E marte, 16.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Ich stimme! Unë miratoj!

E merkure, 04.05.2016, 08:28 PM


Ich stimme!  Unë miratoj!

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Të jetosh në Vjenë është përgjegjësi, një rregull i ndërtuar shekujve. Një Majin nuk mund ta presësh ulur, as në pishinë apo bibliotekë, gjithmonë të thërret zëri i qytetit madhështor të jesh pjesë e tij e kërkesave për jetën e tij, për nesër.

Unaza e qytetit gumëzhinë, kërkesa, vërejtje, kundërshtime. Dhe, miratimi: Ich stimme! Unë miratoj,  E zgjodha këtë, këtu dhe miku im Kemal,Soyglu.

Mbi kokë e ngrita lart maje gishtave,  Ich stimme! Unë miratoj, një Vjenë me kualitet jete të parë në botë.

Unë miratoj! Aty  dhe shkenca, ku dhjetëra profesorë nga vendi im gjeten hapur portat e prosperitetit, rrugën në ndihmë njerëzores, Vjenës, vetë jetës. Aty Karl Ritter Gega me kompasin e tij fuqi malesh, luginash, lumenj deri në epje.

Unë miratoj! Arti kulmor në Vjenën e Aleksandër Moisiut, aktrimi e  zëri që jeton monument kohe, kohë sprove para furtunës hijezezë. Qindra salla teatrore e Opera, ku flasin Mocarti, Bahu, Shopeni, Shekspiri, Kafka, Götte, Tolstoi, Ygo, Servantesi me gjuhën e botës, njerëzores.

Ich stimme! Unë miratoj! Të shkëlqejnë me gjuhën e moteve qindra muze me 960 salla. Aty dhe pjesa jona, Iliricumi, arti ilir i murosur kështjellave vetëm shtatëdhjetë hapa tutje. Aty përkrenarja dhe shpata e Kryeheroit Legjendar –Gjergj Kastrioti –Skënderbeu,  Kalorës Krishti në mbrojtje të Gadishullit Ilirik, dhe Vjenës nga Gjysmëhëna Aziatike.

Unë miratoj! Aty dhe Kalorsi Gjergj Basta, emër simbol fuqie i një ushtrie, një kryeqyteti, një perandorie. Nuk do e harrojmë Bastrën buzë Jonit,  thanë! Tre shekuj pas nga këtu Karroca e Pavarësisë drejtoj rrotat për në cakun e etur lirie. Aty dhe Dom Nikollë Kacorri e Ismail Qemali me bekimin e Të Fortit,

Ich stimme! Aty dhe Albert Rohan, me firmën e tij: Kosova e pavarur, s’ka zgjidhje tjetër. Kjo tani merr formë, rrugëtues dhe Allois Mok, për në Heldenplatz më 17 Shkurt.

Unë miratoj! Një Vjenë ku ngritën dy ambasada shqiptare me krenarinë e miqësisë shekujve mes dy kombeve. Aty ku miqësia është e lashtë sa vetë njohja.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora