar e pajtoj si hyzmeqar.

Per shkak te varferise dhe vuajtjeve Selman Zaskoci u detyrue me shite toke e shpi ne Zaskok ne pranver 1875 e te kethehej ne Mamez,duke lene hizmeqar Ramadanin ne Zaskok, i cili pas shume perpjekjeve arriti te pejtohej ne pune si cirak te pronari i nji kafe ne lagjen Marash te Prizrenit ne 1876. Lokali ishte afer kalase. Prane tij buronte nji uje i ftohet. Ne afersi ishte edhe ndertesa e postetelegrafes. Lokali ku punonte Ramadani frekuentohej shume nga nenpunes- sit e administrates turke e nga krahina e Lumes qe vinin per pazar ne Prizren dhe nga mjafte udhetar nga Malesija e Gjakoves ,Prishtines , nga Shkupi ,Tetova ,Bullgarija dhe Turqia. Ramadan Zaskoci 18-vjecar gjate 1876-1878 u njohe me shume patriot dhe prijes popullor Lumjan si: Shaqir Palushi-n ,Hoxh Caken,Ymer Sulen, Halim Bardhocin ,Shaban Lumen ,Bajram Gjanen si dhe me Ymer Sulejman Prizrenin, Ahmet Koronicen, Shaip Spahiun e tj.

II. Ramadan Zaskoci aktivist, luftetar i Lidhjes Shqiptare te Prizerenit

Ramadani ndonse i pa shkolle ,por me zgjuaresi te rrall natyrale, u burrerue para kohe dhe shume shpejt u ba aktivist e luftetar i vendosur i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Pas formimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne nbledhjen e 10 gushtit l878 Avdyl Frasheri beri thirrje te bashkohemi si vellezer te vertet ,te rrokim armet per te mbrojt e per te mos leshu asnje pellembe toke. E para deg e lidhjes u krijue ne Prizren,kryetar u zgjodh Ymer Sulejman Prizreni, antar Shuapi Spahiu e Ukshin Berisha e tjere, e cila grumbulloj rreth vetes mjafte aktivist ,mes tyre edhe Ramadan Zaskocin.

Lidhja I ngarkoi Ramadanit te kryente disa aksione shume te rendesishme me karakter politik e ushtarak dhe ekzekutimin e disa vendimeve te meparshme te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit.

Kongresi i Berlinit 13 Qershor 1878 vendosi coptimin e truallit amtar ne favor te shteteve shoviniste te Malit te Zi e Serbis dhe mohoj qenien e kombit shqipar,ndaj ne qershor 1878 shperthyen nje vale protestash kunder vendimeve te Kongresit te Berlinit.Gjithashttu keshilli i lidhjes kish marr rnasa e vendos ne postelegraf njerez besnik te saj qe dinin gjuhen turke per ta informue ate ne cdo moment e per cdo gje.

Porta e larte per te zbatue vendimet e kongresit te Berlinit dergon Mehmet Ali Pashen I cili arriti ne Prizren me 19 gushte l878, por u prite ftoht. Ai kish marre me vete telegrafistin personal Sokrat Argjiriadhin, qe kryente nderlidhjen ne gjuhen frenge. Dega e lidhjes mori vendim per likujdimin fizik te telegrafistit dhe kjo detyre ju ngarkue djaloshit 18 vjecar Lumjan Ramadan Zaskocit.

III.Aksionet e Prizerenit

Ne mengjezin e dates 27 gushte 1878 Ramadan Zaskoci shkone ne pune. Ne lokal takohet me dy shoket e tij lumjan. U tregon planin , vendin dhe oren e takimit. I porosit te nderrojne veshjen dhe te armatosen. Sa percolli shoket e tij ne kafe vjen derjtori I postelegrafes se bashku me telegrafistin e Mehmet Ali Pashes. Drejtori e njohu Ramadanin me telegrafistin , me levizjet qe do te benin gjate dites , oren dhe vendin e takimit per kryerjen e atentatit , vrasjen e tij.

Ramadani u vesh lumjance , ngjeshi brezit nje kapaklie dhe nji celine pushk shqiptare qe mbushej nga gryka. Pasi u bashkue me shoket u nis drejt vendit te caktuar. Ne oren 15:00 para fillimit te mbledhjes qe kish planifiku Mehmet Ali Pasha , Ramadani me dy shoket para nderteses postelegrafes takohet ball per ball me telegrafistin , nxjerr nga brezi kapakline , merr shenje dhe e vret dekun. Kjo ishte pushka , sinjali , aksioni i pare politik i Lidhjes Shqiptare te Prizerenit. Ramadan Zaskoci qe organizatori , atentatori dhe mori gjithe pergjegjesine mbi vete. Per kete ka shkruar historia dhe populli e ka perjetuara : Me 27 gusht sahati tre , ne Prizren kish ra rrufe ; Me te shtenat e kapaklise , ish vrare telegrafisti I turqise , e kish vra nje trim lumjane , Ramadan Zaskoci i kishin pas thane.

Lajmi mori dheun. U trondit Mehmet Ali Pasha e porta e larte dhe dhane urdhen , te rrethohet gjith Prizereni e te kapen t`gjalle atentatoret. Por lidhja I kish marr masat , i percolli per lume. Nje nate fjeten ne shtepine e Shaqir Ali Zhurit , te nesermen u percollen malit Koritnikut te Halim Bardhoci.

Ky aksion tronditi qeverine osmane dhe terhoqi vemendjen e fuqive te medha te cilet u binden se populli shqipetar eshte I vendosur te mbroje me cdo kusht trullin e vet.

Ne Prizeren punonte si tregtar edhe Balto Tarabullusi (shkodran) , ky dinte gjermanishten dhe hyri ne sherbim te konsullates austro-hungareze , u perdor si agjent per informata kunder Lidhejes Shqiptare te Prizerenit. Ne zbatim te vendimeve te lidhjes per ekzekutimin e spiuneve dhe tradhtareve ne mbremjen e 12 gushtit 1880 Ramadani me te vellane dhe qeten e tij I shkon ne shpi Balto Karabullusit. Fillon pushka nga dy palet. Ramadani vret Balton bashke me te shoqen. Si kreu kete aksion nisi vellaun e tij Rexhen per ne Mamez. Forcat turke rrethojne fshatin Mamez , ne vecanti shtepine e Ramadanit. Forcat turke te porta therrasin: Dorezohuni , jeni te rrethuar , skeni nga shkoni , vdekja u pret do tu djegim me gjithe shtepi. Rexha u pergjigjet : jemi shqiptar nuk dorezohemi te gjalle , vini flaken shtepise e pushka filloi. Nga shkembimi I zjarrit Rexha u vra ne dhome. Nena e tij Huma mori pushken e djalit , hapi deren doli ne oborr duke qellu , vrau por edhe ajo u vra nga plumbat e ushtareve turk. Sa mori vesh Ramadani erdhi ne shpi , por gjithcka kish marre fund. U trondit nga kjo ngjareje tragjike , por dhimbja nuk e mposhti , perkundrazi vazhdoi ma me force luften kunder pushtuesve osman.

IV.Mbledhja e “DHEUT” ne Lume

Ne lume rrol te rendesishem ne luften kunder pushtuesve te huaj kane luajtur edhe mbledhjet e “Dheut”. Ne keto mbledhje merrnin pjese perfaqesuesit e krahines. Ato kishin te drejta dhe detyra. Zgjidhnin nje kryesi pre 18 burrash me pleq , ma trima dhe ma te zotet e fjales , mendjes dhe pushkes. Aty bisedohej per problem ma te rendesishme te krahines e lidhej bes per nje aft te caktum. Kur popullit i kanosej ndonje rrezik ateher jepej kushtrimi ne 7 e 70.

Ne fillim te 1903 ne Bicaj u ba mbledja  e “Dheut”. U zgjodh kryesia prej 18 vetesh , kryetar u zgjodh me I shquari Ramadan Zaskoci. Ndersa anetar Islam Spahia , Ramadan Ciku , Ymer Sufa , Ramadan Kovaci etj. Vendimet qe u moren u permboldhen ne nje document te njohur me emrin “ Masbatae” (turqisht do te thote lutje) dhe u moren keto vendime.

Populli I lumes eshte I vendosur me jetu sipas zakoneve te trashegume prej te pareve

Populli I lumes nuk pranon urdhera te reja te qeverise turke , as te mytesafirit te Prizerenit e kajmekamit (nenprefektit) te Bicajve.

Populli I lumes njeh vetem vendimet e 18 burrave te kryesise qe jane zgjedhe njezeri prej “DHEUT” .

Ramdan Zaskoci udhehoqi e drejtoi mbledhjet e “DHEUT” ne lume nga 1903 deri sa u vra ne vitin 1914 duke I sjelle deme te medha dhe te pallogaritshme forcave osmane dhe serbed ne luftrat e zhvilluara gjate viteve 1903 , 1904 , 1907 , 1909 , 1910. Ska pllam toke n`lum e n`Kosov ku te mos kete shkele kama e Ramadanit ne luftrat e ndryshme per mbrojtjen e vatanit. Do te mbeten ne kujtese e brez pas brezi luftrat e popullit te lumes sidomos ato 1912-13 kunder pushtuesve serb. Kur luftimet ishin ne kulmin e tyre e zhvilloheshin beteja te pergjakshme , thik me thik e trup me trup , lumjaneve te udhehequr nga Ramadan Zaskoci , Islam Spahia e Ramadan Cejku u vijne ne ndihme me qindra luftare nga Dibra , Reci e Dardha me ne krye Elez Isufin , Cuf Xhelilin Xhafer Deden te cilet kishin edhe 3 topa te zen ushtris turke dhe pas 3 ditesh luftimesh te pa para ne histori ushtria serbe jo vetem qe u shpartallue por lane ne fushen e betejes 12000 (dymbedhjete mije ) te vrare , beteje te cilen populli e ka perjetuar : “ Luma e sheja kullojne gjak; po i thone drinit nimona pak. Dhe me poshte kanga vazhdon : “ djemt e lumes hiq s`kane dert nga nje lufte e bejne per vjet”. Pra populli nepermjet kanges ka shkruar historine e vet dhe u jep pavdeksine deshmoreve e heronjeve duke ruajtur te gjalle deri ne ditet e sotme trimerine . heroizmin dhe patriotizmin e tyre.

V.Ramadan Zaskoci ne Vlore

Ne fund te korrikut te vitit 1913 u zhvillue mbledhja e “DHEUT” ne Bicaj dhe u vendos te lidhet besa per te organize luften e armatosur kunder pushtuesve serb , dhe te siguronin lidhjen e beses edhe me krahinat e tjera te Hasit , te Malziut dhe te Dibres e te kerkohet ndihme nga qeveria e Vlores. Perfaqeuesit qe moren pjese ne kete mbledhje nisen per vlore kryetarin e “DHEUT” Ramdan Zaskocin nga luma , Rexhep Bajraktarin e Hasit dhe Jusuf Elezin nga Dibra per tu takuar me kryetarin e qeverise shqiptare te vlores Ismail Qemalin. Keta arriten ne vlore me 12 gusht 1913 dhe u takuan me Ismail Qemalin. Megjithese qeveria e Vlores ne ate kohe nuk kishte fuqi ushtarake e mjete financiare kryetari I qeverise Ismail Qemali u premtoi se do te bente te gjitha perpjekjet per te ndihmuar popullsine e krahinave te Lumes , Hasit e Dibres ne luften kunder pushtuesve serb.

VI.Planet per eleminimin e Ramadan Zaskocit nga drejtimi

Administrate turke per ta shmangur Ramadanin si kundershtar numer 1 ndoqi disa rruge:

Se pari , u ndoc rruga e percarjes. Stojan Dajici ish prefekt I Prizerenit deputet I qeverise serbe dhe drejtues I forcave serbe ne lume ne vitin 1913 dhe Katanici gjenerali serb qe udhehoqi forcat e ushtrise gjakatare qe maskruan popullsine e 28 fshtrave te lumes , me par ate shumta arriten te rekrutonin e vinin ne sherbim te tyre nje pjese te parise se lumes vecanerisht Nezir Bajraktarin me shoket e tij. Keto u shiten per te holla. U bene agjent e u vune ne sherbim te pushtuesve serb dhe u bene tradhtare te popullit te lumes e atdheut.

Gjenerali katanic dhe prefekti Stojan Dajici ne permjet agjenteve qe kishin rekrutuar vendosen te shtinin ne dore Ramadan Zaskocin. Duke ditur se Ramadani ishte i varfer , me gjendje te veshtire ekonomike menduan se do ta kompromentinin kollaj me te holla dhe I deguan atij nje pale dujci (hebe) me pare me kusht qe ai te largohej nga lufta kunder pushtuesve , kurse Ramadani u dha kete pergjigje : “ …. Degjoni ktu ju ose klyshit e krajlit te serbise qe jeni shitur e vene ne sherbim te armiqve te popullit tone per para e grada. Ju dhe te gjith kreret e pari`s se krahines tone e dini fare mire se tash sa kohe ushtria gjakatare e krajlit te Serbis ka vazhdue e vazhdon te vrase , te masakroje , te plackise e te dhunoje banoret e pafajshem te fshtrave te krahines tone qe akoma po u del tym nga zjarri I shpive te djegura. Ju dhe ata qe u kane nisur me keto para tek une , e dini mire se qe kur kane hyre forcat e ushtrise serbe ne lume , ato kane djegur e rrafshuar me zjarrin e predhave te topave te tyre dhjetra e qindra shtepi ne shenje hakmarrje per humbjet e medha qe kane pesuar. Ne keto veprime qe vazhdon te kryeje serbi ne gjithe territorin e krahines se Lumes , ajo do te pushtoje krejtesisht Lumen dhe bashke me gjithe territoret e krahinave te tjera Shqiptare qe ndodhen ne krahun e djathte te drinit te zi dhe atij te bashkuar , t`ia aneksoje perfundimisht shtetit shovinist serb. Prandaj bashke me parate qe keni sjelle , shkoni nga keni ardhur dhe u thoni atyre se une jam shqiptar. Kete pushke qe kam une bashke me luftaret e mi nuk do ta leshoj nga dora. Luften qe kam nis dhe po e vazhdoj kunder ushtrise pushtuese serbe nuk e kam nis per te fituar pare, pasuri dhe grada , por me kete pushke me popullin e bashkeluftetaret e mi te lumes do te luftoje deri ne piken e fundit te gjakut tim per te mbrojtur lirine e popullit. Nuk kam frike nga armiqte e mi dhe te popullit tim. Para tyre nuk do gjunjezohem e me kete pushke qe kam me te gjithe luftaret Lumjan do te luftojme deri ne fund te jetes dhe vdekjen per ceshtjen e drejte te luftes se popullit tim dhe te shqiperise do ta konsideroje si me le ….. kur moren kete pergjigje nga Ramadani agjentet serbe me ducit ne krahe dhe me bisht ndershale u detyruan te ikin nga kishin ardhur.

Se dyti , meqenese deshtoj ky plan Stojan Dajici me Katanicin me ane te korrupsionit vendosen te thirrin mbledhjen e “DHEUT” e ta shkarkonin Ramadanin si kryetar. Si filloi mbledhja perfaqesuesit e “DHEUT” u ndane ne dy grupe. Me Ramadanin ishte shumica. U shquan : Islam Spahia , Hoxhe Mehmeti , Ramadan Ciku etj. Keto ishin per vazhdimin e luftes kunder pushtuesve serb. Grupi tjeter me Nezir Bajraktarin e disa te tjere te korruptuar nuk ishin per lufte kunder pushtuesve serbo-medhenj. Ne mbledhje I pari e mori fjalen Ramadan Zaskoci. Ai paraqiti gjendjen e rende e te veshtire qe ishte krijuar ne lume nga sulmet barbarizmat dhe maskrat e ushtrise gjakatare te shovinisteve serbomedhenj. Pastaj foli per masat qe duhen marre , vecanerisht per rritjen e numrit te luftetareve e vazhdimin e rrezistences kunder pushtuesve serb dhe ne fund beni thirrje per ndalimin e vlla-vrasjeve e per goditjen me forcen e fjales dhe te armeve gjith elementet tradhetar qe ishin lidhur e shitur kembe e krye tek serbet. Pas shume debatesh u vendos : Ne krye “DHEUT” te qendronte biri besnik I popullit te lumes Ramadan Zaskoci , se kjo do te shtinte ne deshtimin e plote te planeve skllaveruese te pushtuesve serb.

Se treti , likujdimin fizik te Ramadan Zaskocit. Meqenese se me ane te korruptimit dhe percarjes nuk ja arriten qellimit , ne fund u vendos likujdimi fizik I tij , pasi sipas mendimit te shovinisteve serb kjo do te shpinte ne shuarjen e rezistences ne krahinen e Lumes.

VII.Atentati i tradhetise , vrasja e Ramadanit

Perfaqesuesit e “DHEUT” kishin vendosur qe ne fillim te shtatorit te vitit 1914 ne Bicaj te behej mbledhja per te biseduar lidhur me qendrimin ndaj shovinisteve serb dhe per te zgjidh disa ceshtje te brendshme. Ramadani niset nga Mamezi, kalon drinin e zi , u ndal pak ne fshatin Ram-Has ne shtepine e Zenel Salihit , pastaj vazhdoj rrugen per Shtiqen per tu takuar me bashkeluftetarin e tij Hoxh-Mehmetin me te cilin do te shkonin bashk ne mbledhjen e “DHEUT” ne Bicaj. Agjenti serb Nezir Bajraktari ish informuar mire per mbledhjen e levizjen e Ramadanit , prandaj nxori ne prite djalin e vet Muharremin me banden e paguar , per vrasjen e Ramadanit. Prita ishte vendos ne te dale te fshatit Shtiqen , ne vendin qe njihet me emrin LENICE. Por meqe ishin te zbuluar nuk ja nisen pushkes aty , levizen e zune pozicion ne zbor te fshatit Nange. Edhe ne kete prite banditet nuk munden te qellonin. Pasi e kaluan vendin dy pritave Ramdan Zaskoci , e Hoxh Mehmeti me luftetaret e tjere u kthyen per te pushuar pak ne kafen e Ali Bakallit ne Nange. Nje fshatar e lajmeroi Ramadanin per rrezikun qe I kanosej. Shoket e keshilluan te nderroj rruge , por Ramadani si trim dhe guximtar qe ishte , nuk u terhoq , vazhdoj rrugen duke prij I pari. Ne te hyre ne Bicaj banda hapi zjarr te dendur , por edhe Ramadani u pergjigji me te shtena. Ne kete shkembim zjarri Ramadani mbeti I plagosur ne kembe , Zeqir Hoxha e mbuloi me trupin e vet per ta mbrojt dhe u vra kurse Hoxh Mehmeti u plagos ne krah. Ne vendin e ngjarjes mberriti menjehere Islam Spahia , Ramadan Ciku , dhe patrioti bicjan Sali Sokoli. Ramadani megjithese u plagos rende ne kembe ju drejtua  shokeve me keto fjale : - Po shoke … na qelluan te pa beset… tradhtaret kurr nuk kan pas bese dhe ne duhet ti luftojme pabesite e tyre ne cdo kohe … do te vije nje dite qe mbi keta te pabese e tradhtare si dhe mbi ata qe qendrojne prapa tyre do te hakmerret populli. Ramadan Zaskocin e strehuan ne shtepine e Sali Sokolit Bicaj , ndersa Hoxh Mehmetin te plagosur e zeqir Hoxhen e vrare I shoqeruan dhe I nisen per ne shpiat e veta. Mbledhja e “DHEUT” deshtoi , nuk u zhvillua.

Nezir bajraktari e banda e ti gjakatare , me te pabese qelluan dhe plagosen rende luftetarin trim te vegjelise Lumjane Ramadan Zaskocin I cili per 36-vjet me rradhe kish luftuar me arme ne dore nga Plava , Gucia , gjith Kosova e Luma per interest e popullit te lirise dhe te pavarsise kombetare te atdheut te vet. Kjo veper kriminale indinjoi thelle e pamas gjith popullin e krahines se Lumes. Sali sokoli e mjekoi Ramadan Zaskocin ne shtepine e vet , bile ishte kercenuar ta nxirrte nga shpia Ramadanin , por ai u qe pergjigjuer : kush guxon te veproje , le te vije e ta provoje se gryka e pushkes do ta thote fjalen e vet. Ramadani aty u mjekue nga mjeku popullor Ahmet Doci nga nanget e plaga qe permisu.

Kur Stojan Dajici e agjentet e tij pane se atentati kunder Ramadani nuk u realize me sukses organizuan fshehurazi nisjen e mjekut Isuf Berberi nga Prizereni per ne Shtiqen. Ky ishte agjenti I shovinisteve serb dhe kishte si qellim te helmonte Ramadan Zaskocin. Mjekimet e tij i`a keqesuan shpejt gjendjen dhe ai vdic. Vdic I urryer nga tradhtaret por I nderuar dhe I rrespektuar nga I gjith popullit shqiptar. Para se ti pushonte zemra , gjeti forca e u foli shokeve e miqve keto fjale : “ Degjoni burra! Une nuk kam me fuqi…..Plaget me kane rendu shum dhe po me shkurtojne jeten ….. ju duhet ta vazhdoni deri ne fund luften qe kemi nisur kunder pushtuesve serb. Spastroni nga rradhet tona agjentet dhe tradhtaret qe jane shitur per para dhe vazhdojne te bashkepunojne me shovinistet serb … duajeni popullin e luftoni te gjith sebashku me vegjeline per mbrojtjen e tokes se lumes dhe gjith shqiperise….te faleminderit shum Hoxh Mehmet e shoket e mi per te gjith sherbimet e kujdesin qe treguat ndaj meje …. Shtrengoni dhe mbani fort gjithnji armet , mbajeni te fort lidhjen e “DHEUT”.

Ramadan Zaskoci me veprimtarine e tij patriotike u be I njohur jo vetem ne Lume, Kosove por edhe me gjere. Ai ishte I lidhur ngushte me Lumjanet. I njihte me emer. Gezonte rrespektin e tyre. Qe I dashur , trim I hutuar dhe I paperkulur para cdo veshtersie. Ai e kishte kuptue me kohe se vetem me gryken e pushkes I dilej zot dhe mbrohej vatani , e per kete duheshin sakrifica te panumerta.

Fjala e tij ndigjohej me vemendje , te rrembente zemren , ngrohte edhe gurin. Me fjalen e tij te embel I bente te gjith njerezit per veti. Kur leshonte kushtrimin Ramadan Zaskoci populli I Lumes ngrihej ne 7 e 70 me arme ne dore. Ai ishte I dashur me kedo , por I rrepte dhe I ashper me armiqte dhe tradhetaret e vendit. Shpia e tij qe baze per luftetaret dhe vuri gjithcka ne dispozicion te luftes. Ai gjithnje ishte ne levizje e veprim. Si mjeshter I prites popullore , I sulmeve , I befasise e terheqjes ne male tregoi zgjuarsi , e trimeri te rralle. Qe strateg , luftetar e prijes popullor I zoti. Nuk ka aksion, prite , apo atentat , lufte a mbledhje te lidhjes Shqiptare te Prizerenit e Lumes ku te mos kete marre pjese e dhene kontributin e tij Ramadan Zaskoci. Ai nuk I trembej vdekjes. Gjithmone qendronte ne vije te pare e ne krye te kollones kryengritesve. Pushka e tij gjithmone ishte habertare qellonte e para dhe me nje temp duke u bo I tmerrshem per armiqte e tradhtaret e vendit.

Ramadan Zaskoci ishte I vecante , I mprehte nga mendja e I shkathet nga dora. Atij I kishte lezet veshja kombetare Lumjane , paraqitja , neja , muhabeti , burrnia dhe armatimi. Fjala e tij kish peshe e zinte vend ne cdo kuvend. Ai fjalen e kish fjal e besen bese , luften lufte. E kish nda menjen o vdekje o liri , prandaj qe pa pretendimet e gjithnje ne frontin ma te veshtire dhe per 36 vjet me rradhe nuk e hoqi armen nga krahu e koburen nga brezi. I pakorruptuar e besnik deri ne fund te jetes.

VIII.Vlersimet

Ramadan Zaskoci ne vitin 1962 me rastin e 60 vjetorit te shpalljes se pavarsise u dekuruar me urdherin e klasit te 3-te per veprimtarine patriotike dhe me rastin e 100-vjtorin e pavarsise me Urdherin e Lirise (te klasit te pare).

Une si qytetar I thjeshte dhe si pasardhes veterani thom me ndergjegje se kjo figure e larte patriotike kombetare eshte lene ne harrese. Nuk eshte vlersu si duhet. Ai meriton me shum. Thom me bindje te plote se kombi yne I ka borxh ketij patrioti te madh ndaj marr iniciativen te shkruaj per te dhe ne kuader te 104-vjetorit te pavarsise bej keto propozime konkrete :

I Propozoj presidentit te Republikes se Shqiperise z.Bujar Nishani qe Ramadan Zaskocit pas vdekjes ti jepet “ dekorata e flamurit kombetar”

I propozoj qeverise shqipetare dhe asaj kosovare qe Ramadan Zaskocit ti ngrejne shtatore dhe te vendosen ne Kukes e Prizeren.

Eshte ne nderin e qeveritareve te sodit vlersimi I kesaj figure te madhe patriotike qe mbi gjithcka vuri interesat e popullit , atdheut e kombit Shqipetar.

Me shume Respekt

Uk Sinani

Kukes me , 03/05/2016

Lagje 3 , Pallati 21

Tel : 0682705875



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT