E premte, 29.03.2024, 01:01 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Babamusta: Mrika Krasniqi, "Gruaja e Vitit" në SHBA

E marte, 03.05.2016, 07:25 PM


Mrika Krasniqi nderohet "Gruaja e Vitit" nga Kongresi Amerikan

Nga Ermira Babamusta

Artistja dhe biznesmenja Mrika Krasniqi është nderuar me titullin "Gruaja e Vitit 2016" nga Kongresi Amerikan. Si një grua e jashtëzakonshme Mrika Krasniqi është nderuar për arritjet e saj në fushën e artit, filmit dhe të biznesit. Me 21 prill 2016 Senator Charles Schumer ka njohur Mrika Krasniqin për përpjekjet e saj ndërkombëtare për të forcuar lidhjet shumëpalëshe kulturore dhe biznesit midis SHBA-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali. Me kërkesë nga Senatori Amerikan i New Yorkut Charles Schumer flamuri amerikan u ngrit mbi selinë e Kongresit Amerikan në Washington DC me datën 21 prill 2016 për Mrika Krasniqi, si "Gruaja e Vitit 2016". "Këtë çmim ia dedikoj të gjitha grave pa dallim," ka thënë Krasniqi për ATSH-në.

Mrika Krasniqi është një artiste e jashtëzakonshme, një biznesmene e suksesshme, dhe një figurë udhëheqëse në zhvillimin e partneritetit midis artit dhe komuniteteve të biznesit në Nju Jork dhe jashtë vendit. Si një regjizore e talentuar dhe vizionare Mrika Krasniqi ka arritur sukses të madh në fushën e artit dhe biznesit, nëpërmjet punës së saj të palodhur, sidomos me tre projektet e saj madhështore që ajo ka udhëhequr: Konkursi Ndërkombëtar i Skenaristëve, Java e Filmit Shqiptar në New York, dhe Java e Modës Shqiptare në New York. Në vitin 2015 Mrika Krasniqi u nderua me titullin “Artistja e Vitit 2015” (Human Artist 2015) nga  Komuniteti Evropian e Artistëve hebrej në Paris, Francë.

Mrika Krasniqi është drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e “Nil Production”, Agjencia Shqiptare e Modës dhe e Javës së Filmit Shqiptar në New York. Ajo po ashtu është bashkë-themeluese e Organizatës Joqeveritare Different, e cila merret me projekte për të drejtat e njeriut, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me USAID, UNDP, OSCE, Ambasadën Amerikane e të tjera.

Mrika Krasniqi ka bashkëpunuar me studio ndërkombëtare të filmit si ZoneX, Imagine-Picture, IDFA, National Geographic e të tjera. Ajo ka bashkëpunuar në dokumentarin “National Geographic Environment Protection Program” në Columbia dhe më gjerë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora