Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Ec e dil sot në protesta

| E diele, 08.05.2016, 09:21 AM |


ECË E DIL SOT NË PROTESTA

“PAQËSORE” QYTETARE

NGA KALOSH ÇELIKU

Sipas një shkrimi të botuar në gazetë: Doktorziu ndryshe?! Shkrimtarët e IRJ të Maqedonisë, i paskan tri-katër shkrimtar. Dhe, një Sanço Panço shqiptar. Unë them, majfton ta kishin një, ose dy me tapi.

Imzot, çfarë doktori dhe kritiku letrar është ky “burrë” i letrave shqipe?! E them, Unë: “burrë” i shëtitur në kohën e komunizmit nëpër redaksi e Universitete shqiptare me vende të “merituara” pune e poste politike. Njeriu numër dy i Ibrahim Rugovës dhe kundërshtari i tij më i madh, që pasi e perzunë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, erdhi e u strehua në Shqoqatën e Shkrimtarëve Shqiptar për rehabilitim, që të nesërmen ta perfundojë karrierrën “politike” në Kabinetin e Kiro Gligorovit?! Anëtar i tri Akademive Shqiptare. Këshilltar i të gjitha Partive Politike Shqiptare në IRJ të Maqedonise?!

Jo! Profesor - Doktor i koluareve “politike” komuniste. Letërsia shqipe nuk matet sot më me atë arshinin tënd të Policisë letrare. Letërsia shqipe, nuk është ajo që e prezenton ti në IRJ të Maqedomisë me Sanço Pançon tënd mbi gomar. Burra të tjerë janë ata që Nesër me penë e pushtojnë Botën.

Sanço Pançoja yt “shqiptar” mbi gomar, nateditë më thirrë në “protesta demokratike” për ndryshime politike: Partitë Politike “Opozitare”, Shoqatat “joqeveritare”, Këshilli “opozitar”. I hurit dhe i kallirit, thotë populli. Brenda një dite tri-katër protesta “paqësore”?! Edhe, atë: me orarë të përcaktuar deri kur do të zgjasë secila protestë “paqësore”. Partitë politike: LSDM për ndryshime politike, VMRO-DPMNE për mbrojtjen e Maqedonisë. Shoqatat e “pavarura” joqevritare për dëbimin e hajdutëve të Shtetit dhe popullit nga Qeveria.

Thirrja e Këshillit Opozitar, është Pykë Shelgu. Moti kohë, shqiptarët nuk kanë pasur protesta masive demokratike, që nga koha e Nevzat Halilit në Sheshin “Maqedonia”. Shqiptarët, kur nga të katër anët me flamuj kuqezi, kësula të bardha, pankarta, këngë e valle e pushtuan Shkupin.

Protestat e mëvonshme “paqësore” kanë qenë pjella të partive politike, grupore dhe klanore për të ardhë me dhunë në pushtet. Horrat e sotshëm mbi gomarë nuk janë protestues të shoqatave të “pavarura” joqeveritare, por partizanë të partive politike. Përditë duke e thirrur popullin në protesta “paqësore”: Hajde me ne o popull, në rrugë! Flamurin shqiptar ta lidhim me atë “maqedonas”. Parullë komuniste e “vëllazërim-bashkimit”, që moti kohë dergjet në muze.

Mirë, ore “burra”: Unë u rrita, plakem dhe sipas juve u dashka edhe të vdes me “vëllazërim-bashkimin”?! Habitem me ju, kur unë gjatë gjithë jetës nuk pash diçka të mirë si qytetar, si do t’ia shihni ju “hajrin” si popull shqiptar?! Problemi, ju nuk jeni për ta rrëzuar këtë pushtet, por për ta mbajtur ende mbi shpinë?!

Kalorësit e arratisur mbi gomarë, që janë për ndryshime politike, i rrudhin krahët. Mirë, them përsëri Unë: Cili është qëllimi i juaj “politik”?! Popullin ta nxirrni në rrugë, për “vëllazërim-bashkim”?! Apo, për Shqipëri Etnike?! Nuk përgjgjen. Qeshë. Po, ky popull gjithë jetën është në rrugë pa punë dhe pa bukë. Përsëri i rrudhin krahët.

Ecë e dil në Ditën e Sotshme në protesta “paqësore”, kur këtij populli i prijnë gomarët. Dje, komunistë të arratisur, sot “demokratë” me këmbët dhe trutë në legen.

Jo, o Sanço Panço të “vëllazërim-bashkimit”! Thirrjet e juaja politike copë-copë, janë pa besë. Kalosh Çeliku nuk shkon pas gomarit, por pas ujkut, tigrit, luanit...